Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vlen me shume ta besh mire nje te keqe, se sa te besh nje te mire keq.
--- Ovidi

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Art :: Zbulohet Skėnderbeu i Kol Idromenos
Postuar nga: Albo

Art Tė dy veprat janė realizuar nė teknikėn e vajit nė kanavacė. Fatmirėsisht, janė tė nėnshkruara nga piktori i madh shkodran dhe e para (Skėnderbeu) mban datėn 1887, ndėrsa e dyta (Portreti i burrit) 1904


Portreti i panjohur i Heroit tonė dhe i njė burri ndodhet nė Galerinė Kombėtare tė Arteve

Ylli DRISHTI*

Kohėt e fundit, njė qytetar nga Shkodra i ka ofruar Galerisė Kombėtare tė Arteve, Tiranė pėr tė blerė dy vepra tė piktorit tonė tė shquar tė traditės Kol Idromeno (1860-1939).

Tė dy veprat janė realizuar nė teknikėn e vajit nė kanavacė dhe paraqesin njėra portretin e Skėnderbeut dhe tjetra portretin e njė burri.

Fatmirėsisht, tė dy veprat janė tė nėnshkruara nga piktori dhe e para (Skėnderbeu) mban datėn 1887, ndėrsa e dyta 1904.

Duke qėnė dhe vepra mė e hershme e autorit Idromeno, tabloja "Portret i Skėnderbeut" ka disa elementė me mjaft interes, pėr tė cilat mendojmė se duhet tė ndalemi. Sė pari, vepra ka vlerė historike, sepse ėshtė njė ndėr veprat e pakta qė i kushtohen kėsaj figure tė rėndėsishme historike nė fundin e shekullit tė XIX. Nė tipologjinė e zgjedhur nga piktori Idromeno, vėrejmė se ai mbėshtetet nė gravurat e botuara nė veprėn e humanistit tė madh tė epokės Marin Barleti, qė sigurisht pėrpunohet dhe plotėsohet me koloritin e tij tė veēantė. Stilistikisht, Idromeno pėr herė tė parė deri mė sot na prezantohet me njė stil krejtėsisht tė veēantė dhe do tė thoshim virtuoz. Nė realizimin e portretit, ai i pėrdor penelatat nė mėnyrė tė zhdėrvjellėt, e ngjesh ngjyrėn dhe evidenton tiparet mė me forcė.

Nė krye, Skėnderbeu mban njė kapelė rrethore ngjyrė vishnje, qė rrethohet (poshtė dhe lart) me dy shirita tė artė, ndėrsa nė pjesėn e pėrparme, kapelja ka njė stemė mbi tė cilėn ngrihet lart njė pendė e bardhė.

Realizimin e kėtij portreti piktori e kryen nė vitin 1887, pra nė fillimet e krijimtarisė sė tij, kur ai ishte vetėm 27 vjeē dhe vjen 4 vjet mė vonė nga data e realizimit tė veprės sė tij mė tė shquar dhe tė njė prej perlave tė pikturės shqiptare: portretit tė "Motrės Tone" (1883). Nė kronologjinė e veprave tė tij, tabloja "Portreti i Skėnderbeut" ėshtė vepra e parė e njohur, qė i kushtohet figurės sė heroit tonė kombėtar Skėnderbeut nga piktorė shqiptarė. Vepra, nė pėrgjithsi, paraqitet nė gjendje tė mirė (pėrveē disa dėmtimeve nė pjesėt e veshjes dhe pjesės sė sipėrme) dhe ėshtė nė format tė madh (62.5 x 75 cm). Ajo rrethohet me njė kronizė tė gjerė e tė zbukuruar me ornamente floreal (stukoreliev) nė pjesėt anėsore.

