Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndershmeria eshte per sovranet nje takse morale.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Perse Vasil Laci qelloi mbi mbretin Viktor Emanuel?
Postuar nga: Albo

Histori Historia e dorzimit tė Kurorės sė Skėnderbeut Mbretit tė Italisė Viktor Emanueli i III dhe atentati i Vasil Laēit ndaj tij. Nga ditari i Konti Cianos, Ministrit tė Jashtėm tė Italisė


Pėrse Vasil Laēi qėlloi mbi Mbretin Viktor Emanueli


Dashnor Kaloēi

Plot 61-vjet mė parė, nė 17 maj tė vitit 1941, teksa Mbreti i Italisė Viktor Emanueli i III-tė, (qė gjithashtu ishte pagėzuar edhe si Mbret i Shqipėrisė pas dorzimit tė Kurorės sė Skėnderbeut mė 12 prill tė 1939-ės), kishte mbaruar vizitėn e tij shtatė-ditore nė Shqipėri dhe po largohej nė drejtim tė aeroportit tė Laprakės, nė rrugėn e Durrėsit u qėllua disa herė me revolver nė drejtim tė tij nga njė djalosh 19-vjeēar i quajtur Vasil Laēi. Mbreti Viktor Emanueli i III-tė, shpėtoi pa u qėlluar, vetėm nė saj tė agjentėve tė policisė sė fshehtė italiane qė atė ditė ndodheshin nė gatishmėri tė lartė dhe ia kapėn menjėherė revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandės. Po cili ishte Vasil Laēi, ku kishte punuar ai para se tė vinte nė Tiranė dhe cilat ishin motivet qė e shtynė atė tė qėllonte ndaj Mbretit tė Italisė? Lidhur me kėtė nė shkrimin e mėposhtėm po japim dy versionet lidhur me atentatin: atė italian tė marrė nga kujtimet e Ministrit tė Jashtėm tė Italisė, Konti Ciano dhe variantin zyrtar tė regjimit komunist tė botuar nė librin Yje tė Pashuar. Gjithashtu nė kėtė shkrim po japim edhe njė biografi tė shkurtėr tė Vasil Laēit, tė marra nga burime shumė tė afėrta me tė.

Si iu dorzua Kurora e Skėnderbeut

(Nga ditari Konti Cianos, Ministrit tė Jashtėm tė Italisė)
12 prill 1939. Pėrsa u pėrket shqiptarėve, duhet tė mbahet parasysh se ėshtė fjala pėr njė popull ateist, e qė kėrkundrejt xhamisė, preferojnė mė shumė njė ngritje rroge. Arrij nė Tiranė me avion nė ora 10.30 dhe pritem nė fushė nga antarėt e qeverisė sė re. Vėrlacin nuk e njihja: se po ta kisha njohur, nuk do ta kisha mbėshtetur emėrimin e tij. Ėshtė njeri nursėz e do tė na bezdisi. Turma mė pret me triumf. Ka akoma ndonjė "zonė" ftohtėsie e kjo ndodhet parasė gjithash midis nxėnėsve tė shkollave tė mesme. Shoh se e kanė vėshtirė tė ngrėnė dorėn pėr tė pėrshėndetur romane dhe dikush refuzon haptaz ta bėjė, kur e ftojnė shokėt e tij. Pra gjėrat nuk shkojnė kaq lehtė sa dukej. Ka shumė kundėrshtim pėr unifikimin personal tė dy vendeve: tė gjithė janė dakort pėr tė patur njė princ tė Shtėpisė Savoja ose akoma mė mirė, mė duan mua. Por e kuptojnė qė duke i dhėnė Kurorėn Viktor Emanuelit tė III, kjo do tė thotė fund i pavarsisė shqiptare. Diskutojmė gjatė me shumė krerė. Mė rreptė dukeshin shkodranėt, tė nxitur nga kleri katolik, por ishte e lehtė t'i bindje, sapo vura nė shėrbim pakot me franga shqiptare, qė pėr ēdo qėllim tė mirė, i kisha sjellė me vete. Sidoqoftė punėt shkuan mirė: nė Asamblenė Kushtetuese votohet me unanimitet e me enthuziazėm. Vendimet m'i sollėn me delegacion. Mbaj njė fjalim nga ballkoni i legatės dhe arrij sukses sidomos kur siguroj qė vendimi nuk cėnon, as formalisht as nė esencė pavarsinė shqiptare. Kjo vlen pėr njerzit e thjeshtė, sepse vura re se nė sytė e disa patriotėve tė skuqeshin e lotėt t'u rrėshqitnin mbi fytyrat. Shqipėri indipendente nuk ka mė.

