Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zoti e krijoi boten, por djalli eshte ai qe e ben ate te jetoje.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Demokraci :: Don Kishoti, Fan Noli dhe "Korrieri"
Postuar nga: ernest

Demokraci Gazetarucėt shqiptarė jo vetėm s'ndihmojnė nė "lėvizjen e rrotės sė shoqėrisė shqiptare", por ata veē vazhdojnė tė shtojnė baltė nė ngecjen e saj nga pesha e politikanėve tanė barkmėdhenj e tė pangopur.
Ka disa kohė qe Fatos Lubonja mė kėnaq me komentet e tij tė botuara nė gazetėn SHEKULLI.
Tė rinj shqiptarė, ju uroj lexim tė kėndshėm...

Koment
nga Fatos Lubonja



Don Kishoti dhe Fan Noli

Fan Noli bėn pjesė ndėr ata shqiptarė, vepra e tė cilėve nuk vihet nė dyshim, por vetėm adhurohet, nderohet: pra ėshtė njė figurė e zhveshur nga njėri prej aspekteve mė njerėzore, gabimi, dhe e shndėrruar nė mit. E ka ndėrtuar kėshtu, sa kultura jonė nacionalkomuniste e kohės sė Hoxhės, ashtu edhe periudha postkomuniste e karakterizuar nga njė nacionalizėm i vonuar pėrzjerė me njė komercializėm tejet superficial. Gjatė kėsaj periudhe edhe ata qė nuk e duan, e kam fjalėn pėr zogistėt, e kanė demonizuar, gjithė duke pėrdorur tė njėjtėn teknikė mitizuese.
Nuk kam ndėrmend kėtu tė dekonstruktoj mitin Fan Noli, ndonėse ngulmoj fort se, nėse duam tė ndėrtojmė njė shoqėri njerėzish me mendje dhe shpirt vėrtet tė lirė, ajo pėr tė cilėn ka nevojė mė shumė se ēdo tjetėr kultura shqiptare ėshtė dekonstruktimi i mjaft miteve "nėpėrmjet frymės sė njė shpirti antiautoritarist" (David Campbell). Thjesht dua tė komentoj njė editorial tė disa ditėve mė parė tė gazetės "Korrieri" i cili, desha s'desha, mė kujtoi edhe njė gabim tė Fan Nolit.
Sipas meje njė nga gabimet, ndėr mjaft punė tė vyera, qė ka bėrė Fan Noli nė punėn e tij si pėrkthyes ėshtė pėrdhunimi i origjinalit tė librit "Don Kishoti i Manēės" duke i vendosur ngjarjet e pjesės sė parė nė Shqipėri dhe njė parathėnie e tij qė shpjegon kėtė zgjedhje. Nė kėtė parathėnie, i mllefosur me shtresėn feudale qė e rrėzoi nga pushteti, apo dhe i ndikuar nga teoritė marksiste qė lėvizjen e historisė e shpjegonin nėpėrmjet luftės sė "kllasave", ai, e komenton librin e madh tė Servantesit, duke e thjeshtėzuar e paraqitur figurėn e Don Kishotit si njė "bejlurēin prapanik", qė donte tė ndalte rrotėn e historisė e ta kthente shoqėrinė "nga kapitalizma nė feudalizmė" nga "pėrparimi nė errėsirė". Pra si njė figurė qesharake, e cila sė bashku me shokun e tij tė aventurės Sanēo Paēon, qė Noli e quan "laro", meriton tė pėrqeshet. Nė mėsimet e letėrsisė tė shkollave tė mesme gjatė gjithė epokės komuniste parathėnia e Nolit ishte baza e komentit qė i bėhej Don Kishotit nga mėsuesit e letėrsisė - ēka i shkonte pėr shtat edhe shpjegimit marksist -leninist pėr botėn tonė edhe propagandės antizogiste. (Duke patur parasysh mjerimin e arsimit tonė kam frikė se kėshtu e trajtojnė edhe sot.)
Sikur tė ishte thjesht kėshtu, Don Kishoti i Manēės nuk do tė kishte ardhur deri nė shekullin tonė e deri nė Shqipėrinė e humbur tė viteve `30, tė sapokrijuar si shtet i pavarur e ku, prandaj, njeriu qė e pėrktheu u detyrua tė bėnte njėherėsh edhe priftin edhe politikanin edhe poetin edhe pėrkthyesin edhe muzikantin. Nė fakt Don Kishoti ka diēka tjetėr qė e ka bėrė sa universal aq edhe tė pavdekshėm. Libri, qė barabitet me veprat e Shekspirit pėr nga vlera, ka njė plan tė dyfishtė, sikurse thotė Hajne, "tė pėrbėrė prej humorit dhe dhimbjes"; nė thelbin e tij qėndron lufta e reales me idealen nė kėtė botėn tonė dhe nė vetė shpirtin e njeriut. Don Kishoti ėshtė "njeriu qė jeton pėr tė arritur qė tė triumfojė drejtėsia mbi tokė" (Turgeniev) qė ndeshet e thyhet nga realiteti, por pa u epur, Don Kishoti ėshtė ai qė kėrkon tė pamundurėn, ndėrkohė qė shumica kėrkon tė mundurėn, qė kėrkon moralitetin nė njė shoqėri qė zhbėhet moralisht, qė kėrkon tė vėrtetėn nė njė botė ku mbretėron gėnjeshtra dhe kjo e bėn tė duket "i marrė". Por tė qeshurit me tė, - "satira mė e tmerrshme ndaj ekzaltimit njerėzor" e ka quajtur Hajne librin - nuk ėshtė i mbarsur me pėrēmim ndaj personazhit, ai nuk na bėn tė pėrqeshim njė "kllasė tė pėrmbysur" siē thotė Noli. "Avantyrat" e tij na bėjnė tė qeshim me dashuri dhe dhembshuri njėherėsh. Dashuri, pasi tek marrėzia e tij gjejmė menēurinė dhe guximin e idealizmės; dhembshuri, pasi ai del gjithnjė i mundur. Kush di tė lexojė gjen tek ky personazh pjesėn mė tė mirė tė vetes sė tij, qė shpesh shkatėrrohet e masakrohet nė luftė me realitetin, por qė, sa kohė ka aftėsinė pėr tė qeshur e qarė njėherėsh me bėmat e Kishotit kupton se realiteti nuk ka ngadhėnjyer tėrėsisht mbi idealizmėn e tij. Kush vetėm qesh o vetėm qan me kėtė libėr dhe me "tė marrėt" si Don Kishoti, tregon se ka hequr dorė pėrfundimisht nga kjo luftė, sė jashtmi dhe sė brendshmi.

