Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Feja katolike eshte nje metode per te siguruar qiellin me ane te te lypurit. Por meqe eshte shume e veshtire per t`ia arritur, prifterinjte sherbejne si kodoshe.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 165 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Shpėtimi nga prita
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Ishte buzėmbrėmje kur ne po kalonim urėn e Vjosės. Aty shohim tė vijė drejt nesh makina e tregtarit tė madh Nebil Gjata nga Fieri nga ku na bėnė shenjė tė ndaleshim. Vėllai i tij mė i vogėl, Ismail Gjata, po vinte nga Vlora dhe shprehu frikėn se poshtė fshatit Bestrovė ishte organizuar njė pritė

Eqrem Bej Vlora: Kujtime (12)


U ktheva nė burg qejfprishur, por atje mė priste njė befasi e kėndshme. Hasan Biēaku, njeri i qejfeve, kishte siguruar nga shoku i tij, ministri i Mbrojtjes Qazim Qafėzezi, lejen pėr tė na shtruar njė darkė tė mirė. Nė tarracėn e kazermės ishte shtruar njė tryezė madhėshtore: raki, meze, byrek, bakllava dhe njė mori pjatash tė tjera formonin motivin kryesor tė mbrėmjes pėr ne, si edhe pėr muzikantėt e arixhinjtė qė na rrinin pėrreth; nė gosti morėn pjesė edhe rojat tona dhe unė vura re se sa mire bisedonin ata me tė burgosurit e tyre. Unė pashė gjithashtu dhe bėra ēudi edhe me kolegėt e mi, se sa shpejt e gjetėn ata tonin e duhur me njerėzit e popullit, sa miqėsisht silleshin ata me rojat e tyre, pa i lejuar vetes asnjė distancim apo ndjenjė epėrsie. Njė botė kjo me tė vėrtetė e pėrmbysur, njė burg ky me tė vėrtetė i ēuditshėm dhe gazmor nė njė vend edhe mė tė ēuditshėm. Nga fundi i shtatorit njoftohem se isha i lire dhe se mund tė qėndroja ku tė doja, nė Tiranė apo nė Vlorė. Arrestimi im kishte rėnė nė sy dhe kishte shkaktuar pakėnaqėsi nė rrethet e moderuara tė Partisė Demokratike. Pas lirimit unė i bėra njė vizitė kryeministrit Fan Noli, i cili mė priti buzagaz: “Ju nuk mund tė bėnit pėrjashtim, mik i dashur! Ēdo njeri i ndershėm nė Shqipėri duhet tė provojė sė paku njė herė, burgun!” Pastaj i bėra njė vizitė edhe “gjysmėdiktatorit” Qazim Qafėzezi, qė ziente nga energjia (ai flinte tėrė ditėn dhe bėnte qejf tėrė natėn), i cili me atė ndershmėrinė e tij tė tejskajshme mė siguroi se “do t’ua pres ēapojtė atyre plehrave!” dhe mė tha qė pėr ēdo hall t’i drejtohesha atij. Nė hotel “Vianzoni”, ku unė desha tė qetėsoja disi shpirtin dhe trupin nė tryezėn time nė kopsht, vinin ēdo natė njė mori bosash tė Partisė Demokratike dhe shkriheshin nė bisedė miqėsore me mua gjer natėn vonė. Unė po e mbaja pėrsėri shtruar sofrėn sipas zakonit tė vjetėr tė bejlerėve! Mirėpo, nga ana tjetėr, kjo u ngjallte mosbesim dhe zili kėtyre intrigantėve. Ata propozuan qė tė arrestohesha pėrsėri dhe atėherė unė vendosa tė largohesha sa mė parė nga Tirana. Sepse e dija, qė nė ēdo revolucion vala e
