Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashurohet vetem ajo qe nuk kihet.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Bukuroshja e Londrës - vazhdimi
Postuar nga: Fiori

Letersi Kush ishte ne te vertete aktorja bukuroshe?! Si vdiq ajo?! Dashuri dhe urrejtje, jete dhe marrezi... per me shume mbi historine e "Bukuroshes se Londres" mund te lexoni vazhdimin e librit. Ne kete artikull faqet 51-60.

Faqet 03-07 Faqet 07-14

Faqet 14-23 Faqet 23-30

Faqet 31-39 faqet 40-51

vazhdimi...

-Ishin motra, por nuk ngjanin shume. Silvia, jot eme, ishte me e bukura. Po, kete e vura re qysh ne castin e pare qe shkova ne shtepine e gjyshes sate te kujdesesha per te dyja vajzat. Si gjyshi ashtu dhe gjyshja jote merreshin secili me zanatin e vet dhe ishin aq te zene me pune, saqe nuk mund te kujdeseshin vete per femijet. Keshtu, pergjegjesine e tyre e mora persiper une. Silvia ishte ende foshnje. – Zeri i saj u be i ngrohte dhe i dashur. – Ishte nje bebe aq e bukur, me floke ne ngjyren e flokeve te tu, Kejt. Tekanjoze dhe e llastuar, por te bente per vete. Kishte menyren e vet per te te fituar zemren. Edhe tani e kam ne vesh zethin e saj: “Te lutem, te lutem e deashur Nen.” Me pergjerohej duke me veshtruar me ata syte e saj te medhenj. Cili ishte rezultati? Ajo djallushke ia arrinte gjithmone te bente c’t’i donte qejfi. Nuk bente vetem me mua c’te donte, por me tere familjen. Mjaft qe ta perqafonte te atin me ato dockat e holla, t’i peshperiste dicka ne vesh, dhe ai do te pranonte cdo gje qe t’i kerkonte ajo. Edhe Ivoni e adhuronte. Po, e llastonim jashte mase. Jo se donim, por ngaqe kishte nje sjellje aq te embel. Tani qe e mendoj, me duket e cuditeshme qe Ivoni nuk tregohej fare xheloze. Ishte dy vjet me e madhe. Nje femije qe nuk kishte as bukurine dhe as lajkat e Silvias. Gjate tere femijerise se tyre, Ivoni rronte ne hijen e Silvias. Silvia ishte komandanti. Nga Silvia prisnim te gjithe gjera te medha.
Neni u ngrit dhe, duke shtrenguar rreth trupit robedeshambrin, shkoi prane dritares. Fytyra I qe tendosur, dhe fjalet I dilnin lume nga buzet. Ishin te gjitha copeza kujtimesh, tere ndodhite me me rendesi, te cilat neper gjithe ato vite I kishte mbajtur te ndryra
------------------------------------------------------------
52


perbrenda. Tani qe kishte nisur, me dukej sikur kenaqej qe po fliste.
-Femijet u rriten dhe nuk kishin nevoje me per dado, - vazhdoi ajo. – Por me mbajten si ekonomate. Nena e tyre vdiq. Pas pak vjetesh vdiq edhe I ati. Nderkohe, Silvia kishte dale ne skene. Po, ishte vertet aktore, Kejt. Por nuk pati sukses.
-Pati fatkeqesira? – pyeta. – Apo nuk luajti role me rendesi?
-Nuk kishte dhe aq talent, - pranoi Neni. – E kendeshme dhe tere gjalleri sic ishte, enderronte vazhdimisht te luante te gjitha rolet e medha, vecse nuk ia ofruan kurre. Ajo periudhe nuk ishte e mbare. Pastaj u njoh me Methjun, babane tend…
Neni e preu fjalen. Shprehja e fytyres se saj u be e rrepte, njesoj si ate mbremje kur I fola per takimin tim te cuditeshem me burrin qe e quante veten Methju Simpson.
-Po pastaj c’ndodhi?
-Jot eme pati nje histori dashurie me nje tjeter, por, meqe nuk perfundonte me askend, ne deshperim e siper u martua me Methju Langlejn. Nuk ishte tipi I saj.
-Nje note hidherimi nisi te kumbonte ne zerin e Nenit. Pasi u kthye te karrigia, u ul perseri. Rrudhat, nga vrimat e hundes e gjer te goja, I qene thelluar me shume, dhe, tek e veshtroja, ndjeva pothuaj zhgenjimin e saj. – Ishte shume vjet me I madh se ajo! Dhe si bashkeshort ishte teper I merzitshem…Kur nuk ndreqte ore te prishura ose nuk gdhendte statuja prej druri – ishte gjithnje shume I shkathet nga duart - , shkruante pjese teatrale. E shikon, ky ishte babai yet! Thoshte se ishte dramaturg! Mendoj se Silvia enderronte qe ai te
------------------------------------------------------------

