Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne besnikeri ka pertese, frike, kalkulim,pacifizem, lodhje e nganjehere edhe besnikeri.
--- Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Elita :: Eqerem Ēabej vlereson At Gjergj Fishta
Postuar nga: Albo

Elita Dr. Engjėll SEDAJ
Universiteti i Prishtinės

KONSIDERATA DHE VLERĖSIME TĖ EQREM ĒABEJT PĖR ĮT GJERGJ FISHTĖN


Hyrje

Prej vitit 1929, kur kishte botuar punimin e parė, me titull "Mbi
poezinė e Lasgush Poradecit", e deri te pėrfundimi i Luftės Dytė
Botėrore, Eqrem Ēabej (1908-1980) ka shfaqur konsiderata dhe vlerėsime
mbi personalitetin dhe poezinė e Gjergj Fishtės
(1871-1940), sikur nė dy punimet e veēanta: Poeti shqiptar
Gjergj Fishta dhe Epika e Gjergj Fishtės, ashtu edhe
nė punimet historiko - letraro dhe kritiko - letrare tė tij: Elemente
tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe dhe Romantizimi
nė Europėn lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, kurse nė
disa punime tė tjera vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė. Nė fakt, edhe nė
manualin shkollor Elememte tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe ai
shkruan nė njė kapitull tė veēantė (pp. 50-52) pėr Gj. Fishtėn, duke
dhėnė "pjesė tė zgjedhura" tė teksteve tė tij letrare mė tepėr (pp.
132-141) sė tė Naimit, Mjedės dhe Ēajupit sė bashku (pp. 125-131). Kėto
pjesė tė zgjedhura janė dhėnė me shije tė letrarit pėr tė ilustruar
vlerat mė tė larta dhe mė tipike tė poezisė shqipe.

Interesimi pėr personalitetin e Fishtės dhe sidomos pėr poezinė e tij
ėshtė gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe
tek fakti se ai kishte marrė pėrsipėr paraqitjen e tij edhe
jashtė vendit, nė Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe
mund tė thuhet se punimi i tij me titull "Der albanischer Dichter Gjergj
Fishta" (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) ėshtė mė i plotė, me tė dhėna
bibliografike tė mjafta dhe me vlerėsime teoriko - letrare dhe
kritike tė pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera tė
tij pėr Fishtėn, mund tė thuhet se figura e kėtij poeti dhe
personaliteti tė shquar shqiptar ėshtė dhėnė edhe me mendime tė
sintetizuara nė ēdo pikpamje, madje edhe nga aspekti i pamjes fizike,
duke thėnė se "ky burrė me pamje madhėshtore, qė nė tė folur i
dashur dhe i kthjellėt, mik i kallzimeve tė kėndshme aq tėrheqėse
si njėri, sa ka qėnė origjinal e i madh edhe si shkrimtar".

Qė nė fillim duhet thėnė gjithashtu se E. Ēabej, nė kohėn kur i ka
shkruar kėto punime, ishte i afirmuar dhe i pranuar mirė nga tė
gjithė albanologėt e vendit dhe tė huajt dhe dallohej pėr aftėsinė e
tij tė sintetizimit tė rezultateve tė arritura tė lėndės sė shtruar,
kurse ex offisso qysh kur u kthye nga studimet ai "vazhdoi lėndėn e
letėrsisė shqipe pranė Gjimnazit tė Shkodrės", madje edhe mė vonė, kur
nga Ministria e Arsimit u transferua nė kėtė ministri, ai kėrkoi qė
tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės. Kjo dėshirė
nuk do t'i plotėsohej, por, megjithatė, ai do tė japė pėrsėri letėrsi
shqipe nė Gjirokastėr nė vitin shk. 1938/39, qė do tė thotė se
fillimisht pikėrisht letėrsinė shqipe e kishte lėndė tė veten.

Edhe pse nga ngjarjet e mėvonshme tė Luftės sė Dytė Botėrore, e sidomos
nga ndryshimet e mėdha shoqėrore, ai do tė
pėsojė shumė si intelektual dhe si njėri bashkė me intelektualėt e
tjerė tė kohės sė regjimit komunist, konsideratat dhe vlerėsimet e E.
Ēabej pėr Fishtėn do tė kenė peshėn e tyre dhe do tė zgjojnė interes
tė shtuar dhe tani nė kohėn kur mendimi shkencor i kėtij dijetari
shqiptar ėshtė bėrė temė e veēantė dhe e mirėpritur nė kėtė tubim
shkencor, qė po mbahet me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė tij.

