Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vallezim quajme nje bashkesi levizjesh te ekzekutuara njeri perballe tjetrit nga dy antropofag te sexeve te ndyshem, qe do te donin te shijonin njeri-tjetrin.
--- Achard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Elita :: Jeta e Gjeneral-major Spiro Mojsiu
Postuar nga: Albo

Elita Historia e panjohur e familjes Gjeneral-major Spiro Moisiut, Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare. Pse e shkarkoi Enver Hoxha dhe si survejohej djali i tij Alfredi

Gjeneral Moisiu, kryekomandanti qė u bė Kryetar i Gjuetarėve


Dashnor Kaloēi

Ka qenė 10-Korriku i vitit 1978 kur nė Pallatin e Brigadave teksa pritej qė tė mbėrrinte udhėheqja e lartė e Partisė sė Punės qė do tė merrte pjesė nė ceremonitė e mėdha tė festimeve jubilare tė 35-vjetorit tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, dikush u kujtua se nė protokollin zyrtar ishte harruar dhe mungonte njė nga emrat kryesorė qė duhej tė ishte prezent nė atė ceremoni. Pas pak nga dera kryesore e Pallatit tė Brigadave doli njė makinė luksoze e cila pasi e pėrshkoi me shpejtėsi tė madhe bulevardin kryesor tė Tiranės, ndaloi pėrballė njė vile tė vjetėr nė Rrugėn "Fortuzi".

Personi qė doli nga makina pasi trokiti disa herė nė portėn e shtėpisė, iu drejtua atyre qė i hapėn derėn duke u thėnė: "A ėshtė shoku Spiro kėtu se e kėrkon shoku Enver pėr tė ardhur nė ceremoninė e pėrvjetorit tė Ushtrisė?" Ata qė hapėn derėn e vilės u vunė nė siklet tė madh dhe nuk dinin se ku mund ta gjenin kryefamiljarin e tyre qė kishte dalė qė nė mėngjez herėt nga shtėpia. Ndėrsa nė Pallatin e Brigadave ēdo gjė ishte gati e tė gjithė personalitetet e larta tė partisė e tė shtetit si dhe tė ftuarit e tjerė kishin zėnė vėndet e caktuara nga komisjoni i festės dhe pritej vetėm ardhja e Komandantit, Enver Hoxhės, makina luksoze e Komitetit Qėndror me familjarėt e vilės vazhdonin tė kėrkonin nėpėr pijetoret e Tiranės, ish-Komandantin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare-Gjeneral-major Spiro Moisiun. Kur ata pothuaj i kishin humbur tė gjitha shpresat se mund ta gjenin gjeneralin nė pension, dikush u kujtua qė tė shikonin nė njė nga lokalet e periferisė qė ai kishte filluar ta frekuentonte kohėt e fundit. Dhe nuk ishin gabuar, ndėrsa makina frenoi vrullshėm tek dera e lokalit, personi i panjohur zbriti me tė shpejtė dhe pasi u afrua tek njė tavolinė ku po pinin gjysėm tė pėrgjumur katėr burra tė moshuar, iu drejtua njerit prej tyre "Mė falni, shoku Spiro, ju kėrkon shoku Enver qė tė vini nė festėn e jubileut tė Ushtrisė?. Ish-Komandanti i Pėrgjithshėm i partizanėve shqiptarė, ngriti gotėn e vogėl tė rakisė dhe pasi e toku me tre shokėt e tij ish-partizanė tė vjetėr, iu pėrgjigj tė porsaardhurit: "Po ja, ne festėn e Ushtrisė po kujtojmė".

