Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne zbulojme ne vetvete ate qe te tjeret na fshehin edhe njohim tek te tjeret ate qe ne ia fshehim vetes.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Cfare emri duhet te kete Kosova?
Postuar nga: ReEdD

Ceshtje Kombetare Gazeta Shqiptare ka botuar nje shkrim ne te cilen shprehet qarte nje dileme e madhe.

Cfare domethene Kosove?

A eshte ky emertimi i sakte?

Nese jo, cfare emri duhet te kete kjo krahine qe ka mbi 90% te popullsise shqiptare te paster?


Lėmsh diplomatik me emrin e Kosovės


-----------------------------------------------------------

DIPLOMATICUS

Ne nuk arritėm tė mėsojmė se cilin shtet pėrfaqėson nė misionin e UNMIK-ut nė Kosovė njė zėdhėnės me emrin Sunill Narulla, por edhe pa qenė i informuar pėr kėtė mund tė kuptohte lehtė se vendi i tij i lindjes duhet tė jetė shumė-shumė larg gjeografikisht pėr ndonjė interes pėr atė pjesė tė territorit evropian qė quhet Kosovė. Deri nė momentin kur mungesa e interesit apo e njohurive nuk shkakton implikime te tjera, veē reputacionit personal, ėshtė e kuptueshme se nuk pėrbėn problem pėr t'u ndalur veēanėrisht, por kur kėto tė dyja paraqiten si njė qėndrim diplomatik zyrtar i njė misioni tė rėndėsishėm ndėrkombėtar siē ėshtė UNMIK-u nė Kosovė, ėshtė e pamundur te soditet pa u reaguar. Sepse kur mė 9 korrik zėdhėnėsi Narulla deklaron se nuk ka asgjė nėse Kosova quhet Kosovė apo "Kosovė-Metohi" dhe kur atė e pėrforcon me tė njėjtin qėndrim edhe zėdhėnėsja tjetėr e UNMIK-ut Suzan Manuel qė deklaron se individėt janė tė lirė tė pėrdorin ēfarėdo termi qė tė duan pėr Kosovėn, atėhere problemi ėshtė mė serioz dhe bėhet diplomatik.

Kosova ka njė emėr tė saj tė pėrkufizuar juridikisht dhe tė pranuar e tė njohur ndėrkombėtarisht nė dokumentet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe nė rradhė tė parė nė dokumentin bazė tė angazhimit ndėrkombėtar pėr Kosoven siē ėshtė rezoluta 1244 e 10 qershorit 1999 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Mbi bazėn e kėtij dokumenti ėshtė pėrkufizuar edhe mandati i UNMIK-ut nė Kosovė, i cili pėrkthehet misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Kjo do tė thotė qė tė gjithė diplomatėt dhe jo diplomatėt e UNMIK-ut janė tė detyruar nė mėnyrė ligjore tė respektojnė pėrkufizimet e rezolutės 1244 dhe tė kėrkojnė nga tė tjerėt respektimin e kėsaj rezolute nė tė gjitha termat dhe nenet e saj.

Mbi kėtė pėrkufizim, nocion e term juridik tė Kosovės ėshtė ndėrtuar gjithė dokumentacioni ndėrkombėtar si nė kuartierin qėndror tė OKB-sė nė Njujork ashtu edhe nė terren lokal tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Madje pėrcaktimi ėshtė aq rigoroz dhe shkon deri atja sa qė edhe vetė zoti Narulla dhe zonja Manuel firmosin mbi njė bordero tė OKB-sė, ku shkruhet "misioni nė Kosovė".

