Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo gjė nė vend tė vet, ēdo punė nė kohė tė vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: PSHERĖTIMA E THELLĖ E IKJES
Postuar nga: |anonymous|

Letersi PSHERĖTIMA E THELLĖ E IKJES
- njė tregim dhe ca poezi -

E gjithė letėrsia jonė, e vjetra dhe e reja, ka brenda ikjen. Shtegėtimin e njeriut nė kėrkim tė fatit, arratinė e tij pėr tė ruajtur ekzistencėn, pėrpjekjet e mėdha qė shpesh mbyllen nė njė psherėtimė. Tema e kurbetit, e dhėmbjes, e shkuljes sė rrenjėve, e mbartjes nė tokė tjetėr, shpesh ka patur formėn e dyndjeve biblike, ikjet masive tė arbėreshėve 5 shekuj mė parė me anije nė bregun tjetėr tė detit, sepse atdheu u pushtua, ra nėn natėn aziatike. Dhe qė nga andej, pėrtej dallgėve tė mallit, na shfaqet fantazma e De Radės, nostalgjia e tij evropiane. Letėrsia e kurbetit ka qėnė e pėrzjerė me mallėngjim tė natyrshėm, me romantizėm kohe dhe idealizim tė atdheut, si mė i miri mbi dhč, siē duket pėr tė kompensuar ikjen. Ndoshta shpesh e mė shpesh na fanitet fytyra e Naimit, flaka e fjalėve tė tij tė qirinjta, teksa shkruante nė qendėr tė perandorisė otomane, por larg, shumė larg. Dhe si njė qortim sublim ndillte shpatėn e Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, sepse kishte vendosur tė bėnte atdheun e munguar.

Ikte Ēajupi, Konica, Noli dhe anonimati. Do tė arratisej Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri dhe do tė vriteshin me qindra nė telat me gjemba tė kufirit, kurse diktatura do tė zvarriste kufomat e tyre qė deshėn tė preknin sa mė parė Evropėn. Qė tė binte sa mė shpejt ai regjimi shtypės, do tė kėrkonte strehim politik nė Francė dhe mė i madhi i shkrimtarėve, Ismail Kadare e pastaj do tė pėrsėdytej ikja e madhe si ajo e arbėreshėve, me anije nė bregun mė tė afėrt tė ėndrrės, tė Evropės. Vazhdimisht do tė niseshin anijet, skafet, gomonet natėn, ditėn e shpesh do tė mbėrrinin fundin e detit, tė botės, tė ėndrrės. Aktet e tragjedisė do tė pėrsėriteshin mė tė llahtarshme se nė tragjeditė antike.

Ikje e madhe e shqiptarve, e ngjashme me ikjet nė mitologji, qė tronditi botėn moderne, ishte dhe ajo nė Kosovė, qė kėrkonin ta zhbėnin. Dhe letėrsia, poezia e para, vėrsulen tė bėjnė kronikėn e dhėmbjes dhe mbrojtjen ndaj harresės dhe braktisjes.

Prapė ikin shqiptarėt, shpėrndahen nėpėr tė pesė kontinentet, kėrkojnė njė jetė mė tė mirė dhe prej andej, nga bregu tjetėr, nga prapa diellit, ndodh tė na vijnė psherėtimat, tė kenė aq fuqi tė shenjtė. Pėrgjithėsisht shqiptarėt i besojnė poezisė, ėshtė altari ku rrėfehen mė shpesh, mjafton pak vuajtje, pak largėsi, pak muzg, pak dritė, pak uri... Antologjia e psherėtimave, do tė thoshim... Po dhe kėtu, nė truallin e lashtė, "qė as e shkulim dot dhe as e mbartim", shkrimtarėt, mė tė pėrvuajturit pas lypsave, por mė dinjitozė se shefat e mėdhenj tė shtetit, po i shqetėson tema e vjetėr e ikjes, tani qė atdheu i ka dyert e shqyera si njė burg i vidhisur...

Visar Zhiti





Tregim



Vrasja e zonjės Sofi



Bahri Myftari



Zonja Sofi nuk dinte asgjė ē’i kishte ndodhur tė birit. Por dhe mund ta merrte me mend.

Njeriu qė i pruri orėn e djalit nuk pati kurajo t’i thoshte tė vėrtetėn. La orėn mbi tavolinė, se ē’belbėzoi ca fjalė nėpėr buzė dhe iku.

