Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta ekziston, vetėm gėnjeshtra mund tė shpiket!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Fetih Selenica
Postuar nga: Albo

Elita Historia e dhimbshme e Fetih Selenicės, kolonjarit qė mbaroi Fakultetin e Drejtėsisė nė Francė. Si e denoncoi komunizmin nė kinemanė "Majestik" tė Korēės nė 1944-ėn


Selenica, i diplomuari nė Touluzė qė punoi si karrocier

Dashnor Kaloēi

Referati qė mbajti babai im Fetih Selenica me intelektualėt korēarė nė vjeshtėn e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės, tė cilin ai e mbylli me sentėncėn "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė", u bė dhe shkaku kryesor qė komunistėt e arrestuan atė menjėherė sapo erdhėn nė pushtet dhe e dėnuan me 15-vjet burg politik".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 63-vjeēarja Nimfa Selenica, e cila rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė babait tė saj Fetih Selenicės qė ishte diplomuar nė fakultetin e Drejtėsisė nė Toluluzė tė Francės, i cili u arrestua nga komunistėt qė pas ardhjes sė tyre nė pushtet. Po kush ishte Fetih Selenica, cila ishte e kaluara e tij dhe ēfarė tha ai pėr komunizmin nė referatin qė mbajti me intelektualėt korēarė nė vjeshtėn e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė Korēės? Si u dėnua ai me 15-vjet burg politik dhe si mundi qė ta nxirrte nga burgu pamfletin politik tė titulluar "Mė i ftohtė se akulli". Ēfarė shkruhej nė atė pamflet dhe pėrse komunistėt pas daljes nga burgu e lanė Fetiun tė punonte si karrocier dhe nė kanalet e Myzeqesė ku ai dhe vdiq nė moshėn pesėdhjetė e pesė vjeēare nė vitin 1961?

Diplomohet nė Touluzė tė Francės

Fetih Selenica u lind mė 27 prill tė vitit 1906 nė fshatin Selenicė tė Pishės qė asokohe pėrfshihej nė nėnprefekturėn e Kolonjės. Familja e tij ishte mjaft e varfėr dhe i jati Novruz Selenica, ka qenė shumė i njohur si pjestar i ēetave tė komitėve qė asokohe luftonin kundra pushtuesve osmanė ashtu dhe mė pas me ēetėn e Themistokli Gėrmenjit. Pasi familja e tij u shpėrngul pėr nė qytetin e Korēės, Fetiu u regjistrua dhe vazhdoi Liceun francez tė atij qyteti, tė cilin e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1927. Lidhur me kėtė periudhė, e bija e tij Nimfa, dėshmon: "Pas mbarimit tė Liceut, babai u emėrua si mėsues nė disa fshatra tė Korēės ku ai punoi deri nė vitin 1932. Nė atė vit babait iu aprovua kėrkesa pėr tė ndjekur studimet e larta jashtė dhe Ministria e Arsimit e asj kohe i akordoi njė bursė shtetėrore pėr Jurisprudencė nė Universitetin e Touluzės nė Francė. Gjatė atyre tre vjetėve qė babai vazhdoi studimet pranė atij fakulteti, ai kishte miqėsi tė ngushtė me Manol Konomin dhe studentė tė tjerė shqiptarė qė studjonin asokohe nė Francė, si Epimanonda Bulka, Nedim Kokona, Rexhep Bako, Mehmet Babamusta, Namik Jusufati, Xhemal Kadiu etj. Pas diplomimit nė Universitetin e Touluzės nė vitin 1934, babai u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si gjyqtar nė disa rrethe tė vėndit si nė Vlorė e Kavajė dhe mė pas nė qytetin e Korēės ku ai shėrbeu si Kryetar i Gjykatės sė Faktit. Korēa ishte qyteti i parafundit ku babai e mbylli karrierėn e tij tė shkurtrė si jurist, sepse nė vitin 1943 kur italianėt njohėn Shqipėrinė Etnike, ai punoi pėr afro njjė vit si gjyqtar nė qytetin e Tetovės. Nga viti 1934 e deri nė vitin 1944 qė babai shėrbeu si antar dhe Kryetar Gjykate nė kėto qytete, ai njihej dhe konsiderohej nga tė gjithė si jurist i pėrgatitur dhe njeri i pakompromentueshėm", dėshmon 63-vjeēarja Nimfa Selenica pėr babanė e saj Fetihun i cili pas diplomimit nė Francė pėr Jurispriudencė, shėrbeu si gjyqtar nė disa rrethe tė vėndit.

