Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Qeveria NANO 4
Postuar nga: Ernest

Lajme Tė dhėna mbi anėtarėt e Kabinetit tė ri qeveritar, tė drejtuar nga kryeministri Fatos Nano.

Pėrgatiti Inxhi Aliēka pėr ATSH.

Qeveria e re, e propozuar nga Fatos Nano, pėrbėhet nga 19 anėtarė:

Fatos Nano- Kryeministėr Fatos Nano mban postin e kryetarit tė PS-sė, qė prej krijimit tė kėsaj partie, mė 13 qershor 1991. Ka lindur nė Tiranė nė 1952, dhe ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin Ekonomik, dega Ekonomi politike, nė Universitetin e Tiranės. I njohur si ekonomist liberal, nė katedrėn e Fakultetit Ekonomik ku ka punuar si pedagog i ekonomisė politike, Fatos Nano mbrojti gradė shkencore "doktorr i Shkencave" nė ekonomi nė vitin 1989. Nė fund tė vitit 1990, Nano u thirr nė qeverinė e asaj kohe pėr tė dhėnė kontributin e tij, nė transformimin e ekonomisė sė centralizuar komuniste, nė njė ekonomi tė lirė tregu. Nė shkurt tė vitit 1991, Presidenti i atėhershėm, Ramiz Alia, caktoi Fatos Nanon, si Kryeministėr pėr tė drejtuar njė qeverie teknike, e cila pėrgatiti tė parat zgjedhje tė lira pluraliste nė Shqipėri, qė u zhvilluan mė 31 Mars tė vitit 1991. Nė qershor tė po kėtij viti, z.Nano u zgjodh kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, e cila u krijua pas mbylljes sė Kongresit tė 10 tė PPSH, ku u shpall dhe pėrfundimi i misionit politik tė partisė sė vjetėr komuniste dhe lindja e njė partie tė re me frymėn e socialdemokracisė europiane. Nė zgjedhjet e 22 Marsit tė '92, ku PS humbi ndjeshėm, lideri i saj, Fatos Nano drejtoi opozitėn shqiptare dhe dhe vetėm tre muaj nga humbja e zgjedhjeve tė pėrgjithshme, Fatos Nano udhėhoqi triumfin e PS nė zgjedhjet lokale tė 26 Korrikut tė '92. Nė 1993, PD dhe ish-Presidenti Berisha e akuzuan liderin e opozitės Fatos Nano pėr "pėrvetėsim tė ndihmave italiane" dhe nė 30 Korrik tė vitit 1993, Nano u burgos dhe pastaj u dėnua me 13 vjet burg. Nė Mars tė vitit 1997 pas shpėrthimit tė revoltave popullore dhe pas arritjes sė marrėveshjes sė 9 marsit, ish-Presidenti Berisha, e fali z.Nano, i cili u kthye edhe fizikisht nė drejtimin e PS. Ai udhėhoqi PS-nė nė fitoren e 29 Qershorit tė vitit 1997. Mė pas, ai emėrohet si Kryeministėr nga Presidenti i sapozgjedhur, Rexhep Meidani, post tė cilin do ta mbajė vetėm njė vit dhe mė 28 Tetor 1998, ai jep dorėheqjen nga kjo detyrė. Nga kjo periudhė, ai mban sėrish postin e Kryetarit tė PS-sė, dhe pas zgjedhjeve tė 24 qershorit 2001 dhe formimit tė parlamentit tė rė, ai zgjidhet Kryetar i Komisionit parlamentar tė Politikės sė jashtme. Tashmė ai qėndron njėkohėsisht nė postin e Kryetarit tė partisė dhe atė tė Kryeministrit tė vendit.