53


shkruante per te ndonje veper teatrale te suksesshme, ku ajo te luante rolin kryesor. Por nje gje e tille nuk ndodhi kurre. Silvia u martua me te dhe rrezikoi gjithcka – veten e saj, te ardhmen e saj – per ato pjese teatrale te merzitshme qe askush nuk I vuri ne skene. Qe te dy e donin teatrin. Ishte e vetmja gje qe I bashkonte, pervec…e urrej ate fjale, pervec deshtimit. Kjo eshte e verteta. Secili ne fushen e vet ishte I deshtuar. Eshte per te dyshuar se mos edhe martesa e tyre ishte e denuar te deshtonte.
Im ate vazhdon te jete I deshtuar, mendova une. Dramaturg? Ishte veshtire te beja nje lidhje midis Methjut dhe shkelqimit te teatrit.
-Nuk m’I shpjegove te gjitha, - thashe e indinjuar. – Pse shkuan te jetonin ne France? Une linda ne Amerike. Te pakten, keshtu thuhet ne certifikaten time te lindjes, megjithese po nis te pyes veten se c’eshte e vertete dhe c’nuk eshte.
-Silvia arriti te merrte nje rol te vogel ne nje filem te Hollivudit, - shpjegoi Neni. – Mori me vete edhe Methjun, duke shpresuar se drejtori do te interesohej ne vepren e tij te fundit. Nga ajo pune nuk doli asgje. Linde ti, dhe ndenjet atje per njefare kohe. Dhe pastaj ndodhi e papritura. Ivoni, qe kishte pesuar nje aksident automobilistik dhe kishte mbetur gjysme e paralizuar, beri nje martese te shkelqyer.
-Me nje industrialist frances, - thashe une, sepse m’u kujtua ajo qe shkruhej ne gazeten e zverdhur franceze. – Me Ugo Brynonin, a nuk eshte ky emri I tij?
Ajo pohoi me koke, pastaj, shpejt e thate, me tregoi disa gjera per familjen. Brynonet jetonin ne Pon Sen-Loran, nje fshat I vogel, jo larg Samonise. Krahinen
------------------------------------------------------------

54


aty rreth e qark e quanin Lugina e Kambanave, sepse e vetmja industri e atjeshme ishte nje fonderi kambanash, qe I takonte familjes Brynon. Ishte nje martese e mire dhe bashkeshortin e Ivonit, Ugo Brynonin, e respektonin te gjithe. E kishte bindur Nenin te merrte persiper detyrat e ekonomates, dhe ajo, mjaft e befasuar, ndjeu se po I pelqente te jetonte ne France. Pastaj, papritur e pakujtuar, ia behu Silvia, duke sjelle me vete Methjun dhe mua. Atehere une isha vetem disamuajshe.
- E pranoj qe nisa te ndieja veten keq, - vazhdoi Neni. – Ne fillim nuk e prisnim qe Silvia te rrinte me ne. Mendonim se kishte ardhur per pushime, por dukej qe ishte lodhur me teatrin dhe, para se te merrnim vesh c’po ndodhte, kishte zene me qira nje shtepi, prane se motres. Ugoja I gjeti Methjut nje vend ne zyrat e fonderise. E dinim qe Silvia nuk mund t emesohej me monotonine e jetes ne fshat. Pasi kaloi dalngadale ai entuziazmi I fillimit, nisi te dukej sheshit se sa e pagoditur kishte qene martesa e saj. Silvia merzitej dhe perpiqej te zbavitej me shoqeri, cka I kushtonte shume shtrenjte. Ishte gjithnje ne borxhe. Ivoni tregohej bujare, por edhe gjendja e saj ekonomike nuk qe e kenaqshme. Edhe nje here tjeter po e eklipsonte Silvia te motren. Kur fshataret, qe e adhuronin te gjithe, flisnin per “zonjen angleze”, nenkuptonin Silvian, jo Ivonin. Methju nuk ishte I lumtur. Nisi te pinte shume. Dhe sherroseshin, ah, cfare sherresh. Pastaj pajtoheshin, dhe te gjithe psheretinim te lehtesuar, duke pritur se kur do te ndodhte sherri tjeter. Me kujtohet se nganjehere mendoja qe Silvia, pasi braktisi teatrin, kishte nisur te luante ne jeten e vet private te gjitha ato role dramatike, per te cilat nuk I qe dhene kurre rasti t’I luante ne skene.
------------------------------------------------------------

