Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne jete duhet zgjedhur, o te besh para ose t`i harxhosh ato se te dyja bashke nuk i ben dot.
--- Eduard Bourdet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Familja Mbreterore kthehet ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Lajme Familja Mbreterore, me 28 qershor ne Tirane

Pas 63 vjetesh, do te marre fund mergimi i Familjes Mbreterore. Nena Mbretereshe, Mbreti Leka, Mbreteresha Suzan dhe princi trashgimtar do te mberrijne ne Rinas me nje avion te posacem. Te gjitha detajet e udhetimit, ndersa pergatiten vendi i qendrimit, zyrat e punes dhe shoqeruesit per pasuesin e Mbretit Zog


Armando META


TIRANE - Pas 63 vitesh mergimi neper vende te ndryshme te botes, Familja Mbreterore e Zogolleve do te kthehet ne Atdhe me 28 qershor. Nje avion "Boing 727", i njeres prej shoqerive me te medha ajrore te Afrikes se Jugut, do te niset nga aeroporti nderkombetar "Lanceria" i Johanesburgut, i perdorur per fluturime VIP, per te transportuar Familjen Mbreterore te Shqiperise. Avioni, i pajisur me nje dhome spitali, do te sjelle ne pisten e aeroportit te Rinasit, Nenen Mbretereshe, Mbretin Leka i Pare, mbretereshen Suzan, princin trashegimtar te kurores, Leka, dhe nje pjese e shpures mbreterore. Gjate udhetimit, qe parashikohet te kushtoje rreth 150 mije dollare, Nene Mbretereshe do te asistohet nga doktoresha e saj, e cila do te qendroje edhe ne Shqiperi per disa dite.

Lajmi per mberritjen e Familjes Mbreterore ne Atdhe me date 28 qershor, u be publik dje nga kryetari i PLL, Eqrem Spahiu. Sipas tij, bashke me kthimin e Mbretit, kthehet edhe shpresa per nje jete me te mire, per zhvillim, prosperitet, integrim me dinjitet ne strukturat europiane. "Jemi te bindur se shqiptaret do ta presin me madheshti Mbretin e tyre dhe Familjen Mbreterore", deklaron Spahiu.


Familja Mbreterore, sipas burimeve prane saj, do te sjelle nga Afrika e Jugut edhe arkivin e Mbreterise. Nje material, qe mendohet se peshon 600-800 kg, dhe ku ndodhen edhe kujtimet e pabotuara te Mbretit Zog.


Megjithate, kthimi pergjithmone i Familjes Mbreterore ne Shqiperi, duket se nuk do te kete ate shkelqim rrezatues, me te cilen vishen ne pergjithesi monarkite. Kjo duket, jo vetem nga ceremonia qe eshte pergatitur, e cila do te jete teresisht private, por edhe per faktin se Mbreti kthehet ne Atdhe si nje qytetar i thjeshte i ketij vendi, pa ato privilegje qe shoqerojne nje Mbret dhe familjen e tij. Per Mbretin Leka kjo eshte hera e trete qe shkel ne token shqiptare, pas largimit te Familjes Mbreterore me 6 prill 1939 nga Shqiperia.


Gjate rregjimit komunist, Familjes Mbreterore i'u ndalua kthimi ne Atdhe, me vendim te Kongresit te Permetit. Edhe pas rrezimit te rregjimit komunist, ky vendim u shfrytezua nga ish- Presidenti Sali Berisha, per te perzene ne vitin 1994 forcerisht nga Shqiperia Mbretin Leka, ne viziten e pare qe ai bente ne Tirane. Mbreti Leka ne perpjekje per te restauruar rishtazi monarkine ne Shqiperi, u perpoq te perfitonte edhe nga kaosi i '97-tes. Megjithe kushtetet e veshtira, ai pranoi, qe ne zgjedhjet e 29 qershorit '97, populli te votonte edhe per formen e rregjimit. Mbreti pretendoi se njerezit kishin votuar per monarkine, ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht se monarkia kishte humbur. I nxitur dhe nga eksponente politik, qe po linin pushtetin, Mbreti Leka me nje grup fanatikesh, marshoi me arme ne dore me 3 korrik 1997 ne qender te Tiranes, ne drejtim te selise se KQZ, ne Pallatin e Kongreseve. Por, epilogu i ketij marshimi ishte mjaft dramatik. Dy dite me pas, Mbreti Leka u detyrua te largohej nga vendi. Fill pas ikjes se tij, Prokuroria e Tiranes nisi hetimet, duke e akuzar Mbretin Leka "per organizim e grumbullim te manifestimit te paligjshem per rrezimin e rendit kushtetues dhe armembajtje pa leje". Gjyqi ne mungese ndaj Mbretit zgjati per shume kohe. Vetem disa muaj me pare, Gjykata e denoi me dy vjet me kusht Leka Zogun, me nje akzue shume te bute se ajo e para. Ky vendim i hapi me pas edhe rrugen nismes se disa deputeteve te pozites dhe opozites, per te firmosur nje dokument, ne te cilin ftohej Mbreti Leka dhe familja e tij, qe te ktheheshin ne Atdhe si qytetare te lire te ketij vendi. Pas 63 vitesh familja mbreterore po kthehet ne Atdhe, duke lene pak ne hije ceshtjen se cili do te jete roli, qe do te perpiqet te marre mbi supe Mbreti Leka.


Familja Mbreterore "pushton" Vilen 4


Familja Mbreterore, megjithese pa shkelqimin e dikurshem, ka bere kujdes qe te ruaje ne nje fare menyre madheshtine. Pjestare te stafit, qe po merren me organizimin e ceremonise se kthimit ne Atdhe, bene te ditur se fillimisht, ne pritje te marrjes se disa pronave, e gjithe Familja Mbreterore do te strehohet ne Vilen nr.4, ne Kryeqytet, fill pas Hotel "Rogner" dhe vetem 100 metra larg selise se qeverise shqiptare. Vila, nder me modernet ne kryeqytet, me nje siperfaqe prej rreth 2 mije metra katror, i eshte nenshtruar prej ditesh rregullimit te ambjenteve te brendshme dhe lulishtes jashte saj. Se bashku me Familjen Mbreterore ne Tirane do te vijne edhe dy zezake, punonjes sherbimi te Mbretit Leka. Ambiciet e tij per t'u futur menjehere ne xhunglen e politikes shqiptare dhe ne kontakte me grupe te ndryshme e rrethe shoqerore ndjehen qartazi, po te kihet parasysh se ai ka zene nje kat te tere, me siperfaqe 300 metra katror, ne nje pallat prane RTSH, te cilin e ka kthyer ne zyra pune per vete dhe te gjithe bashkepunetoret e tij. Gjithashtu, per te shoqeruar Familjen Mbreterore jane pajtuar edhe truproja te disa policive private. Ata, te zgjedhur nder me te pergatiturit, do te jene pergjegjes per sigurine e Mbretit dhe familjareve te tij. "Ne pritjen, qe do te organizohet per nder te Mbretit Leka, jane ftuar te gjithe politikanet kryesore te Shqiperise, deputetet, te cilet firmosen peticionin per kthimin e tij, si dhe trupi diplomatik i akredituar ne Tirane. Eshte ne te drejten e tyre te gjykojne, nese duhet te vijne apo jo ne ceremonine e pritjes per nder te Mbretit dhe familjes se tij", nenvizojne drejtues te larte te Legalitetit.




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 06/14/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.