Ilir Meta - Zėvendėsministėr dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme Z.Meta, 31 vjeē, ėshtė njė nga figurat kryesore te Partise Socialiste. Ai ka lindur ne vitin 1969, ne Skrapar, dhe ka mbaruar studimet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti Ekonomik, dega Ekonomi Politike. Nė jetėn politike u pėrfshi nė fillim tė viteve '90, ku u bė pjesė e udhėheqjes sė Lėvizjen Studentore, qė solli pėrmbysjen e regjimit komunist 50 vjeēar. Prej vitit '92, ai ka qenė anėtar i Kėshillit Drejtues tė Partisė Socialiste, ndėrsa nga viti 1995- 2001, kryetar i Forumit Rinor Euro-Socialist tė Shqipėrisė. Anėtar i Internacionales Rinore Socialiste, Ilir Meta ka mbajtur postin e nėnkryetarit tė PS-sė, nė periudhėn '93-'96. Meta u zgjodh pėr herė tė parė deputet nė vitin '92 dhe ka fituar dhe nė zgjedhjet e radhės, pėrkatėsisht nė vitin '96, '97 dhe 2001. Nė periudhėn '96-'97, ai ishte nėnkryetar i Komisionit Parlamentar pėr marrėdhėniet me jashtė. Pėr herė tė parė nė postin e kryeministrit u zgjodh nė 29 Tetor 1999, ndėrsa mė parė ishte zėvendėskryeministėr nė qeverinė "Majko 1". Z.Meta ka mbajtur dhe postin e Sekretarit tė Shtetit pėr Integrim nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Nė vitin 1999, pas dorėheqjes sė qeverisė sė kryesuar nga Pandeli Majko, ai zgjidhet Kryeministėr i vendit. Kėtė post, ai do ta ruajė edhe pas zgjedhjeve tė 24 Qershorit, 2001, ku sėrisht zgjidhet nga KPD-ja socialiste, Kryeministėr. Ai u largua nga ky post vetėm disa muaj mė vonė, nė muajin Mars tė kėtij viti. Ai ėshtė zotėrues i gjuhės angleze dhe italiane. I martuar dhe baba i dy fėmijėve.

Pandeli Majko - Ministėr i Mbrojtjes Z.Majko, 33 vjeē, njė tjetėr figurė potenciale e Partisė Socialiste. Eshtė cilėsuar kryeministėr i suksesshėm nė periudhėn e krizės nė Kosovė, ku nė Shqipėri u strehuan mė shumė se 450 mijė refugjatė kosovare. Pėrfshirja e tij nė politikė fillon me lėvizjen studentore tė Dhjetorit '90, ku u zgjodh si pėrfaqėsues nė takimin me ish-presidentin Ramiz Alia. Z. Majko ėshtė njė ndėr themeluesit e Forumit tė Rinisė Eurosocialiste (FRESSH), ndėrsa nė Maj tė vitit '92, zgjidhet Kryetar i FRESSH-it, post tė cilin e mbajti deri nė verė tė vitit 1995. Pas kėtij viti ai caktohet Sekretar i Marrėdhėnieve me Publikun nė PS dhe mė pas edhe Sekretar i Pėrgjithshėm i saj. Pas zgjedhjeve tė 29 Qershorit '97 u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar Socialist, post tė cilin e mbajti deri nė Shtator tė Tetor tė vitit 1998, vit kur ai u zgjodh Kryeministėr i Shqipėrisė dhe drejtoi Qeverinė pėr njė vit. Nė qeverinė "Meta ", ai ka qenė Ministėr i Mbrojtjes. Ndėrkohė nė Muajin Prill tė kėtij viti, ai rizgjidhet sėrish nga KPD-ja socialiste nė postin e Kryeministrit tė vendit, post nga i cili dha dorėheqjen vetėm para pak ditėsh, duke i hapur kėshtu rrugėn qeverisė sė re. Pandeli Majko ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

