Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dhimbja eshte ndihmese e krijimit.
--- Bloy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Histori :: Si u shndėrrua Tirana nė kryeqytet
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Arkivat e Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė zbulojnė se si njė treg bujqish ėshtė ngritur nė njė qytet tė bukur, me sheshe e rrugė tė gjera, qė edhe sot e zbukurojnė

“Tirana u themelua pėr tė qenė njė qendėr modeste shkėmbimesh pėr njė popull bujk qė vuante mungesėn e njė tregu tė afėrt”, tregon njė buletin i botuar nė Tiranė nė vitin 1937. Me kalimin e viteve nė dokumetet e shkruara tė kohės janė fiksuar ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me planin rregullues tė kryeqytetit tė ardhshėm dhe godinat qė do t’I rezistonin kohės akoma dhe pėr shumė vjet tė tjera. Tė gjitha tė dhėnat do tė hidheshin nė pjesėn edilike tė njė albumi shkruar nga Osman Myderizi, tė cilat vazhdojnė tė ruhen ende nė njė prej regjistrave tė seksioneve tė Bashkisė sė Tiranės.

Plani i parė rregullues

Mė 1922 me urdhrin e ministrit tė Punėve tė Brendshme u zhdukėn varrezat qė gjendeshin pranė ēdo xhamie e qė pengonin jo vetėm rregullimin e tregut por dhe atė tė gjithė qytetit. Nė kėtė vit u hap dhe Rruga e Durrėsit, e cila u pagėzua me emrin “Nana Mbretneshė” qė prishi shumė shtėpi dhe kopshte mbasi ajo e vjetra qė shkonte nga Hotel Durrėsi nuk lejonte tė shihej nga larg qendra e qytetit - thuhet nė dokumetet e kohės. Sipas tė dhėnave, nė fund tė kėsaj rruge qė bashkonte Tiranėn dhe Durrėsin nė vitin 1930 italianėt filluan punimet pėr ndėrtimin e Hangarit madhėshtor (kėshtu u quajt Aeroporti i Rinasit). Sipas tė dhėnave ai i pėrkiste shoqėrisė italiane “Ala Littoria”, ndėrtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta qė mbulonte njė sipėrfaqe prej 5000 metra katrorėsh dhe kishte njė lartėsi rreth 35 metra. Nė tė njėjtin vit - sipas buletinit tė Bashkisė - u zgjerua dhe rruga “28 Nėntori”, u prishėn njė varg dyqanesh tė bukura dhe u formua e njėjta rrugė qė vazhdon tė jetė dhe sot. Pėr herė tė pare ėshtė hartuar njė plan rregullues nga inxhinier Eshref Frashėri dhe qyteti vazhdoi tė ndėrtohej sipas njė plani tė studiuar.

Tirana kryeqytet

Me shpalljen e Tiranės kryeqytet nė vitin 1920, pjesa mė e madhe e nėpunėsve filluan ndėrtimin e shtėpive tė reja, ndėrsa Bashkia vazhdoi projektet pėr hapjen e rrugėve tė reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Nė 1926-1927, sipas dokumenteve qė sot ndodhen nė Arkivin e Shtetit, u hap pėr herė tė parė rruga “Mbretėnore” (rruga e Barrikadave) e cila Brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr do tė bėhej njė nga rrugėt mė kryesore. Nė vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi “Mussolini” (sot rruga e Kavajės), e cila u bė njė nga arteriet kryesore tė kryeqytetit. Nė fillimin e kėtij bulevardi u ndėrtua Pallati Qendror I Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, i cili zinte njė sipėrfaqe prej 1500 metra katrorėsh dhe qė kushtoi 600000 franga ari. Sipas dokumenteve, mė 1930 u ndėrtua dhe ajo qė do tė quhej rruga mė e bukur dhe mė e rėndėsishme e Tiranės bulevardi “Zogu i Parė”, qė fillonte nga Kodra e Pashės deri nė Brrakė. Tė gjitha arteriet nė pjesėn mė tė madhe tė tyre ishin tė shtruara me pllaka asfalti nė mėnyrėn mė moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotikė dhe e ndėrtuar me mijėra shtėpi tė cilat i dhanė kryeqytetit tė ri pamje shumė tė mirė.

Projektet italiane

Nė qendėr tė bulevardit “Zogu I Parė” nė bazė tė planit tė projekteve tė arkitektit Italian Florestano de Fausto u ndėrtuan gjashtė pallatet e ministrive nė vitin 1931 dhe pallati i Bashkisė mė 1929-1931, u sistemua sheshi “Skėnderbej” nė njė park modern nė 1936-1937 i cili do tė shtrihej deri nė lagjen e Tiranės sė re tek blloku i Shallvareve. Sipas dokumenteve tė shkruara tė kohės, I gjithė qyteti banohej nga 24.407 banorė definitivė dhe 11.693 banorėve provizorė. I gjithė qyteti pėrfshinte njė sipėrfaqe prej 8 kilometrash, kurse nė 1912 ai ishte vetėm 3 kilometra katrorė. Nė tė njėjtėn kohė janė ndėrtuar dhe asfaltuar dhe shumė rrugė tė tjera tė kryeqytetit tė cilat vazhdojnė tė kenė tė njėjtėn pamje dhe pėrmasa qė kanė pasur qė nė vitin ‘37.

Ndriēimi i qytetit

Para vitit ‘37, Tirana pėr shumė kohė ndriēohej prej llampave me “vojguri”. “Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin qė kishte filluar tė merrte kryeqyteti i Mbretnisė sonė - thuhet ne regjistrat e Bashkisė - nuk mund tė vazhdonte”, ndaj dhe autoritetet “epnore” u kujdesėn pėr plotėsimin e kėsaj mungese. Nė vitin ‘27 koncesioni i ndriēimit elektrik iu dha shoqėrisė anonime shqiptare “Sita” dhe u ndėrtua nė hyrje tė qytetit kur vjen nga Durrėsi Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompesive dhe u shpėrnda drita elektrike nė tė gjithė qytetin. Pas ndriēimit, Bashkia do t’iu jepet fund tė gjitha ndėrhyrjeve qė kishin tė bėnin me pamjen e Tiranės, pėr t’iu kushtuar mė vonė instituteve shėndetėsore dhe higjenike, pėr tė plotėsuar njė nga nevojat e tjera urgjente.

ARIOLA BEKTESHI/ATSH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.