Kur doli tutje oborrit, aty ku puqej rrugina me rrugėn kryesore, ktheu kokėn vjedhurazi e, meqė ende shtėpia e vogėl e zonjės Sofi dukej lehtazi, u var me tė shpejtė poshtė ledhit ku dhe u ul, ku dhe ia nisi njė ngasherimi tė thellė.

Disa ēaste mė parė, para takimit me zonjėn Sofi, ai pati vendosur se do t’i tregonte asaj gjithēka i kishte ndodhur tė birit, por pėrballazi nuk mundi; iu tha pėshtyma, iu lidh gjuha.

Ai pėr vite me radhė pati punuar me djalin e zonjes Sofi nė njė vend diku nė Evropen Qendrore, por kohėt e fundit ishin ndarė, ngaqė ai, djali i zonjes Sofi, i joshur prej njė sipėrmarresi vendas vendosi tė shkonte nė njė qytezė minatorėsh nė Veri-Perendim tė Frances, mirėpo, pėr fatin e tij tė zi, avioni nė tė cilin udhėtonte u mbėrthye prej flakėve nė qiell dhe tė gjithė, rreth dyzet udhėtarė humbėn, siē thotė fjala pa nam e nishan. Ditė mė pas, nėpėrmjet mediave, u lajmėrua se ishte pėrcaktuar lloji i avarisė si dhe pėrcaktimi i pėrafėrt i vendit ku ndodhi tragjedia.

Njerėz tė afėrt tė udhėtarėve fatkeq u sulėn pėr atje me shpresė pėr tė gjetur trupat e tė dashurve ose nė fund tė fundit, pėr tė gjetur ndonjė shenjė tė tyre. Kėtė pėrpjekje e bėri edhe djali, por si pėr tė, si pėr tė tjerėt, mundimi qe i kotė. I ndodhur para kėsaj situate, vendosi aty pėr aty, qė kujtimin e vetėm, orėn e dorės, kėmbyer me sho-shoqin nė ēastin e ndarjes, tė mos e mbante mė vetė, por t’ia binte nė rastin mė tė parė zonjės Sofi si shenjė e shtrenjte prej birit tė saj.

Po edhe ajo sikur nuk mė pyeti, tha ai si i ndėrkryer, apo mė pyeti? Patjetėr qė do tė mė ketė pyetur. Po unė, unė i marri e... Jo, unė fola, fola. Hiē nuk fola. M’u lidh… I futi njė tė sharė vetvetes, kaptoi ledhin e nuk u pa mė.

Fatkeqėsia qė kishte rėnė mbi shtėpinė e vogėl u pėrhap me shpejtėsine e rratheve nė ujė. Nė fillim e morėn vesh komshinjtė, mė pas derė mė derė e gardh mė gardh gjer i gjithė fshati. Megjithatė kėrkush nuk po guxonte tė hidhte qoftė dhe njė hap tutje pragut tė vet.

Nga shtėpia e vogėl s’po vinte asgjė e veēantė. Zotėronte po ajo qetėsi deri nė pėrgjumje si zakonisht, pa u prishur aspak prej fėshfėritjeve tė gjetheve tė arrės nė tė djathtė apo prej blegėrimave tė rralla tė bagėtive. Dalėngadalė zu tė dukej tymi i bardhė i zjarrit tė mėngjesit, i cili merrte lehtazi pėr nga arra e moēme e, pasi humbiste pėr do kohė nėpėr tė, dilte si bisht balone e tretej diku nė qiell.

Disa herė komshinjtė e tromaksur, kishin mundur tė shihnin duke u ēapitur tutje-tu pėrgjatė oborrit zonjėn Sofi, por vetėm kaq, mirėpo kjo "kaq" s’thoshte asgjė, pasi ishte po ajo lėvizje e natyrshme e njohur e saj, gjithashtu edhe veshja kokė e kėmbė me tė zeza nuk thoshte kurrėgjė, sepse ashtu e gjitha nė tė zeza ajo mbahej mend sot e dhjete vjetė tė shkuara kur i pati vdekur i shoqi.

