Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė mos jesh kurrė i kėnaqur nė atė qė krijon, kėtu qėndron arti.
--- Jules Renard(1864-1910)shkrimtar francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Shpallja e pavarėsisė kombėtare mė 28 nėntor 1912
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, mbėrrinė delegatėt e popullit dhe njė shumicė patriotėsh, prej brenda e jashtė Shqipėrisė dhe, mė 28 nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entusiazmi tė madh, pas 450 vjet robėrie, u ngrit flamuri kombėtar dhe u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. U formua njė qeveri nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė tė cilėn merrte pjesė edhe Preng Bibdod Pasha si nėnkryeministėr dhe Esat pashė Toptani si ministėr I Brendshėm.

Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike nė Shqipėri (1)


Kur Ismail Qemali mbėrrin nė Vlorė, Seit Qemali, Murat Tėrbaēi, Alem Mehmeti dhe shumė patriotė tė tjerė, si rezervistė luftonin kundėr ushtrisė greke nė Llogara. Kėta, me t’u informuar mbi qėllimin e ardhjes nė Vlorė tė Plakut e ngritėn fla-murin kombėtar nė ballė tė luftės,para se tė ngrehej nė Vlorė. Nė tė njėjtėn kohė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, mbėrrinė del-egatėt e popullit dhe njė shumicė patriotėsh, prej brenda e jashtė
Shqipėrisė dhe, mė 28 Nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entusiazmi tė madh, pas 450 vjet robėrie, u ngrit flamuri kombėtar dhe u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. U formua njė qeveri nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė tė cilėn merrte pjesė edhe Preng Bibdod Pasha si nėnkryeministėr dhe Esat Pashė Toptani si ministėr i Brendshėm. Juridiksioni i kėsaj qeverie shtrihej deri nė Berat, Skrapar e Elbasan, pasi ushtria turke ndodhej nė Fier e Lushnjė nė pritje pėr t’u imbarkuar pėr nė Turqi. Dukė de Monpanisie, nga familja e Burbonėve francezė dhe pasanik I madh, me nxitjen e Albert Gjikės dhe tė ambicionit tė vet, i shoqėruar nga Mark Kakarriqi dhe Pejtėr Gox-hamani, me jahtin e vet niset nga Brindizi dhe duke e ēarė bllokadėn greke mbėrrin nė Vlorė, ku paraqitet kandidat pėr fron tė Shqipėrisė. Ismail Qemali nė parim e pranon kandidaturėn e tij, por pėr tė marrė pėlqimin e Parizit e tė Londrės, I shoqėruar nga Isa Boletini, me kos-tum kombėtar nga Luigj Gurakuqi dhe Pandeli Cali, bashkė me dukėn zbret nė Brindizi dhe shkon nė Paris e nė Londėr, ku opinionin e gjeti nėfavor tė Princ Vidit. Vetėm duke pėr-fituar prej rastit, me hapat qė bėri pranė qeverive anglo-franceze, arriti tė zhbllokojė bregdetin shqiptar nga flota greke. Esat Toptani vjen nė Vlorė, por, pasi Vlorėn nuk e gjeti njė ambient tėpėrshtatshėm pėr planet e tij tė mėtejshme dhe pėr sigurimin e jetės sė tij, pas dy ditė qėndrimi kthehet nė Durrės, ku fillon pėrpjekjet e tij pėr formimin e qeverisė sė re. Nė Vlorė ka qenė pėrgatitur njė atentat kundėr jetės sė Esatit, por Isa Boletini heq dorė pasi kėshillohet me I. Qemalin, sepse ky i fundit e ndalon rreptėsisht njė tentativė tė tillė. Ismail Qemali nė parim ka qenė kundra vrasjeve politike. Filluan intrigat dhe komplotet e zakonshme kundra Qeverisė sė