Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fillon ose mbaron prej rastit. E eshte pikerisht ky rast qe e pasuron. Pa kete mbeshtetje s`do te kishim vecse rregulla.
--- Pierre Reverdy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Demokraci :: TĖ SHPRESOJMĖ VETĖM NGA VEHTJA JONĖ'
Postuar nga: Enip

Demokraci Nje shkrim interesant i Mid'hat Frasherit mbi gjerat qe ne kerkojme te ndryshojme dhe qe ne fakt duhen ndryshuar,por se pari kete ndryshim duhet ta marrim persiper vete qe ta bejme dhe te mos presim nga te tjeret.

Pra shqiptaret nuk duhet te varin shume shpresat tek "te medhenjte",fqinjet apo dashamiresit e Shqiperise per te ndryshuar gjendjen e vendit,por tek vetja e tyre,pra se pari duhet te perpiqemi ne si shqiptare te ndryshojme Shqiperine.

Shkrimi megjithese i shkruar ne vitin 1912,mendoj se eshte me se i pershtatshem dhe per kohet qe po jetojme.

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

:: 1. Njeriu duhet tė ketė besim nė vehtja e tij; 2. Ay qė
hirohetė dhe qė bėhetė veglė verbėrisht te njė tjatrė, s'meriton kurrė ndonjė
farė respekti.


TĖ SHPRESOJMĖ VETĖM NGA VEHTJA JONĖ'

