Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: Kolevica: Si i njoha tre gjigandėt e kulturės shqiptare
Postuar nga: Albo

Kulture Arkitekti dhe poeti Petraq Kolevica rrėfen pėr tre emrat e spikatur nė historinė e artit dhe gjuhėsisė, Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona. Si jetuan ata nėn diktaturė dhe cilat janė mesazhet qė u lanė brezave



Ilir Bushi

Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona janė tre figura qė u flasin brezave edhe pas vdekjes". Kėshtu tregon arkitekti dhe poeti i njohur shqiptar Petraq Kolevica i cili rrėfen mbresat e tij nga takimet me tre gjigandėt e kulturės shqiptare, tė cilėt na kujtojnė sentencėn e njohur japoneze qė "lulja ėshtė mė e bukur se gonxhja, por pa gonxhe nuk ka lule".

Emrat e mėposhtėm janė pjesė e themelit tė artit, kulturės dhe gjuhėsisė shqiptare tė cilėt shėrbyen gjithashtu si ura lidhėse midis Shqipėrisė dhe Perėndimit. Petraq Kolevica, ndofta ėshtė njeriu i fundit dhe i vetėm nė Shqipėri qė mund tė na rikrijojė atmosferėn e atyre viteve, ku errėsira e diktaturės ndeshej me ndriēimin e yjeve tė kulturės shqiptare, tė cilėt megjithėse u burgosėn apo u persekutuan, pėrsėri na bėjnė tė ndjehemi krenarė pėr traditėn e sė kaluarės tonė.

Zoti Kolevica, ju keni pasur fatin tė njiheni nga afėr me tre gjigandėt e kulturės shqiptare, Mitrush Kuteli, Eqerem Ēabej dhe Vedat Kokona. Cilat janė mbresat qė ruani nga kontaktet me ta?
"Nė kohėn e fundit nisn'e u rralluan fort pleqt e fshatit. Si tė velur nga kjo botė, njėri ndėrroi jetė buzė-vjeshte, dy kėtij dimri edhe disa nė pranverė, kur mbiu bari. Iknė nj'ashtu, njėri pas tjetrit, si bėrė me fjalė edhe e lanė fshatin nė dorėn e brezit tė ri".

Kėto rradhė nga "Ago Jakupi..." i Mitrushit mė vinė ndėrmend, kur kujtoj me dhimbje se si na ikėn, njėri pas tjetrit, ata tė mėdhenjtė e kulturės sonė. Nė fillim, papritmas, na iku Mitrush Kuteli. Nja dhjetė vjet mė vonė, Eqrem Ēabej. Pas tij Lasgushi dhe sė fundi, shekullin e njėzetė dhe kapitullin e veēantė tė tė mėdhenjve tė hershėm, e mbylli Vedat Kokona.

Pata rastet fatlume tė njihesha me ta, tė mė pranonin si mik tė dashur, tė bisedoja, tė dėgjoja dhe tė mėsoja prej tyre gjėra qė s'mi mėsonte dot asnjė shkollė e askush tjetėr.

Nisim me Mitrush Kutelin. Ēfarė mbani mend nga takimet me tė?
"Kam shkruar se me Mitrush Kutelin u njoha mė 1958 por, nė tė vėrtetė, isha takuar nja dhjetė vjet mė parė, pa e ditur se isha njohur me tė. Ishte, ndoshta, fillim korriku i vitit 1948... Kisha mbaruar shtatėvjeēaren e atėhershme dhe i gėzuar, ecja nėpėr pazarin e Korēės me njė kaush konik me qershi tė zeza tė Leskovikut nė dorė. Ndėrsa haja qershitė e shijshme, lexoja fjalėt e shkruara nė letrėn e kaushit dhe habitesha. Oj! Qenkan tė bukura kėto!

"Tė dua baltė shqiptare/Tė dua /Dėshpėrimisht/Egėrsisht..." Dhe vazhdoja lexoja mė tej:"Tė dua baltė shqiptare/Magjistare/Ti, mjalt'e ėmbėl/Ti, helm i hidhur..."