Don Kishoti dhe "Korrieri"

E bėra gjithė kėtė hyrje, sepse para disa ditėsh lexova njė artikull editorial tė botuar nė "Korrieri", ku i gjori Don Kishot, i lexuar nga gazetarėt shqiptarė sipas frymės sė Nolit, u pėrdor si metaforė pėr tė tallur lėvizjen e atyre qė sot ngulmojnė nė nevojėn e pastrimit tė gubernės sonė nga tė korruptuarit; ku Petro Koēi dhe mbėshtetėsit e tij krahasoheshin, duke i pėrqeshur, me Don Kishotin qė luftonte me mullinjtė e erės. Pra i gjori kalorės i sė drejtės dhe sė vėrtetės, i sapodalė brinjėthyer nga ndeshja me mullinjtė e erės ėshtė futur edhe nė rotativat e shtypshkronjės sė "Korrierit" pėr t'u copėtuar edhe njė herė e pėr t'u pėrqeshur padrejtėsist, por gjithnjė pėr tė na treguar se sa aktual ėshtė ai dhe idealizma e tij edhe nė kėtė shekullin tonė.
Tre ēėshtje mė ngacmoi ky editorial pasi e mbarova sė lexuari:

Shqiptarėt dhe idealizma

Nuk mė duket rastėsi qė gabimi i Nolit ka ngjitur aq shumė tek shqiptari. Pyetja e parė qė shtrohet ėshtė pse shqiptarėt i tallin nė vend qė t'i duan Don Kishotėt? Nė thelb ēėshtja ka tė bėjė me atė se pse nuk ka idealizėm nė Shqipėri, se pėrse, (duke cituar pėrsėri Nolin, kėsaj here nė diēka qė mė duket shumė e vėrtetė): "shqiptari ėshtė i gatshėm t'i ndezė njė qiri Djallit, sapo zhgėnjehet me Zotin"? Pse, pra, ka aq pak njerėz qė t'i qėndrojnė koherentė ideve apo idealeve tė tyre me koston e humbjes sė tė sotmes, por me aspiratėn e fitimit tė sė ardhmes?
Mė duket se mbi tė gjitha pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė njė problem kulturor. Pra tallja me Don Kishotėt apo "tė marrėt" e kėsaj shoqėrie ėshtė reflektim i njė kulture qė nė thelbin e vlerave tė veta ka kultin e tė fortit qė triumfon mbi tė dobėtit, qė nė hierarkinė e vlerave nuk vendos mė lart idealin e sė ardhmes, por pushtetin e sė tashmes. Njė kulturė, tė cilės i mungon utopia. Njė kulturė qė ngre fitimin e tė sotmes kundėr shpresės sė tė ardhmes, pasurinė materiale, mbi atė shpirtėrore. Sa pėr tė dhėnė njė shembull: mund tė thuash pa ngurrim se shqiptari nuk e ka fare nė ndėrgjegjen e vet kulturore njė figurė si Shėn Franēesku, i cili braktis pasurinė dhe pushtetin, mbėshtillet me njė thes dhe jeton kėmbėzbathur duke themeluar njė nga urdhrat qė ka kontribuar aq shumė pėr tė ardhmen shpirtėrore tė njerėzimit, ndėrkohė qė e ka tė fortė ndjenjėn e adhurimit dhe mburrjes pėr njė Ali Pashė qė ka vrarė e ka prerė e ka sunduar me dorė tė hekurt, duke gėzuar tė gjithė tė mirat qė i ka dhėnė pushteti.
Vėrtet problemi ėshtė universal: "tė marrėt" tallen e pėrqeshen edhe gjetkė, por nė kulturat e shumė vendeve tė qytetėruara ka edhe respekt e dashuri pėr ta, nė atė masė sa ata gjejnė mbėshtetje dhe ndikojnė nė progresin, kurse kėtu tek ne ata ndodhen shumė poshtė asaj mase kritike qė do tė mund t'i bėnte t'ia lėviznin vendit rrotėn e ngecur tė shoqėrisė sonė pėr ta nisur drejt idealeve.

Politika dhe idealizma

