Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashurohet vetem ajo qe nuk kihet.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Si u shmang nje lufte ballkanike
Postuar nga: isli

Ceshtje Kombetare Quhet Rose Wilder Lane dhe ka shkruar nje liber te tere mbi Shqiperine, ku spikat portreti i Ahmet Zogut. I cili i propozoi gazetares amerikane te martohej me te. Kryengritja e marsit 1922 dhe si Zogu shpetoi Shqiperine dhe Ballkanin nga nje tjeter lufte



Eshte nje liber plot emocion, qe lindi ashtu papritur nga udhetimet e reporteres dhe shkrimtares se njohur amerikane Rose Wilder Lane neper Shqiperi. Ndersa gjendej ne Mal te Zi, ne vitin 1921, ajo shikon nje disa njerez me veshje dhe sjellje te cuditshme. Pyet per ta dhe kerkon t'i takoje. "Jane shqiptare dhe eshte me rrezik te udhetosh ne vendin e tyre". Kjo ishte pergjigja qe i dhane shoqeruesit malazeze, por terheqja nga e panjohura ishte me e forte. Se bashku me mikeshen e saj, fotografen franceze Annette Marquis dhe shoqeruesin e saj shqiptar, Rrok Perolli, Lane shetiti per rreth shtate vjet neper Shqiperi, ku perjetoi aventura nga me te cuditshmet. Deri nje propozim per martese nga vete Ahmet Zogu, ne vitin 1922, i cili sipas zakonit shqiptar i nisi nje leter prinderve te amerikanes per t'i kerkuar doren e vajzes se tyre te bukur.

Rose Wilder Lane, e cila lindi ne vitin 1886 dhe vdiq me 1968, vinte nga nje familje e njohur amerikane, me origjine angleze. Nena e saj ishte gjithashtu nje shkrimtare e njohur, ndersa vete Rose botoi edhe shume libra dhe raporte te tjera gjate jetes se saj.

Libri i saj per Shqiperine, "The Peaks of Shala" (Majat e Shales), brenda pak koheve u ribotua tri here ne Angli, France dhe Amerike. Shtypi i kohes, ai amerikan dhe anglez e percolli vepren me tituj si "Nje shkrimtare amerikane thote se mendja e shqiptareve kur te zhviollohet do te beje cudira", "Rose W. Lane i tregon botes fisnikerine e shqipatreve", etj. Me mjeshteri te madhe, autorja pershkruan ngjarje te ndryshme, historine dhe prehistorine e shqiptareve, jeten, zakonet, virtytet e tyre; adhurohet besa, nderi i femres, liridashja, trimeria, guximi i shqiptareve te Shqiperise se Veriut, bukuria natyrale e tyre.

Por nga pjeset me interesante te librit eshte portreti i Prijesit te atehershem te Matit, Ahmet Zogu, me te cilin autorja e librit ishte takuar dhe kishte biseduar disa here. Sipas amerikanes, "zgjuarsia dhe trimeria e fajkoit te Matit shpetoi Shqiperine dhe Ballkanin nga lufta ballkanike". Pershkrimi i figures se Zogut eshte mjaft interesant dhe nga te rrallet qe i eshte bere atij perpara se te behej mbret. Fragmenti qe kemi shkeputur ben fjale pikerisht per periudhen e marsit 1922, kur kryengritja e disa prijesave te veriut u drejtua ndaj Ahmet Zogut qe ne ate kohe mbante postin me te rendesishem ne qeverine e Xhaferr Ypit. Sipas versioneve te ndryshme, kryengritja e malesoreve te veriut, erdhi si pasoje e nje vendimi te Zogut per t'u mbledhur atyre armet. Ata pane tek ky vendim nje perpjekje per shtypjen e lirise se tyre dhe nje perpjekje te Zogut per te ecur ne gjurmet e Esat Pashes. Sipas historianit Bernd Fischer, ne fund te shkurtit 1922, Hasan Prishtina dhe disa mbeshtetes te tij, Bajram Curri, Zija Dibra dhe Elez Isufi vendosen ta permbysin me force Zogun duke rekrutuar nje ushtri te madhe ne numer dhe e kercenuan Tiranen ne tre drejtime. Kryeministri Ypi, shumica e qeverise dhe deputeteve, perfshi edhe Nolin u larguan te trembur ne drejtim te Elbasanit. Tirana u mbrojt vetem prej Zogut dhe disa pasuesve te tij, te cilet ishin mbyllur ne zyrat e qeverise. Pikerisht keto dite te veshtira pershkruan amerikanja Lane, e cila qendronte ngjitur me Godinen qeveritare dhe ndqite hap pas hapi konfliktin e armatosur. Por ndryshe nga Fischer, ajo hedh versionin se kryengritja ndaj Zogut, vec reagimit te malesoreve dhe luftes per pushtet mes prijesave shqiptare, mund te ishte gjithashtu e organizuar nga italianet. Dhe per kete sjell si argument edhe tentativen e Hamit bej Toptanit, vellait te Esatit, per te sulmuar Tiranen pasi kishte marre Durresin. Lane ngre disa pikepyetje mbi koordinimin e ketij sulmi me ate te malesoreve, per ta futur Tiranen mes dy zjarreve. Gjithsesi Zogu ia doli mbane. Fillimisht duke thyer sulmin e veriut mbi Tiranen. Sipas Fischer, ai perdori perfaqesuesin britanik ne Tirane, ministrin e plotfuqishem Harry Eyres, per te bindur rebelet te terhiqeshin. Eyres, i cili kishte qene me pare ne Stamboll kishte pervoje te madhe ne Ballkan dhe ishte njekohesisht mik i besuar i kreut te kryengritjes, dibranit Elez Isufi. Rrefimin e Eyres per negociatat mes Elezit dhe Zogut e sjell te plote ne librin e saj, Rose Wilder Lane, qe ne ate kohe ishte mikeshe e britanikut. Terheqja e Elez Isufit, largoi rrezikun e pare dhe Zogu shpartalloi pjesen tjeter te forcave rebele. Ne kete menyre, Eyres, shpetoi jo vetem qeverine, por ndoshta edhe vete jeten e Zogut. Ky i fundit e ngriti ministrin britanik ne postin e keshilltarit personal, post qe do ta gezonin me pas te gjithe perfaqesuesit britanike te akredituar ne Shqiperi.