Nderkaq kur ata panė zonjėn Sofi tek livadhet duke kullotur tufėzėn e deleve; nja katėr a pesė kokė e po aq edhe qingja, shto edhe ogiēin e pėrkėdhelur qė mbante nė prehėr, njė bardhosh i hatashėm, me atė pullėn kadife nė ballė nė formė tė kontinentit afrikan, vėshtruan tė habitur, tė befasuar njėri-tjetrin dhe, ndonėse nuk folėn me zė, dallohej qartazi se si ishin pushtuar prej njė opinioni tė gabuar, me gjasė se zonja Sofi nuk paskesh kuptuar hiēgjė nga biseda me atė djalin, me shokun e tė birit qė i pruri gjėmėn e qė siē u kishte thėnė vetė ai, pati ardhur enkas prej kurbetit.

Prapėseprapė po ata vetė, tė gjithe sė toku, thellė-thellė ishin tė bindur se ai farė arsyetimi, ajo palo hamendje zor se ngjiste as nė njė mendje fėmije. Megjithatė askush nuk e ngahu mė tutje.

Veēse nė tė perėnduar kur dielli i kuqėrremtė ende qėndronte me gushėn mbėshtetur mbi mal, kur njerėzia, humbur nė ditėn e tejzgjatur e tė lodhshme, po kthehej nė vatrat e veta, ēdo gjė mori drejtim tjetėr. Zonja Sofi u pa ulur atje tek sopi, po ashtu siē ishte parė vite me radhė. Ishte njė zakon i kahershėm i saj qė ishte ngjizur ditėt e para kur djali i vetėm mori rrugėn e kurbetit. Aty majė atij sopi, ajo grua veshur e gjithė me tė zeza, priste e pėrcillte kalimtarėt qė shkonin a vinin nga qyteti. Jepte e merrte me ta. Pranonte pėrshėndetjet dhe pėrcillte tė sajat. Ligėshtohej a gėzohej sipas rastit. E ēonte mendjen matanė deteve, matanė maleve. Andej nga ē’kishte dėgjuar ku njerėzia ėshtė e shumtė si miza nė lis, dhe ngjyra-ngjyra si lulet. Pyeste pėr tė birin, pyeste pėr tė tyret pasi, dihej, qė nė ato anė nuk kishte oxhak tė mos kishte mashkull ndėr dhe tė huaj.

Po sot ēfarė pret ajo? Ē’kanė pėr t’i thėnė mė asaj! Zonja Sofi, zonja Sofi, ēfarė pret? mėnd thirri dikush, por tjetri nė krah ia mbylli gojėn.

Eh, ē’ėshtė mendja!.. Copė gastare… pak dhe ja, thėrrime bėhet.

Nga ajo ditė e mė pas njerėzit e asaj krahine, si ta kishin bėrė me besė, ndėrruan rrugė. Nuk shkonin e vinin mė pėrgjatė asaj udhe qė tė nxirrte tek sopi, sepse druheshin mos pėrballeshin me zonjėn Sofi qė s’kishte ndėrmend tė lėkundej.

Ata mendonin se kėtė sakrificė, domosdo qė pėr tė tillė duhet ta marrim, pasi rruga e re, e pėrzgjedhur sė fundi, e qė gjarpėronte lodhshėm nėpėr rrėpirė, e bėnin vėrtet pėr hir tė saj, pėr hir tė asaj tė mjere, mbetur kalli. Preferohej mė mirė kėshtu se sa tė shiheshin sy mė sy me zonjėn Sofi. Ē’do t’i thoshin ata asaj! A ka ilaē pėr njė nėnė kaq fatzezė! Si do ta ngushėllonin? Pastaj, ē’ėshtė kjo fjalė. Pse do ta ngushėllonin? Ajo nuk kishte dhėnė shkak pėr gjė tė tillė.

Lėre nė tė sajėn.

Me kaq mjaftoheshin dhe vazhdonin tė stėrmunduar tė ndiqnin rrugėn e re.

Zonja Sofi, pėrkundrazi, vazhdonte e palėkundur ritin e vjetėr. Qendronte tek sopi, e qetė, e heshtur, derisa gjithėsia merrte plotėsisht ngjyrėn e veshjes sė saj.

Pastaj kthehej ngadalė duke numėruar hapat dhe hallet, mbyllte derėn e oborrit, tė kasolles e, pasi pėrcillej me qiellin e errėt, hynte nė shtepi. Ndėrkaq gjithė ajo botė qark e pėrqark mezi priste mėngjesin pėr tė marrė frymė, qė kėsisoj tė riniste nga e para e njėjta gjė, i njėjti zakon.

