Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur e drejta nuk ka forcen, ajo quhet e keqja.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Alfred Moisiu, presidenti i ri shqiptar
Postuar nga: Albo

Lajme TIRANE (24 Qershor) - Me 97 vota Pro, Parlamenti i Shqipėrisė votoi pasditen e sotme kandidatin e vetėm Alfred Moisiu si President tė ri tė Republikės. Nė njė seancė parlamentare qė filloi rreth orės 18:00, deputetėt shqiptarė votuan pėr tė herė tė parė ndaj njė kandidati konsensual, i arritur pas njė marrėveshje historike mes pozitės dhe opozitės.

Nė seancėn e sotme morėn pjesė 134 deputetė, nga 140 qė ka Parlamenti shqiptar. Nga numėrimi i fletėve tė votimit, i cili ishte i fshehur, rezultoi se nė favor tė Moisiut votuan 97 deputetė, 19 kundėr, 14 abstenuan, ndėrkohė qė 4 prej tyre ishin tė pavlefshme. Kushtetuta e Shqipėrisė kėrkon arritjen e njė Quorum-i prej 84 votash, thėnė ndryshme aprovimin e 2/3 tė anėtarėve tė Kuvendit. Nė pėrfundim tė seancės sė sotme plenare, Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, deklaroi zyrtarisht gjeneralin nė pension Alfred Moisiu si President tė Republikės. Gjithėsesi, betimi i Presidentit tė ri do tė bėhet nė pėrfundim tė mandatit tė Presidentit actual, Rexhep Meidani, nė fund tė muajit korrik. Gjetja e njė Presidenti konsensual ka qenė njė prej kushteve kryesore tė Brukselit qė i janė vėnė Tiranės zyrtare pėr hapjen e negociatave tė Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Europian. ad/ko (BalkanWeb)


Moisiu President: Detyra ime, tė ruaj balancat
Lajmi i ores 9:20 PM


TIRANE (24 Qershor) - "Njė nga detyrat e mia do tė jetė ruajtja e balancave". Kėtė ka deklaruar sot, Alfred Moisiu i zgjedhur nga Parlamenti nė postin e Kreut tė Shtetit. Nė njė intervistė ekskluzive, tė dhėnė pėr radio Rash, Moisiu u shpreh se "zgjedhja ime ėshtė njė fitore e politikės shqiptare e cila u fut nė njė rrugė tė re, tė konsensusit e kompromisit, qė ėshtė nė interes tė sė ardhmes sė vendit". I pyetur pėr punėn e Presidentit Meidanit ,ai u pėrgjigj se "unė kam njė prejardhje ushtarake dhe ne nuk merremi me tė kaluarėn por me tė ardhmen". ad/ko (BalkanWeb)


Kush eshte Alfred Moisiu?

TIRANE (24 Qershor) - Gjenerali nė pension Alfred Moisiu, i zgjedhur sot nė Tiranė si President i ri i Republikės sė Shqipėrisė, ka lindur nė Shkodėr mė 1 dhjetor 1929. Pasi luftoi nė rezistencėn shqiptare kundėr pushtimit nazi-fashist, Moisiu e ka kryer tė tėrė karrierėn e tij nė rradhėt e ushtrisė komuniste tė diktatorit tė vdekur Enver Hoxha. Mes 1971 dhe 1981 ka qenė kreu e xhenios dhe i fortifikimeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes: pra edhe atij i detyrohet ndėrtimi i dhjetra mijėra bunkerėve tė kėrkuar nga Hoxha e qė akoma dhe sot mbeten nė peisazhet shqiptare si njė dėshmi e tė kaluarės. Mes 1981 dhe 1982 pati edhe njė detyrė qeveritare, si zv/ministėr i Mbrojtjes, funksion ky i mbajtur edhe 12 vjet mė pas kur, pasi ra komunizmi, u ngjit nė pushtet Partia Demokratike e Sali Berishės e cila sot e kandidoi pėr postin e Kreut tė Shtetit. Mė 1994, Alfred Moisiu ka qenė president i seksionit shqiptar tė Shoqatės sė Atlantikut, njė organizatė jo-qeveritare qė bashkėpunon me NATO-n nė projekte sociale. Moisiu, i cili ka marrė pjesė mė 1995 nė kursin pėr personalitetet e lartė praėn kolegjit ushtarak tė NATO-s nė Romė, flet italisht, anglisht dhe rusisht. in/ko (ANSA/BalkanWeb)


Deklarata e presidentit ne largim Mejdani

TIRANE (24 Qershor) - Presidenti i Republikės Rexhep Meidani pėrgėzon zhvillimet e fundit politike nė vend dhe nė tė njėjtėn kohė vlerėson pėrgjegjėsinė e tė gjithė deputetėve, pavarėsisht votės sė tyre pėr zhvillimin nė pėrputhje me afatet kushtetuese dhe rregulloren e procedurat e Kuvendit lidhur me zgjedhjen e Presidentit tė Shqipėrisė, madje pėrfundimin e plotė tė kėtij procesi qė nė raundin e parė. Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, thuhet se "institucioni i Presidentit tė Republikės nė detyrė i ofron Alfred Moisiu, presidentit nė pritje tė marrjes sė detyrės, tė gjitha mundėsitė teknike dhe infrastrukturore, si dhe organizimin e pėrvojėn njerėzore tė disponueshme nė kėtė institucion, pėr realizimin nė mėnyrė sa kushtetuese e dinjitoze, po aq dhe tė suksesshme, normale e qytetare, tranzicionin njėmujor apo transferimin e detyrės deri mė 4 Korrik 2002". ad/ko (BalkanWeb)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.