Ne, nxėnėsit e asaj kohem ishim mėsuar e mbrujtur shpirtėrisht me poezitė e kėngėt patriotike tė Rilindjes. E dinim vargun e Ēajupit:"Ku na duket balta mė e ėmbėl se mjalta?" Prandaj dhe vargjet e mėsipėrme, ndonėse nuk ishin nė formėn e poezive qė njihja deri atėhere mė pėlqyen. Nė kėtė kohė e diēka mė vonė, lexova "Kapllan Agėn...", "Ago Jakupin", "Vjeshtėn e Xheladin beut" dhe "Lumin e madh" tė Mitrush Kutelit, po ku ta dija unė se dhe kėto vargje tė kaushit ishin tė tijat? Kėtė e mėsova nja pesėmbėdhjetė vjet mė vonė".

Ē'ndodhi me ju pas kontakteve tė drejtpėrdrejta me Kutelin?
"Siē thashė, me Mitrush Kutelin u njoha nė vitin 1958. Afrimi me tė mė ndihmoi tė kuptoja e tė shijoja mė mirė veprėn e tij, tė njihja disa sekrete tė gjuhės shqipe, tė stilit tė tė shkruarit, tė poezisė, tė pėrkthimit.

Mbasi i pata dhuruar librin me pėrkthimin tim tė "Demonit" dhe i pata treguar disa poezi tė mia origjinale e pėrkthime, mė dhuroi librin e tij "Xinxifilua" me kushtimin qė pata nderin tė mė shėnonte nė tė e qė e kam njė nga kujtimet mė tė ēmuara.

Mbi kėtė njohje kam shkruar gjerė nė librin tim "Me Mitrushin" dhe nė hyrje tė librit tjetėr "Lasgushi mė ka thėnė" tė cilat, lexuesi dashamir tė Mitrushit e tė mitė, i dinė prandaj s'dua tė zgjatem. Sot dua tė theksoj se ē'mėsova unė se ē'mund tė mėsojnė tė tjerėt nga Mitrush Kuteli.

Me shembullin e vet ai tregoi qartė se njeriu i ndėrgjegjshėm pėr ēka di e ē'mund tė japė nė kulturėn shqiptare, edhe se mbas dy vitesh burgu tė tmerrshėm komunist, edhe se i sėmurė qė e mban shpirtin me njė grusht tabletash, edhe se ka mbi kurriz njė familje me katėr fėmijė tė vegjėl, grua e motėr, edhe se pa pėrkrahje nga regjimi, madje i parė shtrembėr prej tij, di tė gjejė forca tė kėrkojė rrėnjėt ilire tėkombit tė vet, di t'u japė fėmijėve shqiptarė "Xinxifillon" dhe "Tregime tė moēme shqiptare" di t'u sjellė poetėve tė lodhur njė model tė bukur me poezinė "Pranvera e plakut" dhe pėrmbi malin e mundimshėm tė pėrkthimeve pėr tė nxjerrė bukėn e gojės, di tė japė pėrkthimet mahnitėse si ai i "shpirtrave tė vdekur".

Mėsimi i madh i kėtij njeriu merr vlerat mė tė larta po tė mendosh se gjithēka e bėri pa qenė aspak nė marrėveshje leverdish me regjimin dhe pa u bėrė domosdo lake e puthadorė i tij".