Nuk mund tė pėrcaktohej saktėsisht koha, kush ia kishte ngenė asaj, por gjithėsesi shumė ujė kishte rrjedhur, kur nė njė prej atyre perėndimeve tė famshme me diellin duke pushuar mbi majėn e malit, ajo, zonja Sofi nuk mundi tė shkonte e tė ulej tek sopi, tek vendi i zakontė. Pak mėnjanazi rruga qė vinte pėrkėtej e qė pėrzgjatej tutje, nuk iu duk rrugė. Nuk i shėmbėlleu kurrėsesi me rrugė! Ē’do gjė mund ta quaje, por rrugė pėr njerėzinė kurrėsesi jo.

Ishte kthyer nė njė rrip livadhi ku bari i rritur tejet mase, i jeshiltė i lėngshėm vėrtet tė joshte syrin dhe zemrėn, veēse pėr zonjėn Sofi pati efekt tjetėr. Ajo mallkoi, shahu, ndonėse ishte e bindur se tė silleshe kėshtu ndaj jeshillėkut, ndaj barit tė vriste Perėndia.

Ē’pati zonja Sofi? Mos vallė e mori malli pėr pamjen e dikurshme, kur nė vend tė jeshillėkut tė mbyste pluhuri nė verė dhe balta nė dimėr. Megjithatė, gjynah mos qoftė, por zonja Sofi mallkoi: ku, ku janė gjurmėt? Nga shkojnė e vinė tė gjallėt.

A shkel kush kėtu?

Kur bėri mė poshtė dhe pa se, pėrveē barit, aty kishin mbirė ferra, gjemba u trishtua si rrallė herė nė jetėn e saj dhe pėr herė tė parė pas kaq e kaq vitesh, braktisi sopin, nuk desh tė ulej tek vendi i zakontė qė tash sė fundi thirrej "pusia" e zonjes Sofi, por u kthye pėr nė shtėpi.

Ditė mė pas, kur njerėzit nuk e panė radhazi atje ku ishin mėsuar ta shihnin, patėn si fillim hutim, por mė tej, tė vegjlit dhe tė mėdhenjtė, u pushtuan prej njė ankthi tė frikshėm, mirėpo, megjithate ajo qė i detyroi tė shkundeshin, tė vepronin, ndodhi atė mėngjes kur blegerimat e bagtive qė nuk ngjanin aspak si tė tilla, por si vaje, kuje jehuan gjer nė shtėpitė e tyre.

Atėherė shqyen derėn e kasolles. Nė tė shtyrė e sipėr, disa syresh u penguan mbi trupin e shtrirė pa jetė tė ogiēit bardhosh tė cilit ajo pulla e bukur e kadifenjtė i ishte nxirosur krejt. Pak mė tutje, kurriz mė kurriz, ishin shtrirė dy qengja tė tjerė, tė ngordhur edhe kėta. Delet, tė shushatura prej diellit tė mekur, u palosėn pėrdhe a thua zor se do mund tė ngriheshin mė.

Njerėzit vrapuan pėr nga shtėpia e zonjės Sofi. Me tė hapur derėn e dhomės sė saj, tė gjithė u mbėrthyen tek pragu. Ajo qėndronte mbi shtrat, mbėshtetur mbi dy jastėk, me kokėn pak mėnjanė e, nga aty, dukej si tė ishte zonja Shėn Meri!









WILLIAM (ULJAN) ANTON NASKA

Ka lindur mė 1916 nė Netik Mass tė SHBA-ve dhe ndėrroi jetė mė 1978. Eshtė me origjinė nga Pėrmeti, por qė emigruan herėt, u kthyen sėrish nė atdhe, kreu shkollėn fillore nė Pėrmet, pastaj nė njė kolegj amerikan nė Korēė dhe rikthehen nė Amerikė. Studioi pėr radiolog, letėrsi e muzikė (violinė). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u inkuadrua nė rradhėt e ushtrisė amerikane, luftoi nė frontin japonez, nė ishujt Havai. Donte tė jetonte nė atdhe, por ju duk e pamundur prej marrėdhėnieve tė kėqia mes Shqipėrisė socialiste dhe Amerikės. Shpesh, sipas familjarėve, Skėnder Luarasi i pėrkthente nė anglisht poezitė e tij.


