Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Thuhet se dashuria ka gjemba: ajo eshte nje lule. Po kush? Miqesia? Ajo eshte si nje zarzavate.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Nano-Berisha, takim para 24 janarit
Postuar nga: Albo

Lajme Kryesocialisti angazhohet te shtrengoje duart me liderin demokrat perpara takimit te Brukselit, ku Parlamenti Evropian do te analizoje zhvillimet politike ne Shqiperi. Kryetari i PD: "Nuk u shmangem takimeve, nese ka nje problem. Per takime i kam ftuar edhe ne Tirane"

Mirgena TOPALLI

TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano eshte zotuar dje te realizoje "nje shtrengim duarsh" me rivalin e tij politik, kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha para 24 janarit. Date qe shenon fillimin e takimit te Brukselit, ku Komisioni i Jashtem per te Drejtat e Njeriut, Sigurine dhe Politikat e Mbrojtjes, i Parlamentit Evropian do te shqyrtoje problemet e shumta te Shqiperise. Nano e deklaroi gadishmerine e tij per te bashkepunuar me opoziten ne shume drejtime, gjate nje takimi te organizuar ne seline roze me drejtuesit e mediave shqiptare.

"Shpreh angazhimin tim per te mos e lene shtrengimin e duarve per ne Bruksel. Tashme nga ana jone dhe e opozites jane formuluar dhe bere publike, opsionet qe mundesojne, jo vetem permiresimin e klimes brenda spektrit, por edhe nje bashkepunim institucional afatgjate midis mazhorances dhe opozites, midis te gjitha mazhorancave dhe te gjitha opozitave, per te krijuar raporte te qendrueshme partneriteti ne nje vend qe kerkon te integrohet ne realitetet moderne", u shpreh kryesocialisti.

Nga ana tjeter, edhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, eshte shprehur i hapur per te realizuar takimin dypalesh. Ai ka thene dje se nuk kishte qene asnjehere kunder "nje shtrengimi duarsh" me palet brenda Partise Socialiste, te mandatuara nga elektorati i PS-se. "Une nuk u shmangem takimeve nese ka nje problem. Per takime i kam ftuar edhe ketu (ne Tirane). Nese ka nje problem madhor, une takohem me kryetarin e Partise Socialiste apo me krahun tjeter te PS-se, te partive te tjera. Nuk jam ai qe bojkotoj takimet apo shmang takimet", ka thene dje Berisha, gjate nje prononcimi per mediat.

Temat e nje bisede te mundshme me Berishen jane te qarta, sipas kryetarit te PS-se, Nano. Dhe konkretizimi i tyre, sipas tij, permes veprimeve te perbashketa duhet te fillonte permes futjes se PD-se ne Parlament. Seanca e pare e te cilit fillon me 21 janar. "Mirepresim me padurim kete rradhe kthimin e opozites ne jeten e institucionit themelor te Republikes sone parlamentare, per t'u bere pjese institucionale e luftes kunder korrupsionit, trafiqeve dhe te gjithe fenomeneve negative qe deformojne zhvillimin dhe rrezikojne te kriminalizojne shtetin dhe shoqerine. Brenda javes se trete te janarit te percaktojme dhe me opoziten kryesore, me perfaqesuesit e saj qe do te marrin pejse ne perfaqesine e Kuvendit me 24 janar, opsione konvergjente per te cilat angazhohemi solemnisht perballe ketij institucioni qe mbeshtet dhe monitoron integrimin tone ne BE, per permiresime, korrigjime dhe zhvillime qe iu sherbejne te gjitheve dhe krijojne komfort per lojen demokratike ne vend", tha dje Nano. Nderkohe qe vazhdojne kontradiktat mes Kryeministrit dhe kryetarit te partise me te madhe qeverisese, "dy aktoret" kryesore ne dhjete vjetet e fundit te politikes shqiptare, Nano dhe Berisha, pritet te shtrengojne duart ne "skenen politike" te ngritur prej tyre.


Korrieri, 01/06/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.