Ky njeri i shekullit tonė ishte hallkė e studimeve shqiptare nga
koha e paraluftės me periudhėn e pasluftės, sikur qė nė njė
mėnyrė tjetėr ishte hallkė ndėrlidhėse dhe mjaft sintetizuese e
zhvillimit tė mendimit letrar krijues edhe Gjergj Fishta nga koha
e Rilindjes Kombėtare me periudhėn e realizimit dhe tė pavarėsisė,
me gjithė historinė e popullit shqiptar dhe me kulturėn e tij.
Nė kėtė mėnyrė, Gj. Fishta dhe E. Ēabej, nė mėnyrat e tjera tė
krijimtarisė i plotėsonin ato kritere tė nevojshme qė i
kishte preferuar edhe Horaci, duke thėnė: "Scribendi recte sapere
est et principium et fons".


Vendosja e Fishtės nė historinė e letėrsisė


Duke qėnė hartues i historisė sė letėrsisė shqiptare, por edhe
nga prirja e tij pėr t'i vėshtruar gjėrat sa mė drejtė dhe sa mė
mirė, E. Ēabej e koncepton figurėn e shkrimtarit nė rrjedhėn e
zhvillimit tė letėrsisė shqiptare (dhe evropiane) nė vend dhe nė kohė.
Kėshtu, vendosja e Fishtės bėhet mjaft realisht nė tokėn
shqiptare, qė do tė thotė se ai vendoset midis Perėndimit dhe
Lindjes, nė njė "qėndrim tė ndėrmjemė midis Perėndimit dhe
Lindjes", pėrkatėsisht as nė Perėndim, e as nė Lindje, ku do ta kenė
vendin e tyre dy poetėt e tjerė shqiptarė, De Rada dhe Naimi, tė
cilėt, pikėrisht pėr kėtė arsye, s'do tė jenė nė gjendje ta
kėndojnė ngrohtėsinė e realitetit shqiptar, por do t'i paraqesin
ndjenjat romantike shpeshherė krejt tė mjegulluara dhe tė
ngjyrosura me aromėn e atyre vendeve ku kishin jetuar dhe vepruar.

Meqė, sipas E. Ēabej, "De Rada ishte romantik shqiptar i zhvilluar
nė tokėn dhe kulturėn latine", kurse "Naim Frashėri pasqyron
tipikisht zhvillimin shqiptar pas influencės sė gjatė osmane",
Fishta do tė dallohet prej tyre, sepse ishte "rrėnjosur thellė nė
vendin e tij" dhe "fuqitė e tija njerėzore i thithi prej kėsaj toke".
Vendosja e Fishtės nė "tokėn shqiptare" arbėresh, me Zef Skiroin
(1865-1927), i cili nė poemėn e tij "Te dheu i huaj" kishte kėnduar
jetėn epike shqiptare qysh prej lashtėsisė sė kohės sė ndėrtimit tė
kalasė sė Shkodrės e deri te Ali Pashė Tepelena, por nga njė shikim
gjithashtu mjaft i largėt nga toka shqiptare.

Te kėta dy poetė arbėreshė kėndohet realiteti shqiptar sipas vijės
sė ruajtjes sė asaj vetėdije kombėtare, qė ishte shumė mallėngjyese
dhe e zjarrtė, por tepėr e mangėt qė do tė thotė vetėm aq sa ishte
ruajtur nė diasporėn e Italisė dhe pėr kohėn kur i kishin shkruar
veprat e tyre, realitetit shqiptar ndryshonte krejtėsisht.
Ky realitet manifestohej mė sė miri nė kohėn e Fishtės tėrthorazi
asaj vetėdijeje shqiptare tė malėsorėve rezistues, qė kishin ruajtur
kanun dhe tėrėsinė mė tė plotė tė jetės sė tė parėve.


Krahasimi i Fishtės me poetė tė tjerė shqiptarė

Krahasimi i Fishtės me kėta tre poetė shqiptarė, me De Radėn,
Zef Skiroin dhe Naimin, E. Ēabej e bėn jo vetėm pėr shkak tė
mėnyrės sė thurjes sė teksteve tė tyre letrare, sidomos pėr shkak
tė zgjatjes sė tepruar, monotone dhe tė mėrzitshme tė Istorisė sė
Skėndėrbeut (dhe Qerbelasė) tė Naimit, te i cili "bota historike
ėshtė njė realitet", por edhe pėr arsye se poezia e tyre nuk kishte
lindur nė tokėn shqiptare dhe nuk dilte nga kjo tokė. Poezia e
Naimit kishte "njė ngjyrė religjoze" dhe "dashuri mistike pėr
islamizmin", si njė "edukim etik" i tij, qė do tė ndikonte nė
pėrcaktimet nacionale tė njė populli ende tė paformuar mirė
kombėtarisht. Me njė fjalė, "Orienti pėr Naimin ėshtė tokė prej
nga thithi fuqitė e tij poetike. Ai nuk ėshtė Europiani qė
shkel kėtė botė si njė i huaj dhe pėr tė cilin kjo ka magjinė e
vendit ekzotik: ai rron nė tė, ėshtė i saj".

