Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte me e ndjeshme ndaj heroizmit se sa ndaj moralitetit.
--- Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Gjuha :: Migjen Kelmendi per Gjuhėn Letrare Shqipe
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha Unė nuk jam kundėr normės dhe standardit gjuhėsor qė e kuptoj si nji sfidė civilizuese, si nji nevojė e domosdoshme e nji shoqnie e cila pretendon se asht e civilizueme. Por, ate qė unė kontestoj asht mėnyra se si kultura shqiptare, se si elita qė pėrfaqėsoi kėtė kulturė dhe kėtė civilizim shqiptar nė kongresin e mbajtun n'Tiranė, iu gjegj kėsaj sfide qytetnuese, siē asht caktimi i standardit gjuhėsor

Mimoza Cika (DW)

Ēfarė rėndėsie ka pėr ju, zoti Kelmendi, Kongresi i Gjuhės Shqipe pėr Gjuhėn Letrare Shqipe?

Migjen Kelmendi: Mė 1972, nė nji mėnyrė, ato pėrpjekje tė kahmotshme tė kulturės shqiptare dhe, nė pėrgjithėsi, tė popullit, morėn njifarė rrumbullakimi, morėn njifarė forme, e cila n'atė moment shėrbeu si nji zgjidhje e pėrkohshme, paliative. Sidomos (caktimi i standardit) i shėrbeu asaj elite kosovare e cila me nji ndjenjė tė nji patriotizmi, ngapak edhe infantil, mori pjesė n'atė kongres dhe u pajtue me tė gjitha vendimet e tij, pa shikue pasojat, pa parashikue situatėn dhe zhvillimin e matejmė qė ai kongres pastaj i shkaktoi gjuhės shipe, kulturės shqiptare dhe nė pėrgjithėsi civilizimit shqiptar.
Nė parim, unė nuk jam kundėr normės dhe standardit gjuhėsor qė e kuptoj si nji sfidė civilizuese, si nji nevojė e domosdoshme e nji shoqnie e cila pretendon se asht e civilizueme. Por, ate qė unė kontestoj asht mėnyra se si kultura shqiptare, se si elita qė pėrfaqėsoi kėtė kulturė dhe kėtė civilizim shqiptar nė kongresin e mbajtun n'Tiranė, iu gjegj kėsaj sfide qytetnuese, siē asht caktimi i standardit gjuhėsor.

A mendoni se Kongresi shfrytėzoi shkencėrisht, me rastin e Gjuhės Letrare Shqipe, atė qė sillnin tė dyja dialektet? Thuhet se kur formohet njė gjuhė letrare dialektet tė cilat nuk merren pėr bazė pėr gjuhėn letrare u bėhet njė padrejtėsi dhe kjo vlen pėr ēdo gjuhė…