13 prill. Kthehem nė Romė e shkoj shpejt nė pallatin Venecia. E gjej Duēen mbi ēati tek vrojton eksperimentet antiajrore. E vė nė dijeni pėr ngjarjen. Ai do tė shkohet mė tej e tė suprimojė Ministrinė e Jashtėme nė Shqipėri. Nuk jam me mendimin e tij. Duhet tė procedohet gradualisht, nė se duhen ruajtur format pėr sytė e botės. Deri tani gjėrat shkuan si vaji se nuk na u desh tė pėrdornim forcėn, po nė se nesėr do tė duhet tė fillojmė tė shtiem mbi turmėn, opinioni publik do tė prekej sėrish. Nga ana tjetėr Ministria e Jshtėme na shėrben pėr tė pranuar legalisht gjėndjen e re tė tė punėve, pa kaluar pėrsėri nė polemikėn e pambarim tė njohjeve. Mė vonė e suprimojmė. I propozoj shefit tė krijohet njė nėnsekretariat pėr ēėshtjet shqiptare, me nėsekretar Beninin. Mė duket njė person teknik sepse duhet tė bėhet njė politikė aktive pėr punimet publike. Vetėm nė kėtė mėnyrė do ta lidhim definitivisht popullin me ne e tė ulim autoritetin e krerėve. Nė mbrėmje njė mbledhje e shpejtė e Kėshillit tė Lartė pėr aprovimin e ligjit.

15 Prill. Arrijnė shqiptarėt. Dikush midis tyre ka pamje tė ndrydhur. Duēja i pret nė pallatin Venecia e iu flet. Vėrej se presin me ankth fjalėn "pavarėsi", por kjo fjalė nuk vjen dhe ata janė tė trishtuar. Ma konfirmon kėtė mė vonė Jakomoni. Fjalimi im nė Dhomė shkon shumė mirė. Pastaj mbledhje e shpejtė e Senatit dhe jo shumė madhėshtore. Nė fund takim me Geringun dhe Duēen nė Pallatin Venezia. Roosvelti dėrgon mesazhin pėr tė propozuar dhjetė vjet armėpushim. Duēja nė fillim refuzon ta lexojė, pastaj e pėrkufizon "njė frut tė paralizėz progresive".

16 prill. Nė pallatin Mbretėror, zhvillohet ceremonia e afrimit tė Kurorės. Shqiptarėt tė humbur nė sallonet e mėdhenj tė Quirinales kanė pamje tė ndryshme. Nė veēanti Vėrlaci i cili shqipton me pėrtim e pa bindje fjalėt qė duhet tė thotė pėr tė ofruar kurorėn. Mbreti pėrgjigjet me zė tė tė pasigurtė dhe tė dridhur, s'ėshtė fare njė orator qė impresionon auditorin. E kėta shqiptarėt, njerėz tė rėndė, malsorė luftarakė, shikojnė midis tė ēuditur e tė druajtur atė njeri tė vogėl tė ulur mbi njė poltron tė madh tė lyer me ar, nė kėmbėt e tė cilit qėndron njė gjigant i lyer me ar, nė kėmbėt e tė cilit qėndron njė gjigand i bronztė: Musolini. Nuk e kuptojnė si mund tė ndodhė kjo gjė. Flas me Duēen mbi gjėndjen shpirtėrore tė shqiptarėve. Edhe ai e kishte vėnė re e mė siguroi se sot do t'u flasė atyre pėr sovranitetin e pavarsinė kombėtare nė mėnyrė qė tė largohen tė siguruar.

Pėrshkrimi i atentatit nga Konti Ciano
3 Maj 1941. Edhe nė Shqipėri ku ushtria jonė ėshtė ndeshur gjer diku me pengesat e vėrteta gjermane, feeingu i fyerjes ndaj aleatėve ėshtė i theksuar. Duēja e mori vesh dhe ngarkoi Farinaccin tė hartojė njė letėr pėr Hitlerin, pėr tė tėrhequr vėmėndjen pėr ngjarjen. Zgjodhi Farinaccin, sepse ai nuk ka njė statuus zyrtar dhe se Duēja nuk ka dyshime pėr filogjermaninėsinė e tij.

