Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cfare do te thote te ekzistosh? Do te thote te pish pa pasur etje.
--- Sartre

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Shkodra me vėshtirėsi e pranon princ Vidin
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Katolikėt kanė qenė pėr Vidin e me politikėn e Austrisė, ndėrsa mysli-manėt me propagandėn e Esatit, mė parė qenė pėr mbret mysliman. Mė vonė, kur Esati shkoi tė marrė Princ Vidin, pėrveē Alush Lohjes, u kthyen kundra tij (Esatit)

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (7)



Esati kur u kthye nga Gjermania nė ēiflikun e tij nė Laprakė tė Tiranės, thėrret Cufin dhe Marashin, prej tė cilėve kėrkoi 2.000 vetė malsorė brenda 3 ditėve. Dhe kur kėta ishin duke pėrgatitur fuqinė u hap lajmi se Esati u bombardua nga Princ Vidi dhe se doli jashtė Shqipėrisė. Cufin me Marashin i thėrret kolonel Filipsi, i cili u thotė tė dyve qė ato fuqi do tė shkonin nė ndihmė tė Esatit t’i jepnin nėn komandė tė Preng Pashės, nė ndihmė tė Princ Vidit. Kėta tė dy refuzuan. Esati niset prej Napolit nė Paris, ku lidhet me Qeverinė frėnge, e mė vonė shkon nė Athinė e nė Nish. Prej Nishit i dėrgon njė letėr Alush Lohjes nė Shkodėr me Selim Xhijėn nga Peqini, ku e kėshillon Shkodrėn tė lidhet me “ehli kijamin” (popullin kryengritės) pėr kun-dra Princ Vidit. Nė kėshtjellėn e Shkodrės flamuri ka qenė kuq e zi pėr tė cilin mbetėn dakord tė dy palėt, mbasi myslimanėt, me gjithė “Fetva”-nė qė kishte dhėnė Myftiu i pėrgjithshėm nė Vlorė, Haxhi Vehbi Dibra, nuk e pranuan fla-murin me shkabė. Katolikėt kanė qenė pėr Vidin e me politikėn e Austrisė, ndėrsa mys-limanėt me propagandėn e Esatit, mė pare qenė pėr mbret mysliman. Mė vonė, kur Esati shkoi tė marrė Princ Vidin, pėrveē Alush Lohjes, u kthyen kundra tij (Esatit). Nė kohėn e administratės ndėrkombėtare nė Shkodėr marrėdhėniet midis myslimanėve dhe katolikėve kanė qenė mė tė ftohta sesa nė kohėn mbas Kushtetutės turke. Nė kėtė kohė, midis dy elementeve fetare tė qytetit tė Shkodrės, animoziteti ka qenė mė i theksuar se nė ēdo vend tjetėr tė Shqipėrisė, mbasi shumica katolike e Prefekturės sė Shkodrės sundohej nga pakica myslimane, qė kishte shumėn nė qytet. Myslimanėt, tė favorizuar nga Qeveria turke, kanė marrė pjesė active nė administrimin e vendit, e cila pjesėmarrje ka qenė e shtrirė deri nė male me anė tė njė sistemi primitiv, me “Kėr Serdaran” e me “Kanunin Xhibala” (“Ligjin e Maleve”). Myslimanėt e konsideronin veten mė tė aftė se katolikėt nė administrimin e vendit, siē kaqenė edhe ndėr viset e tjera tė Shqipėrisė, mbasi myslimanėt kanė qenė nėpunės dhe tė
lidhur me prona, ndėrsa katolikėt merreshin me zejtari e tregti. Myslimanėt, duke u marrė