parė ėshtė shumė mė pak e rrezikshme se tallazet qė vijnė pas. Shkova nė Fier, qėndrova aty tri ditė te farefisi im, Vrionėt dhe pastaj u nisa pėr nė Vlorė i shoqėruar nga dy kushėrinjtė Vrioni, qė lavdi Zotit, ishin mjaft frikacakė; mirėpo, mbase pikėrisht frikės sė tyre ia detyroj unė jetėn. Ishte buzėmbrėmje kur ne po kalonim urėn e Vjosės. Aty shohim tė vijė drejt nesh makina e tregtarit tė madh Nebil Gjata nga Fieri nga ku na bėnė shenjė tė ndaleshim. Vėllai i tij mė i vogėl, Ismail Gjata, po vinte nga Vlora dhe shprehu frikėn se poshtė fshatit Bestrovė ishte organizuar njė pritė, ata kishin parė persona tė dyshimtė qė fshiheshin ferrave, ndėrsa dy pengesa me tel gjembaē kishin zėnė rrugėn. Meqenėse kudo nė botė kujdesi ėshtė nėna e urtėsisė, ne u kthyem mbrapsht. Po atė mbrėmje unė shkrova dhe i dėrgova njė letėr komandantit tė xhandarmėrisė nė Vlorė, major Taip Shkodrės, ku me fjalė mjaft tė vrazhda i njohtoja pėr pritėn dhe e bėja me dijeni se kėndej e tutje do tė kujdesesha vetė pėr mbrojtjen time. Njėkohėsisht dėrgova njė njeri te disa miq nė qytet dhe nė rrethinat e Vlorės, pėr t’iu njoftuar ē’kishte ndodhur. Tė nesėrmen, pėr tė mė marrė nė Fier, erdhėn 10 makina tė mbushura me njerėzit mė tė shquar tė krahinės, agallarė, fshatarė tė pasur, tregtarė, gjithė-gjithė nja 50 veta, tė cilėt u pritėn dhe u gostitėn princėrisht nė shtėpinė e Vrionėve. Kėtė vazhdar reklame unė e pata provokuar qėllimisht edhe pse, nė tė vėrtetė, i urrej kėto lloj demonstrimesh. Le tė bindeshin edhe njė herė demokratėt se ē’vlerė kishte ende njė bej, tė cilin ata donin ta flaknin tej si paēavure! Tani ata vėrshuan pėrsėri nė shtėpi! Tė gjithė oportunistėt qė i njihja aq mirė, me nė krye prefektin Seit Qemali nga Kanina, sepse ku ta dish se nga ē’anė do tė merrte kandari! Kaluan kėshtu tre muaj pritjeje. Tanimė po bėhej gjithnjė mė e qartė se kjo farsė e qeverisė nuk mund tė vazhdonte pėrjetė. Pėr kėtė kishte ndihmuar vetė Partia Demokratike. Po forcohej gjithnjė mė shumė bindja e pėrgjithshme, se njė regjim i tillė qesharak mund tė rrezikojė ekzistencėn e Shqipėrisė dhe paqen me fqinjėt. Me gabimet e qeverisė nė Tiranė dhe nė krahina mund tė shkruhej njė libėr i tėrė. Tė mos ishte rrethana qė kėta njerėz ishin tė paditur, tė papėrvojė, tė papjekur dhe lakmiqarė, qė i shfajėsonte pėr marrėzitė, ata duheshin mbyllur tė gjithė nė ēmendinė. Po tė analizoje programin e qeverisė sė Fan Nolit, tė shpallur nė qershor 1924, nė vėshtrimin e parė mund tė mendoje se ai pėrmbante kuintesencėn e tė gjitha parimeve tė arsyeshme tė njė qeverie bashkėkohore, liberale. E kush mund tė ishte kundėr njė programi tė tillė nė shekullin e 20? Me siguri asnjė evropianoperėndimor, por ama, ēdo shqiptar! Sepse tė gjitha kėto premtime tė mėdha ishin praktikisht tė pavlefshme. Ato e shkundnin kaq fort skeletin e kalbur tė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės, saqė rreziku I shembjes ishte shumė mė i madh sesa disa pėrfitime qė gjithsesi, mund tė priteshin nga vėnia nė jetė e kėtij programi. Por pėr kėtė shqetėsoheshin shumė pak njerėz. Ata e dinin se nė kėtė vend gjysmėlindor gjellėn nuk e hanin tė nxehtė, sapo hiqej nga zjarri dhe shpresonin te koha dhe rrethanat.

(vijon)

Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
- Ēfarė ishte organizata Bashkimi
- Ē’u bė me Ahmet Bej Zogun
- Kush i ndihmoi Ahmet Bej Zogut tė ikte nė Jugosllavi
- Si e shihte Jugosllavia Ahmet Bej Zogun



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.