Migjen Kelmendi: Unė gjithmonė e kam parasysh ate thanien e famshme tė linguistit norvegjez Haugen, i cili thotė se po u muer vetėm nji dialekt pėr bazė tė gjuhės letrare, atėherė folėsit e atij dialekti e marrin epitetin dhe ndjenjėn e njifarė superioriteti si 'bartės tė normės' dhe pastaj gjithmonė kanė pėrparėsi nė luftėn pėr pushtet, pėr pozita, pėr punė, pėr prestigj shoqnor. Kėtė mendim tė Haugenit mė duket se kėta njerėz nuk e kanė pasė parasysh nė vitin 1972.
Po ashtu, e kujtoj gjithnji edhe mendimin e zotit Ēabej nga viti 1939, i cili shumė bukur e parashikon dhe mundohet me e koncentrue vemendjen e linguistikės shqiptare nė zonat ku dy dialektet tona puqen dhe me kohė kanė arritė trajtat tė cilat janė tė kapshme dhe tė afėrta pėr tė dy taborret e pėrgjithshme si toskė e gegė. Ajo Gjuha e Elbasanit, qė e pėrmend dhe ban me gisht zoti Ēabej, unė mendoj se asht dashtė me u marrė pėr bazė tė standardit tė gjuhės shqipe. Se ēka e bani linguistin Ēabej me e ndėrrue mendjen, ndoshta edhe nuk duhet me pasė shumė imagjinatė. Por, nė pėrgjithėsi, mendoj se n'ate fjalimin e tij tė mbajtun nė kongres, tė cilin unė e mbaj si nji fjalim historik, me randėsi historike, zoti Ēabej, pėr gjeneratat si kjo emja, qė nuk i takon asaj kohe, i kishte kodue disa mesazhe. Nji nga ato mesazhe nga viti 1972, qė e kam dekodue unė, asht ky ku thuhet se 'ne nuk jemi tue ba gjuhė pėr 4-5 mijė vetė, por duhet me pasė parasysh se po vendosim pėr gjuhėn e 4 milionė njerėzve qė shqipen e kanė gjuhė amtare.'
Sot, 30 vjet ma vonė, mendoj se pasojat e atyne vendimeve qė u morėn nė vitin 1972 janė evidente dhe nji dėshtim monumental i krejt kėsaj pune asht Kosova vetė. Po thom, asokohe, linguistėt e morėn atė vendim tė determinuem nga shumė rrethana. Unė e kontestoj, ma sė pari, lirinė e marrjes sė vendimit. Siē e dini, nė vitin 1972, prezent nė sallė ishte e tanė Politbyroja. Se si ka mujtė me pasė mendim tė lirė dhe vendim tė lirė nė nji sallė ku ishin 30 pėrfaqėsues tė Politbyrosė, njerėz aq tė fuqishėm, aq tė pushtetshėm, sa me nji lėvizje gishti mujshin me vendosė pėr jetėn dhe vdekjen tande, unė s'un e kuptoj. Kėtė pyeteje ua baj linguistėve qė me kambėngulje donė me e mbrojtė e me e prezentue vitin 1972 si nji arritje tė madhe tė kulturės shqiptare. Unė kisha me i lutė linguistėt e asaj kohe qė me mė kallxue me argumente shkencore, tė kapshme dhe empirike, pse asht vendosė qė tosknishtja me qenė nė themel tė gjuhės shqipe.

Nė shkrimet tuaja argumenti kryesor qė e shquani ėshtė diglosia. Ju ia vėni fajin Kongesit tė Drejtshkrimit, por a nuk ka edhe faktorė tjerė gjatė 30 vjetėve qė kanė ndikuar nė krijimin e njė diglosie?

Migjen Kelmendi: Po, e para e punės janė realitetet tona politike dhe historike. Ne kemi jetue nė dy realitete tė ndryshme historike. Pėrvojat tona historike janė tjera. Nė kėtė situatė, unė kam ndie si nji qytetar, si nji intelektual, si nji shkrimtar, nevojėn e nji angazhimi shoqnor pėr me e rregullue, me e riparue kėtė punė. I ndigjova me shumė vemendje bashkėfolėsit dhe mysafirėt e emisionit tuej. I gjej me nji randėsi historike, me nji randėsi tė madhe, fjalėt e shkrimtarit Ismail Kadare. Nė momentet ma tė vėshtira pėr Kosovėn, Kadare dijti me u pozicionue nė krahun e atyne trimave qė luftonin pėr lirinė e Kosovės dhe pėrkrahja e tij ishte domethanėse, fjalėt e tij e ngrohnin opinion kėndej. Po kėshtu i gjej edhe fjalėt dhe mendimet e tij pėr rishikimin e gjuhės. Ky intelektual gjeti potencėn pėr me pranue se disa gabime edhe janė ba, diēka asht gabue, nuk duhet me e madhnue dhe as duhet me e shndėrrue nė tabu ate kongres. I gjithė angazhimi jem si qytetar asht ky: pse u dashka me ndėrtue nji tabu nga nji kongres.
Shumė gjuhėtarė i pranojnė gabimet ashtu siē e pėrmendėt ju rastin e Kadaresė, por edhe tė tjerė i pranojnė gabimet e asaj kohe. Por, asnjėri nuk pranon mohimin dhe krijimin e njė gjuhe tė re letrare. Ju, pse mendoni se njė gjuhė tjetėr shqipe, e Kosovės, do tė ishte e dobishme? A nuk ju kujtojnė pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė ashtuquajturėn "shiptarski"?
Migjen Kelmendi: Keni plotėsisht tė drejtė. Por, para se me u pėrgjegj nė kėtė pyetje due me e kujtue nji mendim qė besoj se ekstrakton edhe tanė botėkuptimin tem pėr gjuhėn shqipe dhe standardin e saj. Asht ai mendimi i famshėm i nobelistit Canneti, i cili thotė se "nuk ka gjuhė te keqe dhe gjuhė tė mirė…dhe nėse vdes diku ndonji gjuhė nė botė, mė doket se po vdes nji pjesė e botės". Me u mundue me e shpallė tė vdekun gegnishten, idiomėn ma tė vjetėr, ma tė folun…edhe sot e kėsaj dite gjuhėn ma tė folun nė pėrditshmėninė e hapsinave ku jetojnė shqiptarėt, mė doket se ne kėshtu e pakojmė, e varfnojmė, e dobėsojmė kulturėn shqipe. Me angazhimin tem pėr tė drejtėn 'qytetare', tė drejtėn e botimit, tė drejtėn e tė folunit, edhe nė media, edhe nė jetėn e pėrditshme, tė idiomės gege, mendoj se ne e pasunojmė kulturėn shqipe. Nė ēdo mėnyrė pajtohem me zotin Kadare se nuk ka kthim mbrapa. Asnjani nga njerėzit qė i kam lexue e qė janė angazhue publikisht pėr tė drejtėn e botimit e tė drejtėn e tė folunit gegnisht, nuk mendon se duhet kthye mbrapa, n'asnji mėnyrė.

