Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Njė vitrinė pėr letėrsinė franceze
Postuar nga: |anonymous|

Letersi Njė vitrinė pėr letėrsinė franceze

"Dita e fundit e njė tė dėnuari" rrėfyer nga Viktor Hugos, "Marguerite Duras" e Laure Adler…mė pas tė tjerė e tė tjerė emra tė tillė, francezė ishin renditur mbi vitrinat e shtuara nė sallonin e Bibliotekės kombėtare. Pranė tyre dhe emrat shqiptarė. Pikėrisht ata qė i sollėn nė shqip kėto rrėfime, me tė vetmin qėllim…qė letėrsia franceze tė jetė sa mė pranė lexuesit shqiptar. Kėto botime tė reja janė promovuar nė mbasditen e 22 majit nė mjediset e Bibliotekės kombėtare nėn iniciativėn e shtėpisė botuese "Albin" e cila i ka kushtuar njė vėmendje tė rėndėsishme letėrsisė franceze. Kjo shtėpi botuese numėron shumė tituj tė autorėve mė tė njohur tė kėsaj letėrsie. Ylli endacak", "Marguerite Duras", "Toka e njerėzve", "Djalli nė trup", Ringjallja", "Dita e fundit e njė tė dėnuari", Klientja", e shumė libra tė tjerė (rreth 12 tituj) ishin vendosur nė njė vitrinė nė tė hyrė tė sallės sė zgjedhur pėr kėtė ceremoni prezantimi. Presidentja e shtėpisė botuese "Albin" Marie Dede ka falenderuar tė gjithė pėrkthyesit qė kanė kontribuar pėr tė sjellė nė shqip kėto vepra tė njohura tė letėrsisė franceze, si dhe Aleancėn Franceze e cila ka dhėnė njė kontribut tė lartė nė botimet e kėsaj letėrsie. Znj. Dede ka theksuar si tė rėndėsishėm edhe kontributin e pėrkthyesve tė rinj Albana Bizhga, Anila Pango, etj. Por sipas Marie Dedes, shtėpia botuese "Albin" ka nė proces botimi edhe njė seri tė tėrė librash tė botuar kohėt e fundit nė Francė nga shtėpia botuese "Puf". Do tė synohet kėsisoj qė kėto botime tė jenė nė duart e lėxuesve shumė shpejt e tė krijohet njė lidhje e vazhdueshme e kėsaj letėrsie me lexuesin shqiptar
Botimet, sipas Zogajt, Mustafajt, Kongolit…
Mbi botimet e kėsaj shtėpie botuese kanė folur edhe shumė personalitete tė pėrkthimit tė letėrsisė franceze. Poeti dhe publicisti Preē Zogaj e pėrgėzoi iniciativėn e marrė nga shtėpia botuese Albin pėr tė sjellė nė shqip letėrsinė franceze. "Unė vetė jam njė nga blerėsit mė tė rregullt tė koleksionit tė pasur tė shtėpisė botuese Albin" dhe nuk ėshtė e rastit qė njė frankofon si Spiro Dede ėshtė pėrqendruar nė letėrsinė franceze"- tha Zogaj. Ndėrsa shkrimtari Besnik Mustafaj, e cilėsoi kėtė takim si njė festė tė vėrtetė, teksa sheh gjithė kėto botime nga njė letėrsi shumė e madhe dhe nga njė mik si Spiro Dede. "Mė pėlqen qė shtėpia botuese "Albin" ka njė konceptim vėrtet planetar pėr letėrsinė. Nuk ėshtė njė shtėpi botuese qė rend pas njė katėgorie tė caktuar librash, apo autorėsh dhe gjuhėsh nga ku vjen letėrsia e huaj. Kjo shtėpi botuese ėshtė pėr t'u falenderuar pasi pėrpiqet tė ndjekė se ēfarė po ndodh nė botimet dhe kulturėn shqiptare "- tha Mustafaj duke renditur mė pas edhe disa probleme qė pikasen nė veprat e pėrkthyera kohėt e fundit. - "Njė nga problemet qė unė konstatoj ėshtė pėrkthimi i poezive. Njė vitrinė e tillė si kjo e sotmja qė pėrmban vetėm vėllime nė prozė, tregon se tribuna nuk ėshtė plotėsuar" - tha Mustafaj, duke theksuar se kjo vjen si pasojė e mosndjekjes nė kompleksitet tė letėrsisė frėnge. "Mbi tė gjitha, kjo mangėsi krijohet nga mungesa e pėrkthyesve tė poezisė, tė cilėt janė vėrtet tė paktė."
Ndėrsa shkrimatri Fatos Kongoli, ka folur rreth pėrkthimit tė librit "Marguerite Duras" tė Laure Adler. Ka qenė njė eksperiencė vėrtet e bukur pėrkthimi i kėtij libri",- tha Kongoli, duke theksuar faktin se "nė fushėn e pėrkthimit unė jam vetėm njė amator, por pėrkthimi i "Marguerite Duras" mė ka dhuruar njė kėnaqėsi estetike tė jashtėzakonshme, sepse ėshtė njė libėr qė nuk jep vetėm biografinė e Marguerite Duras, por gjithė historinė e Francės nė shekullin XX"- - tha Kongoli duke shpresuar qė tė ketė sjellė tek lexuesi vlerat e vėrteta tė kėtij libri. Mė pas kongoli ka pėrgėzuar inicistivėn e shtėpisė botuese "Albin" dhe Aleancėn franceze, e cila ka dhėnė njė kontribut tė veēantė nė fushėn e letėrsisė, nė promovimin e autorėve tė njohur francezė nė Shqipėri.


Mbi 12 tituj nga letėrsia franceze

"Ylli endacak" J.M.G. Le Clezio, pėrkthyer nga Nasi Lera
"Marguerite Duras" Laure Adler pėrkthyer nga Fatos Kongoli
"Pela e gjelbėr" Marcel Aime, pėrkthyer nga Nonda Varfi
"Toka e njerėzve" Antoine de Saint Exupery, pėrkthyer nga Ilia Lėngu
"Letėrsia e krahasuar" Yves Chevrel pėrkthyer nga Ali Xhiku
"Djalli nė trup", Raymond Radiguet pėrkthyer nga Nasi Lera
"Ringjallja" Jean Giono pėrkthyer nga Zhaneta Dhima
"Dita e fundit e njė tė dėnuari" e Viktor Hugo pėrkthyer nga Petrit Konda
"Klientja" E Pierre Assuoline, pėrkthyer nga Anila Pango
"Jalta dhe ndarja e botės" e Arthur Konte, pėrkthyer nga Akil Ēani
"Volteri" e Ė.Durant, pėrkthyer nga Faik Mullaj
"Monteskje" e L.Desgraves, pėrkthyer nag Albana Bizhga
"Lehtėsia e papėrballueshme e qenies" e Milan Kundera, pėrkthyer nga Jani Guxo




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.