Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk eshte se jemi te mire. Jemi vetem te kenaqur.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: Gogoli Shqipėri dhe shterpėsia e nacionalizmit
Postuar nga: Roleli

Ceshtje Kombetare Pavarėsisht nga idetė e bukura tė europianizimit dhe globalizimit, shovinizmi dhe ksenofobia antishqiptare vazhdojnė tė mbeten gjallė, ndonėse marrin forma herė tė hapura, herė tė rafinuara. Si shprehje tė interesave ekonomike, politike dhe gjeopolitike, kėto dukuri shfaqen agresivisht nė praktikėn politike ndėrkombėtare, duke iu pėrshtatur realitetit tė sotėm - pėrfshirė nė kėtė realitet edhe BE-nė, NATO-n dhe OKB-nė…

Me pėrjashtim tė ndonjė ekstremisti tė sėmurė si Nicholas Gage, asnjė politikan i arsyeshėm grek nuk mund tė pėrfytyrohet se e lakmon seriozisht Jugun e Shqipėrisė. Nė kushtet e Bashkimit Europian, NATO-s dhe nė pėrgjithėsi tė ndarjes sė sotme gjeopolitike tė planetit, do tė ishte e tejet e vėshtirė tė ėndėrroje, qoftė edhe me synime strategjike afatgjata, pėr ndryshime kufijsh. Edhe nė Veri ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz aq tė ēmendur sa tė dėshirojnė gllabėrimin e te gjithė, ose qoftė edhe tė ndonjė cope tė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Tito, qė mund tė konsiderohet si njė nga mjeshtrat e barazpeshave kombėtare dhe etnike nė Ballkan, e kishte tė qartė qė nė vitet 40-tė se pėrfshirja e gjithė Shqipėrisė brenda kufirit tė Jugosllavisė pėrbėnte rrezik pėr harmoninė e popujve sllavė dhe barazpeshėn e forcave ndėretnike brenda Jugosllavisė. Pavarėsisht nga gatishmėria dhe vasaliteti i Enver Hoxhės, ai la tutje kufijve tė sllavėve tė jugut pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve, duke parapėlqyer tė mbante (tė ndarė nė tri republika), diēka mė pak se gjysmėn e tyre. Madje as kasapi i Ballkanit, Milosheviēi, nuk i bėnte yzmet ėndrrave pėr gllabėrimin e Shqipėrisė. Pra, meqė rreziku i gllabėrimit tė Republikės sė Shqipėrisė qenka i papėrfillshėm, mos vallė edhe alarmi i shprehur pėr veprimtarinė antishqiptare helenizuese tė qarqeve shoviniste fqinje duhet tė jetė i rremė? Me njė fjalė, s’mbetet gjė tjetėr veēse tė duartrokasim teorinė e "Nacionalizmit shterp" formuluar nga Z. Ardian Klosi nė njė shkrim tek gazeta "Shekulli" dhe, rrjedhimisht, tė presim gojėhapur derisa zemėrgjerėsia tipike perėndimore e grekėve tė na pranojė ne Europė, apo jo?
