Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gazetat jane hekurudha e genjeshtres.
--- D`Aurevilli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Gjėja
Postuar nga: Fiori

Letersi Njerzit zakonisht lexojne per te mesuar, "te mesuarit" (nq se te tille kane jetuar ndonjehere) lexojne per tu vetkenaqur dhe me pas ka nga ata te cilet lexojne per te lexuar. Lexojeni pjesen ne vazhdim per arsyet tuaja dhe ne fund mos harroni te jepni mendime...

(hyrje)

jam ulur sot dhe po perpiqem te hedh ne leter, ndoshta jo castet e fundit, por te pakten nje pjese nga jeta e saj. nje pjese ndoshta te qellimit te ekzistences se saj. jam i shtyre me shume nga arsyje personale se sa ndonje arsye studimi. kam pershtypjen se do te jete dicka shume e veshtire. eshte ne natyren tone te gjejme arsyen pse dicka ndodh. eshte ne natyren tone te justifikojme veprimet e dikujt kur ato nuk i pershtaten ose nuk kane per qellim perplotesimin e moraleve ne baze te te cilave ne humanet jetojme. e megjithate c'mund te thuash per natyren e nje qenieje aq perverse sa edhe ajo kur ne nuk kemi arritur te kuptojme vete natyren tone. nuk e di a ishte e vetmja ne llojin e vet, apo ka edhe te tjere. nuk e di se kur ka lindur, nqs ka lindur ndonjehere, dhe dyshoj se as vete nuk e ka ditur nje gje te tille. e di qe ka vuajtur. ka vuajtur nje dhimbje aq te madhe sa ne jo vetem qe nuk jemi ne gjendje ta pershkruajme me fjale po as edhe ta perjetojme. ka dashuruar dhe ka qene e lumtur ne nje menyre qe ne nuk mund ta imagjinojme. prandaj edhe mendoj se do jete nje pune shume e veshtire per te kuptuar disi karakterin e saj dhe per me teper t'iua sjell juve ne kete forme dokumenti ose ditari.
imagjinoni. imagjinoni nje krijese qe ndoshta nuk ka lindur kurre. nje krijese qe ndoshta beson me gjithe qenien e vet se edhe nuk do vdesi kurre. nje krijese qe ne fakt eshte e vdekur. ose me sakte as e gjalle dhe as e vdekur. "e vdekur mes te gjalleve" me duket se eshte shprehja. tamam. i pershtatet. ndryshe nga ne por qe ekziston mes nesh dhe qe ushqehet me ne. edhe e gjalle edhe e vdekur. e gjalle sepse ushqehet. e vdekur sepse eshte e pergjithmonshme. eshte infinit. dhe megjithate ushqehet qe te mos humbasi kete vazhdimesi te perhershme. ushqehet.
ushqehet me shpirtin tone? ushqehet me gjakun tone? eshte vampir? perseri natyra ime humane me ben te mendoj se ushqehet me castin e fundit tonin. them natyra ime humane sepse perseri e justifikoj. e justifikoj me menyren time te mednuarit se ndoshta pikerisht ne ate moment kur eshte duke vrare, apo duke u ushqyer, shikon ne syte tane, ne veshtrimin e viktimes, i njejte me veshtrimin qe ka edhe vete. te njejtin veshtrim qe e ka pasur gjithmone. veshtrimin njekohesisht te habise (si ka mundesi qe kjo te me ndodhi mua, si ka mundesi qe une te jem duke vdekur, edhe nje cast dhe une nuk do jem me e megjithate jam akoma gjalle dhe akoma i ndergjegjshem qe kjo po ndodh) kete lloj veshtrimi te habise, dhe veshtrimin e "largimit te drites se syve" thone. veshtrimin qe eshte larg, qe vjen nga thellesite e ndonje tyneli dhe drita ne fund te tij eshte gjithmone duke u larguar, gjithome duke u bere me e dobet, por ndoshta asnjehere duke u zhdukur sepse asnjehere nuk jemi ne gjendje te kuptojme qe eshte zhdukur, sepse atehere jemi te pandergjegjshem per ta kuptuar. dhe jo vetem veshtrimi. aty pasqyrohet, sepse vetem ate jemi ne humanet ne gjendje te shohim, te njohim me te pakten njeren nga shqisat tona. te gjitha shqisat e tjera gjithashtu jane duke u larguar. zhurmat vijne nga maja e nje honi dhe ti je ne fund te tij ne piken me te ngushte. nje mbeshtjellje e lagesht aromash, dhe ftohte. derisa...
a eshte ndjenja e njohjes me nje gjallese te njejte me te qe e ben te eksitohet ndoshta, apo kjo eshte baza e ushqumit? sa do sartriane mund te tingelloje kjo, kam pershtypjen se edhe ajo eshte e ngjashme me ne njerezit ne nje fare menyre. dhe se e ndjen nevojen per te qene pjese e dickaje, pjese e nje shoqerie qe eshte e identifikuar, te pakten vetem brenda vetes se vete, pjese e shoqerise njerezore.
