Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė s'punon si burrė, rrin e qan si grua
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Tretja ne mjegull
Postuar nga: Hera

Letersi Kur te shperndahen rete, dhe njerezit te shohin serish diellin pa veshtiresi, edhe poezia do te gjeje udhen per tek zemra e njeriut. Ky vellim i Deti (Hydajet) Bajrit, botuar ne 1993, kaloi pa zhurme sepse udhet e Shqiperise bucisnin nga zhurmat dhe britmat e grumbulluara ne vite, sepse njeriu shqiptar i dites perpara poezise preferonte gazeten, lajmin, partine e zemres etj.
Lexojeni dhe do kuptoni perse dikush(R.Qosja), dikur ka thene se "Tretja e bebes" paralajmeron nje furtune te vertete ne poezine shqipe....

Deti Bajri



TRETJA NE DETE

Tani po tretem I teri ne diten e hirte,
E hirte si pluhuri I trashe ne diten e nxehte,
Duke shkruar kronika dora po tretet ngadale,
Vec mjegulles, hapesia e tera eshte mbushur me fjale,
Me fjale fyryfycka, te trasha, sa spata s’i pret
Dhe dora, dora ime e dashur, e tera m’u tret.

Pa dore te mbetem, s’e di; c’do behet me mua?
Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
Pa zjarrin e mire bubulak; po tretet kjo dore,
Ngadale venitet ngadal si bora ne Maj,
O zot! Ky pluhur I trashe si tallash po me mbyt,
Vec kockat kane mbetur ne dore, ne koke kane mbetur syte.

Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika ne diten e zymte,
Kam linur i teri si prove, dhe sot po tretem,
Te tretem nuk dua, nuk dua, vec eshtrat ne dore i kam,
Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bene,
Skaj detit po tretem ngadale, i lidhur nga vala e kalter,
Fyejt e gishtave kercasin ne reren e ashper.

Skaj detit kam lindur dikur i vogel si lemsh,
Si lemsh i vogel drite jam rritur me shprese,
Tani po tretem i teri, filli po iken ngadale,
Hapsira eshte mbushur me mjegull, deti eshte mbushur me zjarre,
Kroniken e fundit ne rere e keni te shkruar,
Ndresa une trtetem ngadale, nga rera kockat mbuluar…



TRETJA E BEBES


Si tretet nje bebe e vogel ju nuk e dini,
Dhe floket i mbeten mbi bar si ashkel e thate
Dhe tretet si shkuma e bardhe ne agun e fundit,
Dhe kockat e buta kercasin kur kemba e madhe,
Shetitje ka dale e dehur dhe qesh me te madhe,
Sic qeshin ngahera kepucet e bera me sholle.

Nje vesh i vogel si bulez barit vrapon,
Me hapin e bebes kapet pas fijes se barit,
E floket kane mbetur pa koke ne mes te livadhit.

E tera kjo bebe u tret pa qare njehere,
E bebet e vogla nuk lindin si pikat e ujit,
Pa bebe ka mbetur livadhi i mbushur me bar...



NJE NATE E KOHEVE MODERNE

T’i vras sonte gishtat me keta rrjeshta,
Qe rrokullisen ne theqafje shpateve te shpirtit,
Apo te pres se mos heshte shtrengata
Qe ka shperthyer tash e mijra vjet?

Te pres nuk mundem: ajo s’ka per te heshtur,
Se a s’eshte i vranet qielli si menxyra,
Apo s’i shikoni si po thahen gonxhet
E njeriut, qe mijera vjet luftoi me SELEKSIONIN?

Nata qe e erret; une pash qiellin,
Sa menxyre dhe tmerr! Po rrihen yjte,
Atje larg te Kashte e Kumtrit me njeri – tjetrin.


Une vendosa! Do te shkruaj nje kronike te kesaj nate ne fletore,
Se plage te bukura happen ne duart e mia.

Vlore, 1986




DITEZA


Moj dita ime qe lind,
E mrrolet ngarkuar me shi,
Moj dita ime mos qaj
Kaq shume mos ki merziti!

Moj dita ime e vogel,
Pse ngrysesh pa lind akoma?
Oh diteza ime e vogel
Per driten tende u dogja!

Moj dita ime e mire
Si drite e vogel qiriu,
Per ty po djeg me gezime,
Pak mish nga dora ime.