2. Shovinizmi, ksenofobia dhe asimilimi
Natyrisht qė jo. Pavarėsisht nga idetė e bukura tė europianizimit dhe globalizimit, shovinizmi dhe ksenofobia antishqiptare vazhdojnė tė mbeten gjallė, ndonėse marrin forma herė tė hapura, herė tė rafinuara. Si shprehje tė interesave ekonomike, politike dhe gjeopolitike, kėto dukuri shfaqen agresivisht nė praktikėn politike ndėrkombėtare, duke iu pėrshtatur realitetit tė sotėm - pėrfshirė nė kėtė realitet edhe BE-nė, NATO-n dhe OKB-nė. Qėndrimi i shovinizmit fqinj ndaj Shqipėrisė diktohet, pikė sė pari, nga fakti qė tė gjitha shtetet e kufizuara me Shqipėrinė kanė nė territorin e tyre njė numėr tė ndjeshėm popullsie shqiptare si edhe sipėrfaqe jo tė vogėl tokash shqiptare. Thėnė ndryshe, nė njė kohė apo nė njė tjetėr tė gjithė e kanė kafshuar nga njė copė Shqipėri - Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia - pavarėsisht se asnjėri nuk ka arritur ta tresė plotėsisht. Nė kėtė demonstrim oreksi, shovinizmi detyrimisht do tė pėrqėndrohet nė rradhė tė parė nė detyrėn mė tė ngutshme - zhdukjen e gjurmėve, tretjen e pjesės sė gėlltitur, domethėnė, asimilimin e plotė trojeve dhe popullsive shqiptare. Pėr shkak tė rrethanave historike asimilimi (tretja) paraqitet nė shkallė tė ndryshme nga njė vend nė tjetrin, duke kaluar nga tretja graduale e shqiptarėve tė Greqisė, tė cilėt ruajnė gjurmė tė dobėta, gati nė shuarje tė gjuhės dhe pėrkatėsisė shqiptare, deri tek mbijetesa krejtėsisht e qartė e shqiptarėve tė Kosovės qė, ndoshta pėr kėtė arsye, ndodhen mė pranė statusit tė lirisė se tė gjithė.
3. Shqiperia e Poshtme dhe pakica shqiptare nė Greqi
Le te nisemi duke marrė tė mirėqėnė pershkrimin qė sjell Z. Klosi nė gazetėn"Shekulli" se "ajo ēka ka dalluar Shqipėrinė e jugut me Epir edhe mė poshtė nė More, ka qenė pėrzierja e etnive, bashkėjetesa e mrekullueshme e tyre, pėrsa kohė nuk ndėrhynte politika, deri nė shfaqjen e nacionalizmit nė shek.19. Trevat mė kėtė anė e matanė kufirit tė sotėm shtetėror ishin shqiptaro-greke ose greke-shqiptare-arumune me njė pėrzierje qė kapte gjithēka, deri dhe veshjet, mėnyrėn e tė kėnduarit, fjalorin, mendėsinė etj., etj. "
Tablo idilike qė tė mbush me frymėzim, ndonėse Z. Klosi, me "pėrbuzjen" e tij pėr politikat nacionaliste, "harron" se dikur kishte njė Shqipėri tė Poshtme, apo Lower Albania, qė sipas shumė burimeve gjeografike tė para Luftės Ballkanike, pėrfshinte atė ēka ėshtė sot Shqipėri e Jugut dhe Ēameri. Interesante ėshtė se ai nuk harron ta quajė tė njėjtėn pjesė Epir. Nga ana tjetėr, s’ke se si tė mos ēuditesh kur nė tė gjithė dokumentet e tė gjitha qeverive greke, tė kėtij shteti "europian", qė paramendohet tė jetė mbrojtės i tė drejtave tė njeriut, nuk figuron asnjė pakice kombėtare. Greqia ėshtė i vetmi shtet i Europės qė deklaron se pėrqindjen e pakicave kombėtare e ka zero (me pėrjashtim tė ndonjė dokumenti tė sforcuar ku bėhet fjalė pėr njė numėr tė papėrfillshėm muslimanėsh turq.}Ne na intereson fakti qė, sipas Athinės zyrtare, nė atė shtet nuk ka asnjė shqiptar. Ē’u bėnė shqiptarėt e Greqisė, ata pėr tė cilėt flet Z. Klosi? U vranė, u dėbuan, u tretėn, vazhdojnė tė jenė ende atje dhe nuk pranojnė ta identifikojnė veten me Shqipėrinė? Apo tė gjitha bashkė? Cilėt janė shkaqet e zhdukjes sė tyre? E, meqė po flasim pėr njerėz dhe pėr tė drejtat e tyre themelore, s’besoj se Z. Klosi apo dikujt tjetėr kjo pyetje t’i duket "nacionaliste shterpe" ose pa bazė.
