Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 71 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Lajme :: Shelley: "5% e femrave shqiptare nen kthetrat e tutoreve"
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė me Louise Shelley Drejtoresha e Qendrės pėr Krimin dhe Korrupsionin Ndėrkombėtar nė Universitetin American

Rudina Dervishi



RD:Kohėt e fundit dėgjojmė tė flitet gjithnjė e mė shumė pėr krimin e organizuar dhe trafikun njerėzor nė Ballkan. Sipas mendimit tuaj sa serioz ėshtė ky problem nė njė kohė kur ekzistojnė shumė pak statistika.

LS:Problemi nė Ballkan ėshtė shumė serioz dhe problemi qė vjen nga Shqipėria ėshtė mė i konsiderueshmi. Do tė thosha se numri i grave qė trafikohen nga Shqipėria ka sjell tashmė pasoja demografike nė popullsinė shqiptare. Kėtė e them bazuar nė studime tė bėra nga organizata joqeveritare dhe tė tjerė se tė paktėn 5 pėrqind e grave shqiptare nė grupmoshat 18 deri nė 24 janė trafikuar pėr prostitucion. Kjo lėvizje padyshim qė shkakton pasoja demografike. Shqiptarėt kontrollojnė trafikun e vajzave nė Britaninė e Madhe. Janė bėrė disa hetime qė lidhin grupet e krimit tė organizuar qė nga Britania e Madhe e deri nė Shqipėri. Gjithashtu ka evidenca qė flasin pėr influencėn e madhe tė shqiptarėve pėrmes pėrdorimint tė dhunės si nė Bruksel, nė veri tė Gjermanisė ku grupet shqiptare pėrdorin jo vetėm dhunėn kundėr vajzave por edhe kundėr konkurentėve tė tjerė tė grupeve kriminale dhe kanė kėrcėnuar me vdekje disa hetues tė kėtyre vendeve qė po luftojnė kėtė lloj krimi.


RD: Ēfarė ndikimi ka stabiliteti politik nė krimin e organizuar dhe trafikun njerėzor?

LS: Ėshtė shumė e vėshtirė tė luftosh kėto probleme nė kushtet e paqėndrueshmėrisė politike, korrupsionit nė sistemin e rendit dhe nė strukturat politike. Kjo sigurisht ka kontribuar nė kėto fenomene. Grupet shqiptare ndryshe nga grupet ruse tė krimit tė organizuar, arrijnė tė marrin fitimin maksimal nga trafiku i vajzave nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik pasi ata shpesh i sheshin gratė tek trafikantėt shqiptar tė cilėt i trafikojnė ato mė pas nė Evropėn Perendimore. Kėshtu qė shqiptarėt janė ata qė marrin fitimin mė tė madh pasi sjellin vajzat mė pranė tregut fitimprurės.

RD: Megjithėse qeveria flet pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar nuk shohim ndonjė pėrparim tė dukshėm . Cilat janė arėsyet?

LS: Pjesė e problemit ėshtė pėrfshirja e sistemit tė rendit nė krimin e organizuar. Kam folur me hetues nė Evropėn Perendimore tė cilėt kanė marr kėrcėnime ndėrkohė qė hetonin raste tė tila dhe nė njė rast kėto kėrcėnime u pa tė vinin nga njė person i forcave tė rendit qė supozohej tė ishte partner nė ēėshtjen qė hetohej. Mė kėtė lloj bashkėpunimi nga pala shqiptare ėshtė shumė e vėshtirė tė luftohen organizatat e krimit pasi tė gjithė pėrfitojnė prej tyre. Kėshtu rryshfetet shkojnė nė Shqipėri nė format e pagesave pėr zyrtarėt por shumica e fitimeve nga kėto aktivitete nuk mbesin nė Shqipėri apo pjesė tė tjera tė Ballkani pėr tu investuar. Ato ndoshta futen nė llogari bankare nė Zvicėr apo Qipro por nuk kthehen nė Shqipėri pėr tu investuar.

RD: Pėrsa kohė mendoni ju do tė ndeshimi me kėto fenomene nė Ballkan veēanėrisht nė Shqipėrinė?

LS: Nuk shoh ndonjė fund tė dukshėm. Ditėt e fundit komuniteti evropian ka diskutuar pėr mė shumė kontroll ndaj emigracionit dhe pėr tė vendosur gjoba nė vendet qė nuk kontrollojnė emigracionin ilegal pasi trafikimi i grave ėshtė pjesė e emigracionit ilegal. Evropianėt po mundohen tė formulojnė njė stategji pėr tė lidhur asistencėn pėr zhvillim me ndalimin e emigracionit tė paligjshėm.

RD: Si e vlerėsoni ju rolin e organizatave joqeveritare nė luftėn kundėr trafikut njerėzor?

LS: Jam takuar me disa organizata joqeveritare shqiptare shumė tė dedikuara. Por njė nga problemet me tė cilat ato pėrballen ėshtė financimi. Shumė nga ndihma qė dėrgohet nė vend pėr tė luftuar kėtė problem iu jepet organizatave ndėrkombėtare dhe ndonjėherė ato i financojnė ojq-tė vendase. Por shumė pak u kalon njerėzve qė merren me veprimtaritė bazė tė cilėt nuk flasin gjuhė tė huaja por qė janė shumė tė efektshėm nė komunitet. Pra ėshtė e nevojshme tė financohen kėta njerėz.


Marre nga Zeri i Amerikes ne Shqip


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.