5 Maj. Letra e Farinaccit pėr Hitlerin nuk do tė niset. Duēja ka mbetur i kėnaqur me deklaratat e Hitlerit, e pastaj nuk i kish pėlqyer hyrja e letrės sė Farinaccit, qė kishte ekzaltuar punėn e vet nė Shqipėri.

8 Maj. Me anė tė Acquerones, informoj Mbretin pėr rezultatet e arritura e ai e fikson nisjen pėr nė Shqipėri pėr pasnesėr…Nisem pėr nė Tiranė ku do tė pres Mbretin.

9 Maj. Nė Tiranė. Atmosfera ėshtė e mirė. Ushtarėt e ndjejnė pėrherė e mė shumė se ishte pėrpjekja italiane qė e theu Greqinė e pėr kėtė janė krenarė.

10 Maj. Mbėrrin Mbreti. Kohė e keqe, bėn ftohtė dhe bie shi si nė dimėr, por kjo nuk i ndalon njerzit qė tė mbushin rrugėt e Tiranės. Mbreti ėshtė me humor tė shkėlqyer dhe i prekur jashtė mase nga ajo qė pa. Nuk besonte qė ta gjente Shqipėrinė kaq tė afėrt e kaq pjellore. Nė mėndjen e tij kishte mbetur mbi tė gjitha kujtimi i atij Malit tė Zi me gurė tė thatė dhe dėshironte tė rimėkėmbė nė kufijtė e 1914. Kėtė unė nuk e shoh tė mundėshme. Shqiptarėt do tė ngrinin krye me forcė kundėr ēdo vendimi tė tillė. Mund tė frenohen ambicjet e tyre qė shkojnė deri nė Tivar e pėrtej. Me mua Mbreti qe shumė i pėrzėmėrt. Pėrsėriti disa herė qė Shqipėrinė e "fabrikova" unė dhe mė shfaqi sėrish simpatinė e tij. Kurse me Cavalleron qėndroi shumė ftohtė, sa ai e ndjeu goditjen e nuk e fsheh qė ėshtė fyer. Pėr ta bėrė tė ftohej nė drekėn e Mbretit-dhe e bėra sepse pėrjashtimi i Cavalleros nga dreka intime do tė bėhej shkak pėr shumė thashetheme, mu desh tė lodhesha jo pak.

11 Maj. Gjithė ceremonitė u zhvilluan mirė. Nė darkėn zyrtare, u inagurua Pallati Mbretėror. Munguan tetė ēakmakė, njė kuti argjendi e gjashtėdhjetė lugė, thika e pirunj. Jo keq si debutim nė shoqėrinė e Tiranės. Acquarone mė foli pėr gjėndjen ekonomike personale tė Mbretit. Si tė gjithė e dija shumė tė pasur. Por nuk ėshtė kėshtu, ai do tė ketė diēka midis 25 e 30 milionave. Edhe stolitė e ēmuara janė pronė e Kurorės dhe janė tė lidhura me tė drejtėn e trashėgimisė, krijuar nga Karlos Alberto pėr mbrojtjen e familjes nga plangėprishėsia e Viktor Emanuelit tė Dytė, qė vdiq i mbushur nė borxhe. Mbreti i jep njė rrogė mujore prej njėzetmijė lirash secilės nga vajzat, e pėr vete mban njėqind mijė lira. Ėshtė i shqetėsuar pėr shpenzimet e tė birit, pėr tė cilin parasheh se "do tė ketė gjithmonė telashe me pare, si gjyshi".

12 Maj. Musolini qe mėrzitur se Mbreti nė Tiranė, kishte kryesuar Kėshillin e Ministrave. U qetėsua vetėm kur i shpjegova se mė tepėr se njė kėshillė, fjala qe pėr njė firmė Mbretėrore.

