Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne burse, vjen nje moment ku, per te fituar, duhet folur ebraisht.
--- A.Scholl

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Në 24 prill 1951 u themelua në Tiranë Arma e Aviacionit Luftarak. Në fushën e aeroplanëve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanë luftarakë. Pas 10 vjtësh u themelua Aviacioni Gjuajtës Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Në 24 prill 1704 doli numri i parë i njërës nga gazetat më të hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantë shqiptarë në Amerikë.

Daniel Defo
Në 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bë i njohur në botë me romanin e tij të famshëm "Aventurat e Robinson Kruzosë".

Çlirimi i kampit nazist të përqendrimit në Dakau Në 24 prill 1945 forcat amerikane që u angazhuan në Luftën e Dytë Botërore çliruan kampin nazist të përqendrimit në Dakau.
Letersi :: Bukuroshja E Londrës
Postuar nga: Fiori

Letersi Edhe pse nje vrases a nuk eshte gjithmone nje "baba". Sa shume kurajo duhet per urryer ata qe duam?!

- Po, e di ...baba.

Faqet 03-07 Faqet 07-14

Faqet 14-23 Faqet 23-30

Faqet 31-39 faqet 40-51

Faqet 52-60

vazhdimi...

- E thua ne nje menyre te cuditshme. Mendoja se e doje.
- Sigurisht qe une po, mirepo druhem se Silvia s’donte njeri me te vertete pervec vetvetes.
- Do te thuash qe ishte egoiste? Pra, do te na ndihmonte kjo gje per te shpjeguar ate qe ndodhi? Tregohesh teper e ashper me Methjun. – Nuk e quaja dot baba. – Ndoshta mund te kete rrethana lehtesuese. Ajo mendonte vetem per veten e saj, dhe nuk ishin te lumtur me njeri-tjetrin. Ti vete the se bente shpesh udhetime dhe se askush nuk e dinte ku shkonte. Mundet qe gabimi te mos ishte krejt I tij.
Neni u ngrit me veshtiresi.
- A ka gje qe ta justifikoje vrasjen?
- Por nuk u vertetua, Nen.
Ajo tha me nje ze te ftohte akull:
- Ti ndoshta mund te falesh, Kejt. Une nuk mundem. Naten e mire.
Dhe iku.
Te nesermen ne mengjes u nisa. Kur zbrita, Neni qe veshur, dhe mengjesi ishte gati. Nga syte e saj e kuptova se kishte fjetur shume pak. Bente zhurme neper kuzhine dhe nuk e zuri ne goje fare biseden qe patem bere te djeshmen ne mbremje. I thashe se nuk kisha uri, por tanime proshuta po skuqej dhe, nen mbikqyrjen e syrit te saj te pagjume, munda te kaperdija dicka.
Me percolli gjer te makina. Fytyra I qe hequr, dhe rrudhat, te pervijuara thelle, e tregonin shume te plakur, shume te lodhur. E perqafova.
- Faleminderit, Nen. – I peshperita. – Faleminderit per gjithcka. – Megjithese nuk e shpreha me fjale, besoj se e kuptoi c’doja te thosha, se e falenderoja jo vetem
------------------------------------------------------------
61


per diten e djeshme, por edhe per nje jete te tere perkushtimi.
Terhoqa me force deren e makines dhe ndeza motorin. Neni tundi doren dhe mu ne castin kur isha gati te ikja, me beri me shenje. Ula xhamin e dritares.
- Po, Nen!
- Kejt, mos bej asgje pa mend ne koke. Asgje qe mund te pendohesh. – Dhe, ndersa po e veshtroja me habi, shtoi: - Iku ajo tani, mbaroi, ka mbaruar qysh prej shume kohesh.
Cfare ka mbaruar! Kete pyetje I beja vetes tek po lija pas shtepizen dhe po nisesha per udhetimin e gjate drejt Londres. A eshte e mundur te heqesh nga mendja te dhena te tilla si ato qe kisha mbledhur une? Jo, ndoshta mund t’I groposesh nen ngjarjet e vogla te jetes se perditshme, por qe t’I harrosh, kurre! Dhe cfare donte te thoshte Neni? “Mos bej asgje pa mend ne koke.” Nuk kisha bere asnje aluzion per mendimin qe me vertitej diku thelle ne koken time. Nuk ishte plotesisht mendim, ishte ende dicka aq e papercaktuar, me fort nje predispozicion shpirteror qe as une vete nuk e kuptoja dot. “Mos u nakatos me krundet, se te hane pulat!”, me thoshte shpesh Neni kur isha e vogel. Vetem nje Zot e di se kjo ceshtje ishte dicka qe nuk kisha fare oreks ta cingerisja, kjo ishte dicka qe e pata trasheguar. Dac me pelqente, dac jo, ajo qe pati ndodhur para shtatembedhjete vjetesh kishte te bente ende teresisht me mua.
Fshatrat e bukura te Kornuellit u rralluan, dhe makina hyri tani ne hapesirat e Devonit. Rete e hirta, te fshikulluara nga era, ndiqnin ne qiell njera-tjetren me majat e tyre te shqyera qe perdridheshin si fuge dhe
------------------------------------------------------------
62