Pas ketij episodi, Zogu fitoi prestigj te madh, pasi shqiptaret vleresuan shume qendrimin e tij heroik, ndersa pjesa tjeter e qeverise ia kish mbathur. Autoriteti i tij u rrit dhe ai ndermori nje vale spastrimesh dhe represioni qe ndikoi ne vendosjen e rendit dhe qetesise. Megjithese qeveria ishte diskretituar, Zogu riktheu ne fuqi Ypin dhe vetem nente muaj me vone, me 16 dhjetor 1922, si pasoje e krizes ku po hynte vendi dhe paaftesise se qeverise, Zogu zevendesoi Ypin ne postin e kryeministrit. Ne ate kohe vetem 27 vjecar, te gjithe ishin dakort se ai ishte i vetmi qe mund te mbante ne kembe strukturen e brishte te demokracise shqiptare.

Te gjitha keto momente i ka jetuar pra, ore pas ore edhe Rose Wilder Lane, e cila u njoh me Ahmet Zogun, ndersa trokiti ne zyren e tij te ministrit te Brendshem per t'i kerkuar nje leje per te udhetuar ne malesite e veriut. Dhe mbeti e impresionuar.

Pata intervistuar pa entusiazem te vecante cdo anetar te kabinetit shqiptar me perjashtim te Ahmetit, fajkoit, prijesit te Matit. Nga ato qe dija e kisha degjuar prisja te isha mjaft entusiaste nga Ahmet Bej Mati, megjithese me duhet te pranoj se nuk impresionohesha kollaj si nga burrat e shtetit ashtu edhe nga ushtaraket. Gjithsej gjashte shkencetare dhe biznesmene ishin heronjte e mi. Por pse valle vetem pas tre minutash bisede me Ahmet Bej Matin une i shtova kesaj listes sime te vogel kete prijes malesh te fiseve gjysem te zbutura, i cili me siguri nuk dinte asgje si nga shkenca ashtu dhe nga biznesi modern?

Une u futa ne zyren e Ahmet Beut e pergatitur te shkembej format e perpunuara te kortezise se malit dhe te shoh Ahmetin. Asgje me teper. Zyra ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje te renda, po keshtu as qilima. Aty ishte nje dysheme e ftohte, mure te bosh, nje tavoline druri e palyer dhe Ahmeti. Ai ishte i mprehte, depertues, energjik, kontrollonte mjaft mire veten e tij dhe imponues. Kjo ishte pershtypja e pare. Pershtypja e dyte ishte se ai ishte burri i veshur me mire, ne nje kendveshtrim europian, qe kisha pare ndonjehere. Ishte veshur si nje biznesmen i suksesshem amerikan, i cili i jepte kartabianke nje rrobaqepesi te mire dhe nuk interesohej me per veshjen. Ai u ngrit dhe me tha: "tungjatjeta" dhe ndersa tha kete me pa mua ashtu si nje shkencetar shikon ne gypin e mikroskopit. Pastaj me ofroi nje karrike, u ul dhe shtoi: "A mund te jem ne sherbimin tuaj zonje?"

U shokova aq shume sa m'u erresua mendja. Pastaj i thashe se doja te vizitoja Matin dhe Mirditen dhe se kisha ardhur ne ministrine e Brendeshme per te me ndihmuar per kete. Ahmeti me ofroi nje cigare dhe ma ndezi ate, ndersa mendja ime u mobilizua mjaft pasi pashe se ai kerkonte kohe per te dhene pergjigjen e tij. Syte tane u takuan kur e falenderova per cigaren dhe pashe se ai e kishte kuptuar qe une e dija pse ai ishte duke hezituar. Ne ato caste m'u duk vetja idiote dhe u perpoqa te nderroj temen e bisedimit. Por ai tha: "Tani Shqiperia po kalon nje kohe te veshtire zonje. Une nuk mund t'u them juve nese mund te shkoni ne male apo jo. Nuk mund te diskutoj me ju sot per veshtiresite tona. Pas dhjete ditesh ato do te mbyllen. Une do t'u kerkoj te prisni dhjete dite, ndoshta me pak, sigurisht jo me shume se dhjete dite. Pastaj, nese ju do te vini te me takoni perseri, atehere do t'u tregoj gjithcka qe deshironi te dini. Nese eshte e mundur qe ju te shkoni ne male, sigurisht do te shkoni si mike e qeverise shqiptare".