4. Shteti shqiptar faktor frymėzues apo shkurajues
Pengesa kryesore pėr realizimin e tretjes sė plotė tė shqiptarėve dhe pėrkatėsisht trojeve tė tyre nga shtetet fqinjė qėndron te identifikimi kombėtar i shqiptarėve, tė cilin e forcon dhe e mban gjallė pikėrisht ekzistenca e njė shteti shqiptar tė pavarur, Republikės sė Shqipėrisė. Kėtu qėndron dyzimi e shovinizmit antishqiptar: ndėrsa nuk ka asnjė mundėsi dhe dėshirė tė gllabėrojė dhe ta zhbėjė Shqipėrinė, i duhet t’i heqė asaj rolin e frymėzuesit tė identitetit tė shqiptarėve. Ndėrkohė, synimi i Shqipėrisė dhe e shqiptarėve pėr t’u futur nė Europė nuk mund tė vihet nė jetė pėrderisa Shqipėria tė mos ketė arritur njė shkallė tė caktuar tė zhvillimit ekonomik, qėndrueshmėri tė arsyeshme politike dhe zhvillim shoqėror bashkėkohor. Kėtu kemi ndeshje interesash, sepse shovinizmi antishqiptar synon pikėrisht pengimin e realizimit tė kėtyre synimeve, sidomos ndaljen e zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė dhe tė kthimit tė saj nė faktor frymėzimi dhe identifikimi kombėtar pėr shqiptarėt qė jetojnė jashtė territoreve tė Republikės sė Shqipėrisė.
E vetmja zgjidhje e logjikshme pėr shovinizmin antishqiptar mbetet transformimi i Shqipėrisė nga njė faktor frymėzues, nė tė kundėrtėn e tij, nė faktor shkurajues dhe, madje frikėsues. Ose, me fjalė tė tjera, politika e paraqitjes sė Shqipėrisė si mjerane dhe tė padėshirueshme pėr shqiptarėt dhe si Gogol pėr pjesėn tjetėr tė botės.
5-Shqipėria gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė
Duke iu rikthyer pėrsėri pėr njė ēast Titos, i cili patjetėr qė duhet ta ketė peshuar mirė ēėshtjen shqiptare, nuk ėshtė e vėshtirė tė vėsh re se sa pėr shtat i shkonte atij imazhi i njė Shqipėrie tė mbyllur, tė kontrolluar fort nga njė varjant ēnjerėzor i komunizmit, tė papėrkrahur nga askush dhe tė dobėt ekonomikisht. Me vetėdije apo jo (dhe kėtė priten ta provojnė historianėt), Hoxha i kryente Titos dhe shovinizmit Jugosllav shėrbimin mė tė mirė. Pėr tė pranuar Shqipėrinė dhe ruajtur njėsimin e tyre me tė, shqiptarėt e Kosovės ishin tė detyruar tė pranonin si pozitive formėn mė tė skajshme tė diktaturės komuniste.
E njėjta gjėndje e Shqipėrisė i shkonte pėr shtat edhe shovinizmit grek, i cili, pėr aq kohė sa ruhej status quo-ja, nuk shfaqte haptazi pretendime pėr tė ashtuquajturin Vorio Epir. Ai iu vu me ngut tretjes sė shpejtė tė popullsisė shqiptare dhe tė tokave shqiptare qė kishte gėlltitur. Brenda pak dhjetėvjeēarėve shqiptarėt apo arbėrorėt e Greqisė u kthyen nė grekė arvanitas, ndėrsa fjalėt Ēam dhe Ēamėri u hoqėn nga fjalori.
