Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 170 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Kush ishte kundėr Vidit
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Kryengritja kundėr Vidit filloi nė njė kohė tė volitshme pėr armiqtė e vendit e pikėrisht kur populli i Shqipėrisė sė Jugut ka qenė i angazhuar nė njė luftė pėr jetė a vdekje me grekėt, pėr tė mbrojtur vendin e vet kundėr invadimit, kundėr autonomisė vorio-epiriote dhe qeverisė sė saj tė kryesuar nga Zografosi nga Qestorati. Po kėto lodra kriminale I bėnte edhe kryeministri i Serbisė, Pashiqi, pėr tė ngrehur njė qeveri tė llojit tė Zografit nė Dibėr nėn kryesinė e Arif Hiēmetit prej Kumanove

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (9)



Kryengritja e popullit tė Shqipėrisė sė mesme ka qenė njė komplot i ogranizuar nga armiqtė e brendshėm e tė jashtėm tė Shqipėrisė pėr tė penguar stabilizimin e shtetit shqiptar, tė krijuar nga gjashtė Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn e Londrės, me Vidin si mbret, dhe pėr tė krijuar kėshtu kushte tė reja nė favor tė tyre, sipas qėllimeve qė ndiqte ēdo pjesė-marrės nė komplot. Armiqtė e brendshėm: a) Esat pashė Toptani me partizanėt e tij, qėllimi i tė cilit ka qenė tė pėrzėjė Vidin, tė rrėzojė qeverinė e tij dhe tė deklarohet vet kryetar i shtetit shqiptar; b) turkomanėt si Musa Qazimi, myftiu i Tiranės, dhe Qamil haxhi Feza (elbasanas) etj., tė cilėt donin bashkimin e Shqipėrisė sė Mesme me Turqinė, por nė qoftė se kjo do tė ishte e pamundur, atėherė zgjedhjen e Burhanedinit, tė birit tė sulltan Hamitit, si mbret i Shqipėrisė. Esati nė fillim pranon mendimin e turko-manėve me qėllim qė tė sigurojė bashkėpunimin e tyre pėr pėrmbysjen e situatės. Armiqtė e jashtėm kanė qenė: xhon-turqtė, Franca, Italia, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi. Kėta tė gjithė, me pėrkrahjen efektive qė i bėnin Esatit dhe turko-manėve, donin copėtimin e Shqipėrisė. Ndėrsa masa kryengritėse, e fantazuar nga propaganda esadiste dhe e turkofilėve, donte tė pėrzinte Vidin e t’u bashkonte prapė me Babėn. Populli i Shqipėrisė sė Mesme me njė karakter muskular dhe thellėsisht fetar, ka jetuar larg barbarizmave serbo-greke. Ky popull i udhėhequr prej njerėzve fanatikė e ambiciozė dhe me njė nivel politik tepėr tė ulėt, u hodh pa rezervė nė njė luftė fanatike kundėr vendit tė vet, duke u shėrbyer pa ditur armiqve tė jashtėm tė tij. Kryengritja kundėr Vidit filloi nė njė kohė tė volitshme pėr armiqtė e vendit e pikėrisht kur populli i Shqipėrisė sė Jugut ka qenė i angazhuar nė njė luftė pėr jetė a vdekje me grekėt, pėr tė mbroj-tur vendin e vet kundėr invadimit, kundėr autonomisė vorio-epiriote dhe qeverisė sė saj tė kryesuar nga Zografosi nga Qestorati. Po kėto lodra kriminale I bėnte edhe kryeministri i Serbisė, Pashiqi, pėr tė ngrehur njė qeveri tė llojit tė Zografit nė Dibėr nėn kryesinė e Arif Hiēmetit prej Kumanove. Musa Qazimi dhe Qamil Haxhi Feza, nė majin e 1914-tės bėnė “Beselidhjen e Krujės”, ku vendosėn luftėn kundėr Viditdhe bashkimin e Shqipėrisė me Turqinė me mbret Burhanedinin nė krye. Nė fil-lim tė qershorit ehli-kijami (populli kryengritės) zaptoi Krujėn dhe Kavajėn. Kryengritėsit nė vendet e shkelura for-monin kėshilla ndėr qytetet dhe fshatra, tė cilat zgjidhnin kėshillin e pėrgjithshėm, qė kish pėr mision kryesor drejtimin e kryengritjes. Mė 3 qershor, para se tė shkelej gjithė Shqipėria e Mesme, bėhet njė mbledhje e kėshillave nė Shijak, ku zgjidhet i pare Kėshilli i pėrgjithshėm si vijon: kryetar Mustafa Ndroqi (esadist) nėnkryetar Xhenabi Adili (xhonturk), major I ushtrisė turke, dhe komandant I pėrgjithshėm Qamil Haxhi Feza (turko-man) elbasanas. Kjo zgjedhje tregon njė koalicon tė bėrė me lėshime reciproke tė pjesėmarrėsve pėr njė qėllim tė pėr-bashkėt: ta pėrzėnė Vidin dhe ta rrėzojnė qeverinė e tij. Kryengritja vazhdonte tė pėrhapej. Mė 17 qershor fuqia qeveritaree Azisė Pashė Vrionit dezerton dhe Lushnja okupohet prej rebelėve, si dhe Elbasani mė 2 qershor. Mbas Elbasanit Ēermenika, Quksi dhe Mokra, njėra mbas tjetrės bashkohen me kryengritėsit. Pas okupimit tė Elbasanit, Korēa mbetet e shkėputur prej Durrėsit dhe e vetme pėrballė frontit grek. Prefektura e Korēės dėrgon njė fuqi mjaft tė organizuar prej vullnetarėve tė Kolonjės, rreth 400 veta, nėn komandėn e Izet Zavalanit, pėr tė hapur rrugėn e pėr tė siguruar lidhjet me Durrėsin. Kjo fuqi, sado qė u kėshillua prej patriotėve tė Pogradecit qė tė mos e fillonte luftėn nė Kodrat e Pleēishtit afėr Mokrės, mbasi ajo krahinė ishte bashkuar me kryengritėsit, e filloi luftėn kundėr fuqisė shumė mė tė madhe tė Osman Ēotės. Lufta u bė e ashpėr. Ibrahim Baēi prej Mokre, dhe Muharrem Udinishti u morėn krahėt kolonjarėve tė cilėt u detyruan tė tėrhiqen, duke lėnė afro 50 tė vrarė, midis tyre edhe Zalo bej Prodanin. Ky i fundit plak 75-vjeēar, luftoi nė shesh nė formė dueli me Azis Allėn, ku mbetėn qė tė dy. Tradhėtisht u vra edhe Gani Butka, i plagosur nė tėrhe-qje e sipėr, prej plumbave tė ardhur nga njė dritare nė Pogradec. Ethem bej Starova ka qenė kundėr fuqive vullnetare. Rebelėt pasi hynė nė Pogradec, shkuan deri te Ura e Maliqit. Kėtu u ndalėn pasi kėtė pike e kon-sideronin si kufirin qė ndante Shqipėrinė me Greqinė.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.


(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.