Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Brengat janė armiqtė e jetės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: "Me beni shenjtore"
Postuar nga: Albo

Feja Ikja, 140 letra Presidentit: "Mė bėni shenjtore"




ĒUDITE E SHENJTORES

- Nė qershorin e 1997 Mithati shkon ta marrė rreth orės 20.00 nė Vakėf. Pak metra para se tė mbėrrinin nė shtėpi buzė njė are me grurė, njė grup me maska zbrazin karikatorėt mbi tė dy. Edhe pse vetėm njė metėr larg grykave tė automatikėve, burri plagoset lehtė. 12 plumbat qė i hyjnė nė trup nuk i prekin asnjė kockė. Ike Kuka nuk plagoset asgjėkundi. Breshėria e plumbave bie mbi njė ēarēaf tė bardhė dhe njė peshqir. Qė prej asaj dite ajo nuk i vendos mė ato nė Vakėf i ruan si simbol tė njė mrekullie. U'a tregon tė gjithėve qė e vizitojnė. Ndėrsa i shoqi shpėton paq. E ēuditshme sipas rrėfimit tė tė dyve ėshtė njė plumb qė i ka hyrė nė shpatull. Mjekėt kanė konstatuar se plumbi ka bėrė vetėm folenė e hyrjes, ndėrsa nuk ka asnjė tė tillė nga duhet tė kishte dalė.
- Njė incident me policinė greke iu ka kthyer tė birin disa kohė mė parė nė shtėpi. Pavarėsisht dokumentave tė rregullta ai rrezikonte tė digjte vizėn. Kishte vetėm 3 ditė kohė pėr t'u kthyer nė Greqi. E ėma i jep me vete njė duva. Nė radhėn e gjatė tė njerėzve qė prisnin pėr tė kaluar matanė ai ishte i fundit. Policėt grekė teksa e shohin aq tė qetė e thėrrasin tė dalė nga radha, jo pėr ta kontrolluar, por thjeshtė pėr ta kaluar matanė, pėr shkak tė sjelljes. Djali i falė tė atit xhupin e lėkurės, ndėrsa ky i fundit i jep me vete duvanė e sė shoqes.
- Edhe pse Ike Kuka pretendon se Vakėfin e ka ngritur sipas porosisė nė rrugė hyjnore tė Baba Alushit, tashmė ai ndodhet nė tokė tė huaj. Gjatė udhėtimit nga shtėpia e Ikes deri nė Vakėf, burri i saj, Mithati, tregon edhe problemet qė i kanė dalė me pronarin e ri tė tokės. Siē thotė ai, pasi Baba Alushi, i kishte dhėnė porosi Ikes pėr ta ndėrtuar aty Vakėfin, unė i kėrkova tė zotit tė tokės tė bleja sipėrfaqen prej 100 metrash katrorė. "Por, ai ma fali atė sipėrfaqe. Mė vonė vdiq, ndėrsa tė bijtė ia shitėn atė njė personi tjetėr. Janė rreth 5 dynymė, brenda tė cilave ėshtė pėrfshirė edhe sipėrfaqja qė ka zėnė Vakėfi", thotė Mithati. Sipas tij, pronari i ri i tokės i ka thėnė atij qė ta blinte sipėrfaqen e tokės sė zėnė, pasi tashmė ajo ishte e tija. "Ende nuk e kam zgjidhur kėtė problem. Pronari i ri nuk ma shet me ēmimin qė e ka blerė, por kėrkon mė shumė. Unė i ofrova 100 mijė lekė pėr 100 metra, por ai nuk pranon. Nuk e di si do tė shkojė kjo punė".
- Gjatė vizitės sonė nė Vakėf, nė momentin kur do tė ktheheshim, makina bie nė njė kanal. E vėshtirė pėr tė dalė prej andej, ndaj tė gjithė u detyruam ta shtynim. Nė momentin qė ajo po dilte gruaja thėrret o Zot! Pasi makina del, gruaja thotė se ishte Zoti qė e nxori, ndėrsa i shoqi ia kthen, "Ēfarė o Zot, o Zot, ishim ne qė po e shtynim jo ai!".


