Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: PD: Mocion mosbesimi per "Majkon"
Postuar nga: Albo

Lajme Partia Demokratike paraqet ne Kryesine e Kuvendit kerkesen per nje mocion mosbesimi per qeverine. Berisha: Majko nuk pati kurre kurajon te provohej me vote fshehte

Elton METAJ

TIRANE - Partia Demokratike ka paraqitur dje nje mocion mosbesimi kunder qeverise "Majko". E paralajmeruar dy dite me pare nga lideri demokrat, Sali Berisha, levizja e PD ka marre dje formen zyrtare, duke u shoqeruar me firmat e te pakten nje te pestes se deputeteve. Sipas burimeve parlamentare, arsyeja kryesore e paraqitur nga opozita ne mocionin e mosbesimit ndaj qeverise "Majko", ne ditet e saj te fundit te jetes, eshte mosqeverisja e vendit. "Majko nuk mund te largohet kur te doje vete, por do te largohet me mocion mosbesimi nga ana e opozites", ka thene dje kryetari i PD, Berisha. Duke argumentuar kerkesen e paraqitur ne Kryesine e Kuvendit, Berisha tha se nuk kishte asnje lloj paragjykimi per Partine Socialiste dhe votimin e deputeteve te saj. "Le te votojne si te deshirojne per qeverine "Majko", mocioni do te jete aty, sepse (Majko) nuk pati kurre kurajon te provohej me vote fshehte", ka thene Berisha. Duke kembengulur te votimi i fshehte per mocionin e paraqitur tashme, ish-Presidenti tha, se nuk do te bojkotohej Parlamenti, nese do te respektoheshin procedurat perkatese. "Ne qofte se do respektohen procedurat dhe parlamentarizmi, ne nuk do te bojkotojme Parlamentin", u shpreh ai. Duke nenvozuar edhe nje here qendrimin kunder te Partise Demokratike ndaj cdo qeverie socialiste. I pyetur nga gazetaret per hapat qe do te hidheshin nga PD, nese nuk do te votohej ne menyre te fshehte, Berisha tha se "mosrepektimi i Kushtetutes rrezikon cdo gje".

Ne strategjine e saj te afert politike, te shpallur dy dite me pare nga lideri i selise blu, Partia Demokratike ka percaktuar edhe paraqitjen e nje mocioni per qeverine e pritshme, te drejtuar nga kryetari i PS, Fatos Nano. Ndersa, edhe dje Berisha ka perseritur se qendrimet e ardhshme te PD do te percaktoheshin pas verifikimit parlamentar te qeverise "Majko" dhe asaj qe pritet ta zevendesoje.

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancen socialiste per mosqeverisje, duke permendur faktin e nderrimit te tre qeverive ne tete muaj, prej fitimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 24 qershorit.

Sipas selise blu, kjo eshte shenja me e sakte e konsumimit te mazhorances aktuale. Gjithashtu, sipas kreut te PD, do te ishte me mire te ishte percaktuar nje zgjidhje tjeter dhe disa detyra, qe do te conin vendin "drejt zgjedhjeve te medha dhe perfundimtare".


Kushtetuta per mocionin e mosbesimit

1 - Ne rast se mocioni i mosbesimit, i paraqitur nga nje e pesta e deputeteve, miratohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 diteve, zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.

2 - Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin.

3 - Votimi i mocionit nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij.


Korrieri 17 Korrik 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.