Kush ishte Spiro Moisiu

Spiro u lind nė vitin 1900 nė qytetin e vogėl tė Kavajės nė familjen e njohur tė Moisive nga rridhte dhe aktori i madh me famė botėrore, Aleksandėr Moisiu. Spiro mbeti jetim nė njė moshė fare tė re, pasi babai i tij u vra nė vitin 1913 nga forcat rebele qė kėrkonin rrėzimin e qeverisė sė Vlorės tė kryesuar prej Ismail Qemalit. Pasi mbaroi shkollėn unike nė qytetin e Kavajės dhe Durrėsit, Spiro u dėrgua pėr tė ndjekur gjimnazin nė Vjenė tė Austrisė. Pas kthimit nga Austria aty nga viti 1918-1919, ai mbaroi njė kurs disa mujor nė shkollėn e plotėsimit tė oficerėve nė Tiranė e cila asokohe drejtohej nga instruktorė gjermanė e austriakė ku dhe mori gradėn e nėntogerit. Njė vit mė pas Moisiu mori pjesė nė pėrbėrje forcave qeveritare qė u caktuan nė mbrojtje tė Kongresit tė Lushnjes dhe po atė vit ai u caktua me detyrėn e shefit tė shtabit tė grupit nė luftimet qė zhvilluan nė Kaptinė tė Martaneshit kundra forcave serbe. Nė vitin 1923 ai mbaroi nė Tiranė kursin tjetėr njė vjeēar tė oficerėve qė asokohe drejtohej nga ushtarakėt gjermanė ku dhe mori gradėn e togerit. Nė Kryengritjen e Qershorit tė vitit 1924, Spiro u rreshtua pėrkrah ushtarakėve tė komanduar nga kolonelėt Rexhep Shala dhe Kasėm Qafzezi tė cilėt u bashkuan me forcat fanoliste. Po kėshtu nė dhjetorin e vitit 1924, Moisiu me gradėn e togerit mori pjesė me forcat qeveritare qė dolėn nė Shkallėn e Tujanit pėr tė penguar kthimin e Zogut nė Shqipėri. Pas ardhjes sė Ahmet Zogut nė pushtet, Moisiu nuk u largua jashtė vėndit ashtu si shumė fanolistė tė tjerė, por ai qėndroi nė Shqipėri dhe pėrfitoi nga amnistia Zogu dha pėr pjesėn dėrmuese tė atyre qė morėn pjesė pjesė nė Lėvizjen Qershorit.

Ushtarak i Monarkisė sė Zogut

Nė vitin 1925 duke pasur parasysh aftėsitė e tij si ushtarak tepėr i aftė, Kryeministri Ahmet Zogu e rithirri toger Spiro Moisiun duke e titulluar pėrsėri oficer nė Ushtrinė Kombėtare. Karriera ushtarake e Moisiut erdhi nė ngritje pas viteve 1929-1930-tė, kur ai mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė Tiranė shkollėn e Perfeksionimit tė Oficerėve qė drejtohej nga instruktorėt italianė, ku ndėr 43 pjesmarrėsit e atij kursi ai u rendit i pari duke marė gradėn e kapitenit. Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, Moisiu shėrbeu si ushtarak i karrierės nė disa rrethe tė vėndit dhe nė vitin 1935 kur shpėrthu Kryengritja e Fierit, ai u gjend nė atė qytet pėrkrah oficerėve besnikė qė e shtypėn atė lėvizje. Duke parė aftėsitė e tij tė rralla si ushtarak, (nė atė kohė ai fliste gjermanisht, italisht, greqisht dhe serbisht) nė vitet 1937-1938 Moisiu u dėrgua dhe mbaroi kursin e lartė tė oficerėve madhorė qė drejtohej nga ushtarakėt italianė nė Tiranė, ku ai doli pėrsėri me rezultate tė shkėlqyera dhe mori gradėn e majorit. Nė prillin e vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, Major Spiro Moisiu shėrbente me detyrėn e Komandantit tė Kufirit nė Prefekturėn e Shkodrės. Ai pėrgatiti dhe organizoi forcat qė komandonte pėr tė bėrė rezistencė tė armatosur trupave ushtarake italiane duke i dėrguar ato deri nė Shėngjin. Por duke parė se si rrodhėn e precipituan ngjarjet dhe pėr tė mos i dorzuar ushtarėt e oficerėt qė komandonte nė duart e italianėve, major Moisiu u tėrhoq sė bashku me ta jashtė kufjive tė Shqipėrisė dhe u strehua nė Jugosllavi ku qėndroi si emigrant deri aty nga fillimi i vitit 1940-tė. Nė atė kohė ai u kthye nė Shqipėri duke iu pėrgjigjur thirrjes pėr tė shėrbyer pėrsėri nė rradhėt e Ushtrisė Kombėtare. Nė fundin e vitit 1940 major Moisiu nė krye tė Batalionit "Tomorri", u dėrgua pėr tė marrė pjesė nė luftėn italo-greke, por ai nuk pranoi tė luftonte dhe u tėrhoq nga fronti sė bashku me major Prenk Pėrvizin duke nxitur dhe dezertimet nė rradhėt e ushtarėve shqiptarė. Pas kėsaj ai u transferua nė njė repart nė fshatin Laē tė Kurbinit ku dhe u mbajt nėn survejim deri sa Gjykata e Lartė Ushtarake Italiane e dėnoi me vdekje pėr dezertim nga fronti i luftės. Ky dėnim u zbut mė pas pėr arsye se italianėt kishin frikėn e ndonjė rebelimi tė ushtarakėve shqiptarė qė vazhdonin ende tė shėrbenin nė rradhėt e tyre.


Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Partizane

Pas nxjerrjes nė lirim, nė vitet 1941-1942 Moisiu u vendos nė zonat e Lushnjes e Beratit dhe hyri nė lidhje me ish-ushtarakė tė tjerė tė Monarkisė qė kishin filluar organizimin e ngritjen e ēetave tė para partizane. Duke pasur parasysh tė kaluarėn e tij tė papėrlyer dhe aftėsitė e rralla si ushtarak i karrierės, nė korrikun e vitit 1943 krerėt e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė dhe personalisht Enver Hoxha e thėrritėn atė nė Labinot tė Elbasanit ku dhe i propozuan detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare. Lidhur me kėtė, ish-Kolonel Edip Ohri (Komandanti i Prėgjithshėm i Aviacionit Luftarak 1951-1975 ) dėshmon: "Gjatė gjithė periudhės sė Luftės si pėr ne partizanėt e thjeshtė ashtu dhe pėr kuadrot drejtuese, emri i Spiro Moisiut si Komandant i Pėrgjithshėm u bė tepėr i njohur dhe nė atė kohė Enver Hoxha nuk njihej fare. Tė gjitha udhėzimet dhe urdhėrat e luftės, mbanin vetėm firmėn e Spiro Moisiut. Ai pati gjithė meritėn e organizimit tė ushtrisė partizane duke mbledhur rreth vetes ish-ushtarakė tė Monarkisė sė Zogut si Dali Ndreun, Tahir Kadarenė, Bedri Spahiun e shumė tė tjerė tė cilėt i emėroi nė krye tė formacioneve tė mėdha luftarake. Duke pasur parasysh emrin dhe famėn e madhe qė kishte krijuar Spiro Moisiu si Komandant i Pėrgjithshėm, nė Kongresin e Pėrmetit tė gjithė ne menduam se pėrveē asaj detyre ai do tė zgjidhej edhe nė funksionin e Kryeministrit tė Qeverisė Provizore. Por nė fakt ndodhi e kundėrta sepse Enver Hoxha i pėrqėndroi tė gjitha funksionet nė duart e veta duke u bėrė edhe Komandant edhe Komisar i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nac-Ēlir.dhe Spiro Moisiun e la vetėm me detyrėn e Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė atė Kongres grada e parė Gjeneral-major pėr kuadrot e Ushtrisė Nac-Ēlir. iu dha Spiro Moisiut. Gjatė viteve tė luftės familja e Spiro Moisiut, e pėrbėrė nga bashkėshortja e tij Aspasia dhe tre fėmijėt: Alfredi, Arqileja dhe Jolanda, qėndruan nė ilegalitet duke strehuar nė Tiranė tek familja e Sotir Manastirliut dhe mė pas nga Kubatėt u pėrcollėn pėr nė Arbanė", kujton Koloneli nė pension Edip Ohri lidhur me kontributin e gjeneral-Moisiut nė Luftėn Antifashiste.

