Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fati ndihmon te guximshmit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Projekti :: Kosova, Margaritar i Kombit Shqiptar
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare *** Kryetar i Shoqates Atdhetare?Kulturore

" Lidhja e Prizrenit"

Prof. Dr. Myslim Islami

(Ē'pashė, ē'dėgjova dhe ēfarė meditova brenda pesė ditėve nėpėr Kosovė.)



Ne kafen e Hotel " Minirit" u takova rastėsisht me pronarin zotin Harun me origjine nga Gostivari por i vendosur prej shume vitesh ne Zagreb. Duke biseduar i tregova per ftesen qe me kish ardhur nga Ferizaj. Ai menjehere tha qe te udhetojme bashke sepse neser do tė nisej per ne Gostivar. Ashtu vepruam. Mė 5 korrik ne ora 4-30' u nisem me nje makine te klasit dhe me kondicioner. Ne postobllokun e Qafe-Thanes arritem shpejt. Nuk na vonuan te dy postat per formalitetet. Neper trojet shqiptare te Maqedonise kisha kaluar para 8-9 vjeteve,kur kam shkuar ne Sofje dhe Bukuresht. Rruge te shtruara. Flamuri shqiptar valėvitej neper pullazet e shtepive bile neper minarete e xhamive qe me pare as qe mund te mendohej. U befasova dhe u nervozova kur ne disa kryqezime rrugesh pashe fortifikime me thase me rere e trupa maqedonas ne gatishmeri. Nga zoti Harun mesova se midis Tetoves e Dibres 8-9 fshatra shqiptarė te besimit ortodoks, tė moshuarit flasin shqip por fatkeqėsisht dhe padrejtėsisht shkollat ua kane imponuar ne gjuhen maqedonase.

Ne Maqedoni numri i shqiptareve e kalon shifren 1 milion pra mbi 40% e popullsise dhe mosha mesatare e shqiptareve nuk i kalon te 28 vjeēet, dominon pra mosha e re. Vetem Tetova ka 150 000 banore dhe si rajon arrin ne 400 000 banore.Fshatrat mbi Tetove dhe Gostivar jo vetem si natyre por me teper per qendresen si baza te Ushtrise Ēlirimtare u kthyen ne nje kala te vertete dhe iu thane prerė si nje paralajmerim qarqeve shovene maqedonase se nuk luajne nga ky vend dhe se jemi gjalle.

Kombi shqiptar e di ē'peshe ,ē'rol historik kane patur e kane Shkupi e Manastiri. Dokumentet flasin qe Shkupi ka patur 5000 familje shqiptare, 1000 familje maqedonase dhe 300 serbe. d.m.th 80 % e popullsise ka qenė shqiptare. Sot ka zbritur nga shpernguljet e imponuara ne 40 %. Apo Manastiri i Kongresit te gjuhes shqipe ku u be unifikimi i alfabetit me shkronja latine vetem gjate viteve 1912 -1915 ka shperngulur mbi 130 000 shqiptare shumica per ne Turqi.

Nuk di, mund te gaboj ne parashikim por nė qoftė se marreveshja e Ohrit midis krereve politike Shqiptare e qeveritareve Maqedonas nuk gjen zbatim, situata do tė precipitoje me te shpejte ne nje shperthim te dyte lufte qe fundi nuk i dihet. Shumė provokime nga serbėt apo maqedonasit duan tė mbajnė frymė konfliktesh dhe vazhdojnė rymat ekstreme tė pėrplasin kėmbėt. Kėrkon vigjilencė tė lartė dhe mos na rėmbejnė optimizmin, se Ballkani po paqėsohet.Nga Gostivari ne Tetove e nga Tetova ne Ferizaj udhetuam me autobuzin e linjes. Sa kaluam postobllokun autobuzi iu ngjit Malit te Sharrit i veshur me bimesi te dendur. Udhetonim neper kete rruge plot zigzage dhe une mendonja se sa e sa ngjarje historike mbajne te regjistruar ne gjirin e vet keto male. Nga maja e Sharrit me befasoi pllaja e Kosoves. Te mbusheshin mushkrite, te mbushej syri dhe kjo fushe pafund te bente ta ndieje veten te pasur e te forte. Ē'kontraste e ē'bukuri te rralla dhe ē'pasuri kane trojet shqiptare. Male e vargmale me pasuri te rralla. Fusha si e Kosoves, Rrafshi i Dukagjinit, Fusha e Manastirit, Rrafshi midis Tetoves e Shkupit, Myzeqeja, Fusha e Korēes, Ēameria e agrumeve dhe po te numerosh vijen e gjate detare, liqenjte, lumenjte, ujėrat nentokesore dhe klimėn, te gjitha se bashku e bejne ne Mesdhe, ne Ballkan nje vend qe ėshtė patur gjithmone zili. Ky ėshtė vatani i shqiptareve. Kjo ėshtė pasuri e shqiptareve. Kjo ėshtė jeta e shqiptareve dhe kjo mbrohet si syte e ballit.