17 Maj. Njė incident gjatė largimit tė Mbretit nga Tirana, ishte njolla qė e shfytyroi kuadrin e mirė tė udhėtimit. Njė djalė nėntėmbėdhjetvjeēar, njė farė Mihailoff, me origjinė greko-maqedonase, qėlloi disa herė gjatė kalimit tė veturės Mbretėrore. Duket se ėshtė fjala pėr njė njeri gjysėm tė ēekuilibruar, i cili me kėtė gjest ka dashur tė manifestojė indinjatėn e vet, qė s'ėshtė marrė nė konsideratė, si poet, nga autoritetet lokale! Ėshtė e kotė tė thuhet se poemat e tij, vlejnė shumė mė pak nga lirat qė kishte marrė disa herė si ndihmė. Mbreti nuk i dha peshė kėsaj gjėje, dhe qėndroi shumė i qetė. Thonė se i ka thėnė Vėralcit, qė ishte ulur nė krah tė tij: "Gjuan mjaft keq, ai djalė".

21 Maj. Mbreti do tė donte tė restauronte Malin e Zi nė kufijtė e 1914. Kjo ėshtė e pamundur se Shqipėria do tė pėshtjellohej, e ne nga eksperienca, e dimė sa i pamposhtur ėshtė hidhėrimi qė provokon mashtrimi i bėrė nga aleati. Versaja mėson.


Pėrshkrimi i atentatit tė Vasil Laēit, nė librin "Yje tė pashuar"

"E bėra vetė, pėr Shqipėrinė.
Rroftė Shqipėria e Lirė!
Poshtė fashizmi"!

…Atentati i djaloshit shqiptar, qė qėlloi Viktor Emanuelin e tretė nė rrugėn e Durrėsit,-ka thėnė shoku Enver Hoxha,-ishte fillimi i njė kryengritje tė madhe qė po pėrgatitej. Hallall i qoftė qumshti! Shqipėrisė tani i duhen kurbanė!-tha nėna e Vasil Laēit ditėn qė mėsoi pėr vdekjen e djalit tė sajė. Vasil Laēi lindi nė vitin 1923 nė Piqeras tė Sarandės. Si mbaroi shkollėn fillore, e la fshatin dhe shkoi nė Tiranė. Donte tė vazhdonte shkollėn. Po kjo mbeti vetėm njė ėndėrr pėr tė. Akoma i mitur, i hyri luftės sė jetės. Punoi herė shėrbėtor e herė argat, gjithnjė nevojtar e i varfėr. Nė fund shėrbeu nė njė hotel. Vasili ishte mjaft guximtar dhe pėr kėtė kishte dhėnė prova. Njė herė tregojnė se ai rrahu nė oborrin e hotelit, dy milicė, bile njėrit prej tyre ia hodhi revolen nė pus. Njė natė kishte fjetur nė hotel njė njeri, qė Vasili e njihte si komunist. Dhe kur shoku i tij i kishte thėnė Vasil Laēit se ai i kishte kėrkuar sapunin pėr t'u larė, Vasili e kishte porositur: "Jo sapunin, po edhe shpirtin po tė ta kėrkojė ai, t'ia japėsh". Ditėn qė do largohej perandori nga Shqipėria, Vasili ishte zgjuar qė me natė dhe i kishte thėnė njė shoku tė tij: "Sot e kam rradhėn unė ta pėrcjell perandorin". Kishte pėrqafuar shokun fort dhe kishte dalė nga hoteli. Kudo vėrtiteshin spiunė, milicė, karabinierė. Pritej nga ēasti nė ēast tė kalonte perandori. "Fillloi kortezhi i veturave. Sovrani, nė njė veturė tė hapur kalonte pėrmes batalioneve tė kėmbsorisė, tė kalorsisė, tė formacioneve fashiste tė ndarė mė tresh kolonė nė tė dy anėt e rrugėve, ndėrsa sipėr fluturonin skuadriljet e aeroplanėve…"-kėshtu shkruante njė gazetė e kohės. Nė kėtė atmosferė pasigurie e frike, rrethuar kudo me helmeta dhe armė, i riu patriot Vasil Laēi, hyri nė mes tė turmės dhe priti rastin e volitėshėm. Ai ngriti dorėn e lidhur me fasho mbi helmetat dhe grykėt e armėve fashiste dhe qėlloi pesė herė nė drejtim tė perandorit…Populli shqiptar me dorėn e njėrit prej bijėve tė tij, e pėrcolli me plumb perandorin Viktor Emanulelin e Tretė.


G. SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.