Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Kujtimet e Nenes Mbretereshe
Postuar nga: Albo

Histori Gazeta publikon disa nga kujtimet e Mbretėreshės Geraldina Apony, tė cilat janė shkruar prej saj gjatė viteve qė Familja Mbretėrore e Shqipėrisė qėndronte nė ekzil

Geraldina: "Ja peripecitė e familjes sonė nėpėr Botė"


Pėrgatiti D.K.

Prej mė shumė se 63-vjetėsh qė familja Mbretėrore e Shqipėrisė qėndroi nė mėrgim duke u vendosur dhe zhvendosur nėpėr disa shtete tė ndryshme tė Europės dhe Afrikės, ajo ėshtė pėrballuar nga peripeci nga mė tė ndryshmet. Lidhur me kėto peripeci qė e kanė shoqėruar nė aveturėn e gjatė familjen e Mbretit Zogu i Parė dhe trashėgimtarit tė tij Leka , qė para viteve 1990-tė, janė shkruar disa libra nga autorė tė huaj, tė cilėt janė mbėshtetur nė kujtimet e Mbretėreshės Geraldina Apony. Disa nga kėto kujtime janė dhe kėto qė po botohen nė kėtė shkrim, tė cilat kanė tė bėjnė me periudhėn qė Familja Mbretėrore jetoi nė Egjypt. Po kėshtu nė kėtė shkrim po botojmė dhe incidentin e Mbretit Leka Zogu nė Tailandė, ku ai u ndalua pėr disa ditė nga policia e atij vėndi pėr njė problem armėsh, ngjarje e cila ėshtė shkėputur me shkurtime nga libri "Geraldina e shqiptarėve" i autorit Gėen Robnys.

Me qenė se nuk kishim shumė punė tė bėjmė n"Angli, im shoq mendoi se duhej tė lėviznim afėr qėndrės sė ngjarjeve dhe kėsisoj shkuam nė Egjypt. Duke qenė se Egjypti ishte njė vėnd myslyman, ai mendonte se do kish qenė nė gjėndje qė tė organizonte ndonjė farė ndihme nga ana e fuqive islamike pėr ēėshtjen tonė. Zbritėm nė Port-Said dhe u pritėm nga governatori dhe vija tė gjata policėsh. U trajtuam si vizitorė tė dalluar dhe nėpunėsit e doganės nuk deshėn qė tė kontrollonin gjėrat qė ne kishim me vete, megjithse ne u thamė se donim tė deklaronim ēdo gjė qė kishim. Kjo ngjarje u bė shkak pėr telashe tė mėdha mė vonė kur Mbreti Faruk u rrėzua nga froni. Mė kujtohen tė gjalla ditėt e para nė Aleksandri. Njė ditė mora njė thirrje telefoni nga njė vėnd i largėt dhe kur nisa tė bisedoj, dėgjova zėrin e s'ime motre. Nuk e kisha dėgjuar qė nga 1949-ta. Ajo kish kaluar kohėn e luftės nė Hungari, nėn pushtimin gjerman dhe rus, e sapo kish arritur pėr nė Kajro nga Austria. U nismė pėr nė Kajro pėrnjėherėsh dhe kur u takuam, ndejtėm duke biseduar gjatė tėrė njė ditė e njė nate, pa prerė. Nė kėtė kohė Leka u sėmur. Kishte ethe tė vazhdueshme dhe u katandis si njė skelet me sy tretur, kaq tė ndryshėm me sytė e gėzuar dhe faqet e kuqe tė njė djali gazmor qė kish qenė njė ditė mė parė. Njė doktor mė sė fundi bėri diagnozėn e drejtė, duke zbuluar njė infeksion nė gjėndrat e tij tė grykės. I bėmė gjilpėra, penicilinė, qė kushtonte shumė nė atė kohė. Po kėto gjilpėra e shpėtuan djalin tim.