Zbritem nga autobusi burre e grua 3 km para Ferizajt se vazhdonte autobuzi linjėn per ne Prishtine. Ne Hotel "Dana" u ēlodhem dhe nje taksi na zbriti para nje vile trekateshe e veshur me lule. Na priten me shume ngrohtesi, u mblodhen te gjithe pjesetaret e familjes .Ferizaj qytet me afro 130 000 banore. Qytet me plot perspektive ėshtė ngritur ne distance te barabarte midis shkupit e Prishtines.

Dihet qe Shqiperia rrethohet nga trojet shqiptare. Por edhe vete Kosova rrethohet nga te kater anet me troje shqiptare. Nga Lindja me Presheven, Bujanovsin, Medvegjia. Nga Jugu me Kumanoven, Shkupin, Tetoven, Gostivarin. Nga Jugu e Jugperendimi Kukes, Tropoje, Malesi e Madhe ne Perendim Plave, Guci. Novi Pazar dhe ne Veri Kastrati, Kopaniku etj.

Degjova nga disa qytetare te Ferizajt se asnje kembe serbi s'ka as ne qytet as ne rajon. Kane bere aq krime sa s'kane kurajo te kthehen. Nje pjese e mirė e tyre i kane shitur shtepite dhe ēdo gje qe kishin dhe shqiptaret i kane blere pa pyetur per ēmimet e larta qe mbanin.

Zeqir Shamolli mė shetiti neper qytet dhe ajo qe me ra ne sy dhe qe flet shume ėshtė se ishin zhdukur gjurmat e luftes. Ndonje shtepi e rrallle ishte lene ne ate gjendje si dokument, si objekt si akuze dhe ndonje sepse pronaret e tyre ende s'jane kthyer nga emigracioni. Ne Ferizaj pashe dy kisha nje ortodokse e ngritur nga serbet dhe nje katolike e ngritur nga shqiptaret. Kishat serbe ruhen nga trupat greke, ruse apo franceze sepse serbet nuk kane besim tek trupat amerikane angleze, gjermane, spanjolle, italiane etj.

Baza ushtarake amerikane 3-4 km ne Lindje te qytetit me thane ėshtė madheshtore. Baza quhet " Bonstill" emer i nje heroi amerikan te luftes se Vietnamit tek kodra Sojeva. Ne kete zone paska nje veēori klimaterike qe s'bie kurre mjegull. Kjo flet se specialistet amerikane kane bere studime dhe punime te jashtezakonshme. Mesova se ne Ferizaj jane perqendruar trupat amerikane. Ne Prizren trupat gjermane, ne Peje trupat italiane, ne Mitrovice jane instaluar trupat franceze e ne Prishtine trupat angleze.

Kosova radhitet ne vendin e pare ne bote per moshen e re te popullsise. Mesatarja nuk i kalon te 25 vjetet. Familjet me 5-6 e me shume femije. Populli si burrat edhe grate te shendetshem. Popullsia ne Kosove po arrin 2.5 milione banore.

Duke shetitur neper qytet me binte ne sy qe dyqanet veēanerisht me prodhime bujqesore blegtorale ishin plot e perplot dhe te nje cilesie te larte e me nje ekspozim me kulture. Nje nga rruget kryesore ishte shetitore per te rinjte, dhe nga te dyja anet klubet dhe restorantet ishin mbushur vetem me te rinj. Eshtė kthyer ne tradite aq sa zbresin te rinjte edhe nga fshatrat rreth e perqark. Nje fakt qe me befasoi dhe qe e ngre shume lart karakterin e shqiptareve ne Kosove ėshtė se nuk kane mundur pushtuesit shekullore serbe te krijonin qeveri kuislinge. Ky fakt mund te jete i rralle apo i vetem ne historine e njerezimit. Shqiptaret e Kosoves e perdorin shume pak alkolin. Mundet per kete te kete ndikuar feja por edhe per te mos rene ne provokim me forcat pushtuese.