Nė harkun kohor tė viteve 1886-1889 njihen dy vepra nė gjininė e peisazhit: "Bardhaj" dhe "Lugu i kusarėve" (Galeria e Arteve Shkodėr) dhe me kėtė vepėr njihemi dhe plotėsojmė hapsirėn kronologjike krijuese tė autorit. Vepra tjetėr me titull "Portret burri"(1904) paraqet njė figurė burri me veshje tė kohės (veshje qytetare), me pamje pėrballė dhe qė paraqitet deri poshtė gjoksit. Portreti i figurės ka njė lėvizje tė lehtė majtas, flokėt i ka tė prerė shkurt e nė kokė mban njė kėsulė vishnje tė gjerė rrethore. Mbi xhaketėn e zezė me jakė tė gjerė qė i mbyllet para gjoksit del jaka e bardhė mbi papijonin e zi. Burri paraqitet me njė moshė rreth tė 50-tave dhe mban mustaqe tė plota ngjyrė gėshtenjė, qė porsa kanė filluar tė thinjen. Piktori e ka pėrqėndruar dritėn nė portretin e figurės, i cili realizohet me njė kolorit delikat, me kalime sfumature nga drita nė hije dhe me realizim shumė tė kujdesshėm tė tipareve e detajeve tė portretit.

Duke vėzhguar me kujdes krijimtarinė e piktorit Kol Idromeno nė gjininė e portretit, vėrejmė se ai ėshtė i larmishėm nė mėnyrėn e vendosjes sė tyre, duke ia pėrshtatur secilės figurė qė ai pikturon. Nė pėrgjithsi, kėto tablo janė nė dimensione qė variojnė nga 56.5 x 41 cm (autoportreti i tij) deri tek vepra mė e madhe "Portret burri" (100 x 74.5 cm, fondi i GKA-Tiranė).

Pas realizimit tė veprės "Portret i Marubit, (1881), shok i piktorit, ku vėrejmė tė njėjtėn veshje qytetare me portretin tonė, tabloja nė shqyrtim evidenton dhe dėshmon pėr ndofta portretin e parė serioz tė autorit nė ciklin e portreteve nė fillimet e shekullit XX (1904). Vepra nė shqyrtim mendojmė se plotėson ciklin e portreteve tė Idromenos, qė ai realizon me porositė e ardhura nga qytetarė apo zyrtarė tė lartė tė qytetit tė tij, Shkodrės. Nė fondet e GKA-Tiranė numėrohen dy tablo me portrete tė titulluara "Portret Burri" dhe qė janė realizuar nė vitet 1920-30. Kėshtu qė portreti ynė, pėrveē portreteve tė familjarėve tė tij, rezulton tė jetė i pari dhe mė i hershmi nė ciklin e portreteve tė realizuar prej tij nė gjysmėn e parė tė shekullit XX. Nė vėshtrimin stilistik, vėrejmė se ajo ėshtė nė karakterin e veprave qė Idromeno realizon nė vijimėsi, ku evidentohet realizimi i tij i fuqishėm, qė transmetohet me njė ekuilibėr koloristik dhe kompozicional. Ai krijon dhe konsolidon stilin e tij vetjak, qė shpaloset nga vepra nė vepėr me mjete artistike tė kursyera, me njė ngrohtėsi shpirtėrore dhe dashuri pėr njeriun.

Kol Idromeno, duke qėnė njė nga piktorėt e parė laik nė Shqipėri dhe i pari nė Shkodėr, i takonte tė ishte nismėtari i njė pikture tė re, asaj realiste me temė qytetare, njė guxim dhe shembull i papėrsėritshėm pėr kohėn kur jetoi. Siē u shprehėm qė nė fillim tė kėtij shkrimi, tė dyja kėto vepra presin qė tė hyjnė nė fondin e artė tė kulturės sonė Kombėtare. Galeria Kombėtare e Arteve, Tiranė, me mbėshtetjen edhe tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve do tė bėhet sė shpejti zotėruese e kėtyre veprave me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme, qė pasi tė restaurohen nga laboratori i restaurimit tė GKA-sė, tė jenė nė sallat e ekspozimit pėr publikun artdashės shqiptar. Shumė vepra tė tjera tė mjeshtrit Idromeno dhe tė artistėve tė tjerė tė traditės ndodhen jashtė fondit tė kėsaj Galerie dhe me krijimin sė shpejti tė shoqatės sė "Miqve tė Galerisė" me kontributet financiare tė tyre, por edhe tė qytetarėve tė tjerė artdashės, do tė krijohen mundėsi mė tė mėdha pėr vėnien e kėtyre veprave nė shėrbim tė publikut sa mė tė gjerė.

* Studiues arti



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.