Prandaj, i nxitur edhe nga pėrcaktimet zhvillimore tė mendimit
letrar dhe kulturor, me njė preferencė shumė tė qartė patriotike,
me qėllim qė tė ndriēonte sa mė mirė poetin kombėtar, si faktor
edukativ, ai e vlerėson veprėn e Naimit edhe me shumė mangėsi tė
tjera qė kishin ndikuar, siē thotė ai, "qė eposi i tij dėshtoi dhe
nga fakti se Naimit i mungoi talenti i poetit epik". Megjithatė,
kur ai bėn njė krahasim mė tė ngushtė nė mes tė Naimit dhe tė
tjerėve, thotė se "Naimi ndryshon krejt nga poetėt e tjerė
italo-shqiptarė, si dhe nga Fishta", si pasojė e mungesės sė poezisė
popullore te ky poet, sepse tek e fundit, shkruan E. Ēabej, "se
me pėrjashtim tė disa pak vjershave, vlera letrare e poezisė sė tij
ėshtė e pakėt".

Nė kėtė krahasim dallohen mjaft mirė dy koncepte fondamentale
tė shprehura me termat vatra dhe ndikimi, qė janė nė lidhje me formimin
e "njėsisė etnike dhe kulturo-historike, rrjedhur nga
njėsia gjeografike". Vatra ėshtė toka shqiptare nė kuptim tė
burimėsisė letrare, kurse ndikimet tek shkrimtarėt paraqesin
forma nė plotėsimin sa mė tė madh tė komponenteve tė njėsisė
etnokulturore tė kėtij populli. Nė kėtė drejtim, sikur nė aspektin
e vatrės, ashtu edhe nė aspektin e ndikimeve, Fishta i pėrmbushte
mė sė miri tė gjitha kriteret e njėsisė etnike dhe etnokulturore.

Krahasimi i poezisė epike tė Fishtės me poezinė e Naimit bėhet
jo vetėm nė punimet e veēanta mbi Fishtėn, por edhe nė punimet
e tjera tė E. Ēabej, duke pėrqėndruar vėmėndjen mė tepėr te kėta
dy poetė sesa nė krahasimin qė ai do t'i bėnte nė mes tė Fishtės
dhe poetėve tė tjerė shqiptarė. Kėshtu, bie fjala, nė punimin e tij
Romantizmi... ndonėse nuk e merr nė shqyrtim tė veēantė Fishtėn,
por kryesisht De Radėn dhe Naimin, ai ka bėrė krahasimin nė njė mėnyrė
shumė tė qartė nė mes tė Naimit dhe Fishtės, duke thėnė
se "ky epos (sc. Istoria e Skėndėrbeut) nuk u bė dot epos kombėtar,
kėtė shqiptarėve ua fali mė vonė Gjergj Fishta".

Kėto paralele dicizive sidomos nė mes kėtyre dy poetėve qė na vijnė
nga ky njohės i mirė i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare, mund tė
kuptohen edhe si pėrcaktime tė drejta nė vlerėsimin e pėrgjithshėm
tė zhvillimit tė historisė sė letėrsisė shqiptare, tė atyre
divergjencave
tė mėdha tė formimit tė kėtyre personaliteteve edhe tė jetės kulturore
dhe politike shqiptare. Pėr E. Ēabejn ka rėndėsi formanti i kėtyre dy
poetėve si modele tė pėrcaktimeve tė tyre nė krijimin e veprės letrare
dhe kundėrthėniet e mėdha nė kritikėn letrare pėrkitazi me kėta dy
poetė. Ai ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Gj. Fishta e ka vazhduar
besnikėrisht traditėn letrare shqiptare edhe nė vijėn e njė tradite tė
pashkėputur skenderbegiane tėrthorazi malėsorėve shqiptarė, tė kėngėve
popullore tė tyre, tė gjuhės dhe tė tė gjitha vlerave tė tjera etnike tė
tyre pėr t'i njohur dhe dalluar bota sa mė mirė. Kėtu
qėndron burimėsia, por edhe epėrsia e vlerės artistiko-letrare saqė
Lahuta e Malcis sė tij, sipas E. Ēabej, "ėshtė vepėr arti e plotė, e
pėrsosur dhe e pėrkryer nė vetvete".