Moj ditez e vogel si gogel,
Moj ditez e bardhe si borez
Per syrin tend pa gezime,
Do kete pak vezullime.

Moj dita ime qe lind,
E mrrolet ngarkuar me shi,
Moj dita ime mos qaj
Kaq shume mos ki merziti!

Tirane, 1990



LUMI IM A LOTI IM ESHTE SI KRISTALI
I

Pika-pika rrodhi nga hapesira,
Lumi im a loti im eshte si kristali,
Nje nate vere them kam lindur vec nga malli.

Rrudha-rrudha m’u be balli nga mendimi,
Qe me djeg dhe me pjek si flake zjarri.

Udhetoj kembezbathur rrugeve te panjohura,
Dhe perplasem gureve si lume mali.

Me dhemb gjoksi bashke me syte nga drita e marre,
Me dhemb gjoksi bashke me zemren nga krijimi.

II

Nga hapesira nuk rrjedh lumi, budalla!
Nga hapesira nuk rrjedh lumi si kristali,
Nje nate vere ti ke lindur nga marazi.

Kot pi kupa me frymezime, budalla!
Mandaj thua nga mendimi m’u rrudh balli!

Pse udheton kembezbathur budalla!
Mandej thua jam plagosur si lume mali!

Te dhemb balli bashk me syte nga drite e marre,
Nuk mesohesh dot me keto gezime!

Me mos na shit mend, o budalla!
Se lumi yt na paska uje kristali!

III

Hidhem e perhidhem mes dy zjarresh,
Dhe me shkrep mendimi flakadan:
“Do te digjem e te piqem per kete lume,
Se lumi im a loti im eshte si kristali!”



PIKEPYETJE

Kur shndrit dhe shuhet dielli,
Kur ndodh eklips i gjate,
Kur lind dhe sapo lind vdes foshnja,
Ku vyshket pa celur nje gonxhe.

A duhet te shohim gurezit?
Gurezit e shndritshem te lumit?
Apo te ngjitemi ne maje te malit?
Dhe te thithim ajrin e rralle.

Kur dielli ne qiell shuhet,
A duhet te kerkojme neper tterr?
Te gjejme pak fosfor eshtrash
T’i bejme drite shpirtit te gjalle?

Triane, 1993




BRAKTISJA E TOKES

Nje zog braktisi Token
Dhe iku ne Univers,
Zogu kerkon nje diell
Te shoh sqepin e vet.

Qendroi ne Piken e Zjarrte,
Ku shihet gjithe deti dhe dheu
Kendoi ate kengen e marre,
Ate qe kendoi Prometeu.

O zog I madh e sqepverdhe,
U dogje ne Piken Diellore
Shetit tani i lire
Me nje yll kapur per dore.



TRETJA NE MJEGULL

Ai po largohet, largohet ngadale
Tretet ne mjegull koka rrumbullake
Ketu ku jam kujtimi me bren
Mbyll syte te ruaj kujtimin e tij.

Ai po largohet, largohet ngadale
Tretet ne mjegull koka rrumbullake
Ketu ku jam kitares I bie
Vjeshta shkund gjethet, gjethet e thata.

Ti tretesh ne mjegull diten e hirte
Me le te plakem diteve te gjata
Kjo tretja jote hic s’me pelqen,
Mbaj mend: ketu I ke lulet e zjarrta!

Dikur do te plakem, keq nuk te vjen?
Me disqe te Moxartit jeten ta ngrysi,
Largohesh ngadale e tretesh ne mjegull,
Vjeshta shkund gjethet, gjethet e thata.

Ai po largohet, largohet ngadale
Tretet ne mjegull koka rrumbullake
Ketu ku jam kujtimi me bren
Mbyll syte te ruaj kujtimin e tij.

1985



QAJ PA KLITHMA

Qaj pa klithma, duke ndryshur unin,
Se qielli u ca, dhe ra rrebesh nga nata,
Rrebesh i zi si nata nga ka lindur.

Qaj pa klithma, se ujku mjegull do,
Dhe lot te nxehte, te dehet nga lotet tane,
Te pije kete uje kristal, te kuq si gjaku.

