Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E thėna dhe e bėra janė shumė larg
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Elita :: Zallari, poeti e piktori qė drejtoi Parlamentin Shqiptar
Postuar nga: Albo

Elita Mihal Zallari: "Politika i ka prishur politikanėt tanė, tė cilėt e kanė degraduar atė nė njė zanat tė ndyrė. Populli i ka demaskuar kur thotė: Me lejen e Turqisė, me paret e Greqisė, pėr tė mirėn e Shqipėrisė"


Mihali u lind nė fshatin Frashėr tė Pėrmetit nė vitin 1896 nė njė familje me emėr tė mirė nė atė zonė e cila njihej mė tepėr pėr njerzit e shkolluar qė kishte nxjerrė. Babai i tij, Marko Zallari kishte mbaruar studimet e larta nė Stamboll dhe mė pas u kthye nė vendėlindjen e tij Pėrmet ku punonte si komisioner. Ashtu si shumė nga tė parėt e familjes, edhe Mihali, pasi mbaroi mėsimet e fillores nė vendėlindjen e tij Frashėr, shkoi nė Stamboll pėr tė vazhduar studimet nė njė seminar gjerman tė cilin e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera, gjė e cila i detyroi drejtorinė e kolegjit qė t'i propozonin qė ai tė qėndronte aty si pedagog i lėndės sė matematikės.

Mihali e pranoi me dėshirė atė dhe pėr katėr vjet punoi aty si pedagog pa dalė fare jashtė mureve tė shkollės, pėr arsye se kishte frikė se do ta mobilizonin si rekrut nė ushtrinė otomane.


Student nė Grac

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Mihali fitoi njė tė drejtė studime nga qeveria turke dhe u nis pėr nė Grac tė Austrisė ku u regjistrua nė Fakultetin e Shkencave Politike. Gjatė gjithė periudhės qė ai ishte nė atė fakultet, ku studionin dhe shumė studentė tė tjerė shqiptar si Dr. Zyma. Krist Maloki, Kol Mirdita, Gjon Temali, Esat Bushati, Tefik Bekteshi etj, Zallari u zgjodh Kryetar i Shoqatės sė Studentėve shqiptarė qė asokohe studjonin nė Austri. Nė atė kohė qė Mihali studjonte nė Austri, vėllai i tij mė i madh Leonidha ishte zgjedhur deputet nė Parlamentin shqiptar dhe njihej si mbėshtetės i krahut tė Fan Nolit. Pas mbarimit tė studimeve nė Grac, Mihali u kthye nė Shqipėri dhe sipas kėshillave tė vėllait Leonidhės, u vendos pėr disa kohė nė konvikt nė Gjirokastėr e mė pas nė fillimin e viteve 1930 erdhi e u vendos nė Tiranė. Ai u emėrua nė shkollėn Mbretėrore tė Oficerėve ku jepte lėndėn e Historisė sė Artit. Po kėshtu pėrveē kėsaj, Mihali jepte mėsim si pedagog i jashtėm i lėndės sė matematikės edhe nė disa shkolla tė tjera tė kryeqytetit. Qė pas kthimit nga Austria, Mihal Zallari filloi qė tė shkruaj nė gazetat e kohės ku shumė shpejt u bė njė nga publicistėt mė tė njohur tė asaj kohe me editorialet e shumta nė gazetat "Demokratia", "Besa" etj. Kėtė gjė ai e vazhdoi edhe gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė nė vitet 1939-1944 duke shkruar nė gazetat "Kombi", "Bashkimi" etj. Pas kapitullimit tė Italisė nė vitin 1943, Mihali u thėrrit nė Komitetin Provizor qė kishte atributet e Qeverisė dhe mė pas nė zgjedhjen e Asamblesė qė kishte funksionet e Parlamentit, ku dhe u zgjodh Kryetar i saj. Nė kėtė detyrė Mihali qėndroi deri nga tetori i vitit 1944, dhe kur gjermanėt po largoheshin nga Shqipėria, i ofruan atij njė avion tė vogėl nė periferi tė Shkodrės pėr ta ēuar nė Gjermani, por ai nuk pranoi duke i thėnė dhe tė tjerėve qė e shoqėronin: "Ne nuk duhet tė largohemi nga Shqipėria sepse e ndjejmė veten krenarė pėr atė ēfar kemi bėrė pėr vendin tonė. Ne kemi sakrifikuar veten tonė pėr tė idealeve tė pastra tė Shqipėrisėpėr".


