Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegė, as si bashkėpunėtor e as si fqi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Politike :: PS-PD, ne nje tryeze per Presidentin
Postuar nga: |anonymous|

Politike PS-PD, ne nje tryeze per Presidentin



Kuvendi miraton deklaraten, ne pergjigje te rezolutes se Parlamentit Evropian. Forcat kryesore politike angazhohen per nisjen e bisedimeve per ceshtjen e kreut te ri te shtetit. Berisha: Partite te ulen ne nje tryeze bisedimesh, ku do te hidhen emrat e mundshem per kryetar shteti. Ruci: I hapet rruga dialogut parlamentar


PS-PD, ne nje tryeze per Presidentin


Alketa MYFTIU

TIRANE - Me 82 vota pro dhe 2 kunder, Kuvendi miratoi dje deklaraten, si pergjigje ndaj rezolutes se Parlamentit Europian per Shqiperine. Ndersa, forcat kryesore politike jane angazhuar te ulen ne nje tryeze per ceshtjen e kreut te ri te shtetit.



Deklarata, e vleresuar nga shtypi si marreveshja PS-PD per Presidentin, permban 6 pika, ku secila prej tyre i jep pergjigje ceshtjeve te ngritura nga europarlamentaret per ecurine e Shqiperise ne procesin e Stabilizim-Asociimit me BE. Nderkohe, qe frut i nje kompromisi mes dy forcave me te medha politike ne vend konsiderohet pika 3 e saj, ku Kuvendi angazhohet "per zgjedhjen e Presidentit permes nje procesi konsensual te plote pozite-opozite, sipas procedurave kushtetuese". Ne kete formulim perfundimtar, deklarata u arrit pas me shume se 8 ore negociatash te fshehta dy dite me pare, ne seline e kryesise se Kuvendit, mes deputetit socialist, Ben Blushi, dhe atij demokrat, Fatos Beja. Drafti i hartuar prej tyre u mireprit me entuziazem dje nga deputete e opozites, por u kalua ne heshtje nga deputetet roze.



Vetem pak dite me pare, debati i zhvilluar ne seancen plenare te se henes mbi rezoluten e PE, eshte mbyllur pa mirekuptimin e mazhorances dhe opozites, pasi grupet parlamentare te PS dhe PD kishin hartuar nga nje deklarate te vecante, krejt e ndryshme persa i perket pikes ku flitej per zgjedhjen e kreut te shtetit. Pas bisedimeve te gjata u arrit ne variantin e formuluar nga te deleguarit e PS dhe PD, deputetet Blushi dhe Beja, te cilin lideri i opozites, Sali Berisha e vleresoi si hapi i pare drejt hapjes se negociatave mes te gjitha forcave parlamentare per zgjedhjen e Presidentit. "Shpreh vleresimin se kjo rezolute eshte nje kompensim per ata qindra mijera zgjedhes, te cileve iu dhunua vullneti ne zgjedhjet e shkuara. Ata tani gjejne nje vullnet te ri, nje gadishmeri per te njohur ate dhunim dhe per te ecur ne rrugen e konsensusit per ndertimin e instiutucionit te Presidences", theksoi Berisha. Duke e vleresuar si nje kthese ne politiken shqiptare dhe, vecanerisht nje kthese ne qendrimet per ceshtjen e kryetarit te shtetit, Berisha tha se, ajo qe pritet ketej e tutje eshte, qe forcat politike parlamentare te ulen ne nje tryeze bisedimesh, ku do te hidhen emrat e mundshem per kryetar shteti. Ndonese pika tre e rezolutes, qe nuk eshte tjeter vecse nje bashkim qendrimesh te deritanishme te dy partive kryesore per ceshtjen e Presidentit, ne dukje shfaqet kontradiktore, te dyja palet pranojne uljen bashkarisht per nje nga pikat me te nxehta te axhendes se politikes shqiptare ne javet e ardhshme. Sekretari i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci, tha se kerkesa e rezolutes per zgjedhjen e Presidentit permes nje procesi konsensual i hap rrugen nisjes se dialogut parlamentar per te arritur mirekuptimin per ate qe do te ulet ne karrigen e numrit nje te shtetit per pese vitet e ardhshme. Proces, i cili do te reflektohet ne Kuvend permes arritjes se 84 votave te nevojshme, qe sipas Rucit, nuk eshte gje tjeter vecse plotesim i kushtit te dyte te pikes tre te rezolutes, zgjedhje permes Kushtetutes.



Nderkohe per Berishen rezoluta nuk atakon emra konkrete, pasi ato do te dalin vetem pasi te arrihet mirekuptimi i te gjitha paleve. Duke arsyetuar, se vetem nje President i pranuar nga te gjithe do te jete i vleresuar, jo vetem nga shqiptaret, por edhe nga opinioni nderkombetar. "Nje President i tille do te ulet me dinjitet ne tryezat e perfaqesimit te vendit dhe do t'i prije procesit te integrimit te Shqiperise", tha Berisha. Gjithsesi, demokratet duket se nuk do te levizin nga qendrimi i tyre per t'i thene jo kandidatures se Nanos per garen presidenciale. "Qendrimi yne per kete pike eshte i njohur. Do ta pranoj Nanon ne cdo tryeze si kryetar partie, por nese ai do te ishte konsensual nuk do te ishim ne kete pike", tha lideri demokrat. Ndersa, per njerin prej hartuesve te deklarates, deputetin socialist, Ben Blushi, ajo eshte nje premise per nje proces konsensual, por kjo nuk do te thote aspak se me te eshte arritur ndonje kompromis per Presidentin.



Pavaresisht se cdo te ndodhe javet e ardhshme me ceshtjen e Presidentit, rezoluta te pakten duket se sherben si nje pergjigje pozitive e politikes shqiptare ndaj sugjerimeve te perendimit, kur ne piken e 6 te saj thuhet se per te do te vihen ne dijeni kancelarite e vendeve te BE dhe organizmat europiane. Vecanerisht, kur me 22 qershor BE do te jape verdiktin e saj per marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqiperine


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.