Vlorės. Bektash Cakrani, i kompro-mituar pėr marrje tė hollash nga Greqia pėr ta zgjeruar kufirin e saj nė dėm tė tokės shqiptare, kur nuk dihet me siguri, por dyshohet edhe pėr Qemal Bej Vrionin, pėr shkak se nuk iu pranua dėshira e tij pėr ta bėrė Cakranin qendėr nėnprefek-ture, mbledh njė fuqi dhe kėrcėnon Qeverinė e Vlorės me kryengritje. Por qeveria me tė shpejtė pėr kun-dra tij dėrgon njė fuqi nėn komandėn e Salih Vranishtit dhe Hysni Toskės dhe pasi e shpartallon fuqinė e tij, i digjen shtėpitė dhe dyqanet. Bektashi ka qenė nė mar-rėveshje edhe me Esatin.Nga ana tjetėr, Dervish bej Biēaku, miku besnik i Esatit dhe kundėr-shtari i betuar i kushėririt tė tij Aqif pashė Elbasanit, qė nė atė kohė ka qenė prefekt i Elbasanit i Qeverisė sė Vlorės, nė tetor tė 1913-tės, mblodhi njė fuqi kundėr qeverisė, duke bėrė propagandė me kuran nė dorė nė popull pėr kryengritje. Edhe kundėr tij dėrgohet njė fuqi nėn komandėn e Hysni Toskės, i cili bashkė me fuqitė e Aqif Pashės nė Gododesh, e shpartalloi Dervishin aq keq sa detyrohet tė lerė nė fushėn e betejės kalin, dylbitė dhe kuranin. Dervish Biēaku, nga ana tjetėr me kuran nė dorė, ka bėrė propaganda nėpėr fshatrat, duke thėnė se Princ Vidi dhe Aqif Pasha do tė na prishin fenė. Populli i Pindit ka qenė pėr bashkimin e Pindit me Shqipėrinė. krerėt e tij, qė dimėronin bagėtinė nė Konispol e Delvinė, zgjedhin njė komision dhe e dėrgojnė nė Vlorė pėr t’i deklaruar Ismail Qemalit se pop-ulli i Pindit e ka vendosur ta lidhė fatin e vet me fatin e Shqipėrisė dhe pėr realizimin e kėtij qėllimi janė gati tė luftojėnė kundėr Greqisė bashkė me shqiptarėt. I. Qemali e pranon nė parim, por Fejzi Alizoti merr vesh dhe e lajmėron Komision-in e Kontrollit, i cili revoltohet kun-dra I. Qemalit. Njėkohėsisht xhonturqit dėrgojnė nė Shqipėri kapiten Beqir Grebenenė me 4-5 shokė, me qėllim qė tė bėjnė propagandė pėr njė princ turk pėr mbret nė Shqipėri, duke pasur pėr kandidat Izet Pashėn nga Serfixhe-ja, ish-ministėr i Luftės me origjinė shqiptare. Xhonturqit tentuan pėr njė gjė tė tillė me qėllim qė Shqipėria tė bėhej pėrsėri vasale e Turqisė dhe kėshtu tė evitoninn pasojat fatale qė do tė pėsonte Turqia nga pavarėsia shqiptare. Nė planin e Beqir Grebe-nesė,pėrveē mjeteve legale, qė do tė pėrdorshin pėr t’ia arrirė qėllimit, figuronte edhe njė grusht shteti. Por lumtėrisht qėllimi i B. Grebenesėdiktohet dhe me gjithė shokėt e tij arrestohet nė Vlorė, nga ana e komi-sionit tė kontrollit, i cili formon njė gjyq special nėn kryesinė e general Deverit, kryetar i misionit ushtarak holandez pėr organizimin e xhan-darmėrisė shqiptare me anėtarė: kapiten Kasėm Sejdinin, kapiten Xhavit Leskovikun dhe dy civilė tė tjerė. Syrja e bej Vlora dhe i famshmi jurist dhe erudit Jorgji Ēaku, kur nisen nga Stambolli pėr Vlorė, kėshillohen nga xhonturqit qė tė bashkėpunonin me Ismail Qemalin pėr ta prurė Izet Pashėn mbret nė Shqipėri. Por kėta tė dy lajmėrojnė ambasadorin e Austrisė nė Stamboll
