Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri eshte cadra e gruas.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Luftėrat e dibranėve mes Luftės Ballkanike
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Fuqitė dibrane, pas shkatėrrimit tė ushtrisė turke, ishin ndarė nė tresh. Por, qė tė gjitha kishin shkuar qė tė luftonin forcat serbe e malazeze. Nė Dibėr populli ngrihet nė revolucion

Sjefi Vllamasi: Ballafaqime politike nė Shqipėri (2)


Me shkatėrrimin e ushtrisė turke mė 1912, fuqitė dibrane ndahen tresh:
1. Me nė krye Selman Alinė e Llan Kaloshin etj., shkuan pėr tė mbrojtur garnizonin e Shkodrės kun-dra serbėve e malazezėve, nėn komandėn e Hasan Riza Pashės e mė vonė tė Esat Top-tanit.
2. Njė pjesė tjetėr me nė krye Elez Jusufin, Shaban Lushėn etj., shkuan nė Kolosnjan (Bicaj), pėr tė penguar pėrparimin e serbėve qė vinin nga Kosova. Elezi ishte I pajisur me njė artileri tė vogėl prej dy topash. Nė kėtė luftė mjaft tė ashpėr Elezit i ėshtė thurur kėnga qė kėndohet edhe sot nė popull, prej tė cilės po japim disa vargje:

Krisi pushka gjimoi toka,
Vjen Elezi me dy topa.
Krisi topi gjimoi kepi
Kujtoi serbi se asht mbreti.
Nuk asht mbreti mor Serbi,
Asht Elezi me malėsi


3. Ndėrsa lufta vazhdonte nė Lumė, serbėt me fuqi tė tjera, duke kaluar nėpėr Maqe-doni, arrijnė nė Malėsitė e Dibrės sė Madhe, ku u ndeshėn me fuqitė dibrane tė komand-uara prej krerėve tė Dibrės sė Epėr. Nė kėtė luftė serbėt pėrdorėn taktikėn e kompromisit me anė tė maqedonasve vendės si Todo Bojaxhiu, tregtar grosist, tė cilin e futėn si ndėrmjetės pėr t’i bindur krerėt se ata (ser-bėt) nuk do tė kaloshin nėpėr tokat shqiptare, pėrveē Dibrės sė Madhe (qyteti), qė ishte vend strategjik. Nė kėtė mėnyrė fuqitė dibrane tėrhiqen dhe shkojnė nė rrethet e tyre, kurse serbėt futen nė qytet. Por serbėt dinakė nuk e mbajtėn fjalėn qė dhanė. Mė vonė dėrgojnė fuqi ushtarake nėvendet e ndryshme kyēe tė Dibrės dhe mundohen tė arrestojnė Elez Jusufin, i cili mundi t’i shpėtojė rrethimit nė mėnyrė mjaft tė guximshme dhe misterioze. Nga ana tjetėr, njė fuqi serbe kalon urėn e Topojanit dhe del nė Malėsinė e Grykės sė Vogėl. Nė katundin Mazhicė kėrcet pushka, sė pari me barinj, dhe menjėherė fillon lufta me armikun. Pas kėsaj Malėsia e Madhe, Gryka e Vogėl e Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Gollobėrdha dhe gjithė populli lajmėrohen nga patrioti veteran Mersin Dema qė tė bėjnė njė mbledhje nė varet e Shupenzės, e cila quhet Kuvendi i atdheut dhe sipas zakonit lidhin besė (bėjnė itifak) pėr ta luftuar ushtrinė serbe. Pak ditė pas besėlidhjes, ser-bėt, pėr t’i okupuar tė gjitha krahinat e Dibrės, kalojnė Drinin dhe dalin nė Grykė tė Vogėl, nė katundet Topojan e Mazhicė. Atėherė populli, sipas besės qė pati lidhur, u ngrit kundėr ushtrisė serbe duke e filluar luftėn nė katundin Mazhicė e Topojan, ku mori pjesė edhe Malėsia e Peshkopisė. Serbėt thyhen dhe tėrhiqen me anė tė Drinit nė rajonin e Maqellarės, nė fshatin Vojnik, ku mbetet i vrarė komandanti i ushtrisė serbe gjeneral Ferdinandi. Atėherė Mersin Dema I ndan fuqitė nė tri pjesė:
1. Te ura e Topojan-it;
2. Nė kodrat e katundit Gjoric;
3. Te Ura e Spilės.
Ndėr kėto vende lufta vazhdon tri javė. Atėherė serbėt, duke e parė tė pamundshme zbėrthimin e frontit nė kėto drejtime, marrin njė drejtim tjetėr dhe, duke kaluar nga malet e Strugės e tė Gollobordės, u marrin krahėt fuqive dibrane, tė cilat tėrhiqen dhe marrin pozicione tė reja duke zėnė Qafėn e Murrizės (mali i katundit Bllac) dhe shkrepin e katunditGjuras, ku lufta vazhdoi 5 ditė. Nė kėtė luftė u vranė mjaft dibranė, midis tė cilėve u vra edhe Hysen Dema. Shqiptarėt pėrpara fuqive tė mėdha serbe tėrhiqen nė Mat. Kėta, mbasi u organizuan nė Mat, bashkė me matjanėt e zunė pozicionin e tretė nė Qafė tė Murrės dhe nė Qafė tė Buallit. Kėtu lufta vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė dhe serbėt nuk pėrparuan mė. Kėsaj lufte iu dha emri “Lufta e Malsisė”. Pjesa tjetėr e Dibrės pėrgatitet pėr njė rev-olucion tė pėrgjithshėm kundėr armikut, duke i vendosur fuqitė nė Shumbat, Peshkopi dhe te Ura e Lushės. Tėrthorazi shkuan edhe disa vetė nga Dibra e Poshtme nė kėtė luftė.