erresonin diellin. Per pak u fshehen krejt, dhe ra nje mjegull e holle qe mbuloi gjithcka. E ndjeva veten te vetmuar, te burgosur prapa xhamafshireseve te makines, qe kerkeliinin lehte tek shkonin tutje-tehu, tutje-tehu, e ndjeva veten si te denuar pas dritaresh me hekura. Asgje tjeter para meje pervec mjegulles se hirte, e pashmangshme si edhe e ardhmja e hirte.
Dhe befas, ashtu sic qe zhdukur, dielli doli qe prapa nje vargu resh. Erdha perseri ne humor dhe, pasi I lirova duart, qe I mbaja te shtrenguara fort pas timonit, u qetesova.
Neni kishte te drejte. Duhej t’I shikoja gjerat ne permasat e tyre te sakta. Ishte dicka qe pati ndodhur para shume vjetesh dhe, tek e fundit, nuk qe dicka qe me kishte ndodhur vetem mua. Shiko gazetat. Gati perdite ndodhin histori te tilla, dhe prapa ketyre historive ka te aferm. Njerez si une, nena, baballare, vellezer, motra, qe duhet te vazhdojne te jetojne, me gjithe ato qe u kane ndodhur.
Nga bujtina ku u ndala per te ngrene I telefonova Ralfit. Nuk dinte gje fare per kete viziten time te ngutshme ne Kornuell. Eshte e vertete qe nuk mundta te komunikoja me te para se te ikja nga Londra, sepse tezja ku pati shkuar per vizite nuk kishte telefon, por duhej t’I kisha lene nje shenim ne apartamentin e tij. Nuk me kishte shkuar mendja per kete. Gjate tere asaj fundjave nuk kisha menduar per askend e per asgje, por vetem per ato te rejat tronditese qe pata mesuar.
Ralfi dhe gjithcka qe lidhej me te me ishin dukur me mijera kilometra larg. Tani, qe nga ai fshat ne gjysme te rruges midis Kornuellit dhe Londres, I kerkova ndjese.
------------------------------------------------------------
63


- U detyrova te ikja me ngut, - I thashe. – Jo, nuk eshte e semure Neni, por qe dicka me rendesi. Shiko, duhet te te takoj sonte, urgjentisht. Po, ke shume te drejte te jesh I inatosur, por te lutem, Ralf! Ka dicka qe duhet te ta them.
Ai ra dakord te vinte ne apartamentin tim dhe te hanim darke bashke.
- Po pse kaq vone? – pyeti. – Ku ndodhesh saktesisht? E dashur, po nget makine dhe jo breshke.
Por, me gjithe ankesat e tij, une ngula kembe. Ne te vertete, kisha lene nje kohe me te gjate nga c’me nevojitej. Pse lashe nje ose dy ore te lira? Kete as qe u mundova fare t’ia shpjegoja vetes. As kur makina, pasi hyri ne rrymen e dendur te qarkullimit per ne Londer mori nje drejtim krejt tjeter, larg nga apartamenti im, drejt vendit ku me pati cuar taksia nje mbremje dimri.
Vetem kur isha gati duke mberritur, I pohova vetes pse kisha ardhur.
“Idiote!”, qortova vetveten. “C’do qe cingeris te shkuaren? Neni ksihte te drejte. Gjithcka ka marre fund qysh prej shume kohesh.”
Por prape nuk nderrova drejtim.