20 vjet nė Burrel

Pas kėsaj njė grup partizanėsh i vunė prangat dhe e sollėn nė burgun e ri nė Tiranė ku nė marsin e 1945, ai doli para Gjyqit Special i cili e dėnoi nė fillim me vdekje e mė pas me 30 vjet burg. Me ndryshimin e ligjit dėnimi iu ul nė 20 vjet tė cilat i vuajti nė burgun e Burrelit dhe u lirua vetėm nė vitin 1962. Gjatė periudhės sė burgut njė oficer madhor i Ministrisė Brendėshme i shkoi dhe i tha qė tė bėnte njė kėrkesė pėr falje pasi mund ta lironin. Mihali iu pėrgjigj atij se nuk mund ta bėnte dot atė gjė, pasi ai nuk ndjente asnjė faj qė tė kėrkonte falje. Pas lirimit nga burgu ai punoi pak kohė nė Institutin e Historisė dhe mė pas nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri" ku u muar me pėrkthime tė ndryshme dhe si korrektor letrar, nga ku e larguan pėrsėri. Ai vdiq nė vitin 1976 nė moshėn 80 vjeēare, nė njė mjerim tė thellė dhe u pėrcoll pėr nė banesėn e fundit vetėm nga familjarėt e tij sepse hija e "armikut tė popullit"e ndoqi deri nė varr. Nė kėtė shkrim po japim dhe njė pjesė tė fjalimit tė Mihal Zallarit qė ai e ka mbajtur para Parlamentit shqiptar mė 22 tetor te vitit 1943, nė tė cilin fare qartė ai shpjegon arsyet e vėrteta sepse ai dhe kolegėt e tij morėn pėrsipėr atė barrė tė rėndė qė tė ngrenė atė Parlament dhe atė qeveri qė regjimi komunist e quante kolaboracioniste. Pėrveē publicistikės, Zallari ėshtė marrė shumė dhe me pikturė e skulpturė, ku nė vitet '30 ka fituar dhe njė ēmim tė parė nė njė konkurs Kombėtar. Njė pjesė e madhe e punėve tė tija nė pikturė e skulpturė ruhen ende sot nga vajza e tij e vetme Elza Zallari, (Poga) e cila nė njė libėr qė ka shkruar pėr babanė e saj dhe qė sė shpejti do tė shoh dritėn e botimit, ka paraqitur njė pjesė tė kėtyre punimeve.


