Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur ka diēka me vjedh, e vjedh.
--- Picasso

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Art :: Debati mbi kinematografine shqiptare
Postuar nga: Albo

Art Debati pėr Artin e shtatė nė Shqipėri hyn nė fazėn mė tė nxehtė gjatė kėtyre 12 vjetėve. Ruka e Kumbaro pėrplasin argumentat. Kineastėt reagojnė: Duam tė na jepet mundėsia tė shprehemi pėr zgjidhjen e problemit

Ruka: Arti nuk bėhet dot nga kafenetė

Pėr filmin duhet tė flasin gjeneralet dhe jo kapterat, ata qė e kanė mbi shpatulla dhe jo aksidentalet qė nuk e dinė ku ėshtė Qendra

Pas hapjes sė debatit mbi alternativat dhe gjetjen e rrugėve pėr mbijetesėn dhe pėrsosjen (gjer nė parametrat e mundshėm) tė e kinematografisė sonė, Gazeta ka pasur kėrkesa dhe reagime tė menjėhershme nga artistėt pėr tė shprehur opinione rreth zgjidhjes. Ajo qė duam tė evidentojmė nė lidhje me shkrimet e mėvonshme, pėr kėtė problem ėshtė kujtesa qė u bėjmė personaliteteve tė Artit tė Shtatė tė shmangin fyerjet ndaj njeri-tjetrit dhe tė paraqesin opinionet e tyre tė zgjidhjes duke u larguar prej pasioneve dhe gjaknxehtėsisė. Aktualisht kontraditat midis opinioneve tė grupeve tė ndryshme tė kineastėve kanė arritur nė pikėn mė tė lartė dhe zgjidhja reale mund tė vijė vetėm nga njė ballafaqim i sinqertė i gjykimeve, ndofta deri nė pėrsosjen e mėtejshme tė ligjit kinematografik si edhe zbatimit tė tij me korrektesė.

Petrit Ruka*

Njė debat ėshtė gjithmonė njė gjė e mirė. Nė mos njėqind pėr qind, ai kullon njė pjesė tė mirė tė llumit tė zi tė "filozofisė" sonė ballkano-aziatike qė rrjedh kafeneve, ku ligjin e bėn mosnjohja e plotė e asaj qė po gjykon, qefmbetja, paragjykimi dhe mospėrballimi me qetėsi i humbjes sė pėrkohshme nė njė konkurim. Por nė tė duhet seriozitet, argumenta, qė fatkeqėsisht ne i ndėrtojmė duke ftuar nė ndihmė pasionin.

Qysh nė fillim kėrkoj ndjesė pėr tonin e trishtė tė kėtij shkrimi, por siē do ta shihni mė poshtė mė kanė lodhur pėshpėrima madhėshtore e tė pakėnaqurve dhe ėshtė nė tė drejtėn e njeriut qė tė mėrzitet e tė lodhet nga gjėrat boshe.

Nė njė shkrim me mundėsi gjithmonė tė kufizuara vendi nuk mund tė spjegosh dot tėrė mekanizmin e e njė institucioni siē ėshtė Q.K.K. Kam njė vit e gjysėm qė e drejtoj atė dhe ende ka plot "tė fshehta" qė nuk i njoh. Vetėm rregullorja e saj e brendshme e procedurave ka plot 50 faqe dhe vetė juristes i duhet njė e dy ta lexoj si njė bibėl. Sigurisht qė duke qėnė njė Institucion i ri (vetėm pesė vjeēar dhe i adaptuar nga Perėndimi, nė stilin allashqiptarēe, (pėr shkak tė varfėrisė, ) ka plot boshllėqe qė po pėėrpiqemi t'i rregullojmė. Me kaq pak para qė kemi ne, ( kur dihet qė filmi ėshtė sot njė luks gati -gati vetėm amerikan), me kėto mundėsi tonat, kur vijnė nė konkurim tridhjetė projekte dhe ti ke lekė vetėm pėr tre prej tyre, sigurisht qė tė humburit dhe te pakėnaqėsit janė shumė. Ka nga ata qė kėtė humbje e suportojnė me gjakftohtėsi, por ka dhe nga ata qė e kanė vėshtirė. Sigurisht qė vetė bordi prej shtatė personalitetesh ( mė tė mirėt e mundshėm qė kemi nė kėtė fushė) e ka tė vėshtirė dhe shpesh herė mund tė gaboj duke i rrotulluar ato projekte nga njėmijė anė dhe duke mbajtur shpesh herė para vetes kritere morale vlerėsimesh, qė mbase tingėllojnėndonjėhere edhe tė ēuditshme. Shkurt Qendra e Filmit pėrpiqet qė me njė gjysėm kile qumėsht tė bėj ēdo vit tre kile kos. Pėr ata qė nuk e dinė ( ka edhe krijues, sepse shumica e tyre kujtohen pėr QKK vetėm kur ka konkurim projektesh ) duhet tė mėsojnė se nė pesė vjet QKK-ja mė e varfėr e botės ka realizuar me stėrmundim 74 vepra filmike nė tė tre gjinit e filmit. Si pėr ironi ia kemi kaluar edhe prodhimit tė kohės sė Enver Hoxhės, kur filmi bėhej me urrat revolucionare. Sigurisht qė kjo ėshtė njė "ēudi" shqiptare, po ja qė ėshtė. Kemi arritur tė prekim edhe ėndrrėn, ta ēojmė filmin shqiptar deri nė Kanėn dhe Venecian e "paarritshme". Tė pakėnaqurit edhe pėr kėtė pėrvjelin buzėt. E po atyre nuk ke ē'tu bėsh.Gjithmonė do tė ketė tė tillė.