Po me Prof. Eqerem Ēabejn, cilat kanė qenė raportet e njohjes suaj?.
"Njohja tjetėr e rėndėsishme pėr mua ka qenė ajo me tė ndjerin Profesor Eqrem Ēabej. Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė banoja nė apartamentin e njė godine pranė asaj ku banonte Profesori. E dija kush ishte, e shihja me nderim, po as mė shkonte mendja tė njihesha, se e konsideroja tepėr lart meje. Isha njė inxhinier i ri qė s'kisha interesa tė tjera pėrveē profesionit tim, tė cilit i kushtoja tė gjitha energjitė e mia. Kėshtu kaluan shtatė-tetė vjet. Me punėn time kisha filluar tė njihesha disi nė rrethet intelektuale e artistike me pėrkthimet e poezive tė poetėve rusė, me shkrime mbi arkitekturėn dhe ca mė epėr me ndėrtesat e projektuara prej meje nė Tiranė e nė Korēė. Njohja me E. Ēabejn ishte e rastėsishme, po falė dashamirėsisė sė tij u bė shkak afrimi tė shpejtė. Nė kėtė kohė i patėn dhėnė njė apartament ca mė mitė mirė. Atje i bėra vizitėn e parė nė shtėpi, i pritur ngrohtėsisht e i nderuar me mirėsjelljen fisnike tė zonjės Shyret.

Atėhere sa kisha filluar tė pėrktheja poezi nga gjermanishtja. Kur ia thashė kėtė, u ēua menjėherė me mė dha librin "Die schensten Gedichte der Ėertliteratur" (Poezitė mė tė bukura tė letėrsisė botėrore) prej nga mora e pėrktheva poezinė "Oriana" tė poetit anglez Alfred Tennyson (1809-1892). Njė ditė tjetėr i thashė qė po studioja se si i kishin pėrballuar artistėt e mėdhenj vėshtirėsitė e jetės. Sa dėgjoi, mė dha librin gjermanisht tė Stefan Cvajgut me shkrimet e tij mbi L. Tolstoin, Dostojevskin, Balzakun. Mė dha gjithashtu njė libėr mbi Rafaelon, njė tjetėr mbi Verdin si dhe librin "Damonische Dichter" (Poetė demoniakė). Pjesė prej kėtyre librave tė shkėputura atėhere, nja njėzet vjet mė vonė i pėrfshiva nė librin tim "Kėshtu ngjitesh tek yjet". Gjatė kohės sė kėtij afrimi, doemos, fjala s'kishte se si tė mos vinte te Lasgushi. Pėr njohjen me tė E. Ēabej mė tregoi gjėra interesante tė cilat i kam shkruar te libri "Lasgushi mė ka thėnė". Nė fillim tė vitit 1978, Lasgushi mė pati dhėnė njė dorėshkrim tė poemės sė tij "Kamadeva". Mbasi e lexova, pėr kėtė i thashė edhe E. Ēabej duke i shprehur konsideratat maksimale pėr tė. S'nguroi tė ma kėrkonte pėr ta lexuar. Ia dhashė. Pas disa ditėsh mė tha se do ta mbante dhe pak qė ta lexonte dhe Brikena (vajza e tij).

Ē'ndodhi mė pas?
Shumė shpejt qėlloi tė rėndohej sėmundja dhe ndonėse e takova pėrsėri s'pata guximin ta pyesja dhe s'mora ndonjė mendim prej tij se si e vlerėsonte krijimtarinė e Lasgushit tek ajo poemė.

Me kėtė rast dua tė shėnoj diēka qė mė duket e rėndėsishme: Nė veprat e plota tė Lasgushit, botuar sė fundi (Onufri 1999) nė fund tė poemės "Kamadeva"(vėll 1, f.319) nuk ėshtė shėnuar data e pėrfundimit tė saj. Nė njė kopje tė daktilogruar qė mė pati dhėnė Lasgushi shėnohet viti 1975. Ndoshta kjo ėshtė data e vėrtetė e pėrfundimit tė poemės.