Dhe muri eshte I trashe fare pa mend,
Beton bojhiri I trashe dhe budalla,
Po shtyp lumenjte e bukur si kristal.

Qaj pa klithma, se degjon armiku,
Te marret thone se lotet jane dobesi
Po te marret jane te marre dhe nuk kane sy.

Pranveres kur te gjithe ringjallen nga nje ligj,
I lashte sa vet materia e kesaj toke
Do lindim ne me mijra si Feniksi.

O lume i kuq prej gjaku dhe prej mishi!



DIGJI MEKATET

O Dielli im, ti digji mekatet,
Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
O Dielli im rrezebucites!

O Diell bablok pa rrudhe ne balle
Flaki dorezat, flake kapelen,
I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

O Dielli im, po rrjedh agimi
Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

O Dielli im, ti digji mekatet,
Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
Po i varin poetet ne shtyllat e gjata



JAM DJEGUR NGA HAREJA NE PRANVERE

Jam djegur nga hareja ne pranvere,
Duke bredhur rrugeve pa nje cak,
Jam plagosur neteve ne buzembremje,
Pa fole kam mbetur si trumcak.

Jam djegur nga hareja ne pranvere,
Zhuritur duar, kembe, vec syte i kam
Pa kenge e valle mbeta i shurdhuar,
Me shurdh-memece ditet i kaloj.

I lodhur, i sfilitur, ne buzembremje,
Nje strehez sa nje gogel nis kerkoj;
Po streheza eshte djegur si ne enderr,
Me yjet vetem netet i kaloj.

Pastaj mengjesin bredh me zemren sterre,
Djegur e zhuritur ne kraharuar,
Perplasem rrugeve, cirrem e gjakosem,
Pranveres nga hareja perveluar.

Jam djegur nga hareja ne pranevere…

Drezden, mars 1991



TRETJA E GUREVE

Keshtu tretet ngadale guri
Nga merzia e murrme ne te erret;
Para dhe pas ka vetem muzgje,
Te hirta ne te zeza, dhe pak pjerret.


Disku

Ah si sillet rrotull bota,
Si nje disk i madh muzike.
Si nuk behet copa-copa
Nga acar i kesaj dite.

Oh si fryne kjo ere e ftohte,
Neper sy e neper zemra,
Na ka thare, na ka bere kocke
Sy pa gjak, e gjak pa endra.

Po do te vije nje dite PENDIMI
Ne mekate do te jete bota,
Si nje disk i keq muzike
Do te behet copa-copa!

Si feniksi do te rritet
Nga germadhat serish bota
Le te vije pra ai mengjes
Kur do behemi copa-copa...



ETYD

A te lozim sonte me gjethet nėn blerim?
Dhe bėjė natė tek unė, me flokun tėnd tė zi
E le tė ndalet koha, nė mbremjen plot trishtim
Nė barkun e lėndines tė mbjellim pak miresi...

E shikon se bari po thahet nga mundimi,
Nė buzė ka mbetur shkrumbi, rregjur si farmak?
Nė duhet ne tė tretemi, ta bėjme pa ardh agimi,
E barin e lendinės ta bėjmė tė lumtur pak.

S'ka gjė se sillet rrotull furtuna vdekatare
S'ka gjė qė ēirret natės hutini si guak,
Nėn flokun tėnd te zi unė dua tė prangosem;

Nje ditė ketu do vijnė femijė me lulebore
Do lozin e ladrojnė lendinės sė praruar,
E ne aty do jemi, tė kapur dore pėr dore...




ENDERR NE SHI


E dini si ecet ne nje muzg me shi?
Tek rend nje ere e ēmendur gureve te lemuar
Te pragu i nje dere, ne qoshe te nje rruge,
I shtire pertoke, i dehur, tretur, i harruar…

Dhe rendin kalimtaret, me floket shpupurisur
Te gjithe te veshur shik; kostume dhe kravata
Ne krah te rruges sime rritet trendafili
Cative me barishte bie ngadal nata…

E shiu ia merr nje kenge te vjeter, te bekuar
Peshperit me barin endrra dashurie
Ti mbetesh prap i shtrire, ne prag te deres tende


E larg, larg diku tej detit te paane
Ti vjen me shiun, e embel, e trishte, e turbulluar
E tretesh bashk me shiun kraharorit te zbuluar…


© Deti Bajri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.