Problemet

E keqja jonė e parė ėshtė se ne kemi filozofinė e Njėshit akoma.Edhe pse projektet i gjykon bordi i jashtėm, krejtėsisht nė mėnyrė tė pavarur, humbėsit e pėrkohshėm e kanė tė gjithė mllefin me Njėshin, me kryetarin e QKK, i cili vetėm zbardh vendimet e tyre tė pakthyeshme. Dhe ky kryetari qė ėshtė miku i kineastėve, kolegu i tyre prej njėzet vjetėsh mund tė jetė shpesh herė i pakėnaqur me fituesit apo humbėsit e "pamerituar".Shpesh herė i duhet ta pėrballoj me shpirt nė dhemb " varfėrinė e kėsaj Qendre. Nė bordin e fundit humbi dyshja Viktor Gjika -Teodor La¦ēo, humbi Vladimir Prifti, Esat Muslyu dhe kryetari nė raste tė tilla nuk di ku tė fus kokėn. Por ata e pėrballuan me dinjitet "humbjen", asnjeri nga ata nuk protestoi pse fituan "anonimatėt" siē thonė humbėsit e tjerė tė fyer e tė zemėruar nga "korrupsioni" i bordit, ku votojnė krijues tė mėdhenj e dinjitoz si Birēe Hasko, Nasi Lera, Muharrem Fejzo, Bardhyl Martiniani, Fatos Sela, etj, tė cilėt ky Roland Gjoza, nxėnėsi i tyre i quan tė korruptuar, tė paaftė dhe anonimė. Ēudia e dytė ndodh se tė pakėnaqurit si Rolandi janė zakonisht ata qė janė tė lidhur aksidentalisht me Qendren, qė derėn e saj e hapin vetėm njėherė nė vit kur ndahen projektet, janė pikėrisht ata qė e kanė braktisur bashkėjetesėn me tė. Ata e gjykojnė vetėm njėherė nė vit pas bordit, por kurrė nuk vijnė e tė mblidhemi pėr ta pėrmirėsuar mekanizmin jetik tė Qendrės. Shkurt komuniteti ynė pėr njėqind arsye ėshtė njė komunitet gati-gati fantazmė. Krijuesit aktivė ( dhe janė ata qė jetojnė vėtėm me filmin dhe pėr filmin ) janė pak. Ata janė pėrherė aty dhe janė ata njohėsit mė tė mirė tė saj. Unė mendoj se e kanė ata tė drejtėn morale pėr ta gjykuar tė parėt veprimtarine e Qendrės dhe jo aksidentalėt. Pėr Qėndrėn duhet tė flasin pėrpara tė tjerėve Viktor Gjika, Vladimir Prifti, Kujtim Ēashku, Esat Musliu, Gjergj Xhuvani, Besnik Bisha, Fatmir Koēi e Artan Minarolli. Janė ata qė kanė bėrė filma pėrmes njė ferri monetar dhe kalvarit tė pafund pėr tė gjetur bashkėprodhues nė kushte diskriminuese nėpėr botėn e akulltė tė lekėve. Shprehja se filmi shqiptar "bėhet me gjak" nuk ėshtė njė metaforė, po njė realitet..Ndėrsa Roland Gjozės i vjen shumė mbrapa radha. Buxheti i QKK ėshtė sa honorari i njė aktori tė dorės sė dytė nė Europė. Me kėtė buxhet mund tė bėhet ēdo vit vetėm njė gjysėm kilometri autobandė. Prandaj dhe Qėndra ėshtė plot me "mėkate" tė pakėnaqurish qė pėrpara se t'i bėjnė letra Kontrollit tė Shtetit, Prokurorisė apo Kryeministrit duhet tė diskutojnė realisht se ēmund tė bėjmė sė bashku pėr pėrmirėsuar atė qė mundim. Kjo ėshtė njerėzore dhe e besueshme se e do filmin dhe jo tė vraposh drejt ndonjė televizioni apo gazette ku sharja tė jep avantazhin e tė pėrkushtuarit patriotik pėr vendin tonė tė shtrenjtė. Tė pakėnaqurit janė mė komodė, sepse kanė avantazhit tė atij qė e sheh nga jashtė lojėn e shahut. Ne kemi nevojė pėr njė klimė.