Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Ahrens: "Zgjedhjet u dėmtuan nga vullneti politik"
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė ekskluzive e ambasadorit tė OSBE nė Tiranė Gert Ahrens dhėnė kryeredaktorit tė gazetės TemA, Mero Baze



“Unė mendoj se zgjedhjet mund tė ishin bėrė nė rregull sipas kodit qė ishte, po qe se do tė kishte vullnet politik”

Ambasadori Ahrens do tė largohet pa u lexuar mirė nga askush. Njeriu qė drejtoi pėr pes vite Grupin e Punės me ish Jugosllavinė nė kohėn qė ajo po prishej, u emėrua nė Shqipėri nė vitin 1999 nė kohėn qė ajo po ribėhej pas prishjes sė vitit 1997. Megjithėse e ka tė vėshtirė tė bėj dhe vet njė bilanc krahasues tė punės sė tij, mes kohės kur ka drejtuar formimin e shteteve tė reja dhe atė tė kohės kur ėshtė pėrpjekur tė ndihmojė demokracitė e reja nė Ballkan, ambasadori nuk fsheh dot faktin se ėshtė lidhur shumė me shqiptarėt dhe emocionet e tyre gjatė kėsaj dekade.

Nuk duket aspak i mėrzitur nga politika shqiptare, por i paralajmėron politikanėt tė mos e marrin kaq lehtė slloganin e integrimit nė Evropė. Para tyre ėshtė sfida e korrupsionit, kulturės sė dobėt politike, institucionit tė dėmtuar tė zgjedhjeve nga vullneti politik dhe heqja dorė nga spekullimi me sovranitetin. Ka njė entuzizėm tė pėrmbajtur pėr takimin Nano Berisa dhe e relativizon atė nė kuadrin e maturimit tė pėrgjithshėm tė politikės. Ėshtė thausje krejt i qart pėr spekullimet me hijen e Shqipėrisė sė madhe qė vėrtiten nė ajėr prej kohėsh, dhe mendon se rruga Durrės Kukės mund tė jetė dhe nė dobi tė serbėve, por parlajėmron kryemintrin se ka disa probleme me mėnyrėn se si ai pėrpiqet ta ndėrtoj kėtė rrugė. Do tė largohet nė Vjeshtė pėr nė SHBA nė njė “Fellowshipin e Institutit “Woodrow Wilson” nė Washington” ku do tė bėj njė projekt mbi pėrpjekjet qė ka bėrė Grupi i Punės nė ish-Jugsollavi kryesuar prej tij, nga viti 1991 deri nė vitin 1996. Dhe pėr kėtė i duhet tė shfletoj shėnimet kur Jugosllavia po ndahej dhe po formoheshin shtete tė reja. Nė kėto shėnime shqiptarėt janė gjithandej dhe ambasadori ndjehet mirė pėr kėtė. Ai thotė se ka propozuar pėr shqiptarėt nė Maqedoni nė vitin 1992 kėto ndryshime kushtetuese qė u arritėn pas konliktit tė armatosurnė vitin 2001. Atėherė atje se dėgjuan. . . Kurse kėtu


TemA: Zoti Ambasador. Mė nė fund janė takuar drejtuesit kryesorė tė politikės shqiptare pas dhjetė vitesh. Ēfarė lajmi ėshtė ky pėr OSBE-nė?

AHRENS: Unė nuk kam deri tani ndonjė tė dhėnė nga takimet, pasi kam qenė i zėnė me njė delegacion tė BE-sė qė gjendet nė Shqipėri. Unė jam i angazhuar bashkė me ta, kam takuar pėrfaqėsuesit e presidencės spanjolle nė BE. Pėr mua, nga kėndvėshtrimi im, i cili ėshtė ndėrkombėtar, ky ėshtė njė aktivitet mė i rėndėsishėm.



TemA: Megjithatė zoti ambasador, njė rezultat duket i sigurt. Ėshtė fjala pėr shuarjen e konfliktualitetit pėr tė cilin ėshtė akuzuar politika shqiptare kėta dhjetė vite. Kush janė shkaqet qė sipas jush, kanė vonuar kaq shumė uljen nė tryezė tė politikanėve shqiptarė?