Prandaj edhe mund tė thuhet se E. Ēabej qysh atėherė e kishte situatėn
mjaft tė qartė tė vlerave letrare shqiptare, sikur nė pėrcaktimin e
periudhave dhe tė "qarqeve letrare", ashtu edhe tė personaliteteve dhe
tė krahasimeve tė mundshme nė mes veti dhe
tė atyre vetė me letėrsinė evropiane. Ky pėrcaktim i drejtė i vendosjes
sė Fishtės nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė jetė i
pėrshtatshėm qė tėrthorazi kėsaj figure tė paraqitet nė njė formė
mė tė plotė dhe tipike edhe bota shqiptare pėrgjithėsisht nė mjedise
tė tjera sipas kritereve tė pranueshme. Artin letrar tė Fishtės do ta
pranonte bota kurdoherė mė mirė pėr shkak tė plotėsisė mė tė madhe
tė vlerave etnike dhe kulturore tė njė populli, ngase, sipas E. Ēabejt
sikur nė letėrsinė gojore, ashtu edhe nė gjinitė dhe zhanret letrare tė
letėrsisė sė shkruar, mund tė shfaqet njėsia kombėtare, e cila duhet
ta ketė edhe poetin kombėtar.

Nė kėtė drejtim "Poeti kombėtar" meritonte paraqitjen mė dinjitoze edhe
nė botėn e jashtme, sidomos nė gjuhėn gjermane, ku kishte
kryer shkollimin E. Ēabej dhe ku ekzistonte interesimi i shtuar pėr
poezinė e Fishtės18. Dhe kjo paraqitje bėhet me kompetencė tė filologut
dhe tė studiuesit tė veprave tė Fishtės nė gjėrėsinė dhe thellėsinė e
tyre, qė do tė thotė duke studiuar korpusin letrar tė plotė tė tij,
sipas tė gjitha gjasave, pėr tė vazhduar edhe mė tutje punėn nė kėtė
drejtim.


Motivet e ndėrprerjes sė punės nė kritikėn letrare

Megjithatė, kėtu duhet thėnė se ky studiues i madh i historisė sė gjuhės
shqipe, vetėm nė periudhėn e parė tė veprimtarisė sė vet
ėshtė marrė me tema nga letėrsia, kurse prej shkrimtarėve shqiptarė
me punime tė veēanta, pothuajse, vetėm me poezinė e Fishtės dhe tė
Lazgushit (1889-1987), tė cilėt edhe ishin bashkėkohanikė tė tij mė
tė moshuar.

Mirėpo, as sot as kėsaj dite nuk jemi nė gjendje tė konstatojmė
saktėsisht, se pėrveē ndryshimeve tė mėdha tė jetės shoqėrore, cilat
do tė kenė qėnė motivet kryesore pėr ndėrprerjen e punės sė tij nė
kritikėn letrare dhe pėr tė kaluar nė albanistikė, si nė leksikografi
(dhe leksikologji), ashtu edhe nė historinė e gjuhės shqipe19. Kjo
ka rėndėsi tė konstatohet pse konsideratat dhe vlerėsimet e tij pėr
poetin kombėtar nuk ishin tė pėrkohshme ose, si tė thuash, tė
modės, por tė mbėshtetura dhe tė arsyetuara mirė, qė pas atij
konfrontimi tė madh e tė hidhur qė ky poet do ta ketė me elementet
antikombėtare tė pėrmbrėndshme shqiptare, do ta kenė vlerėn e
shtuar, duke qėnė ndihmesa e madhe pėr studiuesit e rinj.

Me fjalė tė tjera, edhe nė periudhėn e paraluftės, E. Ēabej ishte i
nivelit tė vet dhe mbetet i pakontestueshėm nė shumė pikėpamje
sikur edhe nė studimet e mėvonshme albanistike, kėshtu qė
ndėrprerja e punės sė tij nė veprėn madhore tė Fishtės, nuk
nėnkupton edhe refuzimin e tij.

