Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aparencat jane me te vertet ne rezik, sepse vazhdimisht kane nevoje te shpetohen.
--- Clifford Barney

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kuzhina :: Embėlsira
Postuar nga: Fiori

Kuzhina "Xupa", "Pasta ne Akull" dhe te tjera receta embelsirash do ti gjeni ne vazhdim te ketij artikulli.
"Hmmm...kjo duket e shijshme!"

Hoshaf me fiq te thate

Zihet qumeshtim embelsohet me sheqer, dhe lihet te ftohet si per kos. Fiqte grihen holle, perzihen me pak qumesht te nxehte dhe shtypen qe te treten pak. Hidhen te qumeshti, perzihen, ndahet ne tasa racioni dhe mbulohet si kosi qe te mpiksen. Vihen ne frigorifer dhe gjate servirjes hidhet kanelle e bluar.



Kabuni me rrush te thate

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush I thate (shpelahet me pare ne uje te vaket) pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse I gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme 10-15 minuta ne vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose ne filxhane dhe pastaj permbyset. Per te erresuar ngjyren e kabunise, ne qofte se duam, hedhim pak sheqer te djegur. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.



Strudel me molle

Strudeli me molle mund te behet me brume te shkrifet biskotash ose me pete byreku.
Ne miellin e situr te perzier me pak sode hapet nje grope ne mes dhe hidhen veze, gjalpe, kos, kripe. Duke filluar nga mesi perzihet dalngadale dhe zihet nje brume I forte I cili lihet te qendroje 20-30 minuta, pastaj happen pete me trashesi 2-3 mm dhe vendosen mbi nje pecete. Mollet qerohen, grihen holle, perzihen me sheqer, kanelle dhe mundesisht me pak galete te bluar per te pire lengun e molleve. Peta e hapur lyhet me gjalpe dhe mbulohet me shtresen e molleve. Me ane te pecetes mblidhet ne forme roleje, permbyset ne tave te lyer me yndyre, lyhet siper me te verdhe veze, shphet ne disa vende me maje te thikes dhe piqet ne furre per 25-30 min. Ne fund I hidhet sheqer puder.
Strudeli mund te pergatitet dhe me pete byreku. Ne kete rast shtrohen 3-4 pete njera mbi tjetren, sperkaten me gjalpe, vendosen mollet, mblidhet ne forme roleje dhe piqet. Strudeli I cilesise se larte del kur pergatitet me brum peta-peta (sfoljat).



Qumeshtor me pete e shurup

Me miell, qumesht, sheqer e veze pergatitet nje krem qe quhet zakonisht kremi pasticerise. Ne nje ene porcelani ose plastmasi rrihen vezet me sheqer, shtohet pak uje dhe miell I situr, perzihen mire dhe duke I perzier hidhet pak nga pak qumesht I nxehte. Gjithe masa hidhet ne nje tenxhere vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet te zieje derisa te trashet, hiqet nga zjarri, I hidhet vanilje, zbrazet ne ene te hapur dhe lihet te ftohet duke e perzier here pas here qe te mos zere fund.
Nderkaq zihet brumi si per byrek, hapet ne peta te holla te cilat thahen pak dhe gjysma e peteve shtrohet mbi taven e lyer me yndyre. Gjate shtrimit cdo pete sperkatet me yndyre. Mbi to hidhet kremi , sheshohet mire, dhe perseri vihet pjesa tjeter e peteve te sperkatura me yndyre. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda, peta sperkatet siper me gjalpe dhe piqet ne furre per gjysme ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa dhe pastaj I hidhet shurupi



Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.
Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.
Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.
Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 minuta. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.
Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-Cŗ) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.
Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.



Torte Pandispanje

Pandispanja e pjekur pasi lihet te ftohet 4-5 ore pritet ne dy-tre shtresa; secila shtrese sperkatet me shurup sheqeri te aromatizuar me liker ose konjak, lyhet me ndonje krem (mjalte, leng receli) mbi te cilin mund te vendosen kokrra receli, arra, bajame dhe ngjiten me njera tjetren. Siperfaqja lyhet me te njejtin krem ose me krem gjalpi dhe zbukurohet sipas deshires me recel, arra, me therrimet e pandispanjes. Torta siper zbukurohet dhe me fruta sipas deshires.
Perbrenda mund te perdoret kremi i pasticerise tek qumeshtori me pete, ndersa per shtresen e siperme eshte mire te pergatitet krem gjalpi. Llojet e kremrave jane te shumte, ketu keni shpjegimin e nje nga me te thjeshtet:
Zbutet gjalpi, rrihet derisa te zbardhet dhe duke e rrahur pak nga pak i hidhet qumesht i kondesuar (milk).



Kompekaj

Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.



Xupat

Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.



Pasta ne akull

Pergatitet me pare pandespanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli, perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre ne temperaturen 150-170 Cŗ. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli, qumeshti i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa te marre vale, hiqet nga zjarri, si te ftohet pak hidhet vanilje, bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandespanja e pergatitur, ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme, hidhet nje pjese e kremit, hapet ne te gjithte peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje, qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao, duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra receli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa vihet ne pjate ose mblidhet me leter celofoni. Pasta gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.