Por, a nuk mendoni se duke shkruar sot nė gegėrishte dhe jo nė njė gjuhė tė kodifikuar bėheni vetėm pjesėrisht i lexueshėm?

Migjen Kelmendi: Kjo e ka nji rrezik sa i takon tregut. Nėse e ke vendosė me botue diēka nė idiomėn gege - nė nji farė menyre e ke llogaritė ndoshta rrezikun e kėsaj pune nė treg. Por, unė e kisha diku tjetėr. Due me thanė se, tue u nisė nga realiteti gjuhėsor sot nė Kosovė, ne nga kėto 24 orė tonat t'Zotit - 25 orė qajmė, mendojmė, flasim e kėndojmė gegnisht. Pikėpjekjet tona me standardin gjuhėsor janė tė rralla nė jetėn tonė tė pėrditshme. Janė shumė tė rralla, dhe ato zakonisht na shkaktojnė njifarė ndjenje mossigurie, sepse asht nji gjuhė qė pak a shumė asht importue nga Shqipnia dhe asnjiherė nuk pati mundėsi me zanė rrajė si duhet. Andaj, ēka duhet ba nė nji situatė si kjo? Kėto janė pyetje. Unė asnjiherė nuk jam mundue me dhanė pėrgjegje. Nuk mendoj se i ndihmojmė gjuhės shqipe tue u ba tė shurdhėt ndaj kėtij realiteti lingual n'Kosovė. Unė mendoj se tue e shikue e tue u nisė nga realiteti gjuhėsor i Kosovės sot - duhet gjetė mėnyrat dhe pikėpjekjet qė e bajnė tė mundun qė nė hapėsinėn shqiptare, nė hapsinėn shpirtnore shqiptare, nė hapsinėn linguale shqiptare, ta kemi nji Lingua Franca, siē e quej unė, nji gjuhė tė marrėveshjes e tė mirėkuptimit dhe nji gjuhė tė komunikimit tė ndėrsjelltė. Por, kjo nuk e nėnkupton ndalesėn e botimit, shkrimit, tė folmes e tė kėndimit nė idiomėn gege, nė gjuhėn tonė amtare.
Due me thanė edhe nji here - nuk e kontestoj n'asnji mėnyrė nevojėn e nji standardi gjuhėsor pėr gjithė hapsinėn linguale shqiptare. Ate qė kontestoj asht mėnyra se si intelegjenca jonė, kultura jonė shqiptare, e pėrfaqėsueme pėrmes atyne pėrfaqėsuesve nė vitin 1972 nė kongres, iu gjegj kėsaj sfide qytetnuese. Dhe, mendoj se mbas 30 vjetėsh, nji shoqni qė pretendon se asht e civilizueme, nji shoqni qė pretendon se i takon nji bote perendimore, nė vend se me kambėngulė nė nji tabu, do duhej me e luftue tabunė.

Intervista eshte botuar ne gazeten javore "Java" nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.