Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe macen kur ta ngacmosh, tė grithė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Elita :: Jeta dhe vepra e komandant Kadri Bardulla
Postuar nga: Albo

Elita Historia e ish-ushtarakut tė Monarkisė sė Zogut qė regjimi komunist e shpalli armik e tradhėtar, edhe pse ai kishte dhėnė sinjalin e parė tė zjarrit mbi italianėt nė Durrės

Kadri Bardulla, komandanti i 7 prillit qė u shpall armik



Dashnor Kaloēi

Ndonėse bashkėshorti im kapiten Kadri Rustem Bardulla qė ishte Komandant i Mbrojtjes Bregdetare tė Durrėsit dhe nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 luftoi duke dhėnė vetė i pari sinjalin e e zjarrit mbi italianėt, menjėherė pas mbarimit tė Luftės komunistėt e shpallėn armik e tradhėtar dhe ne na hoqėn nga shtėpia". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 87 vjeēarja Hatixhe Bardulla (Jareci) e cila rrėfen pėr bashkėshortin e saj Kadri Rustem Bardullėn, ushtarakun e Monarkisė qė dha i pari sinjalin e zjarrit kundėr italianėve nė 7-prillin e vitit 1939. Po kush ishte Kadri Rustem Bardulla dhe cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij? Cili ishte roli i Kadriut nė 7-prillin e vitit 1939 dhe pėrse ai e dha sinjalin e zjarrit kundėr italianėve pa marrė urdhėr nga komanda e tij eprore nė Tiranė?

Pėrse ai nuk pranoi gjatė Luftės qė tė rreshtohej pėrkrah forcave partizane dhe si i ndihmoi ata. Cilat ishin rrethanat e vrasjes sė tij nė Prefekturėn e Dibrės sė Madhe dhe pėrse regjimi komunist i Enver Hoxhės e shpalli atė si armik e tradhėtar?

Ushtarak i Monarkisė

Kadri Rustem Bardulla u lind nė vitin 1907 nė qytetin e Peshkopisė dhe pas mbarimit tė shkollės fillore nė vėndlindjen e tij, aty nga viti 1925 ai erdhi nė Tiranė dhe u regjistrua nė Shkollėn e Oficerėve tė cilėn e mbaroi nė vitin 1928 me rezultate shumė tė larta dhe pėrfitoi gradėn e togerit. Lidhur me karrierėn ushtarake tė Kadriut, bashkėshortja e tij, 87-vjeēarja Hatixhe Bardulla (Jareci) dėshmon: "Pasi mbaroi shkollėn ushtarake tė oficerėve nė Tiranė, Kadriu u caktua nė disa reparte tė Ushtrisė dhe gjatė periudhės sė Monarkisė ai shėrbeu pėr disa vjet nė Tiranė, Shijak, Kavajė dhe Durrės. Aty nga viti 1935 ai u emėrua nė funksionin e Komandantit tė Kufirit nė krahinėn e Malėsisė sė Madhe qė kishte nėn juridiksionin e saj Selcėn, Vermoshin dhe Kelmendin. Nė atė detyrė Kadriu qėndroi deri nė vitin 1937, kur u transferua me urdhėrin e Mbretit Zog. Arsyeja e transferimit tė Kadriut erdhi pas njė incidenti tė rėndė qė kishte ndodhur nė atė zonė kufitare, pėr tė cilėn pala jugosllave protestoi shpėr pranė Ministrisė sonė tė Jashtme duke kėrkuar edhe dėnimin me vdekje tė Kadriut. I detyruar nga protestat e palės Jugosllave dhe pėr tė mos shkaktuar probleme ndėrshtetėrore, Mbreti Zog e transferoi Kadriun pėr nė Durrės dhe ne fletoren zyrtare u shkruajt sikur ai ishte degraduar dhe ishte dhėnė pėr ndjekje penale. Nė atė kohė qė Kadriu u transferua nė qytetin e Durrėsit me detyrėn e Komandantit tė Mbrojtjes Bregdetare, ai na mori edhe ne tė jetonim nė atė qytet, pasi deri nė atė kohė ne banonim nė qytetin e Peshkopisė", kujton bashkėshortja e Kadri Rustem Bardullės mbi karrierėn e tij ushtarake deri nė vitin 1937 kur ai u transferua nė qytetin e Durrėsit.