AHRENS: Unė mendoj qė kėtu kemi tė bėjmė ndofta me njė proces brenda sojit tė vet, tė maturimit demokratik. Pėr shembull, kemi njė komision bipartisan, kemi pasur njė ftesė dhe kemi marrė pjesė nė komisionin pėr integrim evropian, drejtuar nga zoti Mediu, ishin bashkė nė njė tryezė pėrfaqėsuesit e pozitės dhe opozitės, dhe unė kam parė dhe raste tė tjera ku kamė vėnė re se ka njė ton normal nė bisedimet mes tė dy palėve. Nė pikėpamjen time pėrsa mė pėrket mua, ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė qė kjo gjendje tė ruhet. Pėr mua nuk ka absolutisht asnjė dyshim se nėse klasa politike shqiptare arrin tė zgjedhė njė president konsensual, atėherė kjo do tė ketė njė rėndėsi shumė tė madhe dhe do tė jetė njė lajm i mirė pėr komunitetin ndėrkombėtar.



TemA: Zoti Ambasador, Bashkimi Evropian dje pėrsėri ka njoftuar se ka shtyrė pėr nė vjeshtė mundėsinė e shqyrtimit tė ēeljes sė negociatave pėr Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit. Si kusht ka pėrmendur stabilitetin politik pas zgjedhjes sė presidentit. ēfarė kuptohet me president tė pranueshėm?

AHRENS: Termi i pranueshėm duhet tė korrespondojė me procedurat normale qė ekzistojnė pėr tė zgjedhur njė president konsesensual. Ky ėshtė njė proces shqiptar. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė unė nuk hyj nė detaje tė tjera.



TemA: Opozita ka deklaruar se e shikon ēėshtjen e presidentit si njė problem tė kompensimit tė saj politik pėr zgjedhjet e 24 qershorit. A e shikon kėshtu dhe komuniteti ndėrkombėtar?

AHRENS: Komuniteti evropian nuk ėshtė njė komunitet qė ka njė opinion tė unifikuar apriori. Pėr mua, cilėsinė e zgjedhjeve qė u zhvilluan vjet e pėrcakton saktėsisht Raporti i ODIHR-it. Nė fund tė fundit, ODIHR ėshtė pjesė e OSBE-sė. Dmth, nė kuadrin e tė qėnit njė vend evropian, ėshtė e rėndėsishme tė dini se ē’mendon Parlamenti Evropian pėr kėtė ēėshtje. Para disa ditėsh ndodhesha nė Bukuresht, ku ishin prezentė parlamentarėt evropianė dhe gjithashtu zonja Doris Pack. Ata konfirmuan se ēfarė shkruhet nė dokumentin e tyre ėshtė ekzaktėsisht ēfarė mendojnė ata.



TemA: Meqėnėse jemi tek rekomandimet pėr zgjedhjet e 24 qershorit, dua t’ju pyes, sa ka ndikuar qėndrimi “institucional”, tė themi, i opozitės pas 24 qershorit tek pėrmbajtja dhe rekomandimet qė ka bėrė raporti i ODIHR-it pėr zgjedhjet?

AHRENS: Po nė atė masė qė raporti vetė e vlerėson, domethėnė mėnyrėn se si ėshtė sjellė vetė opozita nga pas zgjedhjeve dhe jo nė njė mėnyrė tjetėr.



TemA: Nėse zgjedhja e presidentit dėshton dhe vendi hyn nė zgjedhje, a ėshtė e pėrgatitur OSBE-ja tė pėrballojė njė fushatė tė re elektorale pėr ta monitoruar atė?