Njerezit jane te lidhur pas punes, pas tokes, pas prodhimit. Si per vajzen e per djalin,kur donin ta ēmonin shpreheshin " Nuk i trembet punes".

Ne Revisten " Shkolla shqipe" te vitit 1943 kam lexuar nga Avni Zajmi nje intelektual i degjuar ne ato vite, qė Kosovėn e cilesonte hambar qe prodhonte per te mbajtur popullsine shqiptare kur u bashkuan trojet per dy vjet rrjesht. Kosovari - me tha me te qeshur nje i moshuar- se nuk e perze pulen nga ara e grurit, se nje gushė ka qe merr nje grusht grure. Kurse ju ne Shqiperi ne zonat malore thuhet " Ha pula gur". Ndjeva qe shqiptari i Kosoves ne kuptimin moral te edukates qendron me stabel se shqiptari i Shqiperise qė ua kishin vėnė fėmijėve. Edhe si patriotizėm qėndron mė lart, kjo ka dhe shpjegim, sepse i mungonte liria pavaresia dhe e drejta per simbole dhe per gjerat e shtrenjta kombetare. Shqiperia per ta ishte nje enderr. Kudo degjoja emra te malevet, te lumenjve, te qyteteve te Shqiperise. Duke i mbajtur keta emra femijet, duke u perseritur shtohej dashuria dhe respekti per Memedhene. Si ne malesite tona por ne nje shkalle akoma me te larte kane qendruar dhe vazhdojne dhomat e burrave. Keto nė Kosovė ishin e janė me te fuqishme e me bindese se vete shkollat. Ne ato dhoma trajtoheshin gjera themelore dhe kishte nje respekt e vėmendje qofte edhe ne debatim. Fjala kishte peshė. Shpesh keto biseda beheshin ne menyre konspirative.

Nje fenomen qe une e degjoja per here te parė, se serbet me nivelet e larta tė tyre kanė punuar qe funksionaret e larte me origjine shqiptare te martoheshin me vajza serbe me qellim qe kjo te sherbente si nxitje qe edhe te rinjte ne mase te krijonin nje lidhje martesore. Rastet e martesave kane qene shume te rralla, sepse njerėzit ndienin tendencen pėr asimilim dhe pėr tė cėnuar kompaktesinė kombetare. Perēapje te qellimshme kane bere qarqe te caktuara ne fene islame. Ushqenin, nenvizonin shume anen fetare qe te ulnin anen kombetare te shqiptareve. I nxitnin me forma te ndryshem qe te faleshin pese here ne dite dhe fjala mysliman donin qe te zevendesonte fjalen shqiptar. Po mbi nje baze te studiuar e te qellimshme terhiqnin sa me shume te rinj shqiptare ne shkollat ushtarake qe me disiplinen edukaten dhe sherbimet te ndikonin ne shkrirjen e pragjeve qe i ndanin te dy etnite.

Nuk po ndalem e nuk po analizoj psene e ndarjes se trevave te popullsise shqiptare ne tre republika Serbi, Maqedoni, Malin e Zi, se ėshtė e qarte tashme per kedo.Praktika e marreveshjet e fshehta midis Beogradit e Ankarase per te shperngulur qindra mijėra shqiptare nga trojet e tyre e duke i vendosur ne Turqi duke mos gėzuar asnjė tė drejtė ne kuptimin e arsimimit nė gjuhen amtare por me e keqja u nderrohej emri dhe mbiemri. Forme tjeter ka qene dergimi here pas here e koloneve serbe dhe malazez ne trojet shqiptare duke krijuar enklava duke u marre token shtepite e ne veēanti nepermjet manastireve, kishave pra me autoritetin e fese. E kishin bere praktike qe nje pjese e ketyre koloneve largoheshin nga Kosova u shisnin shqiptareve token e tyre shtepite duke zvarritur e duke mos i plotesuar kurre dokumentacionin administrata serbe, dhe papritur ktheheshin per t'y rrembyer djersen dhe ato pak kursime.