Keshtu ai i kishte thene te gjitha. Me shoqeroi deri tek dera duke me thene: "Jete te gjate! Pac nje udhetim te mbare!" dhe e mbajti deren hapur qe une te dilja dhe ne te njejten kohe te hynte vizitori tjeter. Dera u mbyll. Ndersa une thashe: "Ky eshte nje nga burrat e paket te medhenj qe kam takuar". Gjate gjithe asaj dite, here pas here sillja ne mendje ate takim dhe mahnitesha. Si kishte arritur aq lart ai burre duke patur parasysh te kaluaren? Nga bisedimet aluduese, te papercaktuara dhe te ngeshme te maleve, nga dinakerite e sterholluara te oborrit te Sulltan Abdyl Hamitit? Ku e kishte gjetur ate force drejtuese dhe ate mendjemprehtesi? Mendova se ai ishte nje gjeni dhe asgje tjeter. Pastaj vajta me tej duke pyetur: "A eshte Ahmet Beu nje patriot?" Ne qofte se jo, atehere sigurisht ai ishte nje nga burrat me te rrezikshem ne Shqiperi. Pastaj mora vesh se ai ishte nip i Esad Pashes, i cili kishte shitur Shqiperine tek Serbia per te marre titullin mbret dhe ishte vrare nga shqiptaret ne Paris. Po keshtu me thane se Ahmeti u kishte dhene te drejten italianeve per te shitur lenden drusore te Matit, por me vone e kishte anulluar kete shitje. Gjithashtu me thane se ishte nje burre shume i pasur dhe se kishte ne duart e tij dyzet mije luftetare te Matit. Po keshtu me thane se serbet ne nje nga sulmet e tyre ajrore ne 1921 kishin djegur Shtepine e Madhe ne Mat, shtepia ne te cilen familja e tij kishte jetuar per pese shekuj.

Duke shetitur ate mbremje ne gjithe Tiranen gjate perendimit te diellit, ne (Lane dhe mikesha e saj franceze, fotografja Annette Marquis, ndr) u befasuam kur pame ushtaret te grumbulluar rreth zjarreve ne oborret e kazermave te tyre dhe keta nuk ishin po ata ushtare qe kishin qene aty nje nate me pare. Ishin te rinj, rekrute dhe nga modeli i pantallonave te tyre dukeshin qe vinin nga fushat e jugut. Asnjeri prej tyre nuk mbante pushke mbi shpine dhe disa pushke qe ne pame mbaheshin me pertese nga duar te pastervitura. Padyshim qe kishte nje fluks konstant te rekruteve ne Tirane, por ndersa qeveria carmatoste malesoret, ajo ne te njejten kohe perpiqej te ndertonte nje ushtri qytetare te stervitur sipas nje plani zviceran. Duke pare pikerisht mungesen e kesaj ushtrie, pra te ushtareve sezonale, na u krijua pershtypja se nje lufte ose nje rrezik lufte trokiste diku ne Shqiperi dhe ata ishin derguar atje.

E pabesueshme! Ndersa ne ecnim per ne shtepite tona, nen henen e bardhe, pikerisht ne kete nate pranvere, njerezit mund te ishin duke u vrare me njeri- tjetrin. Dera e drunjte, e gjate dhe e gdhendur e oborrit tone dukej romantike ne hijen e Shtepise Qeveritare. Shtepia jone e vogel ishte piktoreske, me hije te zeza mbi suvane e bardhe; gjithcka ishte magjepsese.

"Cfare eshte ajo? Mos eshte nje mi?", tha Annette ne erresiren ku qendronim zgjuar duke vrojtuar driten e henes mbi mure dhe duke thithur ajrin e embel pranveror. Mbajtem vesh. Asgje. "M'u duk sikur degjova dicka, si zhurma e nje krisjeje te lehte", tha Annette. Pas nje gjysem ore zhurma u perserit. Me se fundi kurioziteti na detyroi te ngrihemi nga shtrati. Me kemisha nate dhe pantofla dolem ne oborr. Zhurma vinte nga nje motorr, motorri qe ushqente dinamon e Godines se Qeverise. Cdo dritare ndriconte nga drita elektrike. I shikonim ato me habi, pame oret tona te brezit ne driten e henes. Ishte ora 10. U kthyem per te hyre brenda, kur hija e murit prane nesh levizi dhe foli. "Tungjatjeta Zonja! Do te ishte shume mire nese do te ktheheshit ne shtepite tuaja". "Por hena eshte shume e bukur", thashe une ndersa pashe te shndrise nen driten e saj nje tyte pushke. "Perse Godina e Qeverise eshte e ndricuar? Pse ndodheni ne oborrin tone?". "Kemi urdher, u pergjigj burri, nga Ahmet Bej Mati. Zonjat amerikane duhet te shkojne ne shtepite e tyre".