7 prill '39, jep sinjalin e luftės

Duke qenė nė funksionin e Komandantit tė Mbrojtjes Bregdetare tė zonės sė Durrėsit, nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 Kadri Rustem Bardulla pati rastin tė ishte njė nga oficerėt qė u mor me organizimin e asj rezistence qė iu bė trupave italiane nė momentin e zbarkimit. Lidhur me atė ngjarje tė largėt, bashkėshortja e tij Hatixhia dėshmon: "Mė kujtohen si tani ato ditė tė para tė prillit tė vitit 1939 kur ishte hapur lajmi qė Italia do tė pushtonte Shqipėrinė. Qė nga data 2 prill Kadriu iku nga shtėpia dhe gjithė ato ditė ai ka qėndruar nė reparte dhe nė zyrėn e tij pa u kthyer fare nė shtėpi. Ato ditė Kadriu u largua edhe jashtė Durrėsit duke shkuar edhe nė Bishtė Pallė dhe nė Shėngjin ku inspektonte trupat ushtarake qė kishin marrė urdhėr gatishmėrie pėr tė qėndruar nė pozicione. Aty nga mbrėmja e gjashtė prillit Kadriu erdhi nė shtėpi dhe na mori e na nisi tė gjithėve pėr nė Tiranė. Ditėn e nesėrme kur trupat italiane kisėhin zbarkuar nė Durrės, ne kemi qenė nė Shkallėn e Tujanit duke udhėtuar me kuaj pėr nė Peshkopi", kujton bashkėshortja e tij Hatixhia. Po cili ka qenė roli i Kadri Rustem Bardullės gjatė asaj rezistence qė iu bė trupave italiane nė Durrės? Lidhur me kėtė hidhet dritė nga disa kujtime qė i ka lėnė njė nga oficerėt e tjerė tė Ushtrisė Mbretėrore, koleg i Kadriut i quajtur Nuredin Pustina. Midis tė tjerash nė ato kujtime tė Pustinės shkruhet: "Ato ditė tė para tė prillit tė vitit 1939 kur unė vija nga Tirana nė Durrės pranė familjes, Mujo Ulqinaku mė raportoi se italianėt qė shėrbenin pranė Marinės sonė, u hiqnin gjilpėrat topave tė mėdhenj qė ishin instaluar nė fortifikatat pranė vilės nė kodėr dhe ato qė ishin gjatė rrugės pėr tek kisha. Unė kėtė gjė ia raportova Shefit tė Transportit nė Komandėn e Mbrojtjes bregdetare Kapiten Ibrahim Ishmit dhe ai njoftoi Gjeneralin qė ishte Komandant i Mbrojtjes e prej tij u njoftimi iu dha Komandantit tė Marinės nė Durrės i cili u tėrhoqi vrejtjen italianėve qė ishin nė Komandėn e Mbrojtjes. Italianėt e morėn vesh informatėn e Mujos dhe nuk ia harruan atė deri sa e vranė. Unė me oficerėt e depos nuk kishim asnjė ushtar nėn komandė, por vajtėm vetė nė vijėn e parė. Unė u bashkova me rojet e kufirit, nėn komandėn e Komandantit tė Kufirit, kapiten Kadri Rustemit nga Peshkopia. Kadriu mori nė telefon kapiten Akil Sakiqin i cili ishte komandant batalioni dhe i thotė se italianėt kishin zbritur nė tokė (nė mol) dhe kishin filluar tė ecnin drejt nesh. Kompania kishte zėnė pozicione afėr godinės sė Bankės, fare pranė molos. Pasi nė atė kohė lidhja telefonike me Tiranėn ishte prerė dhe nuk funksiononte, Kadri Rustemi nxorri revolen dhe qėllloi i pari. Kjo ishte shėnja e sinjalit tė luftės qė jepte urdhėrin pėr tė hapur zjarr ndaj italianėve dhe menjėherė pas sinjalit tė Kadriut, tė gjitha repartet kudo qė ishin dislokuar nėpėr pozicione filluan tė hapin zjarr nė drejtim tė italianėve. Si rezultat i atij zjarri tė pandėrprerė, italianėt u kapėn nė befasi pasi ata nuk e mendonin se do t'u bėhej rezistencė. Pas kėsaj ata u tėrhoqėn dhe u mbyllėn nė anijet e luftės, por gjatė tėrheqjes pati shumė tė vrarė dhe tė plagosur nga ana e tyre", thuhet nė kujtimet e Nuredin Pustinės lidhur me ngjarjet e gjashtė dhe shtatė prillit tė vitit 1939, ku Kadri Rustemi ishte oficeri qė dha i pari sinjalin e zjarrit mbi italianėt.