Ēėshtja e diskutimit pėr emrin e Kosovės nuk ka tė bėjė me rastin e provokacionit tė para disa ditėve tė grupit tė deputetėve tė emėruar serbė tė Kosovės nė parlamentin e Prishtinės, tė cilėt nė foltoren e parlamentit po insistojnė tė deformojnė emrin e vendit ku jetojnė dhe tė pėrdorin emrin kishtar dhe kolonial serb "Kosovė-Metohija" dhe qė me tė drejtė kryetari i parlamentit Nexhat Daci i ndaloi ta deformojnė emrin e Kosovės. Ēėshtja nuk ka tė bėjė as me provokacionin e vazhdueshėm tė qeverisė sė Beogradit qė megjithė emfazėn jo tė natyrėshme demokratike, vazhdon shpikjet nacionaliste tė kohės sė Milosheviēit, duke ngritur tė ashtuquajturėn Qendėr Koordinative pėr "Kosovė dhe Metohinė". Ēėshtja nuk qėndron as nė provokimet diplomatike tė ndonjė shteti anėtar tė KS tė OKB-sė si Kina, qė shkelin marrėveshjet dhe dokumentet qė kanė nėnshkruar vetė dhe pėrdorin nė dokumente zyrtare termin kishtar serb "Kosovė e Metohi".

Ēėshtja e emrit tė Kosovės nuk ėshtė aq e thjeshtė dhe naive, siē po e paraqesin disa zėdhėnės tė UNMIK-ut, sipas tė cilėve kjo qenka e drejtė e shprehjes sė lirė tė individit pėr tė emėrtuar vende dhe popuj.

Tymi qė po ngrihet pėr ēėshtjen e emrit tė Kosovės ka interes tė madh diplomatik e politik dhe ajo jep siptomėn e njė qėndrimi tė nėndheshėm nė disa qarqe diplomatike ndėrkombėtare, tė cilėt me njė mungesė serioziteti dhe takti profesional, po krijojnė njė lėmsh tė ri diplomatik, i cili mund tė jetė me pasoja dhe mund tė dėmtojė vetė misionin ndėrkombėtar nė Kosovė.

Problemi qėndror ėshtė se ēėshtja e emrit tė Kosovės ėshtė e lidhur nė rradhė tė parė me ēėshtjen e statusit te saj. Duke pėrdorur emrin kishtar dhe kolonial serb pėr Kosovėn, miklohen dhe ngjallen pretendimet e vjetra koloniale tė Serbisė pėr tė ashtuquajturin djep serb nė Kosovė. Kjo do tė thotė qė krijohen premisat pėr tė paragjykuar statusin qė tani nė favor tė Serbisė dhe pėr tė anuar nė tė ardhmen drejt pranimit tė njė rikthimi tė Serbisė nė Kosovė.

Kjo ėshtė tepėr e rrezikshme pėr zhvillimet demokratike dhe pėr stabilitetin e Kosovės, pėr tė cilat ka mandat tė punojė dhe ka punuar deri tani UNMIK-u. Duke sanksionuar emrin dhe pretendimin kishtar e kolonial serb tė Kosovės, i bėhet njė shėrbim i keq marrėdhėnieve delikate dhe tepėr tė thyeshme mes popullit shqiptar nė Kosovė dhe pakicės serbe qė jeton nė Kosovė. Nė kėtė mėnyrė pakica serbe inkurajohet tė kėrkojė statusin e pakicės sunduese dhe tė mos pėrpiqet pėr njohje tė realitetit tė ri tė Kosovės sė pas vitit 1999, ku ajo duhet tė ndėrtojė demokracinė multietnike nė Kosovė bashkė me shqiptarėt.

Nga ana tjetėr populli shqiptar nė Kosovė, i cili nuk mund tė pranojė me njė kthim nė tė kaluarėn koloniale tė Kosovės, nė vend qė tė angazhohet nė kėrkimin e mjeteve demokratike dhe bashkėjetesės me pakicėn serbe, do tė detyrohet tė pėrpiqet me tė drejtė qė tė kėrkojė masa mbrojtėse kundėr njė rikthimi tė dhunshėm tė Kosovės nėn kontrollin kolonial serb. Nė njė situatė tė tillė nuk duket se do tė kenė efekt sigurimet publike qė japin drejtuesit e UNMIK-ut se nuk do tė ketė kurre kthim tė Kosovės nė gjendjen e para 1999, gjė qė natyrisht ėshtė vlerėsim i saktė.