Lufta e Vllajnicės

Nė kėtė kohė pritej nga ēasti nė ēast njė kryengritje e pėrgatitur pėrkundra armikut. Krerėt e Dibrės kishin vendosur ta bėjnė kryengritjen pa caktuar datėn, por populli I shtytur nga ndjenjat patriotike, spontanisht, fillon luftėn te Ura e Lushės mė 15 gusht 1913. Nė tė njėjtėn kohė fillon lufta edhe nė Shumbat ku armiku thyhet mjaft keq. Pjesa mė e madhe e ushtarėve vritet. Mbeturinat kapen rob, kėshtu qė s’mund tė kthehet asnjė kėmbė ushtari nė Peshkopi, ku ishin pėrqen-druar forca tė mėdha. Fuqitė dibrane marshojnė nė drejtim tė qendrės (Peshkopi). Armiku prej kėtej bėn qitje artilerie pa pushim. Kur forcat ndodheshin te Vorret e Pilafit, nėn breshrin e plumbave tė mitraloz-it, malsori i quajtur Mehmet Skepi, njė burrė me mustaqe kapadaji, u bėn thirrje shokėve se: “Ai qė vdes sot asht i pavdekshėm” dhe thėrret qė ta kapin armikun tė gjallė. Atėherėpopulli me njė vrull tė pathyeshėm sulmon me besa-besė dhe futet nė lagjet e qytetit. Kėtu plagoset rėndė Azis Lusha. Ndėrsa shokėt e tij mundohen ta tėrheqin, ai u thotė: “Mė leni tė vdes kėtu, se kjo mė duket vdekja ma e ambėl kundra armikut” dhe me kėto fjalė vdes. Mbasi u shpartallua ndėr kazermat ushtarake, armiku tėrhiqet dhe futet nė lagjet e qytetit. Malsori Ibrahim Pasi ndeshet nė njė rrugicė me njė togė ushtarėsh nga tė cilėt vret katėr, por edhe vetė plagoset rėndė. Kur shkuan shokėt qė ta ngrenė u thotė tė mos merren me tė, por tė shkojnė pėrpara, qė tė vrasin ata qė kanė mbetur. Kėto janė vetėm disa pak shem-buj tė heroizmave tė dibranėve nė luftė kundėr armikut pėr mbrojtjen e atdheut.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lin-dur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patri-otėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjith-njė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kujtimeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerė-suar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.