Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bima e keqe rritet kudo
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Ahmet Bej Zogu lidh aleancė me Jugosllavinė
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Pasi u largua nga Tirana mė 10 qershor 1924, bashkė mė njerėzit e vet, Ahmet Zogu u vendos nė Homesh tė Dibrės, me qėllim qė tė dilte nė Jugosllavi. Rrugėn pėr kėtė ia kishte hapur kunati i tij Ceno bej Kryeziu nga Gjakova, i vetmi shqiptar nė Kosovėn e pushtuar qė e kishte mirė me autoritetet jugosllave

Eqrem Bej Vlora: Kujtime (13)


Fillimisht nuk dukej aspak sikur organizata Bashkimi, e cila nė Tiranė, Shkodėr dhe qytete tė tjera ecte nė gjurmėt e lėvizjes sė tė rinjve fashistė nė Itali, do tė lejonte tėrheqje nga programi. Shumica e anėtarėve ishin nxėnės tė ndėrsyer tė shkollės sė mesme, qė nėn drejtimin e disa aventurierėve tė interesuar, shėrbenin si vegla tė verbra tė trazirės dhe tė anarkisė. Pa qenė tė autorizuar nga askush, ata llomotisnin dhe me skajshmėrinė e tyre kėrcėnonin madje, edhe qeverinė duke i bėrė ultimatume. Nocioni i ligjshmėrisė po zhytej e po fundosej gjithnjė e mė shumė nė vorbullėn e anarkisė. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė shtetit ishin tėrhequr nga postet e tyre; I fundit sosh, Sotir Peci (nga Korēa), qė
kishte mbetur ende nė Tiranė, pėr arsye tė ndalimeve kushtetutore, nuk mund tė nėnshkruante mė asnjė dekret, kėshtu qė edhe ai u tėrhoq nga posti. Mė 2 korrik 1924 kryeministri Fan Noli mori pėrsipėr edhe funksionet e Regjencės, tė cilat mė parė i kishte ushtruar njė Kėshill Shteti me katėr anėtarė. Kush e zgjodhi apo kush e emėroi atė? Askush! Demokratėt qė pėr vite me radhė ishin ngjirur duke kėrkuar ligjshmėri dhe liri parlamentare, vendosėn tani vetė njė diktaturė, e cila, pėr mė tepėr, kishte tė keqen se nuk merrej seriozisht nga askush, pėrderisa ajo nuk zbatonte asnjė masė dhune. Mbetej kėshtu vetėm shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme, e cila e bėnte akuzuesin edhe gjyqtar, ndėrsa qeverinė organ tė njė pushteti tė pakufizuar. Lista e akteve tė vogla tė paligjshme tė tė ashtuquajturit regjim demokratik mund tė mbushte qindra faqe dhe ato provojnė se masat e tij terroriste nuk drejtoheshin vetėm kundėr bejlerėve tė urryer, por preknin tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Tanimė nuk dyshonte askush se jo vetėm vendit i mungonte pjekuria pėr njė regjim parlamentar, por edhe kėsaj shtrese tė re parvenysh i mungonin vetitė pėr tė udhėhequr kombin. Nuk ėshtė pėr t’u habitur pra, qė nė kėto kushte shumica e popullsisė kujtonte me shpresė Ahmet Zogun, edhe pse tė shumtė ishin ata qė kishin vėrejtje pėr personin dhe mjedisin e tij. E, megjithatė, ai ishte i vetmi burrė nė Shqipėri qė mund tė rivendoste rendin dhe qetėsinė dhe tė cilin tė gjitha shtresat e popullit, edhe nė mos e donin, sė paku e kuptonin. Pasi u largua nga Tirana mė 10 qershor 1924, bashkė mė njerėzit e vet, Ahmet Zogu u vendos nė Homesh tė Dibrės, me qėllim qė tė dilte nė Jugosllavi. Rrugėn pėr kėtė ia kishte hapur kunati i tij Ceno bej Kryeziu nga Gjakova, i vetmi shqiptar nė Kosovėn e pushtuar qė e kishte mire me autoritetet jugosllave. Ata dėshironin tė kishin nė Shqipėrinė