Ka qenė qershori i 1998 kur e kam parė Zotin pėr herė tė parė. Ishte mesditė dhe unė punoja nė arė, diku andej nga Bregu i Bardhė, kur ai erdhi hipur nė njė biēikletė dhe mė pyeti, 'Nėnė a mund tė kaloj kėndej'? Unė ju pėrgjigja se ai e dinte nga ishte rruga. "Mė fal gabova mė tha dhe iku".

Rrėfimi i Ike Kukės nė momentin e parė na bėn tė besojmė se na humbi elementi ėndėrr. Kur e ripyesim nėse kėtė ndodhi ajo e ka parė nė ėndėrr, gruaja 53-vjeēare na pėrgjigjet, se ky ėshtė vetėm realiteti. Njė jetė e gjatė e mbushur me rastėsira tė ēuditshme, sėmundje pa shkaqe, halle familjare, dhe sė fundi me urdhėrat hyjnor qė i kanė ndryshuar totalisht jetėn, e ka bėrė tė besojė se ajo ėshtė njė shenjtore. Po kush ėshtė nė tė vėrtetė gruaja 53-vjeēare, jeta e saj prej familjareje dhe ajo prej shenjtoreje. Sa vite ka qė ka ndryshuar rrjedhėn normale pėr t'iu pėrkushtuar Zotit?

Banimi

Vetėm pak kilometra pasi lė pas qytetin e Fierit dhe nisesh drejt Vlorės, ndodhet njė fshat i vogėl i quajtur Varizė. Aty jeton Ike Kuka dhe nuk janė tė paktė njerėzit qė e vizitojnė duke kėrkuar ndihmė tek ajo. Kur makina e redaksisė sė "Gazeta SHqiptare", mbėrrin para njė porte tė vogėl ngjyrė bizele, ne jemi nė gjendje tė dallojmė njė fytyrė gruaje qė na ndjek me sy nga brenda oborrit. Makina ndalon dhe gruaja e ndjen se vizitorėt do tė trokasin nė portėn e saj. Na pret tek dera dhe vetėm pasi mėson se kush jemi dhe nga vijmė, na hap derėn dhe duke na pėrqafuar na fut nė oborr. Eshtė njė shtėpi e thjeshtė fshati e mbushur me pemė dhe trėndafila, ndėrsa e zonja e shtėpisė ėshtė veshur me njė fustan tė stiluar me duart e saj dhe mban nė kokė njė shami tė bardhė. Pasi i rrėfejmė qėllimin e vizitės sonė, gruaja nuk ngurron tė flasė. E bindur verbėrisht se ėshtė njė shenjtore, ajo rrėfen se nėpėrmjet rrugės hyjnore, Nėnė Tereza, i ka dorėzuar porositė e Zotit. Qė prej vdekjes sė Gonxhe Bojaxhiut, ajo ka pėr detyrė tė vazhdojė misionin e saj.