me administratė dhe me rregullimin e kon-flikteve jashtė qytetit, prej shumė kohėsh kishin fituar njė farė kulture praktike shtetėrore dhe njė aftėsi administrative. Me pėrkrahjen politiko-financiare tė Austro-Hungarisė katolikėt ndėrtuan Kolegjin Saverian tė jezuitėve, shkollėn fillore tė franēeskanėve dhe tė murgeshave. Kėshtu kanė kontribuar nė lavrimin e gjuhės kom-bėtare. Animoziteti qė ngjiste herė mbas here midis dy palėve ėshtė shkaktuar mė tepėr prej interpretimeve tė gabuara tė ngjarjeve, prejfjalėve e akteve prekėse tė njėrit ose tė disa personave tė shtyrė nga tė huajt ose tė ēmen-durve fanatikė, dhe gabimisht e padrejtėsisht ėshtė akuzuar ana ku bėnte pjesė fajtori. Nga ana tjetėr me zhdukjen e papritur tė sundim-it turk dhe me instalimin e njė regjimi ndėrkombėtar me njė administratė moderne, u krijua njė situatė e re pėr tė dy palėt. Pasi katolikėt kanė qenė tė pėrgatitur nė gjuhėn kombėtare u favorizuan pėr nėpunės, ndėrsa nėpunėsit e vjetėr muhamedanė, pasi u mungonte ajo pėrgatitje, mbetėn jashtė kuadrit. Kjo pėrmbysje e situatės pati efekte shpirtėrore dhe materiale, mbasi ana muhamedane u prek nė seder dhe nė interes. Nga ana tjetėr, shumica dėrrmuese e mysli-manėve ka qenė pėr njė mbret muhamedan, tė cilin e konsideronin si njė garanci pėr moscenimin e besimit tė tyre nė tė ardhmen. Nė Shkodėr nė kohė tė internacionalit boto-heshin gazeta tė ndryshme. Ndėr to “Sadai milet” (“Zėri i Popullit”), qė botohej nė gjuhėn turqishte, bėnte propagandė dhe luftonte pėr njė mbret mysliman. Kjo gazetė drejtohej prej njė komisioni tė pėrbėrė prej 6 vetash nga paria e vendit, midis tė cilėve Musa Juka dhe Ymer Lutfia kanė qenė mė aktivėt. Kontrdiktat e vjetra dhe tė reja midis dy ele-menteve tė qytetit kishin shkaktuar njė gjendje anarkike nė Shkodėr. Veē kėsaj, si Esati edhe xhonturqit zhvillonin njė aktivitet tė madh pėr ta kthyer situatėn gjithsecili nė favor tė vet. Teza e xhonturqve “Bashkimi I Shqipėrisė me Turqinė”, u quajt njė ėndėrr e parealizueshme nga ana e muhamedanėve. Myftiu i Shkodrės Adem Efendiu iu pėrgjigj Beqir Grebenesė: “Ne Turqinė s’mundėm me e mbajtė kur e kishim kėtu e jo ta biem prapė; njė pretendim i tillė na skandalizon pėrpara opinionit botnor”. Nė fillim katolikėt, nėn kryesinė e imzot Serreqit, arqipeshkvit tė Shkodrės, shkuan nė Durrės dhe i bėnė aktin e nėnshtrimit Vidit. Mė vonė edhe shumica e popullit mys-liman, mbasi bėnė njė mbledhje nė Xhaminė e Plakės, ku ēėshtja u diskutua nga pikė-pamja fetare e kombėtare, pranuan qė Vidi tė njihej si mbret i Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye nga mbledhja zgjidhet njė komision prej 18 vetash pėr tė shkuar nė Durrės e pėr tė bėrė aty aktin e nėnshtrimit. Xhemal Najipi, kadiu i Shkodrės, merr njė letėr rekomandimi nga kolonel Filips pėr Vidin qė ta pranonte komisionin nė audience drejtpėrdrejt, pa ndėrmjetėsin e Esat Pashės. Komisioni pranohet nė marsin e 1914-s, nė orėn 2:00 mbasdite dhe kėshtu Shkodra e njohu Vidin. Mbas pak ditėsh edhe Alush Lohja nė krye tė malėsorėve, partizanė tė tij, shkoi nė Durrės pėr ta njohur Vidin.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.


(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.