Janė ca gjėra qė njeriu vetė i kupėton fort mirė, ca mendime qė janė
shumė tė kthiellta nė kokė tė tij; nga ky shkak i duketė se dhe gjithė bota
duhetė qė t'i kupėtojnė, kėshtu pandeh se nuk' ėshtė fare nevojė qė tė
ndritojė kuvendin e ta ēpalosnjė gjer'e gjatė fjalėnė.
Po pėr fat tė keq nuk' ėshtė gjithėnjė kėshtu: shumė sende i kupėtojmė
pakė me mundim, se ajo q'ėshtė fare e ēelurė pėr njerin, munt tė jetė e
trubulltė pėr tjatrin. Pastaj njė e vėrtetė e madlie ėshtė kjo: atė qė duamė
tė kuptohetė ēiltazi, lipsetė qė ta themi fare ēiltazi, ta themi dhe ta themi
prapė, dy herė, dhjetė herė, njėzet herė qė tė hyjė mirė nė vesh dhe nė
kokė, tė skalitetė nė tru.
Kjo ėshtė nė principet e mi qė kam ndjekurė gjer mė tani.
Shumė njerės i kanė kuptuarė fare ndryshe mendimet e mija, mė kanė
bėrė qėrtime. mė kanė pyeturė ē'kam dashurė tė them, mėjanė luturė tė
jem m'i kthielltė. Edhe kam parė se vėrejtjet e tyrejanė tė drejta.
Nė kėto faqe tė vogėla tė Kalendarit - si dhe nė ca shkrime, pa ndonjė
vleftė padyshim, qė janė botuare te gazeta Lirija - duke kuvenduarė. me
vėllezėrit e mij, duke qarė hallet tona. gjithėnjė kam paturė nė ment njė
gjė: Tė pėrpiqemi qė tė pėrmirėsojmė vetijat tona, tė ndreqim tė metat
tona, tė lartėsohemi dhe tė pėrparojmė vetėm me pėrpjekjet tona.
Tė tjerė - dhe tė shumtė - kanė mbledhurė gjithė kujdesin e tyre nė tė
zbuluarė dhe nė tė numuruarė tė fajeve tė tė tjerėvet. tė kėqijave dhe tė
padrejtavet qė na bėhenė prej tė huajve. Edhe kanė thirrur edhejanė qarė.
Edhe ne fort mirė i shohiin tė kėqijat qė na punojnė tė huajtė. fort
kulluarė na radhitetė pėrpara syvet vargu i ligėsivet qė na vinė prej tyre.
Po kėto tė kėqija dhe tė liga, tė shui-nta, s'duhet gjithėnjė tė na bėjnė tė,
mos gjejmė njė shkak me tė thjeshtė, tė rrahim tė kėrkojmė tė metat qė
kemi ne vetė.
Mė duketė se ēdo gjė ndreqetė kur tė ndreqemi ne vetė; ēdo tė lige i
pritenė krahetė, kur tė ndreqim tė metat tona; ēdo tė keqije sė huaj i
pritenė kėmbėtė, kur tė bėhemi ne vetė tė zotėrit qė tė mprojmė tė
drejtat tona. qė t'u kundreqėndrojmė.
Shėmbulli ėshtė: e dimė qė moti na sjell shi, dėborė, breshėr, erė, dhe
shtrėngatė: a ėshtė mirė qė tė qahemi nga kėto tė kėqija, a po duhetė qė tė
ndeqim ēatinė dhe dritaret e shtėpisė?
Me fjalė tė tjera: a ėshtė nevojė qė tė ndreqim njerėzit e tjerė apo tė
ndreqimi ne vetė'? Kur kemi shum' armiq, kur janė shumė njerėz qė na
bienė mė qafė, a ėshtė mė mirė qė t'i lidhim duart e kėmbėt e botėsė, a po
tė forcohemi nė vete dhe tė bėjmė botėnė qė tė na respektojė?
Edhe kėshtu kam qenė gjithnjė nė mendim qė duhet tė kėrkojmė, tė
gjejmė dhe tė shohim tė metat dhe fajet tona, t'i zbulojmė, tė hapim sytė,
tė mejtohemi dhe tė ndreqemi. Fuqinė duhet ta kemi brėnda te shpirti, te
vetijat. te mendimet tanė, duhet tė kemi karaktere dhe vullnetin tė fortė,
gjykimin tė drejtė qė tė mundim tė rrojmė nė kėtė shesh lufte tė jetesė pa
frikė se mos na rrėzojnė mbėrdhe bota, pa u-ndrojturė se mos njė ēilimi i
dobėt e njė armik i fortė tė vijė dhe tė na vėrė ndalime tė na dobėsojė dhe
tė poshtėrojė.
Sa gjė e madhe, sa gaz shpirti ėshtė pėr njerinė tėjet'i fortė dhe tė ketė
besim te vehtja e tij!.
Njeriu me tė vėrtet, nė kėtė jetė s'munt qė tė ketė besim veē se nė
fuqi tė tij. Nė daēim qė tė mos pėrbuzemi, tė mos vuajmė dhe tė mos
vdesim, duhetė qė tė jemi tė fortė, tė kemi mjaft fuqi pėr tė prapsurė
rreziqet.
Ja kėtu edhe njė ēėshtje tjatrė. Kam bėrė shumė herė fjalė se ne
shqipėtarėvet na duhetė njė parti thjeshtė kombiare.
Mos mė thuhetė se a janė gjithė mėmėdhetarėt nė njė ment, se gjithė
udhėtė me njė shesh dalin, se gjithė mendimetė njė qėllim kanė? Unė dua
qė pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė mirėn, tė ketė veē se njė udhė tė vetėme. Ne
duamė tė mirėn e kombit tonė, shpėtimin. e kėsaj Shqipėrije: duhetė qė
shpėtimi t'i vijė prej vehtes sė saj, pėr tė mirėn dhe pėr fitimin e saj, drejt
pėr drejt.
Le tė jemi mė tė kthielltė: Shpėtimin tonė ta presim nga vehtjajonė, si
njė pemė tė pėrmirėsimit dhe tė naltėsimit tonė, njė pemė qė tė vijė vetiu,
me djersėt, me pėrpjekjet dhe me dėshirat tona. Kjo ėshtė pėr ne politika
m'e drejtė, udha m'e sigurtė, shpėtimi m'i nderēim.
Tė mos themi se ēdo njeri ka njė udhė tė ndryshme pėr t'arriturė
qėllimin e pėrbashkėtė, se unė them qė udha si edhe qėllimi duhet' tėjetė
njė: shpėtimi me anė tė vehtes sonė.
Mos gėnjejmė kurrė vehtenė dhe tė themi se munt qė tėjetė mėmėdhetar
dhe besėdrejtė ay qė shpreson prej Greqisė, prej Serbisė. prej Bullgarisė.
prej Malit tė Zi a prej Tyrqisė, ose prej Fuqivet tė Mėdha. Le tė jemi
gjithnjė tė sigurt se ata qė ushqejnė tė tilla shpresajanė fort tė gėnjeyerė
dhe tė gjorė. nė qoftė se nukjanė gėnjeshtarė dhe tradhėtorė.
Tė huajtė. ēdo tė mirė qė tė na bėjnė neve, sado t'ua dojė politik'e
tyre, e kanė mė teprė pėr interesin'e tyre se sa pėr sytė e zezė tanė. Ėshtė,
pra gjė me ment qė tė lemė gjithė punėt tona nė dorė tė njė tė huaji, dhe
gjithė shpresėn e rojtjesė ta varim te njė njeri qė pa dyshim, mė parė se
ēdo gjė ka pėr detyrė tė mejtojė tė mirėn e tij?
Prandaj shumė herė nė kuvendimet e mij qė bėj me kėndonjėsit, dukem
i ashprė dhe ksenofob, qė shumė herė dėftej njė ēbesim, kundrejtė tė
huajve. Se dua qė ta kemi besimin te vehteja jonė, dua qė ta presim tė
mirėn prej vehtes sonė.
S'ėshtė mirė qė ta lėmė vehtenė si lodrė te tė huajtė, se kėta sa-do-qė tė
najenė miq, ē'respekt dhe nder munt tė kenė pėr ne kur tė na shohim qė
jepenit verbėrisht nė duart e tyre, me njė besim tė verbrė, nė mos dhe me
njė shpresė interesi tė turpshėm?
Kėto janė, i dashur kėndonjės, mendimet dhe principet e mija. Tani
detyrajote ėshtė qė tė mejtohesh akoma, ta drejtosh ēėshtjen. Vetėm mos
tė harojmė se:
1. Njeriu duhet tė ketė besim nė vehtja e tij;
2. Ay qė
hirohetė dhe qė bėhetė veglė verbėrisht te njė tjatrė, s'meriton kurrė ndonjė
farė respekti.



Lumo Skėndo


--------------------------------------------------------------------------------

Stamboll, Gusht 1912.
1. Nxjerė nga "Kalendari Kombiar", 1914


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.