Zanafilla

"Rrjedh nga njė familje e varfėr, qė kur isha fėmijė shihja nė ėndėrr sikur fluturoja. Kjo ndodhte kur nė Shqipėri punėt shkonin mirė. Sa herė i tregoja nėnės sime se, pasi fluturoja unė ulesha nėn njė dardhė (dardha ndodhet nė tokėn e njė komshiu nė fshatin ku Ike ka lindur), ajo mė qėllonte me tė prapmen e dorės mbi gojė dhe mė thoshte qė tė mos tregoja", tregon Ike Kuka. Ajo ka vazhduar ta shihte ėndrrėn me flatra edhe pėr shumė vite tė tjera deri nė njė moment kur Shqipėria nuk i kishte mirė punėt. Ka qenė viti 1989 kur iu shfaq pėr herė tė parė. Edhe pse gjithė rrėfimi i saj bie ndesh me parimet fetare, pasi ne njerėzit pėr shkak tė mėkateve tona nuk jemi nė gjendje tė pėrballlojmė mirėsinė e Zotit, dhe nėse vėrtet e shohim nė atė moment do tė vdesim, ajo kėmbėngul se qė prej asaj dite ajo e sheh gjithmonė dhe bisedon gjatė me tė. Pasi ka parė zotin pėr herė tė parė, ajo ka filluar tė lexojė pambarimisht Biblėn dhe Kuranin. Ngrihet nga tryeza dhe sjell njė "Bibėl", njė "Kuran" dhe njė tog me fletore tė mbushura me shkrimet qė ajo i quan tė shenjta. Kėmbėngul se edhe "Kuranin" dhe "Biblėn" i ka shtėnė nė dorė qė prej atij viti. (Nė fakt "Bibla" qė ajo lexon ėshtė njė botim i vonshėm diku rreth viteve 1994-1995). IKe Kuka ėshtė martuar me Mithat Kukėn nė vitin 1967, i shoqi rrjedh nga njė familje hoxhallarėsh, gjyshi i tij ka pasur mė parė njė teqe tė quajtur Teqeja e Baba Alushit. Pavarėsisht nga besimi qė familja e ka nė traditė, i shoqi dhe dy djemtė e Ikes, tė martuar dhe me banim nė Greqi, nuk besojnė fare nė punėt e shenjta tė nėnės sė tyre. Por nga njė mirėkuptim paqėsor ata e kanė lėnė tė qetė gruan 53-vjeēare qė tė merret me punėt e saj tė Zotit. Pavarėsisht se rrėfimi i saj ėshtė i thjeshtė ka diēka qė as ajo vetė nuk e shpjegon dot sepse ka qenė e zgjedhura e Zotit.

Sėmundja

Ndėrkohė qė gruaja tregon jetėn e saj, ne i drejtohemi tė shoqit 59-vjeēarit Mithat Kuka, me profesionin e ndihmėsmjekut. Duke dashur tė zbulojmė sa mė shumė nga gjendja e gruas qė nė ēdo moment duket si e hipnotizuar, e pyesim nėse ajo ka kaluar ndonjėherė ndonjė sėmundje. Pėrgjigjia ėshtė e sinqertė, po!

Kishte vetėm dy vjet e martuar, kur njė sėmundje e ēuditshme ra mbi Ike Kukėn. Djali i madh kishte vetėm njė vit qė kishte lindur kur gruaja e re, ngrihej natėn nė mes tė gjumit dhe ikte nga shtėpia. "E shikoja qė ngrihej, arrija ta dalloja deri tek porta, sa e kalonte atė mė humbte nga sytė. E kėrkonim pėr gjithė natėn dhe e gjenim larg shtėpisė me kilometra. Nė duar dhe nė fyt kishte shenja gishtėrinjsh", rrefen ai. Mjekėt qė e vizituan nė atė kohė nuk zbuluan dot asnjė lloj sėmundjeje tė ēuditshme. Nė atė kohė i shoqi i kėrkoi ndihmė njė plaku. I vjetri, pasi erdhi nė shtėpi bisedoi gjatė me Iken, duke e pyetur gjerė e gjatė se si e kishte emrin personi qė e torturonte. Gruaja nė atė kohė vetėm 21 vjeēe qante dhe i thoshte se nuk e dinte emrin, ishte e pamundur, pasi ajo nuk e pyeste dot sepse ishte nė gjumė. Plaku kėmbėnguli se ajo duhet ta pyeste pėr emrin dhe pas kėsaj duhet qė t'ia thoshte atij. "Isha nė gjumė kur ndjeva qė ime shoqe u zgjua, u ngrita pas saj. Kėsaj radhe nuk iku. E pyeta ēfarė kishte dhe mė tha se erdhi tek porta personi qė e pėrndiqte, ajo e pyeti pėr emrin ndėrsa ai iku", shpjegon i shoqi. Qė prej asaj dite "persekutori" nuk u kthye mė, ndėrsa gruaja nuk doli mė kurrė nė mes tė natės nga shtėpia. Sėmundja nuk iu pėrsėrit.