Arta Dade - Ministre e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Znj.Dade, 48 vjeē, ka lindur nė Tiranė. Eshtė diplomuar nė Fakultetin Filologjik, dega Gjuhė Angleze, nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1997 ajo mbron titullin "Doktore e Shkencave Gjuhėsore". Pėr njė periudhė kohe ajo ka punuar si mėsuese nė shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja, nė Tiranė, ndėrsa vitet '85-'97 do ta vendosin atė pedagoge pranė Departamentit tė Gjuhės Angleze, nė Universitetin e Tiranės. Nė radhėt e Partisė Socialiste u pėrfshi nė vitin '91 dhe njė vit mė vonė, nė vitin '92 u zgjodh anėtare e Kryesisė sė Partisė Socialiste. Nė vitin 1996 u caktua sekretare e Marrėdhėnieve me Jashtė nė Partinė Socialiste. Ajo zgjidhet deputete, nė legjislaturėn e 15-tė, tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Viti '98 e gjen nė postin e Ministres sė Kulturės, nė qeverinė e krijur nga z.Pandeli Majko. Nė qeverinė e krijuar pas 24 Qershorit 2001, ajo zgjidhet Ministre e Punėve tė Jashtme. Kėtė post do ta juajė edhe nė qeverinė qė do tė krijohet disa muaj mė vonė, pra nė qeverinė Majko, tė sapodorėhequr.

Luan Rama - Ministėr i Rendit Publik Z.Rama, 35 vjeē, ka lindur nė qytetin e Peshkopisė. Ai ėshtė diplomuar nė vitin '90 nė Fakultetin Filologjik, dega Gjuhė-Letėrsi, nė Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodėr. Pas pėrfundimit tė studimeve, pėr 3 vjet punoi si gazetar, pranė gazetės "Zėri i Popullit", (organ i PS) ndėrsa gjatė periudhės '93-'96 ka qenė zėvendėskryeredaktor i kėsaj gazete. Ndėrsa nė vitin '96 z. Rama do tė caktohet nė funksionin e kryeredaktorit tė Gazetės "Zėri i Popullit". Ai ėshtė pėrfshirė nė politikė nė vitin 1991, ku dhe caktohet anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė Socialiste, ndėrsa nė '97 ai do tė jetė anėtar i Kryesisė sė PS. Z. Rama ka qenė deputet i PS nė legjislaturėn e 15 dhe ėshtė rizgjedhur sėrish i tillė nė zgjedhjet e 24 Qershorit 2001. Nė qeverinė Meta, ai do tė caktohet Ministėr i Kulturės, ndėrsa nė qeverinė e sapodorėhequr tė z,Majko, ai mban postin e Ministrit tė Mbrojtjes. Luan Rama ėshtė i martuar dhe ka njė fėmijė.

Lufter Xhuveli- Ministėr i Mjedisit Xhuveli, 60 vjeēari i njohur pėr qėndrueshmėrinė e tij nė qeverisjet e tė majtės shqiptare, ėshtė figura kryesore e Partisė Agrare, parti aleate e Partisė Socialiste. Ka lindur nė Vlorė dhe ėshtė diplomuar nė vitin 1962 nė Institutin e Lartė Bujqėsor nė Tiranė, dega Agronomi. Pėr tetė vjet, punoi si kryeagronom nė Kooperativėn Bujqėsore Kutalli (Berat), ndėrsa nė vitin '69-'72 mbajti postin e Shefit tė Seksionit tė Bujqėsisė, nė Berat. Gjatė viteve '72-'74 ishte zėvendėskryetar i Komitetit Ekzekutiv tė kėtij rrethi. Deri nė vitin '75 punoi si kryeagronom nė Ndėrmarrjen Bujqėsore "29 Nėntori", nė Lushnjė. Ndėrsa pėrgjatė viteve '75-'88 ai do tė punojė si Rektor i Institutit tė Lartė Bujqėsor tė Tiranės, dhe mė pas, profesor i kėtij Universiteti. Nė vitin '80 merr titullin "Kandidat i shkencave", ndėrkohė qė katėr vjet mė vonė sėrish merr njė titull tjetėr, atė "Doktor i Shkencave", dhe nė '86 titullin "Profesor". Deputet i Kuvendit Popullor nė vitet '91-'92, Xhuveli zgjidhet sėrisht i tillė, nė Legjislaturėn e 15-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe nė vitin '98 caktohet Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit. Edhe nė qeveritė e z.Meta ai ruan sėrish postin ministror. Nė qeverinė e fundit tė z.Majko ai caktohet Ministėr i Mjedisit, post qė e ruajti edhe nė kėtė qeveri tė re.