AHRENS: Nuk do tė jetė gjė e lehtė, pasi do tė ketė zgjedhje nė Maqedoni nė tė njėjtėn kohė. Nuk mė shqetėson ēfarė ndofta, deri nė atė kohė, komisioni bipartizan nuk do tė ketė mbaruar nga puna qė ka. Unė mendoj se problemi qė kemi pasur nė zgjedhjet e vitit tė kaluar, ka ardhur mė shumė nga mungesa e vullnetit tė duhur politik dhe jo aq shumė nga ana teknike. Mund tė themi se problemi kryesor ėshtė qė tė mos manipulohen zgjedhjet, por prapėseprapė nuk ka njė garanci. Shefi pėr Departamentin e Zgjedhjeve tė ODIHR-it vjen kėtu javėn e ardhshme, do tė diskutojė gjithashtu pėr Komisionin bipartisan se nė ē’mėnyrė ODIHR do ta ndihmojė Komisionin nė punė qė bėn. Ka shumė mundėsi qė unė sė bashku me kėtė zotėrinė qė vjen, tė kemi njė konferencė pėr shtyp. Dhe mund t’ju jepet rasti t’i bėni pyetjet qė keni.

Unė i pėrmbahem mendimit se zgjedhjet do tė monitorohen vetėm nėqoftėse do tė bėhet nė mėnyrė efiēente kjo punė. ODIHR natyrisht ka njė pėrvojė tė gjatė nė kėtė drejtim, por do tė ishte mjaft e vėshtirė qė ta bėnin nė kėtė kohė. Do tė ishte shumė mė mirė qė ēėshtja e presidentit konsensual tė zgjidhet pa pasur zgjedhje.

Mendoni dhe publikun nėse do tė bėheshin dhe njėherė zgjedhje. Nė zgjedhjet shqiptare pjesėmarrja ka qenė nė zbritje nga zgjedhjet e para deri tek tė fundit.



TemA: Pas zgjedhjeve tė 24 qershorit, janė bėrė dhe dy palė zgjedhje tė tjera tė pjesshme, nė Delvinė dhe Lezhė, dhe procesi ėshtė parė se ka degraduar. Ndėrkohė, mė 7 korrik ka zgjedhje nė Bulqizė. A do ta mbulojė OSBE-ja kėtė proces dhe a shikoni ndonjė vėshtirėsi serioze?

AHRENS: E kemi diskutuar hollėsisht kėtė dhe nuk jemi nė gjendje qė tė kryejmė njė ushtrim tė plotė vėzhgimi. Unė mendoj, filozofia ime ėshtė qė tė mos e marrim pėrsipėr nė mėnyrė tė plotė dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse zyrtarisht ne nuk do tė monitorojmė d.m.th., anėtarė tė zyrės sonė rajonale do tė jenė prezentė, por nuk do tė jemi atje me kartat e verifikimit tė zyrtarizuar tė vėzhguesit.



TemA: Detyrat kryesore tė Komisionit bipartizan janė rregullimet e kodit elektoral dhe ėshtė fjala pėr njė kod ku OSBE ka asistuar. Mendoni qė problemet qė vijnė nė zgjedhjet shqiptare vijnė nga vullneti politik apo defektet ligjore? Nė ē’raport ėshtė vullneti politik me mangėsitė ligjore nė zgjedhjet shqiptare?

AHRENS: Mendimi im ėshtė qė ishte puna e vullnetit politik. Dua tė them qė mungonte vullneti politik nė tė gjithė spektrin politik. Zgjedhjet, d.m.th., cilėsinė e tyre, i konsideroj sipas raportit tė ODIHR-it dhe nuk dua tė them ndonjė gjė jashtė raportit. Unė mendoj se zgjedhjet mund tė ishin bėrė nė rregull sipas kodit qė ishte, po qe se do tė kishte vullnet politik. Mbasi u aprovua kodi nė prill tė vitit 2000, mua m’u kėrkua tė bėj njė deklaratė pėr shtypin pėr ta vlerėsuar kėtė kod. U thashė njerėzve tė mi se unė do ta bėj kėtė mbasi ta kenė parė ekspertėt dhe tė kenė dhėnė mendimin e tyre. Pastaj erdhi njė mendim pozitiv nga ekspertėt amerikanė tė Kėshillit tė Evropės dhe OSBE-sė. Kėshtu qė nuk ishte kaq i keq ky kod. Natyrisht, duhet tė shikosh dhe njė problem qė ekziston me punėn e ekspertizės nė Shqipėri. Ekspertė tė huaj kanė vėshtirėsi nė njė vend si Shqipėria. Ata nuk e njohin gjendjen politike kėtu, dhe sjellin me vete bekgraundin e vendeve tė tyre.



