Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Zemėr e fortė
Postuar nga: Fiori

Letersi Ne kete artikull do te gjeni shkrimet e Ditės. Pa komente te teperta po e le ne doren tuaj, ti shijoni dhe interpretoni ashtu sic e ndjeni.
Duke pasur gjithmone parasysh, cfare Dita percjell ne shkrimet e saj : - "Shpresa jeton".

Faleni te bukuren

E ulur nė breg, mban sytė e bukur fiksuar mbi horizontin qė po gjėmohet nga dielli. Do t’i vijė horizontit shijimi nė buzė, kur dielli ta takojė, po ai nuk lodhet nga pėrsėritja, i pėlqen loja e pėrndjekjes, diellit i duhet ta pėrndjekė. E horizonti, bluqielli lart e bludeti poshtė shijon lozonjar, prej larg ndjen dhe shikimin e pėrhumbur tė vajzės, nga pėrhumbja shikimi ėshtė kthyer nė blu, e ka vjedhur ngjyrėn nga horizonti. E vijosur, rrjedha e mendimeve tė saj si njė fill aspak i pärdredhur i mėkon kujtime, e ajo ndėrkohė do tė harrojė. Me bukurinė qė ka ajo nė fakt nuk duhet tė mendojė, ashtu gjithkush do tė dinte t’ia falte mėkatin e madh, por ajo dhe tė gjithė e mbajnė mend pėr tė tillė, ėshtė njė mendimtare e pėrhumbur nė ngjyra tė pakuptueshme, veshur me bukuri. Me mendtė e veta, ajo ndjen se mėkati mė i madh i pėrkiste prindėrve tė saj, qė e bėnė tė bukur. E ajo me 16 vjeēe njohu rrėmbimin e parė.
I ka derdhur flokėt mbi supe e mbulon trupin qė i ngrohet me diell tė vakėt. I paturpshėm, trupi i saj ėshtė mėsuar tė lėvizė rrugėve vetėm, me njė ēantė nė sup, ku ajo grumbullon paratė e natės; derdhet ajo me flokėt e rėndė mbi trupat pa emėr e sytė ndaj i ka tė pėrhumbur. Veshjen me ngjyrė tė tyre e humbi nė moshėn 16 vjeēe. Tani ata i kthehen nė tė kaltėr, tė zinj, jeshilė madje dhe tė kuq, kafen e dikurshme e kanė flakur si dėnim pėr rrėmbimin e parė.
Ka zbritur tė pushojė nė njė breg jugor e tė ēlodhet nga takat e kuqe nėn kėmbėt e gjata. Mban veshur pantofla tė sheshta e pantallona te gjera lini, qė i takojnė mbi vithe vetėm kur qėndron ulur sikundėr edhe nė netėt kur, rutinizuar, ajo lėviz pėrgjatė rrugėve me fundet e ngushta. Tani ajo ėshtė ulur para horizontit e ndjen takimin mbi vithe e megjithė ngjethjen nė trup nuk lėviz. Po shijon pėrzierjen brenda trupit e dėshirėn pėr tė derdhur vrerin e stomakut mbi dikėnd. Do tė dėshironte tė kishte pranė rrėmbyesin e parė, atė fytyrė engjėllore me veshjet shik, me flokėt e llakuar, tė ndryshmin e tė tjerėve tė atij qyteti qė bridhnin poshtė e lart derės sė shkollės me vetura me targat e reja. T’ia pėshtynte ato buzėt e ndyra qė e mbytėn me mashtrime, t’ia pėshtynte ato sediljet e buta prej nga ajo shijonte lėvizjen e qytetit e ngopte flokėt me pluhur. E t’i mbulonte sytė me heshtjen qė atėherė i kish munguar e qė lozonjarė lėviznin pėrreth e qė e bėnin t’i lėvizte hajthshėm gjymtyrėt e tė “gjuhej”.
Por meqė mallkimi i saj i madh ishte ai qė, megjithė bukurinė, ajo mendonte, e kuptonte se ajo ishte kthyer nė njė bukuroshe me forma tėrheqėse e tani, 16 vjeēe e me mendtė e fryra, ajo duhej tė dinte t’i shfrytėzonte.