Gjatė viteve tė Luftės sė Ftohtė shovinizmi fqinj qėndroi nė dukje i tėrhequr, duke nxjerrė pėrfitimin mė tė madh nga marrėveshja e heshtur me Enver Hoxhėn. Qė do tė thotė se Hoxha duhej t’i punonte qindin popullsisė shqiptare brenda Shqipėrisė dhe t’i linte tė tjerėt tė bėnin ē’t’u donte qejfi me popullsinė dhe territoret e gllabėruara shqiptare jashtė saj. Kushti kryesor i marrėveshjes hipotetike mbetej qė Shqipėria tė bėhej shembull i keq pėr shqiptarėt. Siē edhe u bė.
6-Shqipėria nė vitet e pluralizmit dhe demokracisė
Nė vitet 90-tė gjendja ndryshoi nė mėnyrė dramatike. Shqipėria u hap drejt botės dhe shfaqi dėshirėn pėr tė hyrė nė rrugėn e kombeve tė pėrparuara tė Perėndimit. Studentėt dhe populli thėrrisnin "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa. " Me njė potencial tė mirė intelektual, me burime ekonomike tė mjaftueshme, me njė popullsi tė re dhe energjike, me krah pune relativisht tė lirė dhe me dėshirėn pėr tė fituar kohėn e humbur Shqipėria mund ta arrinte pėrparimin brenda njė periudhe tė shkurtėr. Perėndimi, Bashkimi
Europian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dukeshin tė interesuara pėr t’i ndihmuar shqiptarėt nė realizimin e kėtij pėrparimi. Pėrparim qė do ta kthente atė nė shėmbėlltyrėn e "Edenit" pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetonin jashtė trojeve tė saj.
Shovinizmi antishqiptar e ndjeu shpejt dhe fort rrezikun dhe u hodh nė kundėrsulm. Ndėrsa nė Jugosllavi serbėt therreshin me kroatėt dhe boshnjakėt duke lėnė gojėhapur botėn me egėrsinė ndėretnike, Miloshevici dhe propaganda serbe nuk reshtte sė pėrhapuri idenė se kjo s’ishte gjė hiē nė krahasim me atė qė do t’i ndodhte Ballkanit po tė pėrhapej konflikti nė Kosovė.
7. "Worst-case scenario" apo "Skenari i Ferrit" dhe zgjidhja alla-Gage
Nė institucionet studimore amerikane, qė Z. Klosi mundohet t’i ironizojė, por qė praktikisht kanė rol nė formulimin e politikės sė jashtme tė SHBA-sė, akademikė dhe analistė tė Ballkanit, qė pėrgjithėsisht e kanė njohur gadishullin nėpėrmjet Beogradit ose Athinės, dhe jo pėrmes Tiranės sė izoluar, filluan tė pėrpunojnė nė imtėsi tė ashtuquajturin "Skenar tė Ferrit", i cili do t’i sillte fundin botės. Natyrisht, nė bazė tė skenarit qėndronte aksioma se tė gjitha luftėrat botėrore nisin nė Ballkan, gjė qė, me qė ra fjala, s’ėshtė aspak e vėrtetė. Mbi tė ngriheshin pastaj situatat hamendėsore: nėse shqiptarėt e Kosovės do tė kėrkonin
pavarėsinė, Miloshevici do tė sulmonte t’i shtypte. Atėherė, nė mbrojtje tė tyre, dhe duke kėrkuar edhe ata pavarėsinė dhe bashkimin me Shqipėrinė (krijimin e Shqipėrisė sė Madhe - Gogolit tė Madh) do tė hidheshin menjėherė shqiptarėt e Maqedonisė. Por kjo nuk do tė ishte e mjaftueshme, dhe nė sulm do tė hidhej edhe vetė Shqipėria. Gjė qė do do tė krijonte rrezik pėr Greqinė dhe Maqedoninė (lexo Bullgarinė), tė cilat do tė sulmonin Shqipėrinė! Nė krah tė Shqipėrisė do tė dilte Turqia, veprim qė patjetėr do tė fuste nė valle Rusinė, sė cilės do t’i cėnoheshin interesat sllave nė Ballkan. Atėherė, s’mbetej gjė tjetėr qė tė futej edhe SHBA-ja dhe kjo do tė ēonte nė pėrdorimin e armėve atomike dhe, rrjedhimisht, nė fundin e botės.