Kundėrshton Enverin pėr jugosllavėt

Pas mbarimit tė luftės nė vitin 1945, Enver Hoxha e thėrriti nė shtėpinė e tij Gjeneral Moisiun dhe nė prani tė Koci Xoxes i parashtroi atij idenė e tij nė lidhje me forcimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare sipas modelit jugosllav, gjė e cila do tė bėhej me ndihmėn e instruktorėve ushtarakė jugosllavė qė do tė vinin nė Shqipėri. Gjeneral Moisiu e kundėrshtoi propozimin e Enverit duke i thėnė: "Po ēfarė do tė mėsojmė ne nga jugosllavėt, kaēakė ne, kaēakė ata, partizanė ne, partizanė ata. Ēfarė do tė mėsojmė ne nga ata, hiēgjė…" Pas kėsaj debati u acarua dhe Spiro Moisiu u largua nga shtėpia e Enverit duke e lėnė atė nė shoqėrinė e Koci Xoxes. Pak ditė pas kėsaj, nė njė letėr qė Vukmanoviē Tempo i dėrgonte Josif Broz Titos, ndėr tė tjera i shkruante: "Enver Hoxha ka vėnė nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm njė ish-major tė Xhandarmėrisė sė Zogut i cili e ka mbushur ushtrinė me oficerė tė Monarkisė Zogiste dhe ėshtė kundėr dėrgimit tė instruktorėve tanė atje". Lidhur me kėtė, koloneli nė pension Edip Ohri dėshmon: "Spiro Moisiu kishte tė drejtė qė e kundėrshtoi Enver Hoxhėn pėr sjelljen nė Shqipėri tė instruktorėve jugosllavė sepse shumica e tyre ishin agjentė tė UDB-sė dhe nuk kishin asnjė lidhje me punėt e ushtrisė. Gjatė asaj kohe qė Moisiu ishte nė krye tė Shtatmadhorisė, ai qėndroi idesė sė tij kundėr ardhjes sė jugosllavėve nė Shqipėri dhe ai ishte pėr lidhjet me sovjetikėt qė nė atė kohė ishin shumė tė pėrparuar. Nė kėtė kuadėr ai nxorri urdhėrin dhe na dėrgoi tė studjonim nė Akademitė e Bashkimit Sovjetik, shumė oficerė nga lloje tė ndryshme armėsh. Por ai nuk e pati mundėsinė qė ta ēonte deri nė fund planin dhe idetė e tij pėr forcimin e modernizimin e ushtrisė shqiptare, sepse nė vitin 1946 Enver Hoxha e shkarkoi nga detyra. Njė nga shkaqet kryesore pėr kėtė gjė u bė grupi i deputetėve qė dolėn nė gjyq nė atė kohė, pasi gjatė hetimeve njeri prej tyre kishte deponuar se pėr rrėzimin e qeverisė sė Enver Hoxhės, ata kishin me vete dhe Spiro Moisiun. Nuk e di sa e vėrtetė ka qenė kjo gjė, por ishte fakt se Spiro Moisiu kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga krerėt kryesorė tė grupit tė deputetėve qė u dėnuan nė atė kohė, siē ishin Shefqet Beja dhe Enver Sazani", dėshmon Edip Ohri lidhur me shkaqet qė ēuan nė prishjen e Enverit me Spiro Moisiun. Ndonėse Gjeneral-Moisiu ishte akoma nė detyrėn e Shefit tė Shtatmadhorisė, me porosi tė veēantė tė Enverit ai u vu nėn survejim nga Sigurimi i Shtetit. Kėshtu nė njė letėr qė Ministri i Brendshėm Xoxe i dėrgonte sekretarit tė parė tė Qarkut tė Beratit nė fillimin e vitit 1946, midis tė tjerash i shkruante: "Nesėr nė qarkun tuaj vjen pėr vizitė Gjeneral-major Spiro Moisiu, tė merren masa urgjente dhe tė survejohet pasi ka mundėsi qė nė pyllin e Ardenicės ku ai do shkojė pėr gjah, tė takohet me Hamit Matjanin dhe forcat e tij. Pėr ēdo gjė, tė veprohet sipas udhėzimeve tona".