Heshtja ėshtė bėrė qė njerėzit tė arrijnė tė qetėsohen e tė prehen pas njė lodhjeje, apo kur nuk kanė ē’tė thonė mė. Ajo tani hesht, 19 vjeēe pa fjalė, me buzėt qė sot para horizontit i ka lėnė pa lyer. Para horizontit qė ėshtė viktimė e tė njėjtės lojė gjėmuese, si vithet e saj, ajo ėshtė ende e virgjėr. Rrėnqethet nga takimi i pantallonave tė linit dhe shijon tkurrjen e harresės. Gjithēka ka mbetur fiksuar nė kujtime, ėshtė ky mė i madhi mallkim i saj, ajo dha prova pėr menēurinė, kur si fėmijė mėsoi tė numėrojė qė para fillimit tė shkollės e tė kėndonte kėngėt e festivaleve edhe pa pasur mė tė voglėn ide se ē’donin tė thonin ato fjalė.
Ajo ende nuk kishte mbushur 20 vjeē, por e njihte mė mirė jetėn se ē’mund ta kishin njohur tė gjithė tė njohurit e saj, tashmė larg. Tre vjet ishin dashur qė ajo ta humbte ngjyrėn e syve e tė tkurrej nė rrobat e ngushta e kėmbėt tė mos i dridheshin kur pėrkulej para dritareve tė makinave. As lėng lotėsh nuk ka mė nė sy, i fėrkon herė pas here qė t’i duket vetja ende njeri e nga fėrkimi sytė i erren e nga gėrvishtja i lotojnė. Po e bėn edhe tani. Dėshiron t’i veshė pak me ngjyrė qė edhe dielli perėndues tė ketė mundėsi ta verejė se edhe ajo ėshtė po aq e bukur sa horizonti qė ai e gjėmon e po aq e virgjėr sa edhe ai. E ka ndoshta njė shpresė me tė, dielli ėshtė i vetmi tė cilit nuk do tė donte t’i pėshtynte e do ta ndjente akoma gėrvishjten e ėmbėl tė stomakut kur ai t’ia mbėrthente vėshtrimin e ta mbulonte me ngrohtėsi. Do tė ishte pėrsėri 16 vjeēe e jo 2019. Dielli nuk e njeh qė ajo ėshtė e menēur, nuk e di se ajo ėshtė oratore, se ajo di tė recitojė, madje se nė repertor mban edhe vargje biblike. Dielli e njeh pėr bukuroshen me flokėt e rėndė e pantallonat e linit qė prej disa ditėsh vjen e viziton teksa ai gjėmon horizontin. Ai e njeh tė heshtur e ndoshta bie nė atė mashtrim, I mefshtė. E ka menduar dhe vajza kėtė mefshtėsi; me njė heshtje, flokėt e rėndė, dhe me njė ngjyrė tė veshur mbi sytė sot pa ngjyrė ajo do tė dinte ta tėrhiqte njė tė mefshtė pas vetes, por mallkimi i saj ėshtė se, megjithėse virgjėrinė e la nėn dhunėn e kamxhikut tė njeriut veshur shik, ajo ka mbetur ende e virgjėr nė shpirt, e virgjėr si atėherė kur kėndonte tekstet e festivaleve pa ia njohur kuptimin e pėrkulej para duartrokitjes sė fisit e farės qė krenohej me menēurinė e saj.
Ajo nuk mundet tė mashtrojė, ndaj mban heshtjen vetėm pėr vete, ėshtė shėmtuar sot qė asnjeri qė mund tė jetė duke shkelur pėrgjatė bregut, tė mos e njohė. Pėr ata mė mirė tė ngjajė njė grumbull flokėsh qė e rrethojnė trupin e mbuluar ngeshėm me lin.