Porositė e Zotit

"Zoti mė zgjodhi mua, unė zbatoj vetėm porositė e tij", thotė Ikja. Pa dashur tė ndėrhyjmė nė raportet e mirėbesimt mes saj dhe Zotit, duhet tė pranojmė se ajo me natyrėn e saj tė qetė ka tėrhequr shumė njerėz. Pas "insistimit" tė Zotit qė ajo tė ndėrtonte njė vakėf, kur mė 1996 i doli nė ėndėrr dhe Baba Alushi, ajo i kėrkoi tė shoqit qė ta ndihmonte pėr ndėrtimin e Vakėfit. "Unė ngurroja, mė vinte edhe turp nga njerėzit, por, pasi u aksidentova me motorr, e mora kėtė si njė mesazh tė heshtur zemėrimi dhe vendosa ta ndėrroj", shpjegon ai. Vakėfi i Baba Alushit ndodhet nė njė kodėr mbi fshatin Varizė, jo mė atje ku ka qenė Vakėfi i vjetėr. Baba Alushi ishte i mėrzitur nga zhurmat dhe e zgjodhi Vakėfin larg njerėzve, shpjegon Ike. I ndėrtuar me 250 blloqe betoni, nė murin e tij ndodhet edhe njė gur nga ai i teqesė sė vjetėr me mbishkrimin e emrit tė Feēorr Kukės, gjyshit tė Mitatit. Brenda tij ka njė pirg dheu tė mbuluar me ēarēaf tė bardhė dhe nė tė dy anėt dy koka prej druri, qė pėrngjasojnė me dy pllakate varri. Nė kėnd ka filxhanė me vaj ulliri tė nxirė nga tymi dhe shumė qirinj. Njerėzit hyjnė dhe lėnė lekė tė holla edhe gjatė ditėve kur ajo nuk ėshtė aty. Ditėt e faljes janė e enjtja mbasdite dhe e premtja. Njerėz nga fshatrat pėrreth, madje edhe nga Vlora dhe rrethe tė tjera shkojnė nė ditė tė caktuara dhe bėjnė kurbane. "Lekėt dhe pėrfitimet qė marr janė pėr vaj ulliri dhe qirinj, kuptohet Zoti mė lejon qė edhe ndonjė gjė ta mbaj pėr vete se nuk ėshtė e lehtė qė unė nė kėtė moshė tė pėrkushtohem atij", tregon 53-vjeēarja.

Besimtarėt

Janė tė tė gjitha moshave njerėzit qė kėrkojnė shėrim apo ndihmė tek gruaja qė nuk ngurron tė vetėshpallet shenjotore. Ajo rrėfen se ėshtė nė gjendje, madje edhe t'i shėrojė tė sėmurėt, kjo duke pėrdorur trupin e saj pėr tė kaluar sėmundjen e tjetrit. Njė gjė e tillė do tė thotė pėr tė sfilitje, ndaj ajo nuk i merr pėrsipėr sėmundjet, por i adreson tek mjeku, pėrderisa ilaēe ka plot. Njerėzit shkojnė atje edhe kur kanė halle tė tjera, madje edhe kur janė nė hasmėri gruaja fillon tė lutet edhe ju jep me vete njė duva, qė do t'u shėrbejė tė rrezikuarve si masa mė e mirė mbrojtėse. "Njerėzit kthehen tek unė madje edhe kur shkojnė tek mjeku, vijnė sa herė qė ilaēet nuk iu kanė bėrė efekt. Unė ju jap si recetė qė tė pėrdorin kura me mjaltė dhe qumėsht", tregon "shenjtorja".