Fjalimi nė Parlament

"Zotėrinj Antarė tė Kuvendit Kombėtar.
Dua tė jap hesapin e fundit nė emėr tė shokėve tė Komitetit Ekzekutiv dhe me pėlqimin e kryetarit tė kėsaj Asambleje. Kur ndodhi kapitullimi i ushtisė italiane, bashkė me tė u rrėzua dhe regjimi i turpshėm nė Shqipėri qė na gjeti nė njė anarshi tė plotė. Nė besimin se Kombi shqiptar duke shpėtuar nga armiku mė i rrezikshėm do tė shėrohej ishalla edhe nga shumė sėmundje tė vjetra, muarrmė pėrsipėr unė dhe disa shokė tė bėhemi urė pėr tė kaluar nė njė gjėndje normale dhe tė disiplinuar. Kur u bė tradhėtia e naltė e Qeverisė italiane, kur qeveria e atij regjimi u rrėzua ne tė gjithė dhe bashkė me ne edhe populli u gėzuam. Me gjithė atė populli mbarė nuk dinte se ē' rrugė tė marrė. Njė pjesė e mirė bisonte se do tė zbritnin fuqitė anglo-amerikane: mirpo anglo-amerikanėt nuk erdhėn aq shpejt sa dėshironin ata. Erdhėn gjermanėt! Populli s'dinte ē'tė shpresonte edhe prej se kishte frikė.Ajo itali gjithmonė tradhėtore me propagandėn e saj helmuese kishte bėrė ē'ishte e mundur pėr tė na e paraqitur popullin gjerman, atė popull trim e fisnik, si njė popull barbar, e se gjermanėt hynin nė tokėn tonė si okupatorė. Ishte e natyrshme qė populli megjithqė pėr instikt nuk i besonte kėsaj propagande, i priste ngjarjet me njė farė druajtje. Ne qė kishim besim tek natyra e ekuilibruar e gjermanėve e qė e dinim qė ky popull trim e besnik qė ka dhėnė prova gjithmonė simpatie pėr popullin shqiptar, nuk mund tė bėnte njė padrejtėsi ndaj kėtij populli tė vogėl, por gjithashtu trim dhe besnik, muarrmė me mirėbesim pėrsipėr detyrėn e rėndė, qė ta nxjerrim popullin nga ajo anarki qė e kish organizuar ay regjim i turpshėm dhe helmonjės.Ay grusht inisiatorėshntė tė 14 shtatorit pati mirėsinė tė na ngarkojė neve gjashtė shokėve barrėn e njė Komiteti Ekzekutiv, duke na dhėnė njė mision dhe misioni qė na ngarkoi ka qenė ky: 1) Tė zgjedhim qeverinė. 2) Tė thėrrasim nė emėrin e Kombit pėrfaqsuesit e tij. Ta merr mėndja se bėmė ē'ishte e mundėshme. Me ato vendime qė dėgjuat kėtu e qė patėt mirėsinė t'i duartrokisnit u munduam tė heqim prangat qė na kishte vėnė armiku. Do tė kishim mundur qė tė bėjmė edhe mė tepėr sikur tė mos kishim humbur kohė nė pėrpjekjen qė bėmė duke lakmuar tė zgjedhim qeverinė dhe tė thėrresim Kuvendin Kombėtar. Misioni i parė i joni dėshtoi, por na prishi dhe shumė punė duke humbur shumė kohė tė ēmueshme duke dėgjuar se ē'thuhet posht e lartė. Duke ndjekur ndėrgjegjien tonė u jemi drejtuar burrave qė mendonim ne e mendonte populli se janė njė fuqi morale dhe se duhet tė pėrdoren nė kėtė kohė dramatike tė Kombit. Ne shokėt e Komitetit Ekzekutiv jemi tė parimit se burrat kanė vlerė mesa pėrfaqsojnė virtutet e racės sonė dhe virtutet e racės shqiptare janė: karakteri i fortė, mos me pasė frikė nga vdekja, mos me pasė frikė nga pėrgjegjėsia, me pasė ndėrgjegjien e pėrgjegjėsisė kombėtare. Jemi tė mejtimit se askush nuk ėshtė aq i madh sa Kombi. Kombi qėndron mbi gjithshka, edhe ay mė i madhi duhet tė jetė nė shėrbim tė Kombit. Ishte rasti ta dėgjonim kėtė zė dhe tė vinin tė na ndihmonin neve qė s'kishim pasur eksperiemcė nė jetėn politike. Ju lutėm dhe e pėrsėritėm lutjen deri sa harruam dinjitetin tonė vetjak me shpresė se do tė na dėgjonin. U munduam me mish e me shpirt , por askush nuk na u pėrgjigj dhe kėshtu qeveria nuk u formua. Po ajo frymė qė ndaloi formimin e qeverisė , u bė shkak qė dhe Kuvendi tė mos jetė Kuvend Kombėtar. Njė pjesė e mirė e vėllezėrve tanė nga mė tė vlefshmit nuk u ndodhėn kėtu prezent. Ne amnistinė e bėmė dhe thirrėm dhe tė ashtuquajtur komunistė. Bile ne tė Komitetit Ekzekutiv do ta quanim veten shumė tė lumtur sikur ata tė vinin dhe ta formonin vetė qeverinė dhe ne tė shkonim prapa tyre. I thirrmė , i thirrmė tė gjithė pėr hatėr tė Kombit nė rrezik. Kėrkush nuk i ka bėrė dėm mė tė madh kėtij Kombi se sa Dallkaukėt! Dallkaukė nga lart, dallkaukė nga poshttė. Po dallkaukėt mė tė rrezikshėm janė ata qė i bėjnė popullit lajka. Kėta demagogė janė korruptuesat e vėrtetė, ata qė shkaktojnė substancėn e Kombit. Unė jam shtatėmbėdhjet vjet mėsues dhe asaj djalėrie qė sot ndodhet nė malet-shumė janė nga nxėnėsit e mi-ia njof shpirtin.Ėshtė pjesa mė trime, mė fisnike e popullit shqiptar.Ata politikanėt e profesionit, ata bixhozxhijtė e gjithmonshėm dhe nė kėto orėt mė tė rrezikėshme tė Atdheut, "sehirxhinjtė", ata janė armiqtė e popullit numri Njė dhe ata janė shkaktarėt qė ajo Djalėri nuk ėshtė sot kėtu bashkė me ne. Ju or shokė qė muarėt pjesė nė kėtė Kuvend ju falem nderit: ju falem nderit veēanėrisht vėllezė rve kosovarė tė cilėt besnikė pa kusht denjuan tė vinė kėtu e tė qajnė hallet bashkė me ne. Ndodhemi nė anarki, por anarkija nuk ėshtė e jona. Populli shqiptar ėshtė konservator dhe anarkinė e urren. Por mjerisht ėshtė tepėr individualist. Mirpo njė bajrak sado qė i fortė tė jetė, nuk mund tė mbrojė veēse bajrakun e vet. Ne jemi njė Komb dhe Kombi mund tė mbrohet vetėm me fuqi Kombėtare, me njė ushtri Kombėtare. Do tė jetė detyrė dhe mė e bukura e qeverisė qė do tė vijė ta formojė kėtė ushtri. Ishalla vjen ora e mirė vetėm njėherė qė tė formohet njė Qeveri Kombėtare e cila tė ketė parasysh me ēdo mjet tė japin ndihmėn Ushtrisė Kombėtare. Edhe njė fjalė ju lutem. Nė emėr tė shokėve ju deklaroj kėtu se ne antarėt e Komitetit Ekzekutiv kemi vendosur qė tė mos marrim pjesė nė qeverinė qė do tė formohet. Por nga ana tjetėr duhet ta pranoni se nuk jemi aq naivė qė kėtė punė ta lemė nė duart e njerzėve tė dyshimtė. Duam njė Qeveri me frymėn tonė me frymėn Kombėtare". i ushtisė italian

gazetari>> Dashnor Kaloēi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.