Eshtė kthyer nė vrer brenda trupit tė vet, jashtė shpirtit qė e mban tė virgjėr. E ulur para bregut mendon pėr bregun tjetėr, pėr atė tė cilit i ka kthyer kurrizin, atė breg me rėrėn e bollshme, ku kėmbėt e saj kanė tre vjet qė nuk janė zhytur. Ajo i falet kujtimeve, puthjeve prindėrore nė faqet e imta, kur mbushte me lopatėn plastike kovėn e vogėl dhe bėnte kallupa. I pėrgjėrohet vargjeve qė njeh qė t’ia kthejnė pak nga ajo fėmini nė sy, qė tė paktėn njė ditė ajo tė bėjė njė gjumė me ėndrra, njė gjumė ku ajo nuk ėshtė 2019 vjeēe, ku ajo ecėn nė rrugėt e pastra tė njė qyteti me dy fėmijė per dore, ku kthehet nė njė shtėpi e gatuan pėr njė njeri tė dashur qė mban flokė tė shpupurisur, veshje tė thjeshtė, joshik. I falet buzėqeshjeve e puthjeve tė fshehta nė sytė e fėmijve, kompresave mbi ballė kur ėshtė e sėmurė, lotėve nė sytė e tė dashurve kur e shohin plakė, mbėrthyer mbi njė shtrat me gjymtyrėt e gjata qė vetėm tė hajthshme mė nuk janė. Sa e lumtur ėndrra e kėtyre ditėve pushimi.
Zgjimi ėshtė me sy pa ngjyrė. Jeta brenda saj vetėm me ngjyra qė ajo i ka falur emra tė panjohur, ku ajo qesh me buzėt e lyera lehtazi. Me flokėt mbulues e pantallonat e linit ajo ėshtė ulur me njė emėr nė mendjen e vet, mbiemrin e thjeshtė tė njė familje tė mirė qė nė bregun pas kurrizit tė saj do tė mbetet pa u krijuar.
Nė pėrkuljen para xhamave dhe fytyrave tė etura, ajo do tė kthehet nė atė copė mishi me format e kėrcyera qė e bėri tė rrėmbehet pėr tė parėn herė. Me urrejtjen pėr bukurinė e vet ajo numėron orėt deri nė tėrheqjen zvarrė nė rrugėt e qytetit 5-milionėsh, pa guxuar tė mendojė pėr arratisjen. E ka dėnuar veten me zhdukjen e ngjyrės nga sytė, ėshtė falur para atij Zoti qė me vargjet biblike e ka futur nė shpirt nga koha kur ende mėsonte. Por pėrtej Atij, tė madhit, askush nuk mundet ta falė, ajo ėshtė e paemėr, mbi takat e kuqe, me kamxhikun qė e pret nga ai qė e rrėmbeu dhe e fejoi pėr tė parėn dhe fundit herė. Ngjyer me fytyra engjėllore do tė ndalojnė makinat para saj, xhamat do tė ulen, buzėt e ndyra tė atyre qė hiqen si urrejtėsit mė tė mėdhenj tė pėrdaljes sė kėsaj tė bukure rrugėsh, do tė shqiptojnė fjalėt e njohura pėr veshėt e saj; do tė vazhdojė ajo tė pėshtyjė vrerin e stomakut, do tė vazhdojė t’i numėrojė paratė qė do t’i kėrkojė, do tė vazhdojė t’i palosė me kujdes, t’i fshehė brenda ēantės me lėkurėn e shtrenjtė, do tė vazhdojė tė mos qajė, do tė tretet me vrer, derisa pa emėr tė vdesė e pafalur, me nė kurrizin e mendjes bregun ku ajo vazhdon tė zhysė kėmbėt nė rėrė.