e lirė njė njeri qė tė bėnte politikėn e tyre dhe po tė ishte nevoja, tė merrte pėrsipėr rolin e Esat pashė Toptanit. Dhe askush nuk dukej mė i pėrshtatshėm se Ahmet Zogu pėr kėtė rol. Ndaj jugosllavėt jo vetėm qė e lejuan grupin e zogistėve tė kalojė kufirin, por i mundėsuan atij edhe rekrutimin e shumė mercenarėve shqiptarė dhe rusė tė bardhė, nė zonėn e Dibrės jugosllave, Metohi. Ata e ftuan Ahmet Zogun nė Beograd dhe u morėn vesh me tė, qė si shpėrblim tė kėsaj ndihme, t’I bėhej njė korrigjim kufirit ekzistues nė Shėn Naum dhe nė Vermosh. Po kush i mbajti shpenzimet e njė operacioni kaq tė gjerė? Mė vonė ėshtė thėnė se Anglia, nėpėrmjet Anglo-Persian Oil Comp. i dha Ahmet Zogut njė paradhėnie prej 25.000 napolona ari (700.000 marka) pėr njė koncesion tė naftės nė tė ardhmen. Pėr mua kjo ėshtė njė pėrrallė. shtė e vėrtetė qė rrethet drejtuese politike nė Angli, nuk kishin ndonjė simpati pėr qeverinė e Fan Nolit, sepse ajo nė gusht tė vitit 1924 kishte njohur regjimin komunist tė Moskės, duke hapur kėshtu rrugėn pėr lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike. Si pėrgjigje erdhi menjėherė nė Tiranė njė mision rus, i maskuar si kor kishtar. Ky akt aspak i mėnēur i Fan Nolit zemėroi shumė njerėz brenda dhe jashtė vendit dhe lėkundi edhe besimin e fundit ndaj tė ashtuquajturės qeveri demokratike tė kryeministrit. Pra mbėshtetja morale e Anglisė dhe Francės e njė kundėrrevolucioni nėpėrmjet Jugosllavisė, ishte e sigurtė, por mjetet e nevojshme materiale pėr kėtė, me siguri, mbetej t’i jepte vetė Jugosllavia. Qeveria jugosllave ishte vėnė nė lėvizje nga veprimtaria e Hasan bej Prishtinės dhe e D’Anuncios pėr njė kryengritje nė Kosovė. Beogradi dėshironte qė tė shmangte njėherė e mire rrezikun e njė politike ekspansive
nacionaliste nė Shqipėrinė e lirė. Kėshtu ndodhi qė interesat nga mė tė ndryshme u bashkuan dhe i dhanė dorė Ahmet Zogut pėr tė pėrmbysur qeverinė e Fan Nolit. Operacioni u pėrgatit nė krahinėn jugosllave tė Dibrės. Mė 15 dhjetor 1924 u sulmua kazerma ushtarake e Peshkopisė e mbrojtur nga njė oficer i ri, kapiteni kosovar Ali Riza Topalli. Me marrjen e saj, u hap rruga drejt Shqipėrisė sė Mesme. Shumica e fiseve tė kėtyre trevave u bashkuan me forcat e Ahmet Zogut. Nė tė njėjtėn kohė njė repart i fortė kryengritėsish, i komanduar nga njė shqiptar ortodoks energjik, Koēo Kota, njė ish mėsues i fillores, niset nga Follorina (Kapshticė) e Greqisė dhe merr Korēėn. Vetėkuptohet qė edhe grekėt nuk donin tė mbeteshin shikues nė kėtė reformim tė gjėrave. Me ndėrmjetėsinė e disa deputetėve shqiptarė ortodoksė (Mihal Kaso dhe Petro Harito) ata u lidhėn nė Romė me Myfit bej Libohovėn dhe i propozuan atij qė tė merrte drejtimin e njė operacioni nga jugu, tė ngjashėm me atė tė jugosllavėve nė veri. Myfit beu u nis pėr nė Athinė e prej aty nė Janinė, ku ai mundi tė mbledhė njė grup tė ithtarėve tė vet, me tė cilin, nė ēastin e duhur, kapėrceu kufirin shqiptar dhe u vendos nė Jorgucat.

(vijon)

Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
- Si rrodhėn ngjarjet nė Shqipėri
- Kur u largua pėr nė Vlorė qeveria e Fan Nolit
- Si reagoi Vlora, qė konsiderohej qendėr e “demokratėve”



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.