Luan Memushi - Ministėr i Arsimit dhe Shkencės Z.Memushi, ėshtė 51 vjeē. Ai ka mbaruar Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Dega Biologji-Kimi, nė Universitetin e Tiranės. Nė vitin 1985, Memushi, merr titullin e parė, "Kandidat i shkencave, dhe mė pas Titullin "Docent". Mė tej ai sėrish, kualifikohet, duke fituar edhe titullin "Doktor i Shkencave". Ai ėshtė Asistent, Profesor, Doktor. Fillmisht, ai ka punuar si mėsues nė shkollat e Tepelenės dhe tė Memaliajt, ku pas pėrvojės sė fituar dhe kualifikimit nė kėto shkolla, ai fillon punė si petagog nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės. Mė pas Memushi, do tė punojė nė Ministrinė e Arsimit. Nė karrierėn e tij politike, ai do tė zgjidhet deputet i Partisė Socialiste, nė Kuvendin e Shqipėrisė, nė vitin 1997. Nė qeverinė e fundit, tė kryesuar nga z.Majko, ai ka mbajtur postin ministror tė Ministrit tė Arsimi. Tė njėjtin post, ai do tė ketė edhe nė qeverinė e krijuar kėto ditė nga Kryeministri i dekretuar Nano.

Agron Duka -Ministėr i Bujqėsisė. Z.Duka, ėshtė 43 vjeē dhe vjen nė qeverinė e re, pa ndonjė pėrfaqėsi politike. Ai ėshtė diplomuar pėr agronomi, ku mė pas ka kryer detyra nė drejtim nė sektorin e bujqėsisė, dhe nė arsimin bujqėsor. Deri nė 2001, ai ka qenė nė detyrėn e Prefektit tė Durrėsit. Nė legjislaturėn e fundit parlamentare, nė zgjedhjet e 24 Qershorit 2001, Duka pėrzgjidhet nga strukturat e PS-sė, pėr tė pėrfaqėsuar nė Kuvend zonėn elektorale tė Shijakut. Z.Duka, ka qenė i pėrfaqėsuar nė "qeverinė Meta", nė postin e ministrit tė Bujqėsisė, mė pas kėtė post ai do ta ruajė edhe gjatė qeverisjes sė z.Pandeli Majko. Edhe nė qeverinė e re Nano, qė pritet tė dekretohet, ai sėrish mbetet Ministėr i Bujqėsisė. Duka, zotėron gjuhėn anglisht, italisht.

Blendi Klosi - Ministėr Shteti Z.Klosi, njihet si njė nga ekspertėt mė tė mirė pėr ēėshtjet elektorale dhe juridike. Aktualisht, ai ėshtė deputet i Partisė Socialiste, nė Kuvend dhe pėr disa vjet me radhė, ai punon pranė komisioneve tė ndryshme pėr ēėshtje elektorale. Pėr njė periudhė kohe, ai ka qenė zėvendėsministėr i Pushtetit Lokal dhe mė vonė, njė nga kandidatėt pėr Ministėr tė Pushtetit Lokal, nė kohėn kur dhanė dorėheqjen 4 ministra tė "Kabinbetit Meta", por kandidatura e tij, u rrėzua nga deputetėt nė Parlament. Me ngritjen sė fundi, tė Komisionit parlamentar dypalėsh, pėr reformėn zgjedhore, ai zgjidhet bashkėkryetar i tij.