Shkrimet e shenjta

Nė fillim edhe i shoqi besonte se gruaja ishte ēmendur, por me kalimin e kohės e la tė qetė. Tashmė ajo kalon dhjetėra orė nė javė, duke shkruar porosi tė shenjta, mesazhe hyjnore dhe sidomos letra pėr probleme tė ndryshme drejtuar Presidentit. Qė prej 3 vjetėsh e gjysmė ajo ka postuar drejt presidentit Meidani mė shumė se 140 letra. "I kam dėrguar gjithsej 28 mijė fletė tė shkruara ku edhe i kam kėrkuar qė tė mė shpallė shenjtore si edhe tė mė ndihmojė tė ngre njė shtėpi afėr Vakėfit, pasi jam shumė larg dhe atje hyjnė njerėz qė e prishin", thotė ajo teksa na tregon njė pirg tė madh me mandat pagesat e kėtyre letrave. Letra qė ajo dy ditė mė parė ishte ende duke shkruar i drejtohej presidentit tė deridjeshėm Rexhep Meidani, nė tė cilėn thuhej se ai ishte i vetmi President adapt pėr kėtė punė, madje edhe pėr faktin se Presidenti shqiptar me domosdo duhet tė jetė bektashi. Besonte se parashikimi i saj do tė ishte i saktė, por zgjedhjet presidenciale padashur hedhin ca hije dyshimi mbi aftėsitė parashikuese tė "Shenjtores" sė vetshpallur?! Ajo shkruan nė njė dhomė ku rri vetėm, ndėrsa i shoqi fle i qetė nė dhomėn matanė. Njė pjesė e shkrimeve qė ajo i quan tė shenjta janė nė formė bejtesh. Niveli i atyre qė shkruan lė shumė pėr tė dėshiruar, por "Shenjtores" nuk i interesojnė mendimet e tė tjerėve.

Paktet

I shoqi aktualisht punon si ndihmėsmjek me ekipin e futbollit tė qytetit tė Fierit. Burrė i qetė edhe i matur ai ndėrhyn rrallė kur e shoqja kalon nga njė temė nė tjetrėn pa mundur ta shpjerė deri nė fund atė qė ka nisur tė rrėfejė. Me njė zė autoritar ajo i kėrkon qė ai tė mos ndėrhyjė nė punėt e saj, pasi nė tė gjitha rastet ai vetėm i ngatėrron mė keq ato. Po kėshtu edhe fėmijėt nuk e bezdisin mė nė kėtė lloj raporti. Ata nuk duan tė dinė pothuajse asgjė pėr komunikimet hyjnore mes saj dhe Zotit dhe aq mė pak pėr faktin se 53-vjeēarja tashmė vazhdon nė rrugėn e nisur nga Nėnė Tereza. Tė gjitha dorėzimet qė Nėnė Tereza i ka bėrė gruas, kanė ndodhur nė orėt e vona tė gjumit. Kur ne i themi se gjithēka mund tė jetė vetėm njė fryt i ėndrrave dhe fantazive tė saj, gruaja tund kokėn nė shenjė mohimi. Jo, thotė - kėto janė mesazhe hyjnore! Ajo qė na ēudit mė shumė ėshtė edhe njė fakt tjetėr, sipas saj Gonxhe Bojaxhi nuk ka qenė as femėr as mashkull, por i thoshin nėnė, pasi nuk kishte qime dhe anonte nga femrat. Pas njė bisede tė gjatė, ku megjithė dyshimet tona shumė tė mėdha pėr faktin nėse ajo ėshtė vėrtetė njė mėkėmbėse e Zotit nė fshatin e vogėl tė quajtur Varizė, dalim tė qetė prej andej. Nė fund tė fundit tashmė kemi edhe ne njė parafytyrim tė Zotit, qė ajo na e tregoi. Mbi njė fletore ishte pamja e njė mashkulli turk me mustaqe, Zoti i ngjan atij, por ėshtė 100 fish mė i bukur!!!



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.