Shkarkimi e degradimi i Moisiut

Pas disa konflikteve tė vazhdueshme qė Enveri pati me Shefin e Shtatmadhorisė Gjeneral-major Moisiun, nė vitin 1946 ai nxorri urdhėrin e lirimit dhe e shkarkoi nga detyra, duke e nxjerrė atė nė pension nė moshėn 47-vjeēare. Nė vėndin e tij Enveri emėroi Mehmet Shehun tė cilin e thėrriti urgjent nga Moska ku ai vazhdonte studimet dhe gjatė dorzimit tė detyrės, ēelsat e zyrės Moisiu ia hodhi Shehut tek kėmbėt. Pėr ta denigruar fare Gjeneral-Moisiun, Enveri e caktoi atė nė detyrėn e Kryetarit tė Shoqatave nė Ndihmė tė Ushtrisė (SHNU) dhe pas pak kohėsh e emėroi nė funksionin e Kryetarit tė Gjuetarėve tė Shqipėrisė. Nė kėtė detyrė Moisiu qėndroi deri nė vitin 1949 kur Enver Hoxha u prish me jugosllavėt dhe nė atė kohė ai u detyrua dhe e thėrriti pėrsėri Moisiun nė ushtri, por duke e lėnė pėrsėri nė detyra pa asnjė rėndėsi siē ishte ajo e Komandantit tė Garnizonit tė Tiranės. Nė vitet qė pasuan, dalė nga dalė Enveri e la krejt nė harresė Gjeneral Moisiun, emrin e tė cilit e spostoi edhe nga Historia e Shqipėrisė e cila hartohej nėn kujdesin e Institutit tė Marksizėm-Leninizmit qė e drejtonte Nexhmije Hoxha. Moisiu u la formalisht nė detyrėn e deputetit dhe atė tė antarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, tė cilat pėr atė kohė nuk kishin asnjė lloj rėndėsie. Aty nga vera e vitit 1980 kur Enver Hoxha me bashkėshorten e tij Nexhmijen bėnė njė vizitė nė klinikėn e udhėheqjes ku ishte i shtruar Mehmet Shehu, kur po dilnin dėgjuan rėnkimet e njė plaku qė vinin nga njė dhomė aty pranė. Pasi pyetėn, dikush u tha se njė kat mė lart ishte i shtruar dhe tepėr i sėmurė edhe shoku Spiro Moisiu i cili po dergjej nėn ethet e forta tė vdekjes. Edhe pas atyre fjalėve Enveri nuk bėri tė ngjiste shkallėt pėr njė kat mė lart, por u nis nė drejtim tė ashensorit pėr tė zbritur nga kishte ardhur duke i thėnė Nexhmijes dhe atyre qė e shoqėronin; "Do vimė njėherė tjatėr". Spiro Moisiu vdiq pak ditė mė vonė dhe nė atė kohė tė gjithė nxėnėsit e shkollave qė dėgjuan njoftimin nė televizor, u habitėn kur mėsuan se Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė partizane qė ata kishin mėsuar nėpėr librat e Historisė, kishte qenė gjallė deri nė atė kohė. Si pėr tė kompesuar disi harresėn qė Enveri i bėri Komandantit tė tij tė parė Gjeneral-Moisiut, pak kohė mė vonė ai i emėroi djalin e tij, Alfredin, nė funksionin e zv / Ministrit tė Mbrojtjes Popullore. Por ndonėse Alfred Moisiu ishte diplomuar dy herė nė Akademitė e Bashkimit Sovjetik dhe ishte specializuar edhe nė Kore, Francė dhe Zvicėr, e konsiderohej si njė nga ushtarakėt mė tė pėrgatitur tė ushtrisė shqiptare, nė vitin 1982, Enver Hoxha e shkarkoi pėrsėri dhe e transferoi nė qytetin e Burrelit ku ai komandonte disa ushtarė dhe survejohej pa ndėrprerė nga Sigurimi i Shtetit.

G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.