TemA: Ēfarė mendoni se duhet ndryshuar ekzaktėsisht nė kodin elektoral?

AHRENS: Mendoj se duhet tė ketė njė lloj thjeshtimi tė procesit zgjedhor. Dhe nė protokollin qė firmosi PS dhe PD, pėr tė cilin punoi OSBE qė tė ishte gati para Konferencės sė Vjenės (Miqtė e Shqipėrisė), thuhet qė mund tė ketė zgjedhje me njė raund. Ky Komision po punon dhe ka brenda ekspertėt vendas, ekspertė tė ODIHR-it, plus njerėz tė OSBE-sė nė Tiranė, qė do tė jenė gjithmonė prezentė aty.



TemA: Zoti ambasador, ju keni qenė kritik nė disa raportet tuaja pėr nevojėn e luftės kundėr korrupsionit nė Shqipėri. A mendoni se kjo tani ėshtė njė ēėshtje e infrastukturės administrative tė qeverisė apo njė ēėshtje e vullnetit politik?

AHRENS: Korrupsioni nuk ėshtė njė problem vetėm nė Shqipėri, por gjithandej, por kėtu ėshtė bėrė problem madhor. Dua tė shtoj gjithashtu se ato deklarata qė mund tė kem bėrė, janė pak mė tė zbutura nga ato qė kemi dėgjuar nė ndonjė KPD kėtu nė Tiranė. Sektori privat nė Shqipėri mund tė zhvillohet vetėm nėse ka investime nė tė. Pengesa kryesore pėr kėto investime ėshtė korrupsioni. Puna ėshtė se tė gjithė kėtu e dinė kėtė fakt. Tė gjithė e dinė se ka njė sistem gjyqėsor qė ėshtė i dobėt, siē e thashė nė Strasburg.

Nuk ėshtė e mjaftueshme pra, tė kesh vetėm legjislacionin pėr tė luftuar korrupsionin. Legjislacioni duhet, por nuk ėshtė e mjaftueshme. Shpeshherė jashtė mė pyesin si ėshtė e mundur qė kėtu nė Shqipėri nuk futet njė njeri nė burg afatgjatė pėr korrupsion... Kėtu nuk ndodh kjo. Rrėmbehet njė vajzė e re e mitur. Jeta e saj shkatėrrohet. Sa dėnim merr ai trafikant? Dy javė!... Tė paktėn dhjetė vjet e meriton! Mendoj sikur t’i ndodhė vajzės sime njė gjė e tillė. E tmerrshme. Jam plotėsisht i ndėrgjegjshėm qė kur i them kėto gjėra, nė Shqipėri ka plot njerėz qė mendojnė si unė. Por ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė ecur pėrpara pėr t’i shtyrė gjėrat. Pata njė bisedė shumė interesante me zotin Sollaku. Ai mė pėrshkroi vėshtrėsitė e mėdha qė has nė procesin e punės sė tij. Duhet njė pėrpjekje e jashtėzakonshme nga ana e tij, duke marrė parasysh qė ky ėshtė njė kushtet e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.

Unė mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje qė ndofta mund tė pėrballohet dhe nga njė koalicion, nga njė bashkėpunim mė i mirė dhe me opozitėn…



TemA: Nė ē’mėnyrė mund tė bėhet kjo?

AHRENS: Po ja, ishte njė zhvillim i mirė kur qeveria pranoi planin antikorrupsion tė PD-sė dhe kjo duhet tė vazhdojė tė jetė diēka nė vijim.



TemA: Po, por qeveria vetėm sa e ka vlerėsuar kėtė plan, nuk ka hapa bashkėpunimi?

AHRENS:Absolutisht ėshtė kėshtu, ndaj them qė duhet tė zbatohet, tė vihet nė jetė bashkėpunimi.



TemA: Shpeshherė nė adresė tuajėn ka kritika, sidomos kur prekni me qėndrimet tuaja interesa politike konkrete. Disa herė ju kanė treguar “teorinė e sovranitetit”. Si ndjeheni kur pėrballeni me pakėnaqėsi tė tilla?

