Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte nje lloj lumturie te dish se deri ne cfare pike duhet qene fatkeq.
--- Roshefoucauld

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Pėrgėzimet e Nolit pėr Enver Hoxhėn
Postuar nga: ILovepejaa

Histori Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, peshkopi Fan S. Noli i dėrgonte pėrshėndetje Enver Hoxhės, atėherė gjenerallejtėnant, duke i dhėnė atij mbėshtetjen e plotė. Pas luftės, Noli angazhohet nė sqarimin e pozitės delikate tė Shqipėrisė

Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (1)

Nė fejtonin qė fillon sot do tė prezentohet letrat qė Fan S. Noli ia ka dėrguar Enver Hoxhės nė vitet e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Letrat janė marrė nga libri qė pėrmban oratori, autobiografi, letėrkėmbim dhe intervista tė ndryshme tė Fan S. Nolit. Libri “Noli - Vepra 6” ėshtė botuar nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, nė vitin 1996. Janė kėto letra qė zbulojnė raportin e Nolit dhe Enver Hoxhės e partizanėve nė Shqipėri, nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore si dhe pas luftės. Nė letra zbulohet nė njė formė tjetėr vija e rrjedhės sė ngjarjeve nė Shqipėrinė e pasluftės. Letrat e viteve nė pėrfundim tė luftės

Kryeministrit Enver Hoxha
TIRANĖ, SHQIPĖRI


Shqipėtarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė
shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike: ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėn-drueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar. Ju lutem t’u transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush. Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.

Peshkopi F. S. Noli

* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhės


Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxehtė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova. Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera... Mundet tė ju bėj njė vititė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė me pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė unė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suk-sese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.

Perėndia qoftė me juve. Peshkop Fan Noli, mė 13.X.1945

* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhės


Faik Konitza pat shfaqur dėshirėn e fundit qė tė varroset nė vendlindjen e tij. Stop. Lutemi na njoftoni kohėn mė tė pėrshtatshme qė tė bėni nderimet e pranimit tė trupit tė luftėtarit tė parė pėr Indipendencėn e Shqipėrisė. Stop. Miqtė dhe adhuruesit e tij do tė kujdesen kėtu pėr pėrcjelljen e trupit tė tij stop. Do tė jenė jashtėzakonisht tė lumtur shqiptarėt e kėtushėm po t’i dėrgoni ditėn e pamvarėsisė njė pėrshėndetje tė shkurtėr /Stop/
Imzot Noli

* * *
Mesazh Enver Hoxhės
/23 mars 1946/


Nė njė shėnim “New York Herald Tribune”, mė 23 mars shkruan se pėrkundėr kėrkesės sė Shqipėrisė tė paraqitur nė fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga Ēekosllovakia dhe i shtyrė nga sovjetėt, Philip Noel Baker, Ministėr Shteti britanik, kapi rastin nė mbledhjen e kėshillit tė UNRRA-s pėr tė lajmėrua delegacionin sovjetik nė kėtė mėnyrė ruske qė Kėshilli i Sigurimit nuk do tė shqyrtojė njė karkesė tė njėllojtė pėr anėtarėsi nė UNO sepse ka punė tė tjera me rėndėsi dhe probabilisht nuk do tė veprojė deri nė shtator. Nė lidhje me kėtė pėshpėritet se Anglia do ta tėrheqė njohjen e dhėnė mė parė Shqipėrisė. Peshkop Fan Noli

* * *
Mesazh Enver Hoxhės
Mė 23 mars 1946


Marrė vesh nga bisedime qė kam patur me funksionarė tė Departamentit tė Shtetit qė pranimi i traktateve tė konkluduara nga regjimi i kaluar ėshtė njė konditė e domos-doshme pėr njohjen e Qeverisė shqiptare nga ana e Shteteve tė Bashkuara. Unė besoj qė tani ēdo vonesė do tė prejudikojė ēėshtjen tonė nė njė kohė kritike. Duke marrė parasysh bisedimin e afėrt nė UNO tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsi dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veri-ut, unė sugjeroj qė tė pranohen menjėherė traktatet nė fjalė. Ky pranim do tė sjellė automatikisht njohjen amerikane, do tė zhdukė pengesat pėr pranimin nė UNO dhe do tė na lehtėsojė punėn e mbrojtjes me suk-ses tė integritetit tokėsor tė Shqipėrisė.

Peshkop Fan Noli
C/C Ross C. Hurrey 1034 Washington
BLDG.


(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.