Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Politike :: Artur Kuko terhiqet nga kandidimi per president
Postuar nga: Albo

Politike Nano dhe Berisha bien dakort per emrin e ambasadorit tone ne BE, si kandidat konsensual per President. Pas refuzimit te Gjinushit, nje telefonate detyron Artur Kukon te deklaroje terheqjen. Takimi me Kris Paten ne Bruksel dhe vendimi per t'u rikthyer sot ne Tirane. Ore pas ore, tensionet, deklaratat dhe prapaskenat, qe pershtjelluan politiken .

Artur Kuko do te zbrese sot, pak minuta pas ores 14. 00, ne pisten e aeroportit "Nene Tereza" per te sqaruar mjegullen e krijuar, rreth pranimit te ofertes per te qene kandidati i perbashket i mazhorances dhe opozites, per postin e Presidentit. Nje avion i kompanise "Swiss" do te sjelle ne Tirane nga Brukseli, ambasadorin e Shqiperise ne BE, vetem 48 ore pasi ishte larguar, duke pranuar propozimin per te drejtuar shtetin shqiptar gjate 5 viteve te ardhshme. I gjendur ne kryeqytet me pune ne Ministrine e Jashtme, Nano dhe Berisha e kishin takuar duke i bere nje propozim krejt te papritur, qe mund t'i ndryshoje rrenjesisht karrieren dhe jeten, diplomatit, i cili kishte vetem dy muaj qe kishte mbushur moshen e lejuar nga Kushtetuta, per te qene President i Shqiperise. Megjithate, i orientuar heret dhe per shume vjet ne korridoret e kancelarive te kryeqytetit te Europes se Bashkuar, ai nuk e kishte patur shume te veshtire t'i kerkonte liderit te mazhorances dhe opozites vetem nje kusht: Per emrin e tij, te jepej konsensusi nga te gjithe faktoret e negociatave.



Me kete premtim, ai kishte ngjitur 2 dite pare shkallet e avionit, per te udhetuar drejt zyres se tij ne Bruksel.



Sipas parashikimeve, mazhoranca dhe opozita e kane firmosur dje marreveshjen dhe lideret e tyre Nano dhe Berisha, deklaruan publikisht rreth ores 13. 15 emrin e Artur Kukos, si kandidati konsensual per President te ri te Republikes. Por, kunder cdo parashikimi te meparshem, nje nga negociatoret kryesore te kompromisit, Kryetari i PSD, Skender Gjinushi, - i njohur si mbeshtetes i rikandidimit te Meidanit, - ka refuzuar te hedhe firmen bashke me 5 lideret e tjere politike. Vete Gjinushi ka argumentuar per mediat se Kuko duhej te provohej ne disa detyra te tjera te larta ne administraten shteterore para se te kandidonte per kreun e shtetit. Nje pergjigje, qe i ka kaluar shpejt kufijte e Shqiperise, per t'u mesuar nga Kuko.



Ne kete menyre, premtimi i dhene dhe kushti i vetem i vendosur prej tij, nuk ishte plotesuar. Ndersa ende nuk e kishte marre veten nga kjo "prerje ne bese", merr nje telefonate nga Tirana. Kreu i njerit prej institucioneve me te rendesishme te shtetit, i ka telefonuar, duke i kerkuar per te mos pranuar kandidimin. Ne linje telefonike mesohet se Kukos i eshte thene, qe Meta dhe mbeshtetes te tij do te votonin per Meidanin si President, ndersa marreveshja ka patur per qellim te terheqe opoziten ne Parlament. Duket se kjo ka mjaftuar, qe Kuko te thote "jo", ndonese ne gjuhe diplomatike. "Duke i falenderuar udheheqesit e te dy forcave politike me te medha te vendit, si dhe ata te forcave tjera politike, pjesemarrese ne vendimmarrje, per vleresimin dhe besimin qe me ofruan, shpreh bindjen time te palekundshme, se ata dhe forcat politike qe perfaqesojne, do te jene ne gjendje te arrijne konsensusin e kerkuar per nje kandidature tjeter me te arritur dhe me me shume eksperience ne detyren e rendesishme te Presidentit te Republikes", tha Kuko, ne nje interviste per BBC ne shqip, transmetuar ne edicionin e ores 15.15.



Pas pershtjellimit te pare, te krijuar jo vetem ne redaksite e shtypit, nga deklarimi i Kukos, kane "nderhyre" Nano dhe Berisha. Ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", ne edicionin e ores 18.00, ata jane shprehur te sigurte ne zgjedhjen qe kishin bere. Ndersa, kane konfirmuar rikthimin e sotem ne Tirane te ambasadorit shqiptar prane BE. Por, ne nje prononcim per BBC ne shqip, kryesocialisti tha, lidhur me deklarimet e Kukos, se "te gjitha paleve u leverdis, qe te identifikojme nje kandidat per President, qe heziton dhe jo qe mburret ne publik dhe mezi pret ta bejne te tille". Ndersa, lideri demokrat e ka interpretuar deklarimin e ambasadorit, jo si refuzim, por "me shume si nje politese, si nje etike diplomatike dhe pergjegjshmeri perpara detyres".



Ne te njejten kohe, burime diplomatike i thane "Korrieri"-t se komisioneri per Ceshtjet e Jashtme te BE, Kris Paten, ka vleresuar marreveshjen per Presidentin si nje nder arritjet me te medha te 10 viteve te fundit ne Shqiperi. Duke nxitur njekohesisht, diplomatin shqiptar, me disa vjet eksperience pune ne Bruksel, te pranonte propozimin e ardhur nga Tirana.



Mbremja dhe oret e vona te nates jane shoqeruar me kontakte te dendura telefonike, ne linjen Bruksel-Bruksel. Ndersa, sot ne mesdite kete linje do ta pershkruaje edhe Artur Kuko. Duke lene ndoshta te varur ne nje nga zyrat e kryeqytetit te Evropes, kostumin e diplomatit. Per t'u bere nje nga Presidentet me te rinj, jo vetem te Shqiperise.


Korrieri, 06/22/2002



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.