E parkova makinen ne anen tjeter te rruges dhe, pasi zbrita, veshtrova rreth e qark. Ne fillim nuk isha dhe aq e sigurt, ngaqe kisha ardhur vetem nje here,
------------------------------------------------------------
64


madje naten. Por jo, ky ishte vendi. E njoha nga vargu I dyqaneve te vjetra te qoshja dhe nga hapesirat e zbrazzeta atje ku dikur kishte pasur ndertesa.
Ne driten e dites, rruga dukej edhe me e trishtuar se naten. Lashe pas nje shtepi me dritare te mbyllura me derrasa dhe e njoha lehte cila ishte ndertesa e Methjut. Tre femije zezake po luanin prane tyre, me veshtruan tere kureshtje me ata syte e zinj.
- Ketu banoni? – pyeta duke treguar shtepine. Dhe qe te tre pohuan me koke, pa thene asnje fjale. Me zor vura buzen ne gaz. – Atehere, mund te me coni te dhoma e zotit Simpson?
Dy cifte sysh vazhduan te me veshtronin me seriozitet, por vajza me e madhe, nje femije I zgjuar, me kordele te medha te kalter ne floket e saj kacurrele e te zinj pise, u ngrit dhe shtyu deren.
- Ngjitni keto shkalle, - tha ne menyre lakonike.
- Gjer ne maje. Dhe shkoni prapa. – Duke e quajtur te kryer detyren e vet, doli jashte per t’u bashkuar perseri me shoqet e saj.
Mbylla deren dhe veshtrova me kersheri rreth vetes. Shtepia ishte e paster, por ne gjendje shume te keqe; dyshemete ishin te ngrena, dhe kudo mbreteronte ere kuzhine. Nga diku degjova te vinin zera grash qe bisedonin, por pjesa tjeter ishte krejt e qete. Ne katin e siperm, kishte thene vajza. Dhe prapa…Nje karroce femijesh e zinte pothuaj tere gjeresine e korridorit. Kalova anash saj dhe vazhdova. Te kreu I dyte I shkalleve pashe rreth meje nje radhe dyersh te mbyllura. Duke ndjekur udhezimet, u afrova te dera qe conte ne dhomen prapa dhe vura veshin. Nuk degjohej radio, as
------------------------------------------------------------
65

edhe ndonje levizje. Ndoshta kishte dale. “Mos bej asgje pa mend ne koke”, me pati paralajmeruar Neni. Dhe u ndala, me doren tanime te ngritur qe te trokisja ne dere. Kisha ende kohe per t’u kthyer mbrapsht. Askush nuk do ta merrte vesh qe kisha ardhur. Cfare shpresoja te arrija? Asgje tjeter vecse te tmerroja nje plak njeri, I cili heren e fundit qe e takova trembej edhe nga hija e vet. Ose me fort nga dergjegjja e vet.
Trokita ne dere dhe pastaj prita.
Qe nga brenda dhomes nuk vinte asnje zhurme. As perplasje karrigeje, as hapa. Pastaj, ai zeri qe me kujtohej aq mire thirri:
- Hyni.
Hapa deren
Nuk kishte asnje arsye te me priste. Vura re gabine ne fytyren e tij, vura re edhe shqetesimin e tij. Duart I shtrengoi fort pas kraheve te kolltukut ku ishte ulur.
- Kejt! Nuk ma mori mendja…- Dhe, me nje ton te lehte dyshimi ne zerin e vet, shtoi: - Pse erdhe?
Vetem para nje casti, tek po rrija nga ana tjeter e dres, kisha vendosur t’I thosha pse kisha ardhur. Te kenaqesha duke e pare te luftonte me friken se mos rastesisht do te zbuloja te verteten. Tani qe ndodhesha perballe tij, nuk isha ne gjendje te thosha asgje. Dukej aq I semure. Me I plakur, shume me I plakur se ate mbremje dimri kur e pata takuar. Syte e tij me veshtronin te shqetesuar qe nga gropezat e thella, dhe fytyren e kishte tere rrudha te holla.
- Me sa mora vesh, e ke lene punen, - I thashe. – Vendimi ishte I papritur?
------------------------------------------------------------
66