Ai nuk mund te thoshte asgje me teper dhe me te vertete s'mbetej tjeter vecse te largoheshim. Zhurma qe na ngriti nga jasteku edhe nje here ishte nje zhurme qe nuk do ta harroj kurre dhe besoj se nuk do ta degjoj perseri. Ajo erdhi neper erresire si nje gje e mbinatyrshme, e nje fuqie te paperballueshme te furise dhe urrejtjes. Nuk arritem te kuptonim se c'ishte ajo, e degjuam me nje agoni frike, pa vullnetin tone, pa kontroll, si dhembja e nje nervi te tendosur. Tani e kujtoj ate moment dhe perjetesi kohe duke mos e perballuar dot. Nuk e kisha ditur se edhe ne ankth mund te bije ne humnera te tilla te shpirtit njerezor. Pastaj Tirana u duk sikur shpertheu si nje tufe gjigande krisma armesh dhe me nje clirim te tille qe nuk mund ta pershkruaj thirra:

"Pushke! Ata po marrin Tiranen!". Kercyem nga shtreterit tane dhe kerkuam me rrembim ne erresire rrobat tona.

Krisma e pushkeve e shumefishuar mijera here nga jehona e mureve te oborrit mbytej, duke na krijuar mundesine te degjonim nje zhurme tjeter, e cila mezi shquhej ne ate potere. "Kjo nuk eshte gje tjeter vecse thirrja e tyre per lufte", folem ne me ze te ulet me njera- tjetren. "Jane malesoret qe po luftojne. Kjo eshte e gjitha". E kaluara u kthye ne mendjet tona. "Kjo eshte Dibra", thashe une. "Dibranet dhe refugjatet kosovare kane ardhur t'u marrin qeverine toskeve".

Pjesa tjeter e asaj nate nuk pati gje tjeter per t'u shenuar. Vetem hutim. Te lodhura dhe te ftohura, u kthyem ne shtepine tone ne oren tre te mengjesit. Plumbat fishkellenin duke shperndare suva te bardhe, duke thyer tjegulla. Por xhamite dhe minaret, rrugicat, ura e gurte e harkuar, uji qe gurgullonte, ishin ne paqe ne driten e henes. Nuk dukej asnje krijese e gjalle njerezore, me perjashtim te ne te dyjave, qe endeshim si fantazma te braktisura neper zhurmen e llahtarshme.

Ne rrezet e diellit te mengjesit Tirana ishte ne paqe. Gomeret e ngarkuar me dege qitroje hidhnin kembet e tyre ne kalldremet e crregullta, grate me djepat e lyera gezueshem te hedhura mbi shpinat e tyre ecnin me zor pas gomereve. Rosat po laheshin ne buze te kanaleve. Shoqeruesi yne, Rrok Perolli qendroi ne prag te deres se Hotel Europes duke shijuar ajrin e pranveres.

Elez Jusufi, prijesi i Dibres, me peseqind burra pati luftuar gjate rruges se tij dhe kishte hyre ne Tirane, na tha ai. Qeveria shqiptare kishte shkuar ne Elbasan. Elez Jusufi ishte strehuar ne lagjen pas xhamise, nje labirinth shtepish dhe oborre te mbyllura me mure ku mund te hyje vetem nepermjet dy rrugesh. Per arsye te panjohura ai nuk kishte shkuar ne Godinen e Qeverise. "Ahmeti ka shkuar ne Elbasan?". Tmerri i zerit tim me befasoi edhe mua.

Jo, ai ishte ende ne Tirane. Ne fakt, ligjerisht ai ishte qeveria, pasi sipas ligjit, kur nje minister largohet nga qyteti, atehere detyra e tij kalon tek nje nga ministrat e mbetur ne qytet. Ahmeti ishte i vetmi qe kish mbetur, me perjashtim te ministrit te kote te Puneve Publike. Por c'mund te bente ai? Elez Jusufi ishte ne kryeqytet me peseqind luftetare dibrane. Ahmeti kishte me pak se dyqind burra, rekrute te rinj nga fshatrat e jugut. Por si ndodhi qe ushtria nuk u ndodh ate nate? Dalengadale informacioni sa vinte e shtohej. Para dy ditesh, Bajram Curri, nje prijes geg shqiptar i fiseve te Malit te Zi, i cili ishte furnizuar me arme nga D'Annunzio in Fiume, kishte marshuar ne Shkoder. Shkodra pati cuar fjale se do te luftonte dhe me urgjence i beri Tiranes apel per ndihme. Pikerisht ketu kishin shkuar trupat e rregullta te Tiranes. Kishte ndodhur edhe nje sulm i Dibres ndaj Elbasanit dhe luftetaret e Elbasanit i kishin mundur ata, por vazhdonin te qendronin atje pa mundur t'i vinin ne ndihme Tiranes. Pikerisht ne kete moment, kryengritja e Elez Jusufit ishte organizuar dhe furnizuar me arme dhe te holla nga jashte Shqiperise. Ishte e qarte, kryeqyteti kishte humbur. Qeveria ishte larguar. Linjat telefonike ishin prere. Shqiperia ishte coptuar perseri ne fiset e saj te ndryshme, e disintegruar ne pjese te vogla qe mbaheshin se bashku vetem nga nje shpirt i perbashket, i cili nuk mund te ekzistonte per shume kohe. Pas gjithe atyre viteve lufte dhe bllokade, gjithe triumfeve te deshperuara te Versajes dhe Gjeneves, ketu ishin perseri ne kaos ne prani te pushtuesve te rinj.