Njė nga aspektet e kėsaj kulture, qė disa, pėr ta modernizuar, e quajnė pragmatiste, ėshtė njė konceptim i mbrapshtė qė kultivohet nė Shqipėri pėr raportin midis politikės dhe idealizmit. Politika konsiderohet nė Shqipėri si mjet i arritjes sė pushtetit me ēdo mjet, ēka ndryshe pėrkthehet: si bėrje i pushtetshėm me ēdo mjet, dhe kjo, nė mėnyrė eufemike, konsiderohet si pragmatizėm, apo si art i sė mundurės, - duke na ēuar kėsisoj nė pėrfundimin sikur me art tė sė mundurės duhet tė kuptohet pikėrisht e kundėrta e idealit, me njė fjalė se nuk mund tė ekzistojnė politikanė idealistė. Mirėpo, nė fakt, po tė vėresh historinė e politikanėve tė mėdhenj, atyre nuk u ka munguar idealizmi. Pėrkundrazi kanė pasur ambicie tė mėdha pėr tė bėrė reforma politike dhe pėr ta realizuar vetveten dhe idealet e tyre politike e nė emėr tė kėtyre kanė guxuar shumė, deri duke vėnė nė rrezik jetėn apo dhe duke e humbur atė. Mjafton tė kesh parasysh Gandin.
Kohėt e fundit, me ndihmėn edhe tė editorialeve tė "Korrierit" kundėr Don Kishotėve, ky lloj konceptimi i raportit tė idealit me politikėn, e kėshilloi Koēin dhe Majkon tė mos ngriheshin kundėr padrinove tė korruptuar nė partinė e tyre qė kontrollojnė shumicėn, por t'i nėnshtroheshin vullnetit tė tyre, t'i votonin ata, tė ruanin njė post sa mė tė lartė, se kėshtu jo vetėm nuk do tė ndiheshin tė poshtėruar, por edhe do tė kishin mundėsi tė mbesnin nė politikė e tė riktheheshin pėrsėri nė pushtet. Pra tė bėnin kompromise me tė keqen duke e rrejtur veten gjoja se kėsisoj do tė mund tė punonin mė mirė pėr realizimin e idealeve tė tyre. Unė jam i bindur se ata vėshtirė se do tė bėhen ndonjėherė politikanė, qė do tė mund ta shpėtonin Shqipėrinė nga e keqja me tė cilėn kanė bėrė kompromis nė emėr tė kulturės sė fitimit tė sė tashmes. Sikur t'i kishin lexuar kėshillat qė i jep Doni Kishoti Sanēos kur ky pėrgatitet tė bėhet politikan, mė saktė gubernator i ishullit tė Xhabaries, ndoshta do tė kishin vepruar ndryshe. Le t'i kujtojmė disa nga kėto kėshilla (pėr kėnaqėsinė e lexuesit, qė kam frikė se prej kohėsh ka humbur kontaktin me lexime tė tilla) pėr tė treguar se sa aktual, prandaj dhe pse aq i madh, ėshtė libri i Servantesit. Janė marrė nga vėllimi i dytė pėrkthyer mjeshtėrisht nga Petro Zheji:
Sanēo,
..."Pėlqe mė mirė virtytin e pėrunjur sesa gjynahun krenar."
"Nė rast se shkopi i drejtėsisė tė shtrembėrohet ndonjėherė nė dorė le tė mos ndodhė nga barra e peshqesheve, por nga ajo e keqardhjes."
"Mos u tėrhiq kurrė nga ligji i arbitraritetit tėnd qė ėshtė i pėrhapur shumė nė ca tė paditur, qė hiqen si tė ditur."
"Mos u verbo nga pasioni yt vetiak nė gjykimin e ēėshtjes sė tjetrit, se ndryshe do tė biesh nė ca gabime qė nė shumicėn e rasteve nuk kanė ndreqje, por qė, edhe nė e paēin, e kanė nė kurriz tė nderit dhe me rrezik tė emrit tėnd tė mirė, nė mos po edhe tė ofiqit tėnd."...
Duket se edhe Don Kishoti ashtu si Rusoi, mendonte se tė ndash moralin nga politika do tė thotė tė mos kuptosh asgjė nga tė dyja.