Kastriot Islami - Ministėr i Financave Z.Islami, 50 vjeē ka lindur nė Tiranė, njė nga figurat e njohura brenda Partisė Socialiste, qė nga krijimi i kėsaj partie. Studimet e larta i ka kryer nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, dega e Fizikės Speciale. Mė pas ėshtė diplomuar me Diplomė tė Studimeve tė Thelluara, Universiteti i Parisit. Islami ka marrė Dekorate nė fushėn e Fizikės Atomike e Molekulare nė Universitetin e Parisit. Gjithashtu, ai mban titullin "Doktor i Shkencave". Fillimisht ka punuar si fizikan nė Ndėrmarrjen Gjeologji-Gjeodezi, dhe mė pas, fizikan nė Byronė e Matjeve dhe pedagog nė Katedrėn e Fizikės Teorike pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, Universiteti i Tiranės. Pėrsa i pėrket jetės politike tė tij, nė qeverinė e vitit 1991, ai do tė caktohet Ministėr i Arsimit. Ndėrsa nė Mars tė vitit 1991, deri nė Mars 1992, ai caktohet Kryetar i Kuvendit Popullor. Nga periudha 1992-1996 ai ėshtė vetėm deputet i Partisė Socialiste. Ndėrsa nė vitin 1996 ai zgjidhet anėtar i Kryesisė sė Partisė Socialiste. Do tė rizgjidhet sėrish deputet nė legjislaturėn e 15-tė, si dhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė 24 Qershorit 2001. Nė kabinetin e fundit tė dorėhequr tė z.Majko, ai u caktua Ministėr i Financave, post tė cilin do ta mbajė edhe nė kabinetin e ri tė Fatos Nanos.

Arben Malaj - Ministėr i Ekonomisė Z.Malaj, ėshtė 41 vjeē, ka lindur nė Vlorė. Ai mbetet njė nga figurat mė kontribuese tė Partisė Socialiste. Malaj ėshtė diplomuar mė 1986 nė Universitetin e Tiranės, Bankier. Nga viti 1986 deri mė 1992, ka punuar bankier, ndėrsa nė 1993-1995, ka qenė Menaxher i Agjencisė Rajonale tė Biznesit Durrės-Tirane, Kavajė, programi "PHARE" BE. Ndėrsa nė vitet 1996-1997, Malaj, zotėron njė studio, Konsulencė Ekonomike. Arben Malaj, mė 1997 merr gradėn shkencore, Doktor i Shkencave Ekonomike". Nga viti 1993, ai do tė punojė si lektor nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės. Ndėrkohė mė 1997 ai do tė jepte leksione jashtė shtetit nė Universitetin e Boconit, nė Itali, mė 2001 nė Universitetin Bambergut nė Gjermani dhe po nė 2001 nė Universitetin e Kosovės. Ai ka bėrė njė sėrė studimesh, ka shkruar njė sėrė artikujsh shkencor, brenda dhe jashtė vendit. Nė karrierėn politike, Arben Malaj, do tė bėhej fillimisht anėtar i partisė Socialiste. Nė vitin 1997 dhe deri mė sot, ėshtė deputet i Kuvendit. Nė qeverinė e "Pajtimit Kombėtar", do tė caktohej Ministėr i Financave, dhe nė Qeverinė "Aleanca pėr Shtetin", pas zgjedhjeve tė 29 qershorit 1997, do tė ruante sėrish tė njėjtin post. Malaj gjithashtu, kryeson edhe komisionin parlamentar tė Ekonomi-Financė-Privatizim, kryetar i Delegacionit ndėrparlamentar Shqipėri-Parlamenti Europian. Pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare, nė 24 Qershor 2001, Malaj zgjidhet kryetar i grupit parlamentar tė PS-sė, post tė cilin e la vetėm para disa ditėsh, pas njė vendimi tė KPD-sė socialiste. Ai ėshtė i martuar dhe ka njė fėmijė.

Mustafa Xhani- Ministėr i Shėndetėsisė Z.Xhani, 55 vjeē ka lindur nė Tiranė. Nė vitin 1970 ka mbaruar Fakultetin e Mjekėsisė dhe qė nga ky vit ka punuar si kirurg- urolog nė Spitalin numėr 2. Pėr disa vite ka punuar si shef pavioni nė kėtė spital. Nga viti 1997 deri nė vitin 2001 ka qenė drejtor i Qėndrės Spitalore Universitare nė kryeqytet. Z.Xhani mban titullin Profesor. Fillimet e kėti viti do ta gjenin pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė si dhe shef i Shėrbimit Universitar tė Urologjisė. Nė legjislaturėn e fundit parlamentare, ai zgjidhet deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė kabinetin e fundit qeveritar tė z.Majko, z.Xhani mban postin e Ministrit tė Shėndetėsisė, post tė cilin e ruajti edhe nė qeverinė e re tė krijuar nga z.Nano.