Emigrant nė Bosnje

Pasi ushtria pushtuese italiane e theu atė rezistencė qė iu bė nga ana e Ushtrisė Mbretėrore dhe hyri nė Durrės e nė Tiranė, Kadri Rustemi sė bashku ushtarakėt e tjerė u largua pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė italianėve tė cilėt kishin nxjerrė urdhėr-arrestet pėr tė gjithė ata oficerė qė i kishin pritur ata me pushkė. Lidhur me largimin e Kadriut nga Durrėsi, bashkėshortja e tij Hatixhia dėshmon: "Nė mbrėmjen e shtatė prillit tė vitit 1939 Kadriu u largua nga Durrėsi nga frika e ndonjė arrestimi tė mundshėm dhe erdhi nė Peshkopi ku isha unė bashkė me tre fėmijėt e vegjėl. Qė nė mbrėmjen e shtatė prillit, ne morėm njė lajm sikur ishte vrarė Kadriu dhe nė shtėpi u hap morti. Por mė pas njė nga burrat e vjetėr tė shtėpisė nguli kėmbė se ne nuk duhej tė hapnim mortin akoma pa ditur tė vėrtetėn rreth Kadriut dhe kėshtu qė ajo gjė u mbyll. Kur erdhi Kadriu nė shtėpi ne u gėzuam pa masė qė ai ishte gjallė, por ai nuk qėndroi shumė pasi autoritetet italiane kishin nxjerrė pėr tė urdhėr-arrestin. Si rezultat i kėsaj ai u detyrua dhe emigroi nė Tuzlla tė Bosnjės nė Jugosllavi, sė bashku me shumė nga kolegėt e tij ushtarakė tė Monarkisė. Nė atė qytet Kadriu qėndroi si emigrant deri nė fundin e vitit 1942 apo fillimin e 1943-it dhe gjatė asaj periudhe ai shoqėrohej mė shumė me Mustafa Gjinishin tė cilin e kishte mik tė ngushtė. Kur u kthye nė Shqipėri, Kadriu u mobilizua nė Ushtrinė Kombėtare dhe u caktua si oficer kufiri nė Komandėn e Prishtinės qė mbulonte kufirin e Kosovės me Jugosllavinė. Kur nė Tiranė erdhi nė fuqi si kryeministėr Fiqėri Dinja, Kadriu u transferua dhe erdhi nė Peshkopi me detyrėn e Komandantit tė Batalionit", kujton Hatixhe Bardulla pėr karrierėn ushtarake qė ndoqi bashkėshorti i saj Kadriu pas vitit 1939.

Ekzekutimi dhe persekucioni i familjes

Lidhur me periudhėn qė Kadri Rustemi ishte me detyrėn e Komandantit tė Batalionit nė qytetin e Peshkopisė, Hatixhia kujton: "Ndonėse Kadriu ishte njė antikomunist i vendosur, ai jo vetėm qė nuk i ngacmonte shumė partizanėt, por pėrkundrazi ai i ndihmonte ata dhe shumė prej tyre nuk i arrestonte sipas urdhėrit qė i jepej. Nė atė kohė njėri nga krerėt e lartė tė partizanėve pėr krahinėn e Dibrės i bėri thirrje Kadriut qė ai tė reshtohej me forcat partizane, por Kadriu nuk pranoi duke u thėnė se nuk mund tė luftonte nėn urdhėrat e komunistėve. Kadriu u vra mė nėntė korrik tė vitit 1944 brenda ndėrtesės sė Prefekturės sė Dibrės, nga foract komuniste maqedonase tė cilat atė ditė kishin marrė njė ofensivė kundėr nacionalistėve duke vrarė reth 15 prej tyre. Ndonėse Kadriu u varros nė Dibėr tė Madhe nga disa miq tė familjes sonė, disa ditė mė vonė qeveria shqiptare e asaj kohe organizoi njė ceremoni duke e shpallur atė tė rėnė nė krye tė detyrės. Por ky qėndrim qė u mbajt nė atė kohė ndaj Kadri Rustemit, ndryshoi nga komunisėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944. Ata menjėherė e shpallėn Kadriun armik e tradhėtar dhe ne na hoqėn nga shtėpia jonė duke na lėnė tė banonim vetėm nė bodrumin e saj ku ne qėndruam pėr shtatė vjet me radhė. Ne nuk na internuan si shumė familje tė tjera ndoshta pėr arsyen se nuk pėrbėnim ndonjė rrezik, por qė nga ajo kohė dhe gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist ne u quajtėm familje reaksionare dhe dy djemtė e mi Genci me Musanė (Pulin) mezi mundėn qė tė merrnin shkollat e larta me korespodencė", e pėrfundon rrėfimin 87-vjeēarja Hatixhe Bardulla, pėr bashkėshortin e saj Kadri Rustem Bardullėn, ish-Ushtarakun e Monarkisė qė komunistėt e shpallėn armik e tradhėtar edhe pse ai ishte oficeri qė kishte dhėnė i pari sinjalin e zjarrit pėr tė goditur italianėt nė shtatė-prillin e 1939-ės.


GSH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.