Ėshtė mė e ndershme tė mos e lėshosh njė pikė vajguri nė tenxheren me qumėsht se sa tė bėsh pastaj pastrimin e saj. Ėshtė hera parė qė marrė njė detyrim nė jetė dhe kam filluar tė besoj se sot pėr sot kjo ėshtė njė marrėzi e tėrė nė se ke sadopak shpirt. Shtoi pastaj kėsaj edhe kusurin qė t'i kesh mbi sup kėto "mėkate" nga shokėt, besoj se nuk ėshtė ndonjė gjė pėr t'u lakmuar, sigurisht ėshtė njė mundim dhe stres i pafund. Sigurisht qė nė kėto kohra ėshtė vėshtirė tė mbash pėrsipėr fjalėn e shpifur "shtetar" e tė kesh tė drejtė, pa le tė tė besojnė. Ajo qė tė ēudit nė shkrimin e Roland Gjozės ėshtė mllefi i tij pas njė humbje arroganca, dhe mėndjemadhėsia. Pasi kemi punuar sė bashku nja pesėmbėdhjetė vjet dhe e njohim aq mirė njeri tjetrin befas Rolandi egėrsohet dhe anatemon njė mik e njė koleg vetėm pse nuk fitoi njeherė njė skenar i tij. Zemėrimi ėshtė njė kėshilltar i keq dhe e ka bėrė Rolandin ta bėj keq biografinė time duke fyer. Se sa skenarė dhe se sa regji kam bėrė unė Roland Gjoza duhet tėhap enciklopedinė e ta mėsojė. Nė se nuk e di po i kujtoj se kam bėrė nja katėr herė mė shumė skenarė edhe pse kur fillova punė unė nė redaksi Rolandi qe thinjur aty si redaktor.Unė arrita tė xhiroj si regjisor filma dokumentar dhe artistik e tė marr edhe ēmime nė festivale europianė, Rolandi as qė tentoi ta bėnte kėtė.

Dhe kur mė kujton se kam njė vėlla ministėr kjo ėshtė thjesht njė gjuhė rrugaēėsh dhe aq. Unė nuk e di se ku i ka vėllezėrit dhe motrat Rolandi po do tė ndjehesha mirė nė se ata kanė mbaruar Sorbonėn dhe kanė shkruar aq libra nė jetė ,si im vėlla, sa ēka pirė ēaj Rolandi i avashtė nė jetė. Ky lloj vreri ėshtė i turpshėm dhe Rolandi duhet tė kujtohet kjo lloj gjuhe ėshtė gjuhė jevgjish.

Duke mė akuzuar mua dhe kolegėt e mi se bėjmė pazare Rolandi ka akuzuar pėr hajdut (se ata na i japin paratė) Viktor Gjikėn, Kujtim Ēashkun, Vath Koreshin, Gjergj Xhuvanin Vladimir Priftin qė kanė fituar disa herė projekte. Bėn mirė qė ta marrė guximin e ti pyes ata pėrpara se tė trimėrohet nėpėr gazeta. Janė emrat qė pėrmenda dhe jo Rolandi, atistėt e vėrtetė. Po Rolandi ka mendimin se ėshtė mė i talentuar dhe mė i ndershėm se Viktor Gjika dhe tė tjerėt. Kjo ėshtė puna e tij.