pėr t’u informuar mbi politikėn aus-tro- hungareze mbi ēėshtjen e mbretit tė Shqipėrisė dhe, mė vonė kur erdhėn nė Vlorė, dualėn dėsh-mitarė akuze kundėr I. Qemalit, bashkėpunimi i tė cilit me Beqir Grebenenė vėrtetohet nga gjyqi spe-cial i Vlorės. Ismail Qemali ka qenė njėriu I Antantės, i anglo-francezėve dhe duke qenė i bindur se anglo-francezėt mund tė preferonin zgjed-hjen e njė princi turk nė vend tė njė princi gjerman, mund tė jetė komp-likuar nė kėtė ēėshtje pėr tė fituar simpatinė e Antantės nė favor tė Shqipėrisė. I. Qemali bėnte njė politikė asnjėanėse kundrejt Austrisė dhe Italisė, ndėrsa Austro-Hungaria donte diēka mė tepėr se kaq. I tron-ditur nga njė presion i tillė, ai me njė oficer tė besuar i dėrgon njė letėr konfidenciale admiral Cecil Bornes (anglez) kryetar i Komisionit ndėraleat nė Shkodėr, duket pėr t’u kėshilluar me Londrėn, meqenėsegjithė jetėn ka gėzuar simpatinė e saj. Por personi nė fjalė, pėr kuresht-je e hap letrėn dhe me tė kuptuar pėrmbajtjen e saj, preket tepėr, pasi si gjithė nacionalistėt e asaj kohe e adhuronte Austrinė, e cila qoftė edhe pėr interesin e saj, pėr krijimin e shtetit shqiptar shkonte derisa tė lozte kartėn e fundit, dhe kėshtu ia dorėzoi letrėn autoritative austriake nė Shkodėr. Qysh atėherė Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit. Ky mosbesim u shtua edhe mė tepėr me nxitjen e Faik Konicės, tė Dervish Himės dhe tė tjerė austrofilėve dhe ajo vendosi tė pėrkrahė Esat Top-tanin. Pėrveē Preng Pashės, Aqif Pashės, Abdi bej Toptanit, tė dalluar si patri-otė, dhe krerėve kosovarė, e tėrė paria e Shqipėrisė, ashtu dhe intelektualėt Faik Konica, Mithat Frashėri, Mehdi Frashėri, Dervish Hima, Abdyl Ypi, Nexhat Libahova e tjerė, u kthyen kundra Ismail Qemalit. Ky kundėrshtim, pėrveē disa gabimeve tė I. Qemalit, rrjedh edhe nga ambicjet dhe inatet per-sonale. Komisioni i kontrollit duke u bazuar nė implikimin e Ismail Qemalit nė marrėveshjen qė bėri me popullin e Pindit pėr tė tentuar modifikimin e kufirit tė jugut, tė caktuar nga Kon-ferenca e Ambasadorėve, ashtu edhe tė implikuar nė ēėshtjen e Beqir Grebenesė pėr njė princ turk, e kėshillon Ismail Qemalin tė jape dorėheqjen nga kryesia e qeverisė. Ai menjėherė dha dorėheqjen dhe u largua nga Shqipėria.

Emri i Sejfi Vllamasit, ndeshet nga njė mori dokumentash arkivore tė gjysmės sė parė tė shekullit XX. Janė dokumente tė burimeve vendase por edhe tė huaja. I lindur mė 1883 nė Kolonjė, nė vitet e para tė shekullit XX radhitej nė rrymėn e patriotėve revolucionarė e demokratė. Situata e rrezikshme nė tė cilėn ndodhej Shqipėria dhe mbarė kombi shqiptar pas shpalljes sė pavarėsisė, bėri qė S.Vllamasi tė jetė gjithnjė e mė akvitė nė rrafshin politik. Ai ishte ndėr ata qė punuan pėr ta ēuar Lėvizjen tonė kombėtare nė vendimet e Kongresit tė Lushnjes. Nė vitin 1947 ai u arrestua dhe u dėnua me 10 vjet burg. Vdiq nė vitin 1975. Punėn serioze tė S.Vllamasit pėr pėrgatitjen e kuj-timeve vetiake dhe tė vlerėsimeve historike, pėr njė periudhė 45 vjeēare, e kanė ēmuar jo vetėm historianėt, studjues tė perudhės sė rilindjes dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Atė e kanė vlerėsuar edhe ata bashkėkohės tė tij, njohės tė ngjarjeve dhe tė figurave politike tė viteve 20-30. Libri ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Neraida”, Tiranė. Botimi i dytė ka dalė nė shitje nė vitin 2000.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.