Tė rinjtė dhe idealizma

Duke lexuar editorialin e "Korrierit", ku punojnė thuajse krejtėsisht gazetarė tė rinj, nuk ka se si tė mos mendosh se pse ka kaq pak idealizėm tek tė rinjtė shqiptarė, pse gazetari, me njė ndjenjė qė reflekton arrogancėn e atij qė ka sigurinė e pushtetit, apo kėnaqėsinė e atij qė i ėshtė pėrshatur mirė e bukur kėsaj bote, duke i hipur asaj kaluar, tallet me Koēin dhe katarsistėt duke i krahasuar herė me Don Kishotin e herė me atė ushtarin japonez, i cili vazhdon tė pastrojė armėn nė xhungėl pa e ditur se Lufta e Dytė ka mbaruar prej kohėsh.
Pėrveē aktit tė rėndomtė tė njė gazetarie qė i shėrben tė pushtetshmėve them se kėtu kemi edhe diēka mė tė thellė qė meriton tė analizohet: Ėshtė pėr t'u habitur se si kėta lloj tė rinjsh, ky ushtari japonez nuk u ngjall atė ndjenjėn e admirimit e dhembshurisė qė ngjall edhe Don Kishoti, por tallen me ta pa pasur asnjė lloj dyshimi se mund tė ketė edhe njė kėnd vėshtrimi tjetėr nė kėtė botė prej ku ata mund tė duken krejt mjeranė pėrpara "tė marrėve" qė ata pėrqeshin. Ėshtė pėr t'u habitur se si pėr kėta lloj tė rinjsh, lufta mbaron sapo qė ata sigurojnė ndonjė karrige apo sapo u serviret ndonjė rrogė mė e majme.
"Tė riut i ndizet mendja nga ėndrra fisnike; i riu ėshtė gati tė vazhdojė mendime tė bukura pa interesė vetiak, ėshtė i zoti tė vuajė pėr ideale, tė dridhet nga padrejtėsia dhe mprapset nga dinakėria posi nga murtaja" thotė Konica kur flet pėr tė riun nė pėrgjithėsi pėr tė arritur pastaj nė pėrfundimin se nė Shqipėri nuk ka tė rinj kėsisoj, por ca (pleq) qė kanė lindur mė parė e ca tė lindur mė pastaj.
Kėto kohė kanė qenė kohė tė vėshtira pėr tė zhvilluar idealizmėn tek tė rinjtė shqiptarė, po aq sa koha e Konicės nė mos po edhe mė keq - pasi koha e Konicės nxorri edhe mjaft tė rinj tė gatshėm pėr tė dhėnė jetėn pėr idealin e tyre gjatė Luftės sė Dytė. Padyshim nuk ėshtė faji i tyre, por i atyre qė u kanė pėrēuar kulturėn e pushtetit tė sė tashmes, qė u kanė servirur modele "inspiruese" qė i kanė bėrė tė ikin nga sytė kėmbėt prej politikės dhe prej vendit apo qė i kanė mėsuar se politikan i suksesshėm ėshtė ai qė di ta dredhė tre herė nė ditė apo qė merret njėherėsh edhe me trafiqe droge dhe prostitutash. Veēse njė kulturė e tillė, qė nuk edukon tė rinj idealistė, ėshtė njė kulturė qė ka nevojė tė ndryshojė urgjentisht. Ata qė mendojnė se nė fillim duhet pasuria dhe pastaj do tė vijė vetė idealizma gabohen. Mė pėrpara mund tė vijė humbja e shpresės tek e ardhmja e kėtij vendi.

Gazeta SHEKULLI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.