55


Dicka te tille a nuk me kishte thene edhe Methju?
“Nuk eshte kollaj te njohesh dike qe luan vazhdimisht nje rol”, me pati thene. Tani qe po degjoja Nenin te me pershkruante ato vite te trazuara ne fshatin e qete frances, mund te shihja shume qarte me fantazine time. Silvia qe e adhuronin fshataret, Ivoni, Ugoja. Dhe gjithmone I lene menjane Methju, fatkeq, skeptik.
- Here-here, Silvia zhdukej per dite te tera, dhe ai e dinte ku kishte shkuar, por nuk I thoshte askujt. Te gjithe e kuptonin se ato sherre dhe pajtime te pareshtura nuk mund te vazhdonin pergjithmone. Ceshte ishte thjesht se kur do te mbaronin. Ne c’menyre. Vecse nuk na e merrte mendja kurre qe do te mbaronin aq egersisht…- Neni mundohej te fliste e qete. – Une e gjeta. Nje vajze qe e ndihmonte ne punet e shtepise, nuk pati ardhur, prandaj u hodha nje vrap te shihja nese donte t’I psonisja ndonje gje. Veja e vija shume here diten ne te dyja shtepite, sepse e ndihmoja qe te kujdesej per ty. Te djeshmen ne mbremje kishin bere sherr, dhe qe nga dhoma jote kisha degjuar britmat e tyre. Methju pati dale duke e perplasur deren me force pas vetes, ndersa une u mundova ta qeteosja Silvian, por ajo doli me furi nga dhoma dhe nuk deshi te degjonte asgje. Mendoj se kishte te drejte. Une nuk kisha pune te nderhyja ne mes tyre, por me brengoste ajo gjendje. Ishte hera e fundit qe fola me te. Mengjesin tjeter, kur shkova ne shtepi…- Gishtat e Nenit u ngerthyen te mbulesa e tryezes. – Kishte vdekur. E kallkanosur mbi dysheme…- Fjalet I dilnin nje nga nje, thua se I nxirrte me zor prej tmerrit te zi te asaj dite te paharruar. E ndieja bashke me te tronditjen, veshtiresine per te besuar ate qe I kishih pare syte. Tani dukej sikur me
56


kishte harruar dhe sikur fliste me vetveten, duke rikujtuar ate qe me vone do te kthehej ne mendjen e saj me mijera here. – Dhoma ishte rremuje, valixhja e saj ishte gjysme e pergatitur. Po, ishte bere gati ta linte te shoqin. Dhe kete radhe, me dukej, me gjithe mend. Kisha pershtypjen se ai qe kthyer dhe, duke pare c’po pergatitej te bente Silvia…, - u gelltit dhe vazhdoi: - Nje cast terbimi te verber. Ishte aq shtatimet, aq I brishte!
Zeri im pothuaj nuk degjohej kur e pyeta:
-Si ndodhi?
-Nje goditje. – Nje pike loti u rrokullis mbi faqen e Nenit. – Keshtu ndodhi. Me nje goditje te tmerrshme, barbare!
E mpire sic isha, po veshtroja Nenin tek fshinte syte. Tani I dija te gjitha, gjithcka qe desha te mesoja duke ardhur nga aq larg. Kjo histori me dha nje panorame krejt te re te mjedisit tim, te te afermve te mi. Me mbetej edhe nje pyetje jetike.
-Nga e di ti qe ishte Methju? Ne kete menyre ti I jep denimin! – thashe me nje pasion qe me befasoi edhe mua vete. – Nga e di ti qe ishte ai?
-Po a nuk duket sheshit? Ngaqe u zhduk!
U kapa pas fjales se fundit:
-Qe u zhduk, po. Por ndoshta beri pikerisht ate, u zhduk. E la dhe iku. Ate tjetren…ti nuk e di.
Muskujt ne fytyren e Nenit u tendosen.
-Duket qe te intereson shume se c’ndodhi me Methjun. Nuk ka rendesi fare per ty se viktima e tij eshte nena jote, Silvia?
-Sigurisht, vecse…- Si t’i jepja te kuptonte?
Gati nuk po e merrja vesh as vete. Silvia per mua ishte nje fytyre brenda ne kornize, ndersa Methju ishte nje
------------------------------------------------------------