Dielli e puthi sot e ajo me gėrvishtjen e syve lotoi. Edhe pėr pak ditė ajo do tė vazhdojė tė mbyllė sytė me ėndėrr.



Shprehje

Lejomėni tė flas,
Lejomėni tė vė buzėn nė gaz,
Lejomėni tė ngre zėrin lart,
Tė thėrras,
Tė godas,
Tė vuaj pas,
Ju lejoj unė mė pas
Tė flisni ju,
Tė rrihni ju,
Me ujė, me zjarr,
me vetėtima, me bubullima,
nje zė mė shumė,
nje zė mė pak,
aty do tė jemi
tė gjithė ne bashkė,
duke buzėqeshur,
thėrritur, goditur,
lebetitur,
rrėmujė e madhe
qė pret per t’u zbavitur,
koha e re,
ajo e ditėve tona
ēudi e madhe qenka
besomėni,
do t’lėndoni ju nga pak vetminė,
nė kėmbim do t’fitoni ciltėrsinė,
do t’mundni ju hipokrizinė,
pabesinė, kotesinė.



Shqiptar i mirė

E mban nė zemėr njė shkabė
Tė bukur ti,
domethėnia qė ajo mbart
Tė jep fletė,
Pėr tė dhėnė diē mė shumė nė jetė,
Ndoshta false ngjan marrėzia jote,
Pėrpjekja jote pėr mė mirė
Gjithashtu,
Mos ki mėrzi,
Nje ditė ndoshta do t’kuptohesh
S’do tė jesh me shkabė nė zemėr
I vetmi ti,
I vėrtetė atėherė do tė ngjash,
Do pranohet se i marrė nuk ke qenė,
Kaltėrsia me tė cilėn ti kohėn
sot e sheh,
Do t’ketė kryer punėn e vet,
Do t’mjaftojė qė ti t’qėndrosh
Mėnjanė
E ta lėsh rrjedhėn e fatit
Tė shkojė e qetė .



Lėvizje

Oborrtarė tė kėtij pallati gjėmash
A ma shuani njė kuriozitet,
A do tė ketė njė fund kjo marrėzi,
A do tė vuajmė ne kėshtu pėrjetė?

E madhe dhimbja e shkaktuar,
Hidhėrim i trishtė qė mbetet pas,
Rėnkim e frikė nė sytė tanė,
Do t’lodhet kush tė bėjė
Heroin nė k’tė cast?

Bukuri e lashtė e trashėguar,
Zgjoje forcėn nga brenda ti,
Jep shpresėn ti pėr njė fitore,
Do t’ngrihen tė gjithė nga vendi sėrish.

Dhe vuajtje nuk do t’ketė mė,
Njerėzit gjithcka do t’harrojnė,
Do t’harrojnė hidhėrimin e rėnkimin,
Do t’levizin
E nė vend mė s’do t’qėndrojnė.



Zgjim

Eshtė ditė,
S’kam frikė,
Gėzim, besim kam,
Aspak trishtim,
Vuajtjet i kam lėnė pas
Nė vendin tim;
Dėgjon, dėgjon, o vendi im,
Zėri nuk tutet asnjė grimė,
Tė shoh siē je,
Me dritė t’mekur Ti,
Dėgjon, dėgjon, o shpirti im;
Tiranė, Prishtinė, Shkup e Janinė,
Mos humbni shpresėn
N’hidhėrim,
Njė ditė do t’vijė,
Do t’ketė ndryshim;
Shqipni, o vuajtje n’pambarim,
T’jap pak nga forca e shpirtit tim,
Mbėshtete veten aty Ti,
Lufto Ti,
Errėsira shpejt ka njė mbarim,
Poshtėrimi njeh asgjėsim,
Shpirti njeh lartėsim,
Lufto tash Ti pėr njė zgjim.



Zemer e fortė (PER KOSOVEN)


E mos guxoni tė mė vrisni,
Ju o tė marrė qė mė ndiqni,
Pa ejani, ejani pak mė pranė,
T’ju shoh ata sy qė kėrkojnė gjak.

Deshironit zemrėn tė ma nxirrnit,
Ta shtrėngonit n’duar e ta vrisnit,
T’ia ēirrnit formėn, zhduknit pėrmbajtjen,
Tė mjerėt ju pėr dėshtimin qė patėt.

Ē’kish pėr t’u bėrė, shkoi e kaloi,
Gjaku qė rrodhi m’bėri t’rėnkoj,
Por diē tė mėsoj, mė detyroi,
Luftėn t’luftoj e nė fund ta ēoj.