Por ėshtė edhe nje e vertete tjeter qe e mesova se serbėt kurre nuk e kane ndjere veten te qete ne Kosovė. Shtepitė i mbanin me qerpiē nuk investonin se e dinin qe nje dite me hir ose me pahir do tė largoheshin. Kjo fakton ate qe shpeshhere ėshtė thene se serbet nuk hodhen dot rrenje nė Kosovė, por u nguliten si hunj. Me elementin ortodoks shqiptar benin leshime mbi leshime kurse ndaj banoreve katolike shqiptare tregoheshin teper te ashper me qellim qe te largoheshin nga trojet e tyre.

Ne mbremjen e dates 5 korrik Zehir Shamolli me tha se ai me te shoqen Jalldyz dhe une me Bukurien dhe krushka e tyre nga Dibra Nesimin do tė shkonin ne periferi te Ferizajt ne nje pike turistike ku ujerat nentokesore ndaheshin ne dy lumenj, njeri derdhej ne Adriatik e tjetri ne detin e Zi. Fenomen ky i rralle ne bote. Vetem ne Brazil ka nje fenomen te tille qe quhet Difurkacion.

Me daten 6 korrik diten e shtune ne Hotel " Doni " qe ne ora 19 filluan te vinin te ftuarit per ne dasme. Ne restorant u mblodhėn mbi katerqind e pesedhjete veta. U takova me shume te njohur dhe bisedova gjate me zotin Ohran Ismaili, Drejtor i Bankes Keditore te Prishtines nje bankier e financier me aftesi te rralla i ardhur nga SHBA per te ndihmuar. Ai edhe me disa specialiste te tjere para disa vjeteve ngriten Banken "Dardania" ne Tiranė dhe qė nė atė kohė isha i njohur dhe ishim bere miq. Me foli me te dhena nga burime shume serioze se Kosova brenda pese dhe dhjete vjetet e ardhshem do tė beje nje hop cilesor sepse do tė ndihmohet fuqimisht nga SHBA e vendet e tjera te perendimit.

Familja Shamolli per te me respektuar me kishte caktuar kryetar te krushqeve dhe bashke me vellane e madh u nisem me makinen qe mbante Flamurin Kombėtar. Nje kolone e tere makinash me burra dhe me gra nje ceremoni shume madheshtore dhe nje pritje tė pėrzėmėrt pėrjetuar nga familje e nuses Florina.

Nė dasme kur vargu i valltarėve zgjatej, shtohej nuk e di pse mė shfaqej para syve si ai vargu i luftėtarėve tė UĒK qė vazhdimisht nė lėvizje kur Ismet Shamolli me tregoi ja ky qe po kercen ėshtė luftetari i UĒK-se ka marre 7 plumba. Ky tjetri vertet nje djale shume i ri qe s'kish lene front luftimi pa shkuar, ja edhe ky, ja edhe ai. Ne tavolinė na kishin vendosur me krushqine dhe me te ftuarit e Shqiperise. I vellai i madh Zeqir Shamolli me tregoi se si ishte vrare i jati Vehbi Shamolli i cili nuk pranonte te ikte nga Drenica qe te mos behej ai shkak per tu larguar te tjeret. U godit nga nje predhe artilerie e trupave serbe dhe i vdiq ne duar. Une njihesha me ate burre me kishte ardhur ne shtepi ne Tirane dhe e kisha shoqeruar apo njohur me disa qendra kulturore nė Tiranė. Rrinte i veshur me rroba kombetare dhe me qeleshe. E kam ēuar bashke me te birin edhe ne Durres, Berat dhe Shqiperia i pelqeu shume. Nje fjale perseriste vazhdimisht: Shqiperia ka qene jorgan e dyshek per komitet e Kosoves, per mijera te debuar nga Kosova ne kohe te ndryshme dhe per kete iu kemi nje borxh te madh.