Kjo botė qė kėndon

ndero veprėn


U larguam nga vendi ynė pa keqardhje

Dhe ecėm pa mbarim andej nga perėndon

dielli

Nėpėrmes zjarrit dhe skėterrės qėllimi ynė ėshtė:

Me jetė tė paguajmė borxhin e shenjtė

tė jetės

Detrat u bėnė purpur me gjakun qė ne derdhėm

Qiejt u errėsuan toka u skuq

Ndėrsa vdekja lakuriqe me thirrje tallėse

Lėvizte tokėn sė cilės s’i ka shpėtuar askush.

Ndėrsa mbretėronte terrori ne luftuam si bishat

u-ēquem si kėndezat me kockat

Nėpėr telat eshtrat na dėrmoheshin

Na ėshtė thėnė tė fitojmė paqen

ato ėndrra qė na erdhėn gjat netėsh

vuajtje

Nuk ishin rėrė e thjeshtė qė

shpėrlahen nga shiu

Njerėzit qė na shpunė nė vdekje, nuk do tė

prehen nė rast se tė gjitha ėndrrat

tona pėr paqe do tė jenė tė kota

Formoni kurorėn t’uaj tė besimit

pastaj lutuni

Pėr paqen do tė gėzoni atė ditė kur do

tė respektoni veprat krijonjėse,

Qė na nderojnė me qė hapim rrugėn

Qė siguruam kėtė me sakrifica

Hartford Conn. W.N.



Dua tė jetoj

Nė poezi, kėngė e bukurisė e sė vėrtetės.

Kur shpirti im ish i herėt dhe zemra

e pllakosur

Me zė tė tmerrshėm

tė dėshpėrimit

dhe i herėzuar nga

tėrbimi,

Njė paradis unė gjeta e paqe tė

vėrtetė qė ka harirė

Tė duken tė gjitha emocionet e mia

tė tėrbuara e me qetėsi

Mbrendėsirėn t’ime me esencėn e saj

hyjnore

Nė poezi, gjuha e muzės hyjnore

gjeta atė melodi pėr tė cilėn zemra

ime pėrmallet

Flaka e kėngės digjet vazhdimisht me

shpirtin t’im

Zjarret e vullnetit tė kurajos tė premtimit

tė shpresės

E ndruan rugėsi t’ime

Dhe tani dua tė jetoj

Endrra e njė poeti

Vėshtrimi dhe fjalimi i syve tė t’u

Kaq tė butė (tener)

Zgjuajnė shpresa tė zjarrta nė zemrėn t’ime

tė vrazhdė

Lavdia e ngrotėsis sė tyre mė bėri tė dorėzoj

Shpirtin t’imi tė dashurisė dhe bukurisė

Ku ata fillojnė

Fjala jote si njė hije nate e dėgjuar

nga larg

Eshtė njė muzikė qė vjen nga njė vend

i ftohtė


Mėshirimi i munduar

Njė burbuqe u coptua

Me tė njė qėllim vdiq,

Lajmi nuk mund tė thuhet

Ja kjo mund tė jetė pėrgjigja

Mendimtarėt kėrkojnė ēelėsin

Tė shpėtojnė njerėzimin, dritėn

dhe konfort – shpirtrave tė tronditur


Bota prej kėsaj qe varfėruar

Sepse njė dorė brutale

Shkatėrroi burbuqen e porsa lindur

Qaj pėr vdekjen e saj dhe denoj

Tė ligun qė e vrau atė talent,

mbase do tė ishte lindur njė gjeni


Premtim i zėmrės t’ime

Tė dashurit e mij, larg krahėve tė kohės

Nė kėtė klimė kaq tė largėt, flaku tė

Pa pėrshkruarshmen pėrkėdhelin kujtimin

e hidhur dhe tė ėmbėl tė ėndrrave mija.

Duke u ndarė nga ju. lotė si njė pėrrua

qė ecėn, kanė skalisur nė zemrėn t’ime

krejt tė dėshpėruar, premtimin e atyre

ėndrrave; tė gėzuara tė sė nesėrmes,

me ju ... juve

T’ardhurar vėlla dhe motra kujtimin dhe

hirin e amaneteve tė mėmės s’onė

Pengesat e tokave, tė detrave dhe oqeaneve

Me gjithė se pa fund, nuk munden kurrė

Me ndalue dashurinė dhe premtimet t’ona.

Megjithėse koha na ka mbajtur larg njėri-tjetrit

Nuk mund tė zhdukin magnetin e zemrės

Premtimin e zemrės s’ime, nuk mund

Humbasi atė zinxhir, qė e lidh

Dashurinė e pa vdekur pėrgjithmonė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.