Kjo tragjedi ndodhte pas perdes se qetesise, e cila izolonte Shqiperine nga bota. Ajo zhvillohej ne erresire, e panjohur. Kjo do te thoshte ndoshta nje lufte tjeter ne Ballkan, fitili i luftes ne Europe. Pergjate njemije miljesh mund te hapej nje front i ri dhe urrejtjet e vjetra mund te shperthenin nje lufte ne Ballkan. Italia mund te kalonte perseri Adriatikun, c'mund te thoshte Jugosllavia per kete? Serbia mund te zbriste me force poshte nga veriu dhe a kishte mundesi qe Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Mali i Zi, te mos perfitonin nga shansi per te ngritur krye ndaj Serbise? Gjithe Ballkani dhe Europa Qendrore jane sot te ndjeshme ndaj cdo shkendie. Ashtu si dhe ne 1914.

Ahmeti do te beje dicka, por si do te mund te veproje ai? Burrat e Dibres jane ne Tirane dhe ai nuk ka ushtare. Ai do te beje dicka, sepse duhet ta beje. Ndersa mendoja keto nje automobil erdhi me zhurme duke ecur ne rrugen e kalldremte. Ky solli Harry Charles Augustus Eyres, ministrin britanik ne Shqiperi. Ne hengrem dreke se bashku ne shtepine e Kryqit te Kuq. I holle, i thate, me sy humoristike, floke ngjyre gri, i teri nje person tipik anglez, ai foli per psikologjine e popujve te lindjes. Ai jetonte ne Durres dhe ate mengjes kishte marre nje mesazh telefonik, jo nga Ahmeti, qe i propozonte te nderhynte per situaten ne Tirane. "Me duhet te shkoj dhe te shoh mikun tim te vjeter Elezin", tha ai. Kjo ishte referenca e tij e vetme per situaten imediate. Me pas ai u pa duke shkuar ne Shtepine e Qeverise dhe ne darke na tha se negociatat, mes Ahmetit dhe Elezit ishin hapur. "Nje gje e cuditeshme kjo historia e Elez Jusufit", tha ai me vone, duke treguar versionin qe kish degjuar prej tij. Elez Jusufi kur erdhi u shpreh i habitur ta gjente veten ne pozicionin e nje rebeli kunder qeverise shqiptare. Sipas tij, ai kishte ardhur ne Tirane me synimin per te folur me qeverine. Parlamenti ishte mbledhur kur serbet mbanin gjithe Dibren dhe keshtu perfaqesuesit e Dibres ishin zgjedhur nga refugjatet kosovare. Per kete aresye, parlamenti nuk kishte pranuar qe ata te uleshin ne sallen e parlamentit, perderisa ata nuk ishin zgjedhur ne rruge te rregullt. Kjo e la Dibren pa perfaqesues ne keshillin e prijesave, kishte thene Elezi. Sigurisht qe eshte e rregullt qe prijesi i Dibres duhej te vinte ne Tirane qe te fliste per Dibren me qeverine. Gjate rruges takoi miqte e tij Zija Dibra dhe Mustafa Kruja, se bashku me skortat e tyre. Ata erdhen se bashku dhe nje ore larg Tiranes ndeshen me nje trupe me 60 ushtare qeveritare qe hapen zjarr. Nje histori e cuditeshme", tha ministri britanik. "Une nuk e di se c'do te behet me te. Besoj se ky eshte miku me i sinqerte ne jeten time". Ne fjetem duke sjelle ndermend keto ngjarje. Elez Jusufi ishte ende ne Tirane, Ahmeti ende ne Godinen e Qeverise. Dinamoja punonte gjate gjithe nates.

Mengjesin tjeter kishte me shume lajme ne kafene. Ahmeti po kerkonte qe Elez Jusufi te leshonte armet dhe te dorezohej. Po keshtu kerkonte edhe dorezimin e Mustafa Krujes dhe Zija Dibres, qe i akuzoi per tradheti. Elezi u pergjigj se ishte fyerje t'i kerkoje nje dibrani te dorezonte armet, kur ai ishte gjalle. Nese Mati mendonte t'i bente kete turp Dibres, atehere pushket e dibraneve do u jepnin fund bisedimeve. Mustafa Kruja ishte zhdukur gjate nates dhe njerezit e tij kishin mbetur pa udheheqje, ndersa Zija Dibra ishte ende aty. Sipas atyre qe thuheshin ne kafene Mustafa Kruja dhe Zija Dibra ishin te paguar nga Italia, ndersa Elez Jusufi ishte i corientuar, i mashtruar prej tyre.

Ne oren tre papritur erdhi pergjigja. Nje shperthim i te shtenave me pushke, nje bresheri e mitrolozave dhe rruget u zbrazen nga njerezit ne sekonde, dritaret u mbyllen ndersa dyerve iu vu llozi. Duke degjuar krismat e armeve ne thame se ky ishte fundi. Pastaj kuptuam se gjate bisedimeve, Ahmeti kishte fituar kohe te mjaftueshme per te sjelle malsoret.