AHRENS: Pikėpamja ime ėshtė se nė fund tė fundit, ky ėshtė vėrtet njė vend sovran. Dhe unė e ndjej pak veten ngushtė, jo komfort kur kritikoj njė shtet. Unė kam njė simpati tė thellė pėr kėtė vend. Nuk kam dėshirė qė tė mė shikojnė si njė njeri qė kritikon Shqipėrinė. Shpesh nė arenėn ndėrkombėtare jemi ne qė i ēojmė gjėrat nė drejtimin pozitiv. Anėn psikologjike unė e kuptoj drejt, pasi ka njerėz kėtu tė cilėt mund ta kenė problem. Ju bėj tė qartė se kėto raporte qė keni tani me Perėndimin, nuk janė asgjė me ato qė do tė keni kur tė pranoheni anėtarė nė BE. Nuk e keni idenė se me ēfarė kritikash duhet tė pėrballohet Gjermania kur kritikohet nga BE-ja ose Italia…



TemA: Zoti Ambasador, le tė kthehemi pak pas, te karriera juaj si mediator i krizės sė ish-Jugosllavisė nė Maqedoni. A do tė tejkalohet kriza atje? Ēfarė mendoni se duhej bėrė nė kohėn qė ju ishit atje pėr tė mos pasur krizė tani?

AHRENS: Siē e dini, nga viti 1991 deri nė vitin 1996, ne kemi luajtur njė rol aktiv ndėrmjetėsimi aktiv me shqiptarėt nė ish- Jugosllavi. Meqėnėse unė isha aktiv nė atė kohė nė Kosovė, kishte njė ndryshim tė madh mes Shkupit dhe Beogradit. Shkupi ishte i hapur ndaj nesh, pėr opinionet qė ne kishim. Nė qershor tė vitit 1992, kemi ndėrmjetėsuar me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nė Maqedoni, tė drejtuar nga Nevzat Halili, negocimet mbi ndryshimet nė kushtet. Ndryshimet janė nen pėr nen ato qė po bėhen sot. Ministri Fėrēkovski, nė atė kohė Ministėr i Brendshėm nė pushtet, mė tha se nuk jemi nė gjendje t’i bėjmė kėto ndryshime pėrsėri. Ndryshimet nė atė kohė, ishin bėrė pėr tė plotėsuar disa shqetėsime greke, siē mund ta dini dhe ju. Kishte tė drejtė ndoshta atėherė, pasi ka qenė e vėshtirė nė ato momente pėr ato ndryshime. Filluam njė proces mė tė ngadalshėm pėr ndryshime mė graduale. Pati shumė probleme. Procesi eci shumė ngadalė dhe nė tė ishte angazhuar qeveria, ne dhe shqiptarėt. Pas Dejtonit, kishte njerėz qė mendonin se ēėshtja e Ballkanit ishte e zgjidhur. Ishte komuniteti ndėrkombėtar qė i dha fund negociatave trilaterale, jo qeveria dhe jo shqiptarėt.



TemA: A i besoni zėrat pėr rrezikun e “Shqipėrisė sė Madhe”?

AHRENS: Tani po i rilexoj dhe njėherė gjithė shėnimet e mia nga viti 1991 kur unė u mora nė fillim me ēėshtjen shqiptare nė Ballkan. Nė kėto shėnime tė miat, shikoj se ka shumė deklarata qė janė bėrė nė kėtė drejtim. Njoh relativisht shumė mirė historinė shqiptare. Unė nuk mund tė bėj moralizime pėr kėtė. Dua tė theksoj se nė gjendjen aktuale ndėrkombėtare, kjo ėshtė njė gjė qė nuk duhet tė ēohet ndėrmend. Unė e njoh Platformėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Kombėtare tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė tė vitit 1998, ku ka dhe njė citat nga Frashėri pėr Shqipėrinė e Madhe, por nė tė njėjtin dokument thuhet se i gjithė rajoni po shkon nė drejtim tė hapjes sė Evropės dhe se ky ėshtė drejtimi qė duhet marrė. Ēėshtja qėndron tek bashkėpunimi praktik, pa konotacione politike, pra ėshtė e natyrshme tė ketė njė bashkėpunim mes shqiptarėve kėtu, nė Maqedoni dhe Kosovė. E di se kėto shikohen pak vėngėr pėr rrezikun qė pėrmendėt ju, por sa mė i qartė tė jetė opinioni pėr kėtė ēėshtje, sa mė e qartė tė jetė media, aq mė e lehtė do tė jetė.