E ju o tė marrė pa ideale,
Qė jetėn e shkoni me qejf e valle,
Kujtoni se zemrėn do t’ma vrisni,
Gaboheni rėndė ju, kot mė ndiqni.


Vrasja e dritės

Drita vritet me errėsirė,
Me plumba tė padukshėm
Nė njė natė pa hėnė,
Nė njė natė me re t’errėta,
Qė qiellin duan ta zaptojnė,
E tokėn me lot ta mbulojnė,
Qė njerėzit me frikė nė zemėr,
Ta ndiejnė se kundėr kujt
Ata plumba po qėllojnė.

Ta vrasėsh dritėn
Me pretekstin e hakmarrjes,
Ta vrasėsh dritėn
Se qe aq e guximshme,
Sa sytė t’i nxirrte tradhėtisė,
Tė pėrpiqesh ta zhdukėsh
Shpresėn me errėsirė,
T’i bėsh zemrat pa zė tė qajnė,
Ta mbushin veten me dhimbje,
Me urrejtje e egėrsi,

Ta vrasėsh dritėn
Dhe tė mendosh se
Faji s’shlyhet nė kėtė dhé,
Gabimi mė i madh pėr ty o errėsirė
Qė prej 60 vjetėsh ngjyrė tė kuqe merr,
Qė qindra drita nė kthetrat e tua ke mbytur,
Por qė vrerin nė zemra ke mbjellur
Moj e mjerė,
E hakėn dikur do ta paguash.

Ajo natė pa hėnė,
Me re dhe e zezė,
Pėrjetė do tė mbetet nė njė kujtesė,
Nė atė tė njė populli qė nuk vdes,
Por qė me gjithė vuajtjet rron me shpresė
E hijen tėnde do arrijė ta vdesė,
O errėsirė e zezė.



Me plagė nė trup

Me zemrėn e munduar,
Tė njeriut qė shpirt nxjerr,
mbėrthyer nė sytė e mikut
qė si qiri u shua pėrmbi dhé,
me urrejtjen qė frymėn po ia merr
nga gjaku frika ka shkuar,


Pyllit qė mbi kokat ngrihet
i flet me pėrmallim:
A do t’jesh pėrsėri pylli im?
E fushės i thėrret qė gati t’mbahet
Se me farė do tė mbarset,
nga thundrat e bagėtisė do tė rėndohet,


Ngritur, mbi kėmbėt qė mė nuk mbajnė
lufton ai me fytyrėn
qė tė njėzetat nė pragun e shtėpisė
sė djegur me themel i la,
mbi trupin e pajetė tė babait,
nėnės e vėllezėrve fėmijė,


Kapu forcė pas gjakut,
ta gėzojė edhe ai pakėz dritė
mbi themelet e gurta
tė tokės sė trashėguar,
Rrėnjėt t’i shtrojė pėr pemėn bujare
t’Kosovės krenare.



Finesa kalorėsiake

Fisnikėria nė rrugėt me kalorėsa
E dama fine me kapelet e vellosura,
Me sytė lozonjarė e gishtat mbuluar,

Sot rrugėt mbushur me hije,
Me emra tė shumėllojshėm,
Pashpirt rrėfejnė gjepura
E damat fine kanė zhdukur vellot,
Dėgjojnė gjepurat e gajasen me falsitet
Shndėrrim i hidhur i kalorėsve pa kuaj,
E damave kėmbėzbathura me fustane,

Janė ulur hijet nėpėr makinat
Qė lluksin e braktisėn nė rrugėt
Prej nga u vodhėn,
Ka humbur nderi emrin,
Pa emra lėkunden flokėt e derdhur,
humben finesen,
E kalorėsia nuk gjen mė vend.



Per te lexuar krijime te tjera ne proze dhe poezi te Dites mund te vizitoni Letėrsia Shqiptare, vendi ku brezat e vjeter dhe te rinj shqiptare, po hedhin themelet e letersise se sotme shqiptare


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.