Nė dasmėn kosovare ku nuk perdoretj shume alkool dominon vallja, kenga, edhe nė ėshtė gėzim kuptohet qe nė njerzit kish force, kish bote te madhe shpirterore dhe muzika dhe kenga ishte vetem shqiptare. Nje mjek, nipi i familjes Shamolli, me thosh me nje lloj krenarie se kur kish qene student, profesoret qe u kishin vajtur nga Shqiperia asamblet dhe solistat i kishin ngritur peshe. Mburresh me kulturen shqiptare dhe kultura jone nėnvizonte se qendron mbi ate te serbeve. Zeqo me foli dhe me tregoi pėr njė grua tė moshuar qė ka shtėpinė ngjitur qe rrinte jo vetem pėr shkak tė moshės por edhe nga fakti se ishte tronditur, i kishin masakruar te shoqin Zenun Beqja para syve duke i prere hunden, veshet, gjymtyret. ishte burre mbi 76 vjeē kryetar i Ferizajt nje shqiptar i kulluar me arsim te larte dhe fjala e tij ne Ferizaj ishte e padiskutueshme.

Nga Shqiperia ne dasem kishte mbi pesembedhjete veta, nga trojet e Maqedonise si dhe nga Gjermania, Zvicra. Nuk di kur u mbyll dasma se ne nga mesi i nates u larguam se te nesermen Zeqir Shamolli me te shoqen do tė nashetiste ne krejt Kosoven.Ne fillim na ēoi ne Prishtine qytet me rreth 700 000 banore. Prishtina me befasoi se kush hyn nga ana e Ferizajt tė del menjehere perballe e shtrire ne tre kodra me pallate me stile te ndryshme. Zeqir Shamolli nuk e ndali makinen dhe na shetiti gati ne te gjtha rruget e qytetit. Mė befasoi biblioteka kombetare me 99 kupola qe me shpjegonte se ēdonjera paraqet madhesine e ēdo treve te Kombit Shqiptar. Radio Televizioni, Bankat, Parlamenti, Pallati ku ėshtė vendosur Qeveria dhe monumenti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut shtatorja e Nene Terezes, shtatorja e Heroit Zahir Pajazitit me befasuan. Ne nje lartesi ndali makinen dhe me tregoi aerodromin ku diku avionet reaktive i kishin vendosur ne nje parking me kate qė ngjitėm dhe e zbrisnin me ashensor. Ketu serbet e ruset kishin patur edhe arme atomike, radare te fuqishem, baza raketash me rreze te mesme. Me te qeshur i thashe mos me trego gjera sekrete. Ai mu pergjigj tani ėshtė toka jone - ata nuk duhet te dinė sekretet tona.

Toka e Kosoves ashtu si e krejt trojeve shqiptare ėshtė flori i vertete. Direkt ne siperfaqe nxirrej qymyrguri me rezerva te medha. Pame Lipjanin, Drenicen qe shtriheshin si nje govate e madhe. Nė te dy anet e mbushur me kodra te buta gati te nje madhesie e lartesie sikur kėtu arqitekti i Bibliotekes Kombetare te Prishtines ketu ishte ngacmuar per idene e kupolave. Drenica permbledh 105 fshatra me mbi 150 mije banore. Kur shkuam ne autostraden Ferizaj- Prishtine lame ne krah te djathte Gjilanin, Kamenicen, Presheven, Bujanovcin, Metbegjen per te mos hyre me thelle ne Nish e ne te tjera troje shqiptare te mbushura me histori. Nė rrugėn Prishtine -Peje lane ne te djathte Mitrovicen, Besianen, Vuēiternin, Podujeven, Zveēanin, Leposevaēin, e Novi Pazarė. Duke udhetuar mua me mbeti koka duke shikuar ne te djathte dhe Shamolli nderhyri- do t'u ēoj here tjeter ne Mitrovice e di qe e ke shqetesim. Nuk e leme ne Trepēen- kombinatin madheshtor, mineralet e rralla