Ē'ėshtė e vėrteta, E. Ēabej edhe pas luftės do tė merret me
disa shkrimtarė shqiptarė, sidomos me autorė tė letėrsisė sė
vjetėr shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė me Gjon Buzukun, por kryesisht
me studimet e gjuhės sė veprave tė tyre. Prandaj,
shikuar nga aspekti i korpusit tė plotė tė veprave tė botuara tė
tij, edhe mund tė thuhet se poezia e Fishtės, sidomos Lahuta e
Malcis, e ka tėrhequr vėmėndjen e kėtij filologu mė tepėr se
poezia e De Radės, e Naimit, e Ēajupit dhe e Nolit22, jo vetėm
pėr shkak tė vlerave mė tė mėdha artistiko-letrare tė saj, por
mbase edhe pėr arsye tė krahasimeve tė mundshme me poezinė popullore dhe
me folklorin shqiptar nė pėrgjithėsi, qė ishte
pothuajse temė e pėrhershme e studimeve shqiptare tė
tij.


Lahuta e Malcis dhe folklori shqiptar

Kėtu qėndron edhe bindja e E. Ēabej se "poetėt kanė dalė
prej tokės sė natyrshme tė poezisė popullore"24. Ai mendon
se nė Lahutėn e Malcis "ky poet ėshtė influencuar prej poezisė popullore
tė Gegėrisė sė Veriut", dhe se sado qė "talenti satirik
i Fishtės i afrohet sigursht fuqisė sė tij si poet epik"25, dhe se ai
ėshtė gjithsesi poeti mė i madh satirik i letėrsisė shqiptare, kėngėt
lirike e satirike nuk do ta zgjojnė interesimin te ky studiues sa
epika e tij26. Kjo epikė ėshtė pasqyrė besnike e folklorit shqiptar,
sepse fryma popullore e pėrshkon eposin qė nė krye e deri nė fund, sikur
me zėrin tingėllues e shumė tė gjallė tė jetės sė pėrditshme tė
popullit, tė zakoneve tė tij, mitologjisė, tė pėrrallave dhe tė
legjendave, ashtu edhe pėrmes pėrsurisė artistike tė masės sė
vargut dhe tė formės sė jashtme pėrgjithėsisht.

E. Ēabej shkruan pėr rolin e folklorit nė ngjizjen e veprės sė
poetėve dhe pėr mėnyrėn se si e kanė frymėzuar ata traditėn e
poezisė popullore, sidomos nė kohėn kur kishte filluar tė merrej
me letėrsi krijuese Gj. Fishta, sepse, thotė ai, "nė Shqipėri nė
kohė tė Naimit nuk kishte lindur ende interesi pėr poezinė
popullore" dhe "se poezia popullore nuk pati ndonjė pjesė nė
zgjimin nacional tė Shqipėrisė nė shek. XIX, siē ndodhi p.sh.
me kroatė e me serbė"27. Nė kėtė mėnyrė mund tė thuhet se
edhe konsideratat e E. Ēabej pėr Fishtėn, si "poet kombėtar i
Shqipėrisė", si "pėrfaqėsues mė i pari i leteraturės sė sotme
shqiptare"28 dhe sidomos si poet mė i avancuar epik ballkanik i
shekullit, i mbėshtet kryesisht nė Lahutėn e Malcis.

Kėto konsiderata dhe vlerėsime ai do t'i mbėshtesė edhe nė
momentet integruese ballkanike tė poezisė epike dhe tė burimėsisė
sė kėsaj poezie tė Fishtės, duke krahasuar nė disa momente edhe
me Njegoshin (1813-1851) dhe me disa poetė tė tjerė mė tė
mėdhenj evropianė. Nė kėtė mėnyrė ai vepron sipas parimeve qė
i kishte paraparė edhe Faik Konica mbi kritikėn letrare se
"kryeveprat janė pikat e pėrkrahjes (les points de comparaison)
pas tė cilave, shpesh edhe pa ditur vetė, kritikėtari gjykon veprat
e reja29. Ky parim nė vlerėsimin e kryeveprave ėshtė nė pajtim
edhe me artin poetik tė Horacit, i cili thotė se poeti sjell kulturėn
vetėm duke mbrojtur tėrėsinė, qė thėnė me fjalėt e E. Ēabej, "kjo
shprehet nė krejt
mėnyrėn e jetesės, nė historinė dhe nė historinė kishtare, nė
zakonet dhe nė poezinė popullore dhe artistike tė popullit shqiptar.
Nė fakt, nė poezinė epike tė Fishtės ėshtė kėnduar thelbi i shpirtit
tė shqiptarėve, elementi i konservuar i popullit qė njėherit mė sė
mirė dėshmon njėsinė e kombit.


