Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Detyra ka nje ngjashmeri te madhe me lumturine e dikujt tjeter.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Noli dhe Kolloneli
Postuar nga: ILovepejaa

Histori Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re

Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (6)

* * *
Shkėlqėsisė Tij Gjeneral Enver Hoxhės Kryeministit tė Shqipėrisė nė Tiranė

39 shtator 1946


Zoti Kryeministėr: Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė Diellin, 18 Shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa akuzata dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk mund t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur. Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisnja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė New York, i blatova ndihmėn time, dijen time, dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet. Po ay mė shikonte shtrembėr me mosbesimin instinktif tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay as i pėrfillte fare. Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė polli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mėndjet tė atyre qė u kishte besim, ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat van mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z.Behar Shtylla po kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket qė Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmė nė veprimin diplomatik. E kėshillov Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari I Pėrgjithshėm Z.Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anėn e profesorit Laugier, njė zyrtari tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė Ndihmės Sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim ēdo ēap qė I kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe e
bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky mirėpriti delegatėt dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-nė. Bashkėfjalimi u zvarns pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frėngjisht, edhe njė dragoman I Sekretariatit ia kthente Trygve Liesė Inglisht, meqenė qė ky nuk dinte as Frėngjisht as Shqip. Nga ky muhabet me dy tėrxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Unė isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’I shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim. Bėri vetėm njė pėrjashtim, kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin Amerikan. Pėr ēudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe I vazhdoi bashkėfjalimet me anė dy dragomanėsh edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Liesė e mėsova disa javė pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet dipllomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla dipllomatike nuk duhen marrė si senet, po ay veshin shurdhėr. Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkonte nė Washington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė Gushtit, dy muaj mė vonė. Kur mori pyetjt nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranonjė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa netė. Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm nė esencėn, po edhe nė retorikėn e kulluar. Kur ardhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetėruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti paqes me Italinė prej Kėshillės sė Ministrave tė Jashtėm nė Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.