Denoncon komunizmin nė "Majestik"

Fetih Selenica ishte njė njeri me bindje nacionaliste dhe njė antifashist i vendosur. Nisur nga ky fakt, gjatė periudhės sė pushtimit italian tė vėndit, ai u pėrndoq prej tyre dhe mezi shpėtoi pa u burgosur kur shėrbente nė Gjykatėn e Paqtimit nė Tiranė. Po kėshtu ndonėse Fetiu nuk u pėrzie nė asnjė forcė politike tė asaj kohe, ai ishte dhe njė antikomunist i vendosur. Lidhur me kėtė, e bija e tij Nimfa dėshmon: "Idetė dhe bindjet e tija antikomuniste babai i shprehu hapur nė njė takim qė u mbajt me intelektualėt korēarė nė fundin e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės. Nė atė takim ku merrnin pjesė pothuaj e gjithė ajka e intelektualėve korēarė, babai mbajti njė referat tė gjatė pėr rrezikun komunist qė i kanosej vėndit, duke e shpjeguar filozofinė e asaj doktrine qė nga krijimi i saj dhe tmerret qė kishte shkaktuar ajo sidomos nė Bashkimin Sovjetik. Nė fund tė fjalės sė tij ai tha: "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė". Aludimi i kėsaj sentence qė pėrdori babai nė fund tė referatit tė tij, ishte mė se i qartė pėr tė gjithė tė pranishmit qė ishin nė atė sallė. Ai donte tu tregonte atyre se lufta qė po bėnin komunistėt ishte e tradhėtuar dhe se udhėheqja e Partisė Komuniste ishte e gjitha nėn urdhėrat e komunistėve jugosllavė qė luftonin pėr aneksimin e Kosovės. Nga disa miq tė ngushtė tė babait, kam mėsuar se referati qė ai mbajti nė kinemanė "Majestik" u prit mjaft mirė nga tė gjithė tė pranishmit tė cilėt e duartrokitėn gjatė atė", dėshmon 63-vjeēarja Nimfa Selenica pėr babanė e saj, Fetiun i cili nė fundin e vitit 1944 e denoncoi ashpėr rrezikun komunist qė po i kanosej Shqipėrisė.