Vizita tek zonja e Mbretit Faruk

Njė ditė tre vetura "Kadillak" tė zeza e tė kuqe, tė shoqėruara nga motoēikleta, erdhėn qė tė na shoqėrojnė pėr tė takur Mbretėreshėn Farisa, e shoqja e Mbretit Faruk. Sikurse nė tė tėra shtėpitė muslimane, ajo jeton nė njė harem nė njė pjesė tė godinės ku banonin vetėm gratė. Mbretėresha kish tre vajza, mė e madhja ishte vetėm gjashtė muaj mė e madhe se Leka. Mbretėresha Farisa ish njė person shumė e dashur dhe mikėpritėse, e pėrzemėrt dhe mė vjen keq qė koha nuk ia ka sjellė atė lumturi. Si kalonte koha, ēėshtja e shkollimit tė Lekės duhej tė zgjidhej. Vendosėm tė shkojmė prapė nė Aleksandri, sepse atje ish njė shkollė angleze. Kolegji Viktorias, qė mund tė ndiqej nga im bir. Gjatė viteve tė parė nė Egjypt, Mbreti Faruk ishte shumė i dashur dhe i afėrt me ne. Njė herė, nė njė darkė tė vonshme, njė nga motrat e Mbretit u sėmur rėndė dhe kishte nevojė tė ngutshme pėr gjak. Faruku u hodh pėrnjeherėsh nė veturėn e tijdhe solli doktorin me gjithė veglat aty pėr aty. Nė njė rast tjetėr, kur ra njė epidemi kolere, doktori i tij personal erdhi dhe shėnoi tėrė njerzit qė banonin me ne bashkė. Pas disa kohe ra nė sy njė ndryshim nė qėndrimin e popullit egjyptian karshi tėrė tė hujave. Ata filluan tė thonė fjalė jo tė pėlqyera dhe disa herė mbajtėn njė qėndrim fare tė ashpėr. Njė ditė nga ditėt, im shoq mori njė letėr qė e vinte nė dijeni se kohė tė vėshtira do tė vinin nė tė ardhmen dhe e kėshillonte qė tė largohej nga ky vėnd. Nė kėtė kohė Mbreti Zog ishte shumė i sėmurė me njė ulēėr qė lėshonte gjak dhe na u desh qė tė qėndrojmė nė vėnd. Nė tė vėrtetė, duke e konsideruar kėtė paralajmėrim nė dritėn e ngjarjeve tė 1951-it dhe 1952-it, duhet ta pohoj se ishte me vėnd dhe me qėllim tė mirė. Edhe Mbreti Faruk po ndryshonte. U duk e kthjellėt se sa vinte dhe ai largohej gjithnjė e mė shumė nga oficerėt e tij, qė ftoheshin gjithnjė me kalimin e kohės karshi tij. Njė mbrėmje kur Mbreti Zog, kėrkoi me tėrė dėshpėrimin e tij ta gjejė, automjete tė policisė kishin bllokuar ēdo rrugė hyrje nė vilėn tonė. Menduam se kjo pėrgatitje ishte si masė paraprake pėr vizitėn e Mbretit Faruk te ne dhe pritėm deri nė orėn 03.00 tė mėgjezit ta shohim. Po nuk erdhi kurrė. Rrugėt qenė bllokuar, ndofta qė ta ndalonin takimin e tij me ne, sepse ajo qe nata e fundit e Farukut mbi fronin e Egjyptit.

Shėndeti i Mbretit keqėsohet
Gjatė muajve tė parė tė qeverisjes sė Naguipit u lamė nė qetėsi. Pastaj pa pritur u njoftuam se Legata e Shqipėrisė sė Lirė nė Kajro do tė mbyllej. Po nė kėtė rasė na siguruan, sidoqoftė, se ishim tė mirpritur tė qėndrojmė dhe tė jetojmė nė Egjypt. Nė pjesėn e parė tė 1954-ės, pa paralajmėrim, policia rrethoi vilėn tonė dhe kėrkuan qė tė hyjnė tė kontrollojnė jo vetėm banesėn, por dhe personat tanė vetė. Im shoq iu pėrgjigj duke thėnė se ne na ishte dhėnė e drejta e extraterritorialitetit (tė drejtėn mos me u prek sipas ligjės ndėrkombėtare) dhe ata nuk kishin fuqi tė hynin nė shtėpinė tonė, qė teknikisht quhej tokė shqiptare. Oficerėt thanė se ata do tė kontrollonin pėr arsye taksash, sepse thonin se ne i detyroheshim qeverisė egjyptiane taksa tė prapambetura. Si mund tė bėhej kjo punė, thamė ne, kur ne nuk kishim pasur ndonjė tė ardhur pėr tė paguar taksa. Oficerėt na u pėrgjigjėn duke thėnė se kjo rridhte nga fakti se kur kishim qenė nė Egjypt, nuk kishim paguar taksat doganore pėr mallin qė futėm nė vėnd, nė 1946-ėn. U munduam t'ua kthjellojmė ēėshtjen, duke pohuar se inspektorėt nė atė kohė nuk kishin dėshiruar tė kontrollonin plaēkat tona, por kėta oficerėt ishin tė udhėzuar tė mos pranonin asnjė arsyetim. Ata morėn me vete tėrė letėrkėmbimin tim personal, tė shkruar nė anglisht, frėngjisht, hungarisht, italisht, serbisht dhe shqip. Kaluan shumė muaj pėrpara se tė mė dorzoheshin letrat qė mė morėn. Gjatė qėndrimit tonė nė Egjypt, shumė njerėz i bėnė propozime tim shoqi, mendoj mė shumė pėr t'i marrė tė holla, se sa ta bėnin atė me tė holla. Tani si pjesė e hetimeve tė autoriteteve egjyptiane rreth ēėshtjeve tona financiare, u hapėn tėrė kėto skeda tė ndryshme. Pėr plot tetėmbėdhjetė muaj qeveria e Naguibit na ndaloi tė tėrhiqnim pare nga floriri qė kishim depoziotuar nė njė bankė egjyptiane. Pastaj Naguibi u rrėzua dhe erdhi nė fuqi Naseri. Gjatė kėsaj kohe Mbreti Zog pėsoi goditje tė tjera zemre dhe u duk se ishte nė rrezik vdekje. Kur qeveria mėsoi tė vėrtetėn rreth gjėndjes sė tij shėndetėsore, u bėnė mė tė butė karshi nesh dhe dėrguan mjekėt e qeverisė pėr ta vizituar, sepse, si duket, nuk dėshironin qė tė vdiste nė Egjypt, nga frika se nga njė gjė e tillė do tė kishin pasoja politike. Ky qėndrim i tyre i butė na shtyri qė tė kėrkojmė lejen tė largohemi. Leja na u dha.