Sado qesharake dhe pa bazė t’u duken shqiptarėve kėto pėrralla, ato zunė vend nė shumė qarqe diplomatike dhe akademike tė perėndimit, dhe ka tė ngjarė qė tė jenė marrė seriozisht edhe nga administrata e Klintonit.
Ekstremistė antishqiptarė si Gage dhanė rrugėzgjidhje "origjinale" pėr shmangien e gjėmės. Sipas tij, meqė nacionalizmi shqiptar ishte rreziku kryesor nė Ballkan, dhe pėr tė shpėtuar botėn nga kasaphana, atėhere ēdo hap drejt pavarėsisė sė shqiptarėve tė Kosovės duhej tė shoqėrohej me hapa tė ngjashėm drejt pavarėsisė sė 300 deri 500 mijė grekėve qė popullojnė, sipas Gege, "Vorio Epirin", domethėnė Shqipėrinė nga Shkumbini e tėposhtė. Kjo, sipas tij, do tė sillte zbutjen e kėrkesave tė kosovarėve, me tė cilat mund tė pajtoheshin tashmė serbėt, si dhe njohjen mė sė fundi tė kėrkesave tė ligjme tė ‘minoritetit vėrtetė tė harruar tė Ballkanit’ - grekėrve vorioepirotė - tė drejta qė ishin sanksionuar madje edhe nė Protokollin e Korfuzit (dalim kėshtu te vlera sentimentale simbolike e takimeve tė Korfuzit pėr mendjen e fanatikėve tė tipit Gage. Po ndėrsa tezat absurde tė Gage-it nuk arritėn tė gudulisin njeri, skenarėt e ferrit, tė mbėshtetur edhe nga trazirat e pashuara etnike nė Ballkan, gjetėn mė tepėr terren. Nė vitet 90-tė, nėse mundoheshe t’i mbushje mendjen njė profesori tė Harvardit se nacionalizmi shqiptar nuk kishte asnjė tipar agresiv dhe se ideja e Shqipėrisė sė Madhe nuk frymėzonte shumė shqiptarė e nuk ishte shpikur prej tyre, ai do tė tė shihte paksa me ironi, sikur tė thoshte: djalosh, kėto pėrralla tregoja ndonjė tjetri. Profesorė dhe diplomatė pro-serbė, lobi grek i Washingtonit, aktivistė militantė etj., s’bėnin gjė tjetėr veēse shfrytėzonin kredencialet dhe burimet financiare pėr tė pėrēuar imazhin e Gogolit Shqiptar. Thelbi i gjithė skenareve makabėr qėndronte te teoria: Shqipėria e fortė ėshtė fundi i Ballkanit. Fundi i Ballkanit, ėshtė fundi i botės. Dobėsimi i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve ėshtė shpėtimi i Ballkanit dhe shpėtimi i botės.
7-Shqipėria e fortė dhe Ballkani.
Nė gjithė kėtė tablo, politika e Berishės sipas tė cilės "Shqipėria e fortė do tė jetė faktor stabiliteti nė Ballkan" nuk kishte se si tė mos shihej me dyshim. Kjo politikė bazohej nė nevojėn e Shqipėrisė sė sapodalė nga Komunizmi pėr t’u rimėkėmbur dhe pėr t’u forcuar ekonomikisht. Pėr shqiptarėt, kėrkesa e njė "Shqipėrie tė fortė" tingėllonte e natyrshme. Ndėrsa pėr tė tjerė, nė Perėndim, qė dėgjonin njėkohėsisht edhe njė kėmbanė tjetėr, ajo merrte tjetėr kuptim. Praktika tregoi se, e pėrēuar dobėt dhe pa efektivitet, kėrkesa e Berishės bėri efektin e kundėrt. Aq mė tepėr qė Berisha e ngatėrroi forcimin e Shqipėrisė edhe me forcimin e pozitave tė tij nė krye tė shtetit shqiptar.