Arrestimi dhe dėnimi 15 vjet burg

Ajo fjalė qė mbajti juristi Fetih Selenica atė pasdite vjeshte nė takimin me intelektualėt korēarė nė kinemanė "Majestik", do t'i kushtonte atij shumė shtrenjtė. Atė gjė komunistėt nuk ia harruan dhe sapo erdhėn nė pushtet e arrestuan menjėherė Fetiun, duke ia atribuar atė si akuzėn kryesore. Pas disa muajsh hetuesie, gjyqi kundėr tij u zhvillua mė 17 nėntor tė vitit 1945, po nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės, nga Kėshilli Gjyqsor Ushtarak i pėrbėrė nga Kryetari K. Prifti, me antėrė P. Nadedhi e M. Muēo dhe Prokuror Nevzat Haznedarin. Midis tė tjerave nė atė proces gjyqsor, ndėrmjet Fetih Selenicės dhe prokurorit Nevzat Haznedari, u zhvillua ku debat: Haznedari: "Pėrse shkove nė Tetovė?" Selenica: "Se atje nuk do tė mė ndiqnin italianėt". Haznedari: "Cilėn quani Shqipėri Etnike?" Selenica: "Atė qė zgjeruan italianėt". Haznedari: "Kush e ka ndjekur kėtė politikė?" Selenica: "Balli Kombėtar". Haznedari: "Pse ke folur pėr Shqipėri tė Madhe?" Selenica: "Jo, as e kam propaganduar?" Haznedari: "Kur ke hyrė nė Ballin Kombėtar?" Selenica: "Nuk kam ndruar parti politike. Faslli Frashėrin dhe Dhimitėr Fallon i kam njohur si miq dhe nuk kam pasur lidhje politike me ta". Haznedari: "E ke luftuar Okupatorin?" Selenica: "Po". Haznedari: "Tė mbash konferenca nė sallėn "Majestikut" me bajonetat gjermane dhe tė pretendosh kundra okupatorit, ėshtė luftė e okupatorit? Ke mbajtur konferencė nė "Majestik"?" Selenica: "Po, me temėn "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė". Haznedari: "Kjo konferencė ishte nė interes tė popullit?" Selenica: "Po". Si pėrfundim Fetih Selenica u dėnua me 15 vjet burg politik nga ajo gjykatė ushtarake nėn akuzėn e bashkėpunimit me organizatėn e Ballit Kombėtar. Lidhur me dėnimin e Fetiut, i bija Nimfa dėshmon: "Pas arrestimit tė babait nė Korēė, na erdhėn e na sekuestruan tė gjitha plaēkat e shtėpisė tonė qė e kishim nė dalje tė qytetit atje ku fillon rruga pėr nė Boboshticė. Po kėshtu atė ditė na sekuestruan dhe tė gjitha librat e biblotekės shumė ta pasur qė kishte babai, duke marrė dhe ato qė kishim shpėrndarė nėpėr komshijtė tanė. Pas arrestimit tė babait, u arrestua dhe u dėnua me tetė vjet burg dhe i vėllai i tij Tahir Selenica. Nė atė kohė pas arrestimit tė tyre ne mbetėm nė gjėndje tė mjeruar ekonomike, pasi kishim dhe dy prindėrit e babait nė shtėpi, tė cilėt ishin nė moshė tė thyer. Pėr tė shpėtuar nga uria, (sipas porosisė sė babait) nėna na mori ne fėmijėt e vegjėl dhe erdhėm nė Tiranė tek daja jonė Kujtim Ismailati. Pak kohė pas largimit tonė, (nė vitin 1947) dy prindėrit e babait vdiqėn nė mjerim tė thellė njeri pas tjetrit, pasi nuk kishin me se tė ushqeheshin", kujton Nimfa Selenica vuajtjet e familjes sė saj, pas arrestimit tė babait nė vitin 1945

Internimi nė Myzeqe

Fetih Selenica qė ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Touluzė tė Francės, e vuajti dėnimin nė kampet e tmershme tė Burrelit, Maliqit, Vloēishtit, Bedenit etj. Lidhur me kėtė periudhė, e bija Nimfa dėshmon: Gjatė atyre njėmbėdhjet vjetėve, nėna jonė e ndoqi nga pas babanė duke i ēuar ndonjė trastė me ushqime nė tė gjitha kampet e burgjet qė e dėrguan atė. Babai na tregonte se tmerrin mė tė madh e kishte kaluar nė kampin e Vloēishtit ku punonin nė ujė nė mes ushunjzave. Gjatė gjithė periudhės sė dėnimit, babai u muar me shkrime dhe ai mundi qė tė nxirrte nga burgu katėr fletore tė trasha. Aty ai kishte mbajtur shėnime tė ndryshme dhe kryesisht kishte mbledhur folklor e kishte shkruar mbi jetėn e zakonet e krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė cilat i kishte mėsuar nga goja e tė dėnuarave qė kishte pasur nė ato kampe dhe burgje. Por ajo qė vlen pėr t'u pėrmėndeur, ėshtė pamfleti politik i titulluar "Mė i ftohtė se akulli" tė cilin babai e ka shkruar nė vitin 1947. Atė pamflet ai e nxorri nga burgu duke e futur nė hastarin e xhaketės dhe gjatė viteve tė regjimit komunist, atė e ruajti daja jonė Kujtim Ismailati. Babai u lirua nė vitin 1955 dhe pas daljes nga burgu atė e futėn nė punė si karrocier nė Uzinėn "Partizani" ku ai punoi pėr dy vjet. Pas dy vjetėsh, nė vitin 1957 ne na internuan nė fermėn "Ēlirim", tė Fierit ku babai punoi si punėtor nė bujqėsi deri nė 24 maj tė vitit 1961, kur vdiq nga njė atak nė zėmėr", e pėrfundon rrėfimin e saj tragjik 63-vjeēarja Nimfa Selenica, pėr babanė e saj Fetiun, tė diplomuar pėr Drejtėsi nė Francė, i cili vuajti njėmbėdhjet vjet nė burgjet e komunizmit, pasi e kishte denoncuar atė doktrinė qė nė vjeshtėn e vitit 1944, nė kinemanė "Majestik" tė Korēės.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.