Ne oren shtate te mengjesit tjeter ai ende vazhdonte te luftonte. Pesembedhjete ore pa nderprerje dhe Elez Jusufi ishte ende gjalle dhe ne Tirane. Kur zjarri pushoi ne mengjesin e shndritshem, ne dolem duke kaluar neper muret me qerpic te prishura, mbi kalldremet e gjakosura, prane shtepive te cilave vende- vende u kishte rene suvaja nga goditja e plumbave. Ne mes te ketij shkaterrimi, Elez Jusufi vazhdonte te mbahej. Ne oren dhjete u degjua nje daulle ne rrugen para Xhamise ku ishin shtrire burrat e vrare dhe nje turme degjonte thirrjen e tellallit te qeverise qe njoftonte. Ai therriste se ne oren dymbedhjete Ahmet Beu do te digjte lagjen qe kishte strehuar Elez Jusufin. Qytetaret qe kishin shtepite aty kishin dy ore ne dispozicion per te larguar pasurine e tyre te levizshme. "Degjoni mire! Ne oren dymbedhjete mitralozet do te fillojne te qellojne dhe lagja do te digjet. Pas ores dymbedhjete asnjeri nuk do te mbetet i gjalle. Ky eshte urdheri i Ahmet Bej Matit".

Eshte e pamundur te pershkruhet ndjenja qe mbizoteronte ate dite ne Tirane. Ishte si nje dare gjigande qe shterngonte zemren, ngadale, pa meshire. Vdekje. Ne oren dymbedhjete mitralozet do te qellojne dhe lagja do te digjet. Asnje nuk do te dale i gjalle prej andej. Ne pyetem "A do ta beje Ahmeti kete?" dhe vazhdimisht merrnim te njejten pergjigje "Po". Njerezit nuk flisnin shume ate dite, ata vetem thonin "Po".

Procesioni filloi. Grate kerruseshin nen peshen e sendeve, batanije, qylyme, karrike, nje tigan, nje loder femije. Femijet ecnin para tyre duke terhequr me veshtiresi furken e tjerrjes. Me te vegjelit pengoheshin dhe mbaheshin tek fundet e nenave te tyre. Ora dymbedhjete pa dhjete. Mitralozi i fundit kakariste mbi kalldremet. Ora dymbedhjete pa gjashte minuta. Radhe burrash me bidona benzine qe ecnin ne rruge. Ora dymbedhjete pa kater minuta dhe rruget u boshatisen per t'ua lene vendin atyre qe vinin te armatosur. Ora dymbedhjete pa tre minuta dhe u degjua goditja e daulles. Sheshi i hapur para Xhamise ishte nje mase trupash, nje mbytje e frymemarrjeve te mbajtura.

"Degjoni mire o popull i Tiranes! Elez Jusufi kerkon kohe. Nje keshill eshte duke biseduar. Ne oren dy do te fillojne mitrolozet dhe lagja do te digjet. Ne oren dy. Me urdher te Ahmet Bej Matit". Dukej sikur shtrengimi i asaj dare gjigande mund te lehtesohej, por ajo vazhdonte te shterngonte ngadale, minute pas minute. Ajo vazhdoi te shterngoje edhe kur ne oren dy pa kater minuta tellalli lajmeroi se keshilli ende vazhdonte bisedimet dhe se ne oren kater do te ishte urdheri i trete dhe i fundit. Ne oren kater pa gjashte minuta njerezit po ecnin me pishtare te ndezur, benzina ishte derdhur dhe shperndareset e drunjta e kishin hedhur ate mbi catite. Ne oren kater pa pese minuta u degjua zhurma e nje automobili neper rruge dhe u pa Elez Jusufi qe po shkonte ne Godinen e Qeverise me nje makine angleze. Zoti Eyres qendronte prane tij. Tirana i ndoqi ata deri tek dera e hyrjes me nje turme njerezish, qe ngadalesoi, u vertit para portes dhe ndaloi. U duk se koha ndaloi bashke me te.

Ora kater e dhjete minuta dhe Elez Jusufi se bashku me zotin Eyres kishin mberritur para portes. Elez Jusufi qendronte drejt dhe krenar, nje malesor i vjeter, i mrekullueshem, i veshur me jelek Skenderbe dhe zinxhire te argjendte, duke pare tej turmes, sikur kjo te mos ishte aty. Tirana po merrte fryme lirisht, ashtu sic psheretin nje burre i lodhur.