Shteti shqiptar nė kohėn e Berishės nuk kishte veshė tė dėgjonte si i tingėllonte dhe se si i interpretohej Perėndimit kėrkesa pėr "Shqipėri tė fortė. " Ndoshta pėr kėtė duhet kritikuar Gazidede, dhe jo sepse iu qėnka kanosur "shqiptarėve tė jugut", atyre "shqiptarėve" qė ngrinin tri gishta lart, flisnin shqip me theks tė huaj kur rrėmbenin anijet e flotės luftarake shqiptare, apo pinin, nė kuptimin primar tė fjalės, gjakun e shqiptarėve tė vrarė prej tyre. Berisha, SHIK-u i tij dhe, shėrbimi diplomatik nuk patėn veshė tė dėgjonin se si po interpretohej kėrkesa pėr njė Shqipėri tė Fortė, se si qėndronte kjo kėrkesė pėrballė pretendimeve shoviniste antishqiptare pėr rrezikun e Gogolit Shqiptar mbi paqen dhe stabilitetin nė botė. Aq thellė kishte hyrė shurdhėria dhe vetėbesimi, saqė pas Qershorit tė vitit 1996 shefi i diplomacisė shqiptare deklaronte lart e poshtė nėpėr SHBA se "nė zgjedhjet e ‘92 PD mori 65 pėrqind, nė zgjedhjet e ‘96 mori 75 pėrqind dhe nė zgjedhjet e vitit 2000 do tė merrte 95 pėrqind e, ndoshta edhe 100 pėrqind". Natyrisht, edhe mė dashamirėsit e dėgjonin tė mahnitur dhe mundoheshin t’i shpjegonin ministrit se PD-ja mund tė drejtonte edhe me 51 pėrqind. Por ai e kishte qėlluar nga ata njerėz qė kishte zėt tė dėgjonte.
Pa hyrė nė shumė detaje, dėshtimi i Berishės pėr tė bindur botėn se "Shqipėria e fortė ishte faktor stabiliteti nė Ballkan", pėrballė pėrpjekjeve tė suksesshme tė tė tjerėve se "Shqipėria e fortė ishte fundi i Ballkanit dhe i botės" solli edhe vitin 1997. Kjo, dhe jo ato kompanitė qė pastronin para tė pista tė cilat vazhdojnė tė quhen me naivitet ose me njė qėllim tė caktuar firma piramidale; kjo, dhe jo "shpirti liridashės" i popullit tė Lushnjes apo tė Vlorės ishte arsyeja qė iu vu flaka vendit.
8- Efekti i vitit 1997 nė disa politikanė shqiptarė dhe "fenomeni Gage"
Nga ana e vet, 1997-ta solli njė dukuri tė re nė politikėn shqiptare. Amatorėt e politikės shqiptare kuptuan mėsimin mė tė "ndritur" tė politikės: ambasadat e huaja nė Tiranė nuk ishin kot dhe ēoē mund tė lėviznin nė drejtimin e vendit. Gjatė Mars-Qershorit tė atij viti kryetarė partish dhe aspirantė tė tjerė tė frymėzuar hynin gjysmė fshehurazi nėpėr ambasada dhe dilnin qė andej tė ngrehur si Presidentėt e ardhshėm tė vendit. Shqiptarėt iu dhanė tė huajve mė tepėr peshė se ē’duhej nė fatet e Shqipėrisė, duke u kapur pas aksiomės mjerane "pushteti merret dhe mbahet vetėm me ndihmėn e Perėndimit. " Pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, nė Perėndim hynte edhe Greqia, pavarėsisht se ndodhet mė nė lindje tė Shqipėrisė, pavarėsisht se mohon pakicat kombėtare dhe pavarėsisht se shovinizmi grek ka synime aspak dashamirėse ndaj