Viktor Doda - Ministėr i Industrisė dhe Energjetikės Z. Doda ka lindur nė Rubik nė vitin 1955. Ka mbaruar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjeologji Miniera. Nė kėtė sektor ai ka njė eksperiencė tė gjatė praktike, nė kėrkimin shkencor, nė pėrgatitjen e kuadrit ligjor pėrkatės, etj. Nė hapėsirėn politike, nga viti 1997, deri nė Prill tė 2001 ai ka qenė zėvendėsministėr i Ekonomisė dhe i Privatizimit. Ndėrsa, nė Prill 2001, Doda emėrohet Ministėr i Transporteve, post tė cilin e ka mbajtur deri nė Shtator 2001. Krijimi kabinetit qeveritar tė z.Majko nė muajin prill tė kėtij viti, do ta vendoste, atė Ministėr tė Industrisė dhe Energjitikes, post tė cilin do ta mbajė edhe nė kabinetin e ri qeveritar. Eshtė i martuar, me tre fėmijė.

Spiro Peēi - Ministėr i Drejtėsisė Z. Peēi ka lindur nė vitin 1947 nė Delvinė. Ka mbaruar fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike dega Drejtėsi nė vitin 1969. Gjatė viteve 1970-'85 ka punuar nė Prokurorinė e Sarandės, ndėrsa pas vitit 1985 ka punuar si prokuror i rrethit tė Durrėsit. Nė fund tė vitit 1991 emėrohet zėvendėsprokuror i pėrgjithshėm ndėrsa mė pas vazhdon detyrėn si drejtor Drejtorie nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Nė kabinetin e fundit qeveritar tė kryesuar nga Majko, z.Peēi ka mbajtur postin e Ministrit tė Drejtėsisė. Kėtė post do ta mbajė edhe nė kabinetin e ri qeveritar tė krijuar nga z.Nano.

Ben Blushi- Ministėr i Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit Blushi, 32 vjeē, ėshtė njė nga figurat mė tė reja tė Partisė Socialiste. Ka lindur nė Tiranė dhe ka pėrfunduar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės, dega Gjuhė-Letėrsi. Me pėrfundimin e studimeve ka punuar si gazetar nė organe tė ndryshme tė medias shqiptare dhe mė pas ka qenė kryeredaktor i gazetės "Koha Jonė". Nė radhėt e Partisė Socialiste ėshtė pėrfshirė nė vitin '97. Z.Blushi ka qenė anėtar i Kabinetit tė Kryeministrit Fatos Nano, e mė pas edhe i Kabinetit t z.Ilir Meta. Nė Tetor tė vitit '99, u emėrua nė postin e zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme, post tė cilin e mbajti deri nė Shkurt tė vitit 2000. Nė 28 Dhjetor tė vitit tė kaluar u emėrua nė detyrėn e prefektit tė Qarkut tė Korēės, me vendim tė Keshillit tė Ministrave. Nė qeverinė Meta, tė krijuar pas zgjedhjeve tė 24 Qershorit, 2001, Blushi u emėrua Ministėr i Arsimit dhe Shkencės, post tė cilin do te mbajė edhe nė kabinetin e ri qeveritar. Ai ėshtė i martuar dhe ka njė fėmijė.