Unė shkova me makinė deri nė Bukuresht nė Konferencėn qė pėrmenda pak mė lart dhe m’u desh tė kaloja 8 kufij, ose mė mirė tė themi, “kuazikufij”. Janė njė fenomen i veēantq kėta kufij nė Ballkan. Kur del nga Shqipėria pėr nė vendet e tjera nuk ėshtė kaq burokratike, ėshtė njė kalim mjaftė i lehtė. Kėshtu qė kjo nuk ėshtė njė problem vetėm mes shqiptarėve, por dhe vendeve tė tjera nė Ballkan. Ka qenė shumė vite pėrpara dhe ky problem nė ato vende qė sot janė Shengen, por nuk ėshtė mė.



TemA: Kryeministri Majko po pėrpiqet tė promovojė njė projekt pėrr rrugėn Durrės-Kukės, por duket se nuk po i gjen dot fondet e nevojshme pėr kėtė projekt. A thua donatarėt ndėrkombėtarė janė tė trembur nga kjo rrugė pikėrisht pėr kėtė hijen e Shqipėrisė sė Madhe?

AHRENS: Nuk jam nė brendėsi tė kėtij problemi, por di qė disa organizma ndėrkombėtare kėtu nė Tiranė kanė disa probleme me disa taksa qė janė shpallur pėr kėtė rrugė.

Por unė nuk e shikoj si problem tė Shqipėrisė sė Madhe ndėrtimin e njė rruge deri nė Morinė, e pastaj pse jo mė tutje, deri nė Prishtinė. Mund tė jetė dhe nė interes tė serbėve, domethėnė ndėrtimi i kėsaj rruge meqėnėse kemi njė proces tė normalizimit tė gjendjes nė rajon, sepse tani kalohet pėrmes Malit tė Zi, dhe pėrshkon njė rajon shumė malor. Nė njė tė ardhme mė tė mirė, do tė ishte me interes kalimi pėrmes Durrėsit. Kėtė e them sinqerisht pa e studiuar shumė kėtė ēėshtje. Nuk di hollėsi pėr kėtė.



TemA: Thatė se po shfletoni kujtimet tuaja si diplomat nė Ballkan. A keni ndėrmend tė shkruani diēka, ndonjė libėr apo studim?

AHRENS: Nė fillim tė shtatorit, unė nisem nė SHBA. Me Fellowshipin e Institutit “Woodrow Wilson” nė Washington do tė bėj njė projekt mbi pėrpjekjet qė ka bėrė Grupi i Punės i kryesuar nga unė nė ish-Jugsollavi nga viti 1991 deri nė vitin 1996. Kėshtu, nuk do tė jetė pėr punėn time kėtu nė Shqipėri gjatė tri viteve tė fundit.

TemA: Nėse do tė shkruanit pėr gjithė punėn tuaj nė Ballkan, kujt do t’i vinit notėn mė tė mirė, Shqipėrisė, Kosovės apo Maqedonisė?

AHRENS: E doni vėrtet njė pėrgjigje pėr kėtė…

TemA: Natyrisht!

AHRENS: Nuk kam ndėrmend tė pėrgjigjem. I konsideroj kėto tre vitet e punės sime kėtu si njė periudhė shumė tė mirė tė jetės sime, sepse pėrvoja ime me shqiptarėt ka qenė shumė pozitive. Tė jeni me tė vėrtet tė bindur se Shqipėria e ka vendin e saj nė strukturat euroatlantike dhe ēėshtja nuk ėshtė SIKUR, por KUR. Ndonjėherė duam mė shumė ndihmė nga shqiptarėt kur pėrpiqemi tė ēojmė disa ēėshtje pėrpara dhe tė mos pėrqendrohemi mė shumė se ē’duhet nė problemet e brendshme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.