apo ndoshta ne ato momente kur viktima eshte ne ato caste te fundit atehere gjeja eshte ne gjendje edhe te bashkebisedoje me te. te bashkebisedoje ne menyre te barabarte. ndoshta edhe t'i perplasi ne fytyre ironine e ekzistences se vet. ndoshta edhe te shfajesohet ne nje fare menyre duke thene "ti je ne kete gjendje pezulli vetem per pak caste dhe pastaj gjithcka do marri fund. ndersa une duhet te jem me kete gjendje, duhet te mbaj kete gjendje si peshe gjate gjithe kohes, dhe pastaj ti do ikesh e une si sizifi do me duhet perseri te kerkoj e te ngre perseri peshen deri ne maje, qe t'i tregoj jo vetem vetes por edhe juve qe edhe pse ju nuk me doni dhe me injoroni, une jam. jam aty qe tiu kujtoj ju kete".
ju thashe qe do ishte e veshtire. do jete e veshtire sepse do perpiqem te mendoj si ajo, megjithese ne menyre jashtezakonisht patetike ndoshta. sepse jo vetem kjo krijese vuan e dashuron e ndjen milionra here me fort se ne, por edhe eshte shume here me inteligjente se ne, ka nje arsye qe eshte shume here me e forte se jona. dhe jo vetem aq. ka edhe shume forma. merr shume forma te ndryshme. njera prej te cilave eshte edhe forma njerezore. forme gjate te ciles jam ne gjendje ta studioj. format e tjera jo se jane te padukshme. format e tjera jane te pankonceptueshme. ne te tilla forma mund te hedh hipoteza se jo vetem eshte ne gjendje te levize ne kohe, por edhe neper mendimet tona. pak e veshtire per t'u konceptuar, sepse duke hedhur poshte idene e kohes bien poshte te gjitha ligjet me ane te te cilave ne konceptojme universin qe na rrethon. pa idene e kohes do ishte e veshtire te konceptonim edhe veten tone. por keto jane vetem spekullime nga ana ime. eshte edhe nje forme tjeter qe eshte e konceptueshme prej nesh pervec formes njerezore. kjo eshte nje monster. eshte nje gje. eshte dicka midis nje kafshe leshtore dhe njeriut. vjen ere te felliqur kalbesire dhe mund ta ndjesh prej dy kilometrash larg. eshte nje ere karakteristike midis drurit te lagur, jashteqitjeve te kafsheve dhe mishit ne kalbje e siper. qendron mbi dy kembe rreth tre metra e larte dhe pervec kembeve ka edhe tre gjymtyre te tjera. dy vijne sy duar ose me sakte, dicka midis duarve dhe putrave, dhe e treta eshte nje si dare qe del nga gjoksi i gjere dhe zgjatet rreth dhjete metra e te afron rreth vetes, nderkohe qe putrat te mbysin. nuk ka veshe te dukshem. syte jane te medhenj dhe te kuq, ndersa goja e madhe te kujton ate te ariut.
nuk jam shkrimtar. nuk jam filozof. nuk jam as psikolog dhe as sociolog. nuk jam mjek. jam thjesht dikush qe dikur eshte prekur nga kjo qenie dhe jam akoma gjalle per t'a treguar. nje njeri normal ndoshta do te perpiqej t'a harronte dhe te jetonte jeten si me pare. ndoshta nuk jam as normal. por pas bisedimit me te, pas, ne nje menyre te theni, te parit cfare ka me mbrapa, cfare vjen me mbrapa, nuk jam ne gjendje te harroj, dhe nuk jam ne gjendje te jetoj njesoj si me pare. arsyet pse dua ju ta dini kete histori timen, pse dua ju ta merrni vesh studumin tim, ndoshta jane te ngjashme me arsyet qe thashe me lart se pse ajo vret se pse, se pse ajo ushqehet, pse dickaje te gjithmonshme do i duhej te ushqehej. mbase po shnderrohem ne ate. mbase ka nje arsye pse une ngela gjalle. mbase qe te vazhdoj punen e saj. qe te vazhdoj punen e saj, jo te mbasoj ate qe ajo kishte lene pergjysem, sepse kam pershtypjen se nuk mund te flasim per mbarim, kur behet fjale per te, edhe pse ne nje fare menyre ajo e ka kaluar ate gjendje pezulli midis jetes vdekjes, midis endrres dhe realitetit, midis te zgjuarit dhe gjumit.
do perpiqem.


vazhdimin mund ta lexoni kėtu


© D. Kulla


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.