Fishta - poet kombėtar i Shqipėrisė

Argumentin kryesor tė epėrsisė artistike, sidomos nė krahasim me poetėt
e mėparshėm De Rada dhe Naimi, E. Ēabej e shikon nė
faktin se nė "ngjarjet e njė natyre mė shumė lokale, qė pėrbėn
bazėn historike pėr veprėn", Fishta, "prej kėsaj bėri njė epope
kombėtare", kėshtu qė "kjo epope nganjėherė i kalon kufijtė e
shqiptarisė, duke qėnė njėkohėsisht nė njė farė kuptimi edhe njė
epos ballkanik".

Ky aspekt i kryeveprės sė Fishtės nė gjėrėsinė ballkanike pse aty
dalin jo vetėm shqiptarėt, por edhe slllavėt e turqit e Gadishullit
Ballkanik, vetėm sa i fuqizon tiparet shqiptare tė saj, tė ndriēuara
nė krahasimet e tyre edhe si mė tė vjetra e mė tipike se tė sllavėve
jugorė. Kjo gjėrėsi tregon edhe momentin e rėndėsishėm integrues
me sllavėt e kohėrave mė tė lashta, tė shtrirjes dinarike32, sepse
"kjo botė nuk mund tė ishte krejt sllave, kurse u mungon pėr njė
pjesė tė madhe sllavėve tė tjerė". E. Ēabej mendon se kėtu "mund
tė kemi me nėnshtresė ilire, qė mjerisht nuk njihet e qė me
rikonstruksione mbėrrijmė te copa - copa, nėnshtresė qė vazhdon
tė jetojė me njė veshje shpeshherė tė sllavizuar".

Prandaj, edhe krahasimi qė ka bėrė E. Ēabej nė mes Fishtės dhe
Njegoshit, sidomos kur evokon titujt e kryeveprave tė tyre me
kuptimin Mal (Gorski vijenac - Lahuta e Malcis), nuk duhet
kuptuar vetėm si njė krahasim me veprėn madhore tė poetit
malazez, por edhe tė lidhjeve tė shumta etnike dhe letrare, sikur
nė substratin, ashtu edhe nė adstratin dhe superstratin e folklorit
ballkanik, sidomos tė atij dinarik.

Nė poezinė epike tė Fishtės konfliktet ndėretnike dhe luftėrat janė
vetėm mjet i pėrshtatshėm dhe madje i domosdoshėm
pėr tė paraqitur trimėrinė, si njė lulėzim tė natyrshėm tė heroizmit
dhe tė njė drejtpeshimi midis urtėsisė dhe guximit, qė aspak nuk
largohet nga parimet e drejtėsisė dhe tė humanizmit. Nė kėtė aspekt
paraqiten vlerat, si tė thuash, homerike tė objektivitetit historik,
pikėrisht, siē i kishte kėnduar Homeri vlerat morale dhe heroike tė
tė dy palėve tė konfrontuara nė Luftėn e Trojės, tė trojanėve dhe tė
grekėve.
* * *

Duke pėrfunduar kėtė paraqitje tė shkurtėr mbi konsideratat dhe
vlerėsimet e E. Ēabejt pėr Fishtėn, mund tė thuhet se ky dijetar i
madh nė punėn shkencore tė tij nuk ishte njeri i modės, e as i
politikės sė ditės, por klasik i vėrtetė i studimeve shqiptare.
Vlerėsimet e tij pėr poezinė e Fishtės, sidomos pėr Lahutėn e
Malcis, janė tė qėndrueshme, kurse krahasimet e bėra me poezinė
e Naimit dhe tė disa poetėve tė tjerė shqiptarė, qė kishin jetuar
dhe vepruar nė Lindje ose nė Perėndim, e bėjnė poetin kombėtar
dhe porosinė e madhe tė tij mė tė bindshme, duke ia dhėnė njė
kahje tė drejtė dhe tė pranueshme edhe gjithė zhvillimit tė
mendimit letrar shqiptar. Konceptet e Lindjes dhe tė Perendimit,
sikundėr edhe koncepti i vatrės ose i "tokės shqiptare" nė poezinė
e De Radės, tė Naimit dhe tė Fishtės nė punimet e E. Ēabej,
janė paraqitur me argumentin e shkencėtarit dhe tė studiuesit
tė letėrsisė shqiptare.


Shenim: Per me shume informacion mbi jeten e At Gjergj Fishta, klikoni ketu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.