57


njeri qe e kisha njohur. Kisha folur me te, e kisha prekur.
-Do te qe e pamundur ta kishte bere ndokush tjeter? – pyeta une. – Ndokush nga fshati a ndonje prej atyre qe takonte ne ato udhetimet e saj misterioze?
-E pane te kthehej ne shtepi. Me vjen keq, Kejt. Nuk eshte aspak e kendshme, por kjo eshte e verteta. Ivoni shpresonte se nuk do ta mesoje kurre, por tani…Tani s’kam asgje tjeter c’te te them.
Ashtu e heshtur, Neni fshiu nje lot.
------------------------------------------------------------

58


III


Neni deshi te rrija, por me duhej te kthehesha ne Londer, sepse te nesermen ishte e hene dhe me prisnin ne dyqan.
Pervec kesaj, nuk me durohej sa te largohesha nga ai vend, I cili tani me dukej I mbushur me tere ate hidherim, me tere ate tmerr qe Neni kishte mbajtur brenda vetes per nje kohe aq te gjate. Gjer me tani e kishte fshehur aq mire, saqe nuk kisha nuhatur asgje. Tani, fjalet qe u derdhen befas nga goja e saj me kishin bere te kuptoj dhembjen e saj, dyshimet e saj, qe dukej sikur e mbushnin shtepine qoshe me qoshe. Kudo jehonte zeri I saj, historia e saj. E kisha te pamundur t’I shmangesha, te harroja. As edhe me vone, kur u enda monopatit te ngushte qe conte te maja e shkembinjve. Era e Jugut me fshikullonte faqet, por nuk e largonte dot jehonen e zerit te saj. Me fort mund t ethuash se me sillte copeza fjalesh, shprehje te lena pergjysme. Tani ato I pshperiste era, I shperndante kudo, me siguri ne
------------------------------------------------------------

59


menyre te tille qe t’I degjoja edhe ne gjume, edhe kur te isha zgjuar, gjersa te vdisja.
Kesaj I trembesha. Se mos nuk do te harroja kurre…Se mos nuk do te isha ne gjendje te rinisja jeten time te meparshme. Se mos nuk do ta lija dot te shkuaren te mbetej ne te shkuaren.
Mendoj se Neni e kuptoi, Ndersa po rrinim bashke mes nje heshtjeje bezdisese, mundohej te me fliste per gjera te tjera: per kopshtin e saj, per te rejat e fshatit. Gjera te rendomta, te cilat tani kishin shume rendesi. Dhe, ndermjet ketyre copezave te bisedes rrinim pezull caste heshtjeje, heshtjeje te thelle e ogurzeze – nje zbrazesire qe as njera e as tjetra prej nesh nuk perpiqej ta mbushte.
Vetem nje here, pikerisht para se te binim per te fjetur, pluskoi ne siperfaqe ajo qe mbante te pushtuar mendjen e te dyjave.
-Nen…, - thashe ngadale, - eshte e vertete qe I ngjaj aq shume?
Ajo ngriti syte nga puna e dores.
-Kush ta tha kete? Methju, ma ha mendja. Cuditem si guxoi te te fliste! – Inati ua riktheu ngjyren faqeve te saj. – Shyqyr qe nuk dua te hap serish plage te vjetra, se perndryshe do ta kallezoja ne polici. Po te kesh kryer vrasje, njeri vend te dorezon tek tjetri.
-Pra eshte e vertete?
Puna e dores I ra mbi gjunje.
-Ke syte e saj, floket e saj te kuq si ar e te dendur, njesoj shtatholle si ajo. Made edhe menyra si rri. Po, I ngjan Silvias. Po vetem ne pamjen e jashtme. Nga karakteri nuk I ngjan fare, shyqyr Zotit!
------------------------------------------------------------

60


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.