Ne u ulem ne sallen e ngrenies te lyer me gelqere te Shkolles Teknike duke pire caj. Syte e zotit Eyres pasqyronin lodhjen. Ai nuk mund ta harronte takimin ndermjet Elezit dhe Ahmetit. "Ahmeti eshte nje burre i forte. Ndonese pak i ri, pikerisht 26 vjec, me kane thene. Por koha do ta rregulloje ate. Elezi ishte bindur te shkonte ne Godinen e Qeverise te takohej dhe te bisedonte me Ahmetin. Me te vertete nje burre i vecante Elezi. Ai nuk kishte pare kurre automobil deri ne ato caste. Ai hipi dhe u ul ne te sikur te kishte udhetuar me nje te tille gjate gjithe jetes se tij, nuk i beri fare pershtypje. Mbase ka qene disi i tensionuar pas gjithe asaj qe ndodhi. Ai i tha Ahmetit se kishte folur me njerezit e tij. Ata nuk mund t'i dorezonin pushket. Nese do te kerkohej qe ata te dorezonin pushket, atehere Elezi do te kthehej tek njerezit e tij dhe ata do te vdisnin duke luftuar. Ahmeti tha: "Mustafa Kruja do te varet kur ne ta gjejme ate. Zija Dibra duhet te lere Shqiperine pergjithmone. Ndersa ti me jep besen e paqes dhe kthehuni ne Diber me pushket tuaja". Elezi qendroi ne heshtje per nje moment dhe pastaj i dha besen. "Dibra, tha ai, do t'i jete besnike e Qeverise Kushtetuese te Shqiperise sa te jete gjalle dhe deri sa bijt e bijve te tij do te drejtonin Dibren". Ai pershendeti, Ahmeti gjithashtu pershendeti, takimi zyrtar kishte perfunduar. Me te vertete dicka dramatike ndermjet ketyre djelmoshave. Ata vepruan sic thane. Pa pallavra, pa firmosur letra. Nuk ishte nevoja, dhe Ahmeti e di kete. Elezi do te pritet copa- copa nese thyen besen. Keta burra jane per t'u admiruar me veprimet e tyre. Ndersa po largohej Elezi u kthye per te folur perseri me Ahmetin. Dibra dhe Mati kane qene armiq te vjeter, tha ai. Nuk ka patur miqesi ndermjet tyre qe nga koha e Skenderbeut. A nuk ishte kjo kohe per te harruar ate armiqesi te vjeter? Ne malet e saj Dibra nuk e kishte kuptuar Qeverine e Tiranes. Gjate atyre tre diteve te qendrimit ne Tirane, Elezi tha se kishte mesuar shume gjera te reja. Ai tani besonte se Ahmet Mati po luftonte per Shqiperine. A mund te bashkohej Ahmeti me te ne nje bese per paqe ndermjet Matit dhe Dibres. Kjo ishte e tera e papritur", tha zoti Eyres. Sidoqofte Ahmeti nuk u befasua aspak. Ai dhe Elezi dhane besen e paqes.

Takimi kishte perfunduar dhe bashke me te edhe kriza. Ne thame se Shqiperia edhe kete radhe kishte shpetuar. Nese trazira kishte qene,- e kush mund ta thote kete,- nje komplot italian, atehere Italia kishte deshtuar perseri. Keshtu tani nuk do te kishte shperthim te ri lufte ne Ballkan dhe ne ate ballance te pasigurte te gjithe politikave evropiane, ballanca ballkanike nuk kishte ndryshuar. Ndersa ne po thonim kete, pikerisht ne ate kohe na erdhi goditja e dyte: Hamid Bej Toptani, vellai i Esat Pashes, kishte marre Durresin dhe ishte nje ore larg Tiranes. "Ky duket si nje plan i organizuar mire", thame ne. Shkodra u sulmua, Elbasani u sulmua, Durresi u mor, Tirana u sulmua nga perendimi dhe nga lindja. Nje komplot ku vetem nje gje e vogel nuk kishte shkuar mire. A mos ishte mashtruar Elez Jusufi nga dy miqte e tij, Mustafa Kruja dhe Zija Dibra qe te hynte para kohe ne Tirane? A mos valle ata synonin te sillnin burrat e Dibres nga lindja kur Hamid Bej Toptani erdhi nga perendimi? A mos ishte ky gabimi i planit kur ata nxiten Elez Jusufin te qendronte ne llogore ne Tirane, ndersa shpresonin se Toptani mund te vinte ne kohe ne ndihme per te marre Godinen e Qeverise? Ose, a kishin ardhur ne kohe dibranet dhe Toptani ishte vonuar me qellim per t'ua lene luften e ashper te Tiranes dibraneve? Pyetje te kota sepse ne nuk i dinim pergjigjet e tyre. Dhe mendimet tona vajten tek Ahmeti, tre dite e nete rresht pa fjetur apo pushuar, njeriu i vetem i cili ishte qeveria, qe qendronte i vetmuar ne Godinen e Qeverise me tablone e kesaj situate para tij. Sa mire i kishte levizur ai gjerat! Duke ftuar ministrin britanik si ndermjetes, per te fituar kohe te sillte luftetaret e tij.

Nderkohe, dy kuaj ecen duke galopuar lehte pas dritareve te dhomes se ngrenies. Ne pame qe nga porta e oborrit nje kalores me kostum matjan qe drejtonte nje kale te dobet. Nepermjet portes u fut ne Godinen e Qeverise dhe ne moment u rishfaq perseri. Mbi kale qendronte Ahmet Beu. Kishte veshur po ato rroba me te cilat e kisha pare kur e takova, te zhubravitura pak, duke treguar keshtu netet pa gjume, ndersa fytyra e tij ishte e bardhe nga lodhja. Ne koke kishte nje feste astrakani, mbi supe nje rrip qe mbante pushken, perreth mesit kishte gjerdanin me fisheke, ndersa nje rryp mbante revolverin dhe thikat te veshura me argjend. Nje figure e cuditeshme, me kostum biznesi te prere nga nje mjeshter, qe ecte kaluar mbi nje kale te dobet rrugeve te Tiranes. Pas tij vinin me hapin e gjate dhe te lekundur te malesoreve, rreth 60 matjane.

"Tungjatjeta zonja!" tha ai, duke prekur festen prej astragani ne shenje pershendetjeje.

"Tungjatjeta Ahmet Mati!".