- Nuk me pelqenin pronaret. – Vazhdonte te kishte nje pamje skeptike. – Munda te gjeja nje pune tjeter, por u semura dhe kam disa jave qe nuk po shkoj.
- Me vjen shume keq. Duhej te kisha ardhur me perpara te te shihja, por…- E permbajta shpejt keqardhjen time. Mos kisha lajthitur gje? Nuk kisha fare qellim t’I thosha gjera te tilla, por dukej nje plak aq I parrezikshem. Dhe aq I pamundur. Nuk ishte rruar, dhe qimet e bardha ne mjeker ia theksonin edhe me fort zbehtesine e fytyres. Faqet I kishin rene rreth gushes, dhe lekura varej e flashket.
Papritur thashe:
- Kur ke ngrene per here te fundit?
Beri nje gjest moskokecarjeje:
- Nuk kam shume oreks.
- Kur?
- Hengra dicka dje ne darke. Te them te drejten, Kejt, nuk kam ngrene gje. – Veshtrova rreth e qark se mos vija re ndonje gjurme ushqimi. – Nuk munda te haja asgje, - shtoi ai.
Kalova para tij dhe eca neper dhome, qe ishte e ngushte dhe e gjate. Shtrati zinte gati te gjithe vendin, por ne anen tjeter ishte nje tryeze e vogel, ndersa prane saj nje kuzhine mikroskopike. Nje dollap brenda ne mur perbente vendin ku mbaheshin ushqimet. E hapa dhe veshtrova brenda.
- Te lutem, Kejt…- Qe ngritur nga kolltuku. – Faleminderit per kujdesin tend te madh, por nuk dua asgje.
Vendi I ushqimeve deshmonte se nuk kishte shume shpresa te hante ndonje gje! Nuk kisha pare kurre dollap aq te zbrazur. Kishte pak qumesht,
------------------------------------------------------------
67


mbeturina te nje buke dhe nje konserve supe. Asgje tjeter.
- Kejt, me degjo…
- Ku eshte hapesja e konservave?
Ma dha pa thene asnje fjale dhe pastaj u terhoqa pak e po me shikonte. Ngroha supen dhe preva pak buke. Duhet te jem cmendur, thashe me vete. Te kujdesem… per ate. Nenit, po te me shikonte, do t’I rreqethej mishte, dhe me te drejte. Po c’te beja tjeter? Nuk mund ta lija te vdiste urie. Sic e kishte pranuar edhe Neni, asgje nuk qe vertetuar. Pastaj, gjer edhe ne burgje kujdesen per te denuarit.
Cfaredo gje te tmerrshme te kishte bere ne te kaluaren, tani Methju s’ishte tjeter vecse nje plak I semure.
Tryeza e vogel ishte plot me libra dhe, siper tyre, nje stive me letra. I shtyva menjane qe te hapja vend per te vene pjaten. Rastesisht vura re se letrat ishin te mbushura me nje shkrim te dendur e te rregullt. Pas ggjithe gjasave, duhej te ishte ndonje pjese teatrale.
Tregova me koke ne drejtim te letrave:
- Vazhdon te shkruash? Tjeter pjese teatrale?
AI u kap pas fjales “vazhdon” dhe e mori si kercenim.
- Nuk me kujtohet t’ju kem thene gje.
- Ate mbremje ne apartamentin tim. Ke harruar?
- Dhe, ndersa po flisja, pyesja veten me rehat. – A nuk me the se keshtu u njohe me nenen time?
- Po. – Fliste me ngurrim, sikur perpiqej te kujtonte c’me kishte thene. – Njera prej veprave te mia pati njefare suksesi, dhe nena jote rastisi te luante njerin
------------------------------------------------------------
68


nga rolet. Por tani…punet kane ndryshuar. Nuk orvatem as t’I shes ato qe shkruaj. Kete pune e bej vetem sa per t’u zbavitur. Sa per te kaluar kohen.
Jo, Methju Langlej, ndryshe Methju Simpson, nuk do te guxonte t’I shiste veprat e veta, edhe sikur te mundej. Suksesi do ta bente te komunikonte me regjisore e sipermarres, dhe atehere ndonje te njohur te Silvias do t’I kujtohej burri I saj. Prandaj u ishte kthyer duarve te veta te shkatheta dhe bente punera te rendomta, me te cilat do te mbetej gjithmone I padukshem dhe I panjohur. Ishte mjaft prekese ideja qe te rrinte aty, ne ate dhome te pasme, dhe te hidhte ne leter te gjitha tmerret, zhgenjimet dhe ngaterresat e nje bote ku ai nuk luante me ndonje rol te mirefillte.
Hodha supen ne nje pjate dhe ia cova me nje tabaka. Ishte ulur perseri ne kolltukun e tij te vjeter. Tronditja ia kishte thelluar faqet edhe me shume, dhe, megjithese thoshte qe nuk kishte uri, dukej qe ajo gjelle e thjeshte po I shijonte.
Ndersa ai hante, une rrija dhe e veshtroja. Dielli, I cili kur mberrita hynte me rrezet e veta nga dritarja, tani ishte zhvendosur dhe, bashke me te, kishte ikur edhe tere ngrohtesia. Nuk ishte per t’u cuditur qe Methju rrinte ulur me nje kuverte te arnuar mbi gjunje. E tere shtepia binte ere myku e lageshtie. C’jete ishte ajo? I vetem dhe I mbyllur ne nje dhome te lemerishme, duke mos pare gje tjeter perballe tij pervec disa oxhaqeve. Pergjigjja e kesaj pyetjeje shkreptiu sakaq ne mendjen time: Mire t’I bhete!
I preva perseri nje cope buke, dhe e hengri. Kishte mbetur pak supe, dhe e hengri dhe ate. Ndiqja me sy lugen qe shkonte nga pjata ne gojen e tij. Ato
------------------------------------------------------------
69