Mbret pa vėnd sundimi

Nė korrikun e vitit 1955 zbritėm nė Francėn e Jugut dhe u vendosėm nė skelėn detare tė Cannes, nė rivierėn frėnge. E zgjodhėm kėtė qytet pėr shkak tė klimės sė butė, sepse Mbreti e ndjente veten shumė tė dobsuar dhe nė njė klimė tė ftohtė mund tė bėhej mė keq. Vite me rradhė kisha dashur tė merrem me shkrime dhe tani ndėrmora njė kurs korespodence me njė shkollė nė Londėr. Pėr tė fshehur personin tim, u regjistrova ndėn emrin Germanie Harding, qė ėshtė emri i nėnės sime amerikane. Kėto kujtime tė jetės sime janė tė parat qė botohen. Nė muajt e parė tė 1961-it, nė njė ēast Mbreti vendosi qė tė shkojė nė Paris, pėr t'u takua me Presidentin De Gaulle dhe me disa miq tė tij vjetėr. Ky udhėtim i bėri keq dhe u sėmur kaq shumė sa qė vetė qė e kisha mjekuar nė rasat e para, nuk mundesha dhe vendosa qė ta ēoja nė spital. Brenda pak javėve Mbreti Zog dha shpirt. Por megjthse Mbreti vdiq, ai jeton: i biri i tij Leka i mori pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė e babės sė tij fisnik. Mbreti Zog, im shoq i dashur, qe njė personalitet shumė i dalluar. Ai lidhi njė grup fisesh tė ndara, nė njė Mbretėri tė bashkuar, nė njė shtet tė vetėm. Ai mė tepėr se kushdo tjetėr, krijoi Shqipėrinė moderne dhe i dha asaj, Kodin Civil mė tė pėrparuar tė Evropės Lindore. Ai e paisi vėndin e tij me shkolla dhe spitale. I mungonte vetėm koha qė ta kishte shpėnė shumė mė pėrpara vėndin dhe popullin e tij e ta bėnte tė lumtur. Kėtė kohė, njė diktator fashist dhe lufta botėrore ia rrėmbyen nga duart. Tani njė e keqe e huaj, prapa dhe kjo, ėshtė shtrirė pėr sė gjati tokės sonė tė dashur dhe e ka mbuluar me cipėn e saj tė zezė. Disa njerėz mė thonė mua se im bir, Mbreti Leka i Parė dhe unė vetė, sė bashku me rrethin tonė besnik, qė punojmė pėr tė ndihmuar refugjatėt shqiptarė kudo nė botė, po luftojmė pėr njė kauzė qė mund tė quhet e humbur. Po unė nuk mund ta shoh jetėn dhe tė ardhmen tonė nė kėtė dritė tė zezė pesimizmi. Unė besoj dhe mendoj se e ardhmja mundet tė jetė e lirė dhe e lumtur, nėse ne punojmė pėr kėtė tė ardhme. Ėshtė dėshira e madhe e zėmrės sime, e shoqėruar nga lutjet e mija tė zjarrta, qė ta shoh njė ditė tė lirė tokėn e bekuar, qė ka humbur lirinė pėr kaq kohė tė gjatė. Ashtu si njė anglez i madh, Edmund Burke, tha njė herė: "E keqja lulėzon kur njerzit e mirė s'bėjnė asgjė dhe rrinė duarkryq".


G. SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.