Sokol Nako- Ministėr shteti pėr Integrimin Z.Nako, 31 vjeē, ėshtė njė nga ministrat mė tė rinj tė Kabinetit Nano. Ka lindur nė Tiranė nė 28 Dhjetor tė vitit 1970 dhe ka mbaruar studimet e mesme me Medalje Ari. Studimet e larta i ka perfunduar nė Universitetin e Tiranės pėr jurisprudencė, ndersa ka kryer fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin Komenski nė Bratisllavė tė Sllovakisė, ku dhe mori titullin "Magister i sė Drejtės". Ai gjithashtu, ka studiuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit Widener nė SHBA, ku mbrojti Master nė tė Drejtėn dhe Financat e Korporatave dhe ka marrė titullin "Honoris Causa", pėr rezultate tė larta nė studime. Pėr rreth 6 muaj ka punuar nė gjykatėn e Korporatave nė Delaware tė SHBA. Sokol Nako ka punuar pėr disa kohė si pedagog i jashtėm nė shkollėn e Magjistraturės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė Fakultetin Juridik dhe Filologjik tė Universitetit tė Tiranės. Ai ka qenė kėshilltar juridik i Kryeministrit Meta, deri nė Maj tė vitit 2000, kur ai emėrohet nė postin e Ministrit tė Transporteve.

Spartak Poēi- Ministėr i Tranporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poēi, ka lindur nė Tiranė, mė 1949. Eshtė i martuar, dhe ka dy fėmijė. Eshtė diplomuar nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Universiteti i Tiranės. Pėrsa i pėrket eksperiencės nė punė, vitet 1971-1974 ai do tė jetė drejtues nė ndėrtimin e Konbinatit Metalurgjik Elbasan, ndėrsa nė 1974-1979, drejtues nė ndėrtimin e tre hekurudhave nacionale. Nė vazhdimi, nė 1979-1993 ai punon si drejtues teknik pėr ndėrtimin dhe asfaltimin e rrugėve nacionale, ndėrkohė qė nė periudhėn 1993-1996 ai do tė jetė pronar i njė firme ndėrtimi. Nė fushėn politike, veprimtarie e z.Poēi mbetet e hershme, duke pėrmendur 1992, ku ai caktohet nėnkryetar i Komitetit Drejtues tė PS-sė, tė qytetit tė Tiranės. Nė periudhėn 1992-1998 ai zgjidhet anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė PS-sė dhe nė vitet 1992-1996, anėtar i Kryesisė sė PS-sė. Nė 1997 ai zgjidhet deputet i PS-sė nė Legjislaturėn e 15-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė qeverinė "Meta 1", pra nė 1999, ai zgjidhet Ministėr i Rendit Publik dhe mė vonė, Ministėr i Punės dhe Cėshtjeve Sociale. Aktualisht ai ėshtė edhe nėnkryetar i komisionit parlamentar tė Rendit dhe SHISH.

Besnik Dervishi - Ministėr i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit Z.Dervishi, ėshtė 39 vjeē. Ai ėshtė diplomuar nė fushėn e drejtėsisė, dega Juridik. Ai ka marrė titullin "Doktor Shkencash" Fillimisht, ai ka qenė Drejtor i Drejtorisė Juridike nė Ministrinė e Transporteve dhe Punėve Publike . Para njė viti e gjysėm, ai ka punuar si sekretar i Pėrgjithshėm nė Ministrinė e Transporteve, dhe pas kėsaj detyre, caktohet zėvendėsministėr i Ekonomisė. Aktualisht, ai ėshtė profesor i jashtėm nė fakultetin Ekonomik nė Tiranė.

Valentina Leskaj - Ministre e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale Znj.Leskaj, pėrfaqėsuese nga shoqėria civile, nė kabinetin Nano, qė pritet tė dekretohet, vjen nga posti i Kryetares sė Shoqatės pėr Planifikim Familjar, dhe njė nga themelueset e kėsaj shoqate. Nė pjesėmarrjen e saj nė politikė, ajo ėshtė diskutuar nga z.Nano dhe forumet drejtuese tė PS-sė, nė fushatėn e zgjedhjeve parlamentare tė 24 Qershorit 2001, ku ajo u pėrmend si kandidate pėr deputete. Nuk bėn pjesė nė asnjė strukturė partiake dhe vjen si e dyta Ministre femėr, nė qeverinė e re Nano.

TIRANE, 28 Korrik /ATSH/



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.