Ka njė fenomen qė bie nė sy nė zhvillimet e fundit nė Kosovė. Ka njė ngutje tė pashpjegueshme nga ana e UNMIK-ut pėr tė pėrfunduar njė seri marrėveshjesh mes UNMIK-ut dhe Beogradit, tė cilat nė mėnyrė graduale endin njė rrjet juridik tė rikthimit tė kontrollit serb nė Kosovė. Ajo qė ėshtė e pashpjegueshme deri nė kufijt e tė papranueshmes, ėshtė fakti se qeveria e Kosovės, presidenti i Kosovės dhe parlamenti i Kosovės, janė pėrjashtuar tėrėsisht nga e drejta e vendimmarrjes pėr kėto marrėveshje. Justifikimi qė jepet nga UNMIK-u se ai pėrfaqeson popullin shqiptar tė Kosovės ėshtė jo i bazuar nė ligj sepse UNMIK-u pėrfaqėson OKB-nė dhe jo popullin e Kosovės, i cili nė bazė tė rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė ka zėrin kryesor nė vendosjen e statusit tė ardhėshėm tė Kosovės. Po t'i shtojmė kėsaj situate lehtėsinė, me tė cilėn zėdhėnėsit e UNMIK-ut sanksionojnė tė drejtėn e serbėve pėr emrin kishtar tė Kosovės, vetiu shkohet tek dyshimet se me ndėrgjegje apo pa ndėrgjegje dikush po krijon lėmshe diplomatike artificiale.

Diplomatėt e UNMIK-ut natyrisht e dinė se misioni, qėndrimet dhe deklaratat qė ata duhet tė bėjnė nė Kosovė dhe pėr Kosovėn, duhet tė jenė nė pėrputhje me rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė, e cila nga rreshti i parė deri tek i fundit emėrton "Kosovė" Kosovėn. Pra ēdo formulim tjetėr ėshtė nė kundėrshtim me termat, frymėn dhe pėrmbajtjen e kėsaj rezolute. Dhe rezoluta duhet respektuar nga tė gjithė palėt dhe ajo nuk mund t'i kėrkohet vetėm shqiptarėve ta respektojnė. Tejkalimi i kompetencave tė mandatit tė rezolutės ėshtė njė hap, i cili mund tė ketė pasoja tė paparashikueshme nė zhvillimet e ardhme. Njė tejkalim i tillė me karakter arbitrar ishte edhe Dokumenti i nėnshkruar nga Hakerupi dhe Ēoviēi nė 5 nėntor tė vitit tė kaluar, ku nė mėnyrė flagrante kemi hapin e parė zyrtar pėr tė shkelur rezolutėn 1244 dhe pėr tė futur Serbinė si tutor tė Kosovės.

Vepra historike e NATO-s, qė ēliroi Kosovėn nga regjimi barbar i Milosheviēit dhe nga makina kriminale ushtarake serbe dhe veprimtaria vėrtet e dobishme e OKB-sė pėr Kosovėn do tė merrnin njė goditje tė rėndė nga hapa, qėndrime dhe veprime tė pamenduara tė ndėrmarra nė Kosovė si ky lėmsh diplomatik qė sajohet lidhur me emrin. Ka njė tė vėrtetė tė madhe dhe tė thjeshte qė nuk duhet harruar e qė ka tė bėjė me ate qė Kosova nuk kthehet kurrė mė nė koloni tė Serbisė.

Ēėshtja e emrit ėshtė e drejtė historike dhe juridike e popullit shqiptar qė jeton nė Kosovė dhe jo e ish metropolit kolonial nė Beograd. Prania diplomatike dhe ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė pikėrisht nė kėtė kuadėr dhe do tė ishte e dobishme qė disa diplomatė tė huaj nė Prishtinė ta apdejtonin kujtesėn e tyre me qėllimin e kėsaj pranie



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.