Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Bukuroshja e Londrës - vazhdimi
Postuar nga: Fiori

Letersi Fundi i faqes 30: Duke lene punen, kishte keputur edhe hallken qe mund te na bashkonte serish. Tani nuk do te kisha me rastin per t'i bere pyetje te tjera. Nuk do te kisha mundesi te zbuluoja se c'kuptim kishte ajo shprehja e cuditshme: "Po , e dashuroja. Dhe e urreja." Ishte zhdukur nga jeta ime po aq papritur sa dhe ishte shfaqur para meje.


Fillimi i librit, faqet 3-7

Faqet 7-14

Faqet 14-23

Faqet 23-30

vazhdim...

Vecse nuk ka arsye ta le kete pune te ndjeke rrjedhen e vet, mendova une ndersa ngrita syte nga libri i llogarive dhe po veshtroja rrymen e pafund te qarkullimit poshte ne rruge. Ndieja simpati per ate njeri. Kisha adresen e tij. Ndoshta mund t'I shkoja ne shtepi e paftuar. Jo, do te ishte nje veprim pa takt. Nuk duhej ta beja.

"Harroje! Dhe harroje fare!", thashe me vete.
- Zonjusha Langlej, nuk me degjuat? – Zoti Stivens po me veshtronte I habitur. – Po ju thosha per ato bilancet qe pergatitet…
Pasi largova nga mendja cdo gje qe kishte te bente me Methju Simpsonin, u perqendrova te shkresat mbi tavoline.
31


II

Tani qe e mendoj me duket e cuditshme se si e largova aq lehte nga mendja ate pune. Nje a dy jave kaluan pa menduar fare per te. Methju ishte harruar. Ose gati aty afer. Megjithate, ai takim I shkurter qe jashtezakonisht I rendesishem. Ishte preludi I ngjarjeve sa te cuditshme aq dhe te papritura qe do te vinin me pas. Gjithcka nisi nga nje djalosh flokekuq, me makine te kuqe, mirepo, po te mos kisha njohur Methjun, po te mos kisha njohur fizionomine e tij, po te mos kisha degjuar shprehjen enigmatike: “Po, e dashuroja. Dhe e urreja.”, historia qe me tregoi djaloshi sigurisht qe do te me trondiste, vecse nuk do ta kishte ndryshuar krejt rrjedhen e jetes sime. Ishte mesi I veres kur makina e kuqe hyri ne rrugicen e shtepise sime. Paten kaluar plot gjashte muaj qe nga takimi me Methjun. Gjashte muaj pa ndonje ngjarje me rendesi. Gjate asaj kohe e kisha permenudr Methjun vete nje here me emrin e tij, kur shkova te Neni.
Ndersa dimrit po I vinte fundi dhe po hynte pranvera, Ralfi, I cili vendosi te bente nje pushim te shkurter gjate studimeve te veta,
------------------------------------------------------------
F 32

me pati cuar me makine poshte, ne Kornuell, ku banonte ende Neni te shtepia siper shkembinjve, qe kishte qene per shume vjet edhe shtepia ime. Asgje nuk kishte ndryshuar. Neni, megjithese e plakur, vazhdonte te ishte energjigke si gjithmone. Shtepia e lyer me gelqere te bardhe ishte e rregullt, dhe kopshti I mbushur me lule, tamam si ne kohen e femijerise sime. Ishte nje fundajve e kendshme. Ralfi dhe Neni ishin njohur gjate vizitave te rralla qe na bente Neni ne Londer, por kjo qe e para here qe po e sillja Ralfin ne shtepine time te dikurshme.
-Te pelqen?- e pyeta.
-Eshte si ne parajse! – tha ai dhe pasi, me terhoqi edhe mua te shtrihesha mbi bar, ndenjem e po veshtronim siper nesh nje qiell mrekullisht te kalter.
-Ja kjo eshte dicka qe nuk e kuptoj dot.
U ngrita pak duke u mbeshtetur berryl dhe e pyeta:
-Cfare?
-Qe ke vendosur dikur te ikesh nga ky vend.
Pikerisht per kete po cuditesha edhe une tani qe po e shikoja perseri ate parajse. Pulebardhat kendonin, ndersa dallget copetoheshin nder shkembinjte. Ne ate mjedis pata kaluar tere moshen time femijerore. I doja ato kumbime, tamam ashtu sic doja edhe Nenin, qe me kishte rritur me kujdes e dashuri pas vdekjes se prinderve.
Fatkeqesisht, ditet kalonin shume shpejt. Ralfi I pati lene ne Londer librat dhe ate fundjave, te pakten, nuk beri asnje orvatje per te studiuar, nuk foli fare per konkurse. Ecem pergjate bregut te detit, me krahun e Ralfit lakuar rreth belit tim. Po I shijonim ato ore te
------------------------------------------------------------
F 33

qeta, po shijonim shoqerine e njeri-tjetrit. Qetesia e fshatit depertonte edhe brenda nesh, duke I bere ato dy dite te shkurtra te dalloheshin aq shume nga te tjerat, saqe, teksa I kujtoj, me behet sikur ndiej aromat e pranveres, njelmesine e detit.
Diten e fundit shkuam me makine ne Lu dhe me vone beme nje shetitje ne Polpero. Neni erdhi me ne. Hengrem ndenjur ne bar, perballe nje bregdeti ranor, fare te shkrete. Ralfi kujdesej shume per Nenin, dhe ajo, sado qe I thoshte te mos lodhej me te, dukej sheshit qe e shijonte me gjithe shpirt ate perkujdesje.
Ate mbremje, pasi kishim rene per te fjetur, une zbrita prape poshte qe te kerkoja nje liber. Zakonisht lexoj qe te me zere gjumi. Neni, e cila gjithnje fle vone, nuk kishte rene ende. Po rrinte para oxhakut, nje siluete e holle, cuditerisht e drejte per moshen e saj, por me floke te bardhe. Kohet e fundit kishte nisur te rendohej nga veshet, keshtu qe vetem pasi kisha zbritur shkallet e ngushta dhe po mberrija ne