Shqipėrisė. Fatkeqėsisht, Shqipėrisė sot i mungon njė shtresė e shėndoshė politikanėsh qė tė jenė tė interesuar organikisht pėr fatet e vendit, pavarėsinė dhe zhvillimin e tij. Kur them organikisht, nėnkuptoj qė tė kenė edhe interesa ekonomike, edhe interesa shoqėrore dhe interesa ndjenjash tė cilat pėrfitojnė nga pėrparimi i vendit dhe i kombit. Hoxha e zhduku klasėn e shqiptarėve qė mund ta nxirrte objektivisht kėtė shtresė ndėrsa 10 vjet tė paskomunizmit s’kanė dalė ende tė mjaftueshėm pėr ta rikrijuar atė. Rrjedhimisht, skena politike shqiptare sot kontrollohet nga njė arradhe bashibozukėsh tė uritur pėr t’u pasuruar dhe tė etur pėr pushtet. Kjo bėn qė nė plan tė parė tė politikės sė tyre ata tė mos kenė rrugėzgjidhjet e zhvillimit tė vendit, por aksiomėn e lindur nė vitin e mbrapshtė 1997 se "pushteti merret dhe mbahet vetėm me ndihmėn e tė huajve," dhe qė, po t’i bashkėngjitet aksiomės tjetėr tė padiskutueshme: "pushteti duhet pėr t’u pasuruar", nė mendjet e tyre rezulton me: "Ne jemi gati tė bėjmė gjithēka qė na kėrkojnė, mjafton tė na lėnė nė pushtet. "Nė shprehjen "gjithēka qė na kėrkojnė" pėrfshihet edhe bėrja ēorap e Shqipėrisė, lėnia e saj nė errėsirė, hapja e dyerve pėr trafikėt e drogės, armėve dhe prostitutave, mbajtja e ritmeve skandalozė tė kriminalitetit, rrėzimi dhe ngritja e qeverive njėra pas tjetrės, goditja e qeveritarėve dhe lartėsimi e tyre nė qiell, "katarseset" e rrema dhe aleancat e pėrkohėshme, drejtimi i vendit nga njerėz qė s’ia kanė haberin punėve dhe katandisja nė figura qesharake pėrballė tė huajve. Me njė fjalė, kthimi i Shqipėrisė nė njė shtet tė dobėt, qė nuk frymėzon askėnd, situatė, e cila s’ka se si tė mos tė tė kujtojė paktin e heshtur tė Enver Hoxhės.
Sė fundi ia vlen t’i kthehesh pak pyetjes: ē’do Nano, Meta dhe kushdoqoftė tjetėr qė takohet me Nicholas Gage nė Korfuz dhe a ka vend pėr shqetėsime nacionaliste? Kur ka gjithė ato ambasada nė Tiranė, ē’iu duhet atyre tė merren me njė antishqiptar tė shpallur si Gage, qė ėshtė bėrė i bezdisur edhe pėr vetė qeverinė greke? Kjo ėshtė e vėshtirė tė shpjegohet. Ka shumė tė ngjarė qė Nano, Meta dhe ata tė tjerėt pas tyre qė iu japin aviona charter dhe i shoqėrojnė pėr festimin e Pashkėve nė Korfuz, ta mbivlerėsojnė pushtetin e Gage-it dhe tė kujtojnė se atij i shkon shumė fjala nė Washington. Siē edhe ka tė ngjarė qė kėtyre njerėzve, politikat e ambasadave nė Tiranė ndaj Shqipėrisė tė kenė filluar t’iu duken paksa tė ndryshuara, dhe tani janė vėnė nė kėrkim tė alternativave mė tė leverdisshme. Kėtu unė s’kam pėrgjigje tė saktė, sepse mė mungon "burimi i sig urt". Prandaj edhe po e mbyll shkrimin.

Arben Kallamata (Gazeta Shekulli)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.