Pėrfundimi

Por nė se do tė besojmė tė gjithė se pas ēdo drejtuesi ėshtė gjithmonė njė i poshtėr e njė abuzues kjo ėshtė pėr tė vėnė kujen dhe gjendja bėhet e pashpresė. Unė nuk dua tė them me kėtė se QKK nuk ka bėrė gabime. Shumė procedura rigoroze tė rregullores qė kanė tė bėjnė me afatet e prodhimit, kontrollin financiar tė filmave, cilėsin etj si kėto janė tė pajustifikuar. Ne tolerojmė nė emėr tė krijuesve e nė kurris tė shtetit duke ditur mirė se prodhimi i njė filmi ėshtė njė skėtėrrė.Po ja qė me kėto toleranca kemi bėrė 74 vepra filmike. Po tė ishim "tė hekurtit" s'do kishim bėrė dot as njė film. Bash pėr kėtė tolerancė mosfituesit e radhės si Landi tė sulen se ke abuzuar. Njė vit mė parė ata tė kanė falėnderuar qė u ke bėrė lėshime, kur ishin fitues e duke xhiruar dhe ti nuk i ke ēuar nė gjykatė se nuk kanė respektuar pikėn x tė kontratės.

Rolandi qė s,ka shkelur kurrė nė qėndėr nuk e di qė Vllasova Musta nuk ėshtė anėtare bordi prej kohėsh se ka dhėnė dorėhejen e pėrhershme, Rolandi nuk e di se projektin, "Njė ditė e mrekullueshme" nuk e ka fituar Artisti i Merituar Ibrahim Muēo po shtėpia filmike Eurostar me producent z. S. Pecani.

Rolandi gėnjen se ia do qejfi kur thote se bordi ėshtė zgjedhur pa konsultimin me shoqatat. Le tė vijė e ti vėmė pėrpara njė mal me shkresa procedurash po ka durim e me kėtė rast tė mėsoj edhe derėn e Qėndrės. Kapjen mat tė tė zemėruarit R. Gjoza e mbyll blerja e njė makine me tė cilėn mund tė bėheshin nja dy dokumentarė, njerin prej tyre Rolandi. Kėtu Rolandi na del fare i paditur sepse fondi i makinės nuk ka tė bėjė fare me ato tė filmit. Se ai duhet tė mėsojė se fondet pėr blerjen e kėsaj makine janė nxjerrė fonde shtesė me njėmijė pėrpjekje qė Qėndra, institucion kombėtar tė mos ngelej mė njė benx tė turpshėm tė vitit 1982 dhe kur tė pres e tė pėrcjell njė tė huaj apo tė mos iu ver atyre kundragaz. Ndėrkohė Rolandi duhet tė ketė parė plot jevgj rrugėsh qė kanė makina mė tė mira se kjo qė kemi blerė ne dhe qė ėshtė pronė e kineatėve dhe jo imja. Nė se ka durim le tė vijė tė verifikojė blerjen e saj dhe nė se ka nevojė edhe ta pėrdorė pėr punė tė filmit.

Unė kam guximin tė them se duke qėnė akoma njė foshnjė pesė vjeēe brenda saj ka njėmijė e njė kusure qė duhen rregulluar. Vetė ligji dhe rregullorja ka plot tė meta dhe stafi ynė me atė pėrvojė qė ka ėshtė nė proces pėr t'i amenduar. Por ne punojmė midis kėsaj varfėrie qė prodhon nėpėr kafene atė llumin e zi ballkano - aziatik qė pėrmenda nė fillim e qė nuk di se kur do ndahet. Mua mė vjen keq qė qysh nė shkrimin e parė debatin e hapi njė anonim qė akuzon anonimėt dhe jo ata qė mbajnė barrėne filmit e janė duke xhiruar me mundime. Mua mė vjen keq qė i detyruar flas pėr teka tė zemėruarish dhe jo pėr thelbin e atyre problemeve qė duhet tė pėrmirėsojmė. Nė se gazeta juaj nuk ve kritere pėr ēfarė do tė debatohet dhe kush e meriton tė debatojė kjo do tė jetė njė farsė.

* Kryetar i Qendrės Kombėtare Kinematografike



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.