duar! Ishin elegante, megjithese aq te dobeta e te bardha, saqe shquhej ngyra e kalter e damareve. Duar qe dukeshi te buta, qe dikur do te kene ledhatuar, ngushelluar dhe…
Dhe do te kene vrare?
- Kejt, c’eshte? – shtyu menjane tabakane dhe befas u be meit ne fytyre. – C’pate?
E pyeta ngadale:
- Pse ia mbathe?
- Ia mbatha? Nuk eshte aspak ashtu, thjesht ika. Te thashe qe nuk me pelqente ajo ndermarrje. Prandaj e nderrova punen. Kur u semura, mjeku tha…
- Nuk e kisha fjalen te puna, - e nderpreva menjehere. – E kisha fjalen per me perpara, ne France. – Dhe pastaj fjalet dolen lume nga goja ime. E pyeta per ate qe kisha aq shume deshire te dija: - Pse ia mbathe ate nate…kur vdiq nena? Pse?
Mjekra po I dridhej. Befas syte iu bene tere leng, si syte e pleqve shume te moshuar, dhe pastaj, ngadale, si te mos e besonte dot, tundi koken dhe pyeti:
- Domethene … e di?
Pohova me koke dhe shtova:
- Po e di …baba.



Ishte hera e pare qe I flisja me emer. Ne njefare menyre, kjo me dukej e drejte, me dukej si dicka qe I detyrohesha. Per nje cast nuk foli, Cehrja qe I pati sjelle
------------------------------------------------------------
70


ne faqe ndronditja, ishte zhdukur shpejt, duke e bere e te zbehte se me pare. Degjova hapa neper shkalle, pastaj zera. Nje dere u perplas, dhe me vone u degjua e mbytur permes mureve muzika e nje radioje qe kishte hapur dikur. Tinguj te dobet, tinguj te njohur nisen tani t’I jepnin pak gjalleri heshtjes qe kishte pllakosur ne dhomen mikroskopike.
I pari e theu heshtjen Methju.
- Neni ta tha? – Me pyeti.
- Neni dhe … rastisi te me binte ne dore nje gazete e vjeter franceze. – Me mire te mos I thosha gje per vizitorin tim te paftuar. – Ne te ishte botuar edhe fotografia jote.
Cepat e buzeve iu drodhen.
- Pra, tani do t’ia nisim prape nga e para! Jam lodhur tanime se vrapuari pareshtur. Por, ne rast se Neni e di qe dhodhem ketu ne Londer…- Shtyu batanijen dhe beri te ngrihej. – Mund te njoftoje policine. Gjithnje kam pasur frike se do te me njohe ndokush dhe…
- Mos u shqeteso. – E detyrova te ulej perseri. – Nuk I thashe se ku banon.
Mori fryme I lehtesuar.
- Lavdi Zotit! Nuk e merr dot me mend sa jam lodhur duke ikur vazhdimisht dhe duke ia nisur gjithnje nga e para. Duke mos u vendosur askund. Duke mos guzuar kurre te ze nje mik. Punet nuk ishi dhe aq keq ne fillim, kurse tani…nuk kam me fuqi. As kuraje.
Ia perserita pyetjen time te meparshme:
- Por nuk me the pse ia mbathte ate nate? Ate nate kur…
- Sepse pata frike.
------------------------------------------------------------
71


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.