Nga E. Ēabej, jemi njėzet e ca vjet larg, por nga njohja me tė, pėrveē ndihmės qė pėrmenda, tė dhėnė aq bujarisht, pata dhe nderin e mad tė mė falte tė gjashtė vėllimet e veprave tė tij tė sapobotuara atėhere nė Kosovė, duke shėnuar mbi to njė kushtim tė ēmuar. Kjo mė bėn ta ndjej gjithmonė pranė. Tani dua tė dėshmoj diēka qė mė sa di, nuk e ka shkruar ndokush tjetėr: Nė kohėn e varrimit tė Eqrem Ēabejt, ndonėse mes gushti, ra njė shi i dendur e i rėndė si litar me shkrepėtima e bubullima tė forta. Nė ēastin, kur atė po e zbrisnin thellė nė varr, sokėlliu njė shkrepėtimė e bubullimė aq e fortė sikur tė kishte rėnė rrufe aty pranė. Rastėsi? Ndoshta... po ndoshta dhe qielli e ndjeu humbjen e tij..."

Ju keni pasur kontakte tė shumta edhe me princin e pėrkthimeve, Vedat Kokonėn. Ēfarė mbani mend nga bisedat me tė?
"Edhe tė ndjerin Vedat Kokona, qė nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė e pėr nja dhjetė vjet me rradhė, e pata fare pranė shtėpisė sime. E dija kush ishte dhe e shikoja me zili atė burrė tė moshuar se me sa shkathtėsi e hipte dhe e ngiste biēikletėn. Emrin e tij e kisha njohur qė te "Revista letrare" qė patėn botuar sė bashku me M. Kutelin, S. Spassen e N. Hakiun, kisha lexuar diēka prej tij e kisha dėgjuar pėr tė, por nuk isha njohur. Njohja u bė aty nga viti nėntėdhjetė, kur edhe atij i kishte rastisur tė lexonte diēka prej pėrkthimeve tė mia. Megjithatė njohja e vėrtetė u bė nga mesi i vitit 1991, kur shkova nė shtėpinė e tij dhe qė atėherė e deri nė fund, mbetėm miq tė dashur.

Siē kam shkruar dikur, dhoma e tij e punės ishte njė dhomė e thjeshtė, e njė apartamenti tė tjeshtė, nė katin e tretė tė njė godine tė thjeshtė shtetėrore tė asaj kohe, po sa punė ka bėrė Vedat Kokona nė atė dhomė!

Nė vitin 1992, ambasadorin gjerman, i cili donte tė njihte njerėz shqiptarė tė kulturės, e ēova te shtėpia e zotit Vedat. Tė dy biseduan frėngjisht. Kur ambasadori e pyeti se ē'punė kishte nė dorė, Vedati i tregoi njė kapicė me letra tė daktilografuara prej tij tė fjalorėve Frėngjisht-Shqip dhe Shqip-Frėngjisht qė po pėrgatiste. Ambasadori, i habitur pyeti: Sa kohė ju ka marrė gjithė kjo punė? Hiē-tha Vedati- duke buzėqeshur - ca vjet. E pėrcollėm zotin Ambasador dhe kur u kthyem Vedati vazhdoi: Si t'ia thosha atij qė pėr fjalorėt mė ndihmuan budallallėqet e kohės?

Qė ta dish, nja tridhjetė vjet mė parė, mė patėn dhėnė tė pėrktheja nga shqipja nė frėngjisht poezitė e njė poeti. Ato s'qenė poezi, po parrulla dhe unė normėn e bėja brenda njė ore, se s'kishte art, po pėrkthim fjalė pėr fjalė. Me kohėn qė mė mbetej, fillova tė merresha me bėrjen e fjalorit tė parė frėngjisht-shqip. Po kėshtu bėra edhe me pėrkthimin e ca poezive tė tjera tė asaj kohe, nga ato qė Lasgushi i quante poezi socialiste. Pjesėn tjetėr tė kohės ia haja natės, se ditėn ma hanin pėrkthimet qė nxirrja bukėn. Njohja me tė ndjerin Vedat, pėrveē dashamirėsisė tėrėsisht tė sinqertė me tė cilėn tė rrethonte, ishte njė shkollė e veēantė ku, ndėr tė tjera, mėsoje si ta doje e ta nderoje gjuhėn shqipe. Ishte ky nderim i tij pėr gjuhėn qė shkonte deri nė adhurim, ajo qė e bėri mjeshtrin tetėdhjetėvjeēar tė hartonte atė libėr me "Thėrrime me mjaltė" tė gramatikės shqipe. Pata nderin tė ma falte kėtė libėr me njė kushtim qė vlen pėr tė gjithė qė duan tė luftojnė pėr gjuhėn e pastėr shqipe. Ja ē'mė shkruan:

"Bashkėluftėtarit nė fushėn e pėrgjakshme tė luftės sė gjuhės mjaltėngjizur, kėtė trofe nga miku i tij i shtrenjtė, Vedat Kokona".

Nė shkrime tė mėparshme kam folur pėr vėllimin e paimagjinueshėm tė madh tė pėrkthimeve tė bėra nga i ndjeri Vedat. Sot dua tė ve nė dukje njė cilėsi tė veēantė tė tij: atdhedashurinė e pafund. Nė mbėshtetje tė kėtij ideali tė lartė zgjodhi qė nė rini tė pėrkthente "Horacin" e Pjer Kornej-it. Shihni sa domethėnės ėshtė kushtrimi qė mė ka lėnė te ky libėr qė mė dhuroi, ku thotė: "Mikut Petraq, kėta romakė tė rreptė qė vrasin motrėn, se u ka sharė atdheun".

Sė fundi, ē'mund tė na thoni si pėrmbyllje mbi kėto figura tė rėndėsishme tė kulturės sonė?
"Pėr ta mbyllur kėtė bisedė, mė mirė se ē'mund tė them unė, e thonė kėto vargje tė poetit afrikan Birago Diop:

"Ata qė vdiqėn
nuk ikėn kurrkund,
Po janė nė terrin
qė na ndrit ne,
Janė nė terrin e dendur
pa fund.
Tė vdekurit s'janė kurrė
nėn dhe...
Janė mes njerzve, mes
turmės, kudo.
Tė vdekurit nuk
kanė vdekur, jo!"


Mitrush Kuteli
Lindi nė Pogradec mė 1907
Shkollėn fillore e kryen nė Pogradec
Fakultetin Ekonomik e pėrfundon nė Bukuresht
Pėrmbledhjen e parė me tregime "Netė shqiptare" e botoi mė 1938
Mė 1944 boton tregimet "Ago Jakupi" dhe Kapllan Aga"
Mė 1962 botoi "Xinxifillua" dhe mė 1965 "Tregime tė moēme shqiptare"
Vdiq mė 4 maj tė vitit 1967 (dhe jo mė 1966 siē thotė fjalori enciklopedik shqiptar)
Mė 1983 botohet pas vdekjes romani "Nė cep tė Ilirisė"

Eqerem Ēabej
Lindi nė Gjirokastėr mė 6.8.1908
Studimet e larta i kryen nė austri pėr filologji dhe specializohet pėr gjuhėsinė krahasuese
Pas vitit 35 boton "Hyrje nė Historinė e Hghuhės shqipe", "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes dhe "Studimi kritik i veprės Meshari i Gjon Buzukut".
Ishte anėtar i Akademisė sė shkencave dhe mbante titullin "Mėsues i Popullit"
Eshtė njė pėrfaqėsues i njohur i gjuhėsisė nė rrafshin ndėrkombėtar
Vdiq mė 13 gusht 1980

Vedat Kokona
Lindi mė 7 gusht 1913 nė Izmir tė Turqisė
Arsimin fillor e kryen nė Tiranė.
Mė 1935 kryen Liceun e Korēės
Mė 1938 diplomohet pėr Drejtėsi nė Sorbonė tė Francės
Mė 1934 botoi librin "Nga Tirana nė Stokolm".
Gjatė kėtyre viteve ka vazhduar pėrkthimet e tij nga Anglishtja, frėngjishtja, rusishtja, italishtja etj,.
Qysh nga viti 1998 mban titullin "Doktor Honoris Causa"
Vdiq mė 14 tetor 1998



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.