Ende nuk kishte lajme nga lufta. Me nje ton te cuditshem njerezit peshperisnin "Ahmet Bej Mati". Pjeserisht te habitur, pjeserisht te frikesuar, pjeserisht te shokuar. Ata thane "Ahmet Bej Mati", por afishet qe po ngjiteshin ne qepariset e vdekjes firmosnin thjesht, Ahmet Zogu. Ai nuk e quante me veten be; ai nuk perdorte me edhe titullin turk qe i ishte dhene familjes se tij kur vdiq Skenderbeu dhe familja e tij u be muhamedane, por titullin qe ndryshoi emrin e vjeter nga Zogolli ne Zogu. Afishet thonin se Tirana ishte nen ligjin ushtarak, gjithe dyqanet dhe kafenete duhej te mbylleshin dhe asnjeri te mos levizte neper rruge pas ores nente. Firmosur, Ahmet Zogu. Ne ora nente asnje drite nuk dukej ne rruge dhe nuk degjohej ndonje ecje kembesori mbi kalldrem. Ahmet Bej Mati ishte shnderruar ne nje figure te padukshme te frikeshme, nje lloj si nje fuqi e pakapshme, e pakufizuar qe mbizoteronte ne erresire mbi Tirane.

Nderkohe erdhi lajmi se forcat e Hamit Beut ishin shpartalluar dhe ishin shperndare, familja e tij ishte larguar me nje anije lufte italiane dhe Hamid Beu po ndiqej ne drejtim te veriut neper male. Tre burra u varen ne Shijak dhe hani i atjeshem, i cili kishte qene selia e Hamid Beut, u dogj. Durresi nuk i kishte bere atij rezistence dhe per kete Ahmeti e gjobiti me pese mije napoleona. Gjobiti edhe Tiranen me pese mije napolona pse nuk kishte ndihmuar qeverine kur u futen dibranet. Arrestoi 29 burra, te cilet do te coheshin para gjyqit per tradheti. Pasuria e Hamid Beut u konfiskua dhe shtepia e tij ne fshat duhej te digjej. Shkodra nuk ishte sulmuar. Zija Dibra do te cohej te nesermen ne Durres per t'u vendosur ne nje avullore per ne Konstandinopoje. Gjithe Shqiperia ishte e qete.

Ky ishte fundi i rebelimit te marsit 1922, i cili per nje jave ishte nje nga kapsollat ndezese ne depon e barotit te Europes. Kjo ishte shmangur nga nje prijes i malesoreve te Matit, ne Shqiperi. Nje vend i vogel te cilin nuk e njihte njeri. Nuk ka me per kete histori. Udhetimi yne ne male nuk eshte pjese e saj. Kur kujtoj ato dite ne Tirane me vjen ndermend figura e Ahmet Zogut, duke ngare kalin e lodhur ne krye te matjaneve te tij, mes nje turme te heshtur e cila qetesisht i hapte rruge qe te kalonte. Pushka dhe revolveri, thikat dhe gjerdani i fishekeve ishin hequr. Kostumi ngjyre gri i biznesit ishte i pastruar dhe hekurosur. Nje fytyre e bardhe dhe rrathet e zinj poshte syve te tij qe shohin direkt deri ne fund te gjerave. Pas tij, i mbuluar nga nje shtrese pluhuri dhe i sperkatur me balte, automobili i zbrazur i qeverise shqiptare, i cili kishte bere dyzet milje deri ne Durres per te marre Ahmetin por ishte kthyer bosh pasi ai donte te vinte kaluar ne krye te njerezve te tij.

Me kujtohet Ahmetit ne shtepine e tij, ne nje kolltuk Louis XVI, poshte nje tavani turk te zbukuruar. Pesedhjete pushke, pjese muzeale, ishin zgjedhur prej tij dhe ishin sjelle ne Tirane, kur fiset malesore ishin carmatosur. Pas tyre, ai na priti. Me kujtohen fjalet e tij: "Shqiperia ka nevoje per burra, ka nevoje per burra te mesuar. Cfare jam une, megjithe fuqine ne duart e mia, te cilen nuk mund ta perdor sepse jam i paditur? Une nuk njoh Evropen, Ameriken. Tirana ka nevoje per fabrika, Shqiperia ka nevoje per industri. Njerezit jane duke vdekur urie dhe te rraskapitur, ata ecin me kembet zbathur mbi token, e cila mbulon fatet e tyre. Ne kemi nevoje per zhvillim kapitalist, jo pas njeqind vjetesh, por tani".

Dhe gjithnje me vjen ndermend nje imazh i njohur per ata qe e njohin Tiranen. Ora e perendimit te diellit, kur gjithe Tirana del jashte duke shetitur ne ajrin e kendshem te mbremjes. Kabineti i Ministrave te Shqiperise ecen duke shetitur ne rresht, serioz, me duar mbrapa dhe ne mes qendron Ahmet Zogu, i zgjedhur nga parlamenti kryeminister i Shqiperise. Gjashte hapa prapa ecen eskorta e tyre, nje rresht i vetem ushtaresh. Malet lindore jane duke kapur driten e fundit te diellit duke u bere magjike, ndersa ajri eshte disi i arte mbi fushat e gjelbra ku malsoret mblidhen si gjithnje mbremjeve, si shume kohe me pare, atehere kur Athina nuk ishte ndertuar ende.

Pergatiti: Dr. Vasfi Baruti
( Revista Klan )


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.