Hyme ne zonen e Skenderajt dhe u ndalem ne Prekaz. Filloi nje vese shi kur po shkonim ne vorrezen e 52 te vrareve. Ēdo varr ishte i mbushur me kupola lulesh edhe ketu me vajti mendja ne kupolat e bibliotekes kombetare te Prishtines, d.m.th ky gjak ky heroizem ėshtė mbarekombetar. Ne kullat e Jashareve ciceroni ne pak minuta na e nguliti historine dhe heroizmin e kesaj familjeje qe me tre dite luftime te panderprera shėnoi nje Epope. Emrat e te vrareve i radhiste ciceroni sikur te permendte pjesetaret e familjes se vet. Ketu kuptohet ē'eshte liria sepse ketu toka vertet mbante ere gjak. Na befasoi lektori kur na tregoi nje vajze 10- 12 vjeēe e vetmja qe shpetoi nė kėtė shtėpi sikur engjejt e moren ne mbrojtje per t'u bere nje shkendije riperteritje, ringjallje te genit te trimerise se prape do tė duhet trimeria. Biseduam e shkembyem mendime me lektoret mbi trajtesen qe duhet ti behet memorialit ne emer tė tė katerve bera nje shenim respekti dhe nuk e di por Prekazin e cilesova qytet me emrin " Adem Jashari" dhe kam bindje se do tė behet qytet muzeal. Ciceroni me dhuroi stilolapsin kuq e zi, me sakte ia u kerkova dhe i dhurova stilolapsin tim ngjyre blu.

Zeqir Shamolli bleu e mė dhuroi pese gjashte libra kushtuar Jashareve, kushtuar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit si dhe librin e pershtypjeve me dy vellime. Beme disa fotografi dhe u larguam por jo kurre mbresat e mendimet. Ecem ne drejtim te Pejes dhe Rrafshi i Dukagjinit mundet te jete treva me pjellore e gjithe Kombit. Gjelberim dhe ujera te shikonte syri e thelle ne horizont Alpet Shqiptare. U ndalem ne Istok ku buron Drini i Bardhe nje qyteze turistike u ēlodhem, hengrem dreke dhe pame qe vazhdimisht vinin qytetare per t'u ēlodhur. Pejes i shtojne autoritetin malet e larta, i shton autoritetin lashtesia. Mbi 80 % u shkaterruan nga hordhite serbe te Millosheviēit. Historikisht sa e sa djegie e plaēkitje ka pasur dhe prape ky qytet ne kembe. Nuk me besohej ē'me tregonte Zeqiri sepse nuk i pashe gjurmat e shkaterrimit. Ketu mesova se serbet kane grabitur qytetet fshatrat si hiena te verteta. Numri i te vrareve me qindra. Numri i te torturuarve dhe i gjymtuarve shume me teper. Syri te dallonte njerez me depresion te thelle psiqik sepse ē'kane perjetuar ata e dine aq sa ēuditesh qe jane akoma gjalle.

Une kalova ne heshtje, mendoja ato qe kam shkruar per Pejen ne monografine e Ali Kelmendit. Zeqo sikur me lexoi dhe me tha - kjo ėshtė nje parade, nje imazh, nje fotografi se do vime prape.

Ne Gjakove hyme naten. Njerezit m'u duken mė te civilizuar. Ne Gjakove serbet kishin rrembyer ne mase burra intelektuale qytetare nga shtepite dhe i kishin nisur neper burgjet afer Beogradit. Qindra veta i pushkatuan dhe i hodhen ne varre masive. Masakrat e tyre ishin te asaj shkalle qe femija dridhej ne barkun e nenes. S'ka shtepi ne Kosove qe te mos kete 1,2,5,10,20,30 te vrare. Qeleshja e Kosoves ėshtė vertet e bardhe por ne imazhin e tyre ajo ėshtė e kuqe, ėshtė e gjakosur sepse u prisnin koken burravet vetem pse mbanin qeleshe vetem se flisnin shqip. Zeqir Shamolli vuri nje kasete tjeter ne manjetofon. Nga nje kenge kosovare dy vargje mu nguliten.

"Kur Kosova merr zjarr

Zeri i trimit merr hak "

Nė orėt e vona hyme nė Prizren, vertet ishte pikturė qė tė detyronte te ndaleshe e ta soditje me atė qetesi qe ta jepte vete ky qytet.

Shkuam ne godinen historike te "Lidhjes se Prisrenit". Ishte ore e vone. I erdhem verdalle e prekem me dore kete tempull kombetar. Beme fotografi dhe shetitem neper qytet. Fatmiresisht nuk munden bandat serbe qe ta ndiqnin. Si duket e kishin planifikuar me vone dhe nuk u lane nga luftetaret e UĒK qė ta realizonin. Prizreni qytet i rrale. Qytet qe nuk duhet te preket. Ai duhet te shpallet si Gjirokastra e Berati qytet muzeal e te merret ne mbrojte te UNESKO-s. Kompleksi muzeal i Kuvendit kerkon investime te posaēme dhe te shpallet ne muze kombetar.

Vozitem siē thosh Zeqo Shamolli ne drejtim te Reēakut nje Borove e dyte. Nje grua nga Reēaku ne gjyqin e Hages e kryqezoi Millosheviēin dhe fjala i pandehur kishte force dhe urrejtje me shume se vete gjyqi. Ne realitet ne Hage po i behet gjyqi Serbise. Bota e civilizuar kerkon nga intelektualet demokratet dhe nga njerezit e punes dhe te kultures se Serbise qe ata duhet te bejne "operime "te thella te pastrojne gjakun nga helmi shoven nga cinizmi, qe gjeneratat te mos i ushqejne me shpirtin e sunduesit, po t'u ngulitin ndjenja njerezore.

Me kujtohet se kur kolonizatoret serbe ne vitin 1981 helmuan vajzat dhe djemte-nxenes e studenta ne shkollat e Kosoves, isha mesues ne Fier ne shkollen e mesme " Janaq Kilica" dhe ne nje nga keto dite kur shtypi dhe televizori jepte aktet barbare u thashe nxenesve qe ishin rreshtuar para shkolles qe te ngrinin doren ata qe ishin Kosovare. Mbi 50 nxėnėsit ngritėn krahet e tyre qė u dukėn si pushke. Ne lenden time u thashė. Ju do vleresoheni te gjithe me note maksimale. Duartrokiti e gjithe shkolla. Zeqo me tha faleminderit. Une i thashe - S'ka kuptim fjala faleminderit. Ne Tirane nje profesor me origjine nga Kosova zoti Duhanxhiu jo vetem ne oren e mesimit u fliste me pasion nxenesve per gjerat historike, per vete kombin por kur i ēonte per eskursion ne malin e Dajtit u thoshte. Ēdo nxėnės tė mirte ne dore nga nje gur, dhe u kerkonte ta shtrengonin sa me shume aq sa femijve u vriteshin pellembet e dores.- Hapeni doren - Dikujt i ishte bere me gjak. Mos e harroni. Kjo ėshtė toka jone. Keta jane guret e atdheut tone. Degjoni jane tonat dhe jo te te tjereve.

Kthimi i shqiptareve te Kosoves ne vatrat e tyre ne qershor-korrik te vitit 1999 ėshtė i pashembullt. UNHCR-ja insistonte te prisnin se do tė angazhoheshin ata me mjetet dhe shpenzimet e tyre. Po jo s'priten dhe vargu i makinave i karrocave i kembesoreve i kalonte te 10 km. Nuk pyeten se iu ishin djegur shtepite, dhe u ishte plaēkitur ēdo gje. Ata vetem ecnin drejt trojeve te tyre. Zemres i vune nje gur dhe iu perveshen punes. Kapitalin me te madh shqiptari i Kosoves ka edukaten e punes dhe kjo e ngulitur brez pas brezi. Filluan te mbledhin drithrat qe nuk ishin djegur. Trupat e KFOR-it u thonin se ka zona te minuara. Ata iu pergjigjeshin .- Ani, Ani. Ne do tė punojme me kujdes. Nuk do tė zgjatim doren per ēdo gje.

Nuk e di qe duke shkruar keto pershtypje mu kujtua nje fabul, nje dialog midis fshatarit e nje "nuse pashke" (Dipter) e cila kish marre nje kokerr grure.

- Ē'bėn -i tha fshatari.

- Do ta ruaje kete kokerr,iu pėrgjigj e kam rezerve.

- Po te del nje kokerr

- Me del si s'me del

Fshatari per te vertetuar e mori "nusepashkėn" dhe kokrren e grurit dhe e mbylli ne nje vend. Ne fund te vitit vajti ta verifikonte por u shtang se " nuse pashka kishte ngrene vetem gjysmen e kokrres.

-Pse nuk e ke mbaruar kokrren e grurit - e pyeti fshatari.

-Kam hall - u pergjegj miza fluturuese me krahe te ndriēuar -se a do kem me

-Te sjell une - i tha fshatari

- Nuk besoj, ēdo gje kaq lehte, se po t'u ndryshua mendja ē'te bej atehere une....

Morali i fabules besoj se s'ka nevoje te shpjegohet.

Ne diten e trete ne Kosove ėshtė si tradite qe ne shtepine e nuses mblidhen vetem grate, te veshura shumica me rroba kombetare qe te shofin nusen, tė urojnė familjen Shamolli, tė shikojne pajen, te kendojne e te respektojne, familjen. Une me Zeqon shkuam ne Prishtine ne Banken e Kreditit u takuam me zotin Orhan Ismaili biseduam ne zyren e tij e na priti edhe me pak raki. Shkuam ne gazeten "Bota sot", u takova me Shefki Uken. Ai kishte ardhur ne Tirane disa vjet me pare kur u themelua Shoqata politike "Kosova" ne te cilen une mbajta referatin per ēeshtjet historike dhe kombetare. Shkuam ne librarine "Dukagjini" ku mora takim me pronarin.

Te nesermen u ēuam shpejt se do niseshim per Tirane duke ndjekur ate rruge nga erdhem. U percollem dhe u pershėndetem me te gjithe familjen e te aferme Shamolli dhe Yllin dhe Florinen i ftova qe te vijne ne Tirane te me vijen ne shtepi.Deri ne Tetove na percolli Zeqir Shamolli dhe ne piken kufitare te Maqedonise na priti nje miku i tij sepse nuk lejojnė qe te futen me gjithe makine kosovaret ne Maqedoni.

Keto mbresa dua t'i mbyll me disa sugjerime:

Se pari, Ministria e Arsimit dhe e kultures duhet te udhezojne te gjitha shkollat qe te planifikojne ekskursione me nxenesit qe nga tetevjeēarja deri ne universitet per te parė Kosovėn

Se dyti, tregtia, biznesi, turizmi te intesifikohet midis Shqiperise dhe Kosoves.

Se treti, te realizohet unifikimi i teksteve dhe programeve ne te gjithe ciklet e shkollave dhe kjo te behet pa ndonje protokoll te veēante. Gjithashtu te botohen autore per te gjitha fushat e letrave.

Se katerti, ne biznes lenda e pare te shitet ne Kosove dhe anasjelltas dhe kjo te konsiderohet si nje gje primare dhe mandej te tregtohet ne vende te tjera. Kjo dhenie marrje ndikon ne nje integrim sa me te shpejte e me te plote.

Se pesti, te hiqet barriera e doganave, te marrin te dy palet vetem TVSH -20%.

Se gjashti, te pergatiten programe te studiuara te perbashketa per te punuar specialistet mjeshtrat brigadat te specializuara sipas nevojes ne Shqiperi apo ne Kosove.

Se shtati, autostrada duhet te realizohet brenda nje viti. ėshtė arteri kryesor, si teknikisht ashtu edhe ekonomikisht. Nuk mundet te realizohet me taksa te mbledhura ne popull. Edhe bankat nderkombetare nuk te financojne kur shteti shqiptar ka mbi 1 miliard $ borxh. Edhe logjikisht organizmat Nderkombetare nuk te afrojne kredi kur ne Shqiperi ka nje varferi te skajshme dhe mungesa te theksuara ne gjerat me jetesore. Kjo autostrade behet vetem nga nje shoqeri e fuqishme psh. suedeze, gjermane, norvegjeze, mbi bazen e nje marreveshje qe shoqeria ne fjale te kete te drejten te shfrytezoje per nje periudhe te caktuar taksa rrugore. Nuk mund te lihet ne fantazira se do kete vetem zvarritje dhe rrezik te mos realizohet asnjehere.

Kjo autostrade do tė ve ne levizje serbo-grekerit dhe do ta cilesoje nga ana politike provokuese sepse ata mbi ēdo gje duan korridorin e 10-te. Ne jemi ne dijeni tashme se ēfare pengesa i sajojne korridorit te 8-te.

Realizime te tilla kerkojne shtet, kerkojne studime, kerrkojne informacion dhe mbi te gjitha nje predispozicion e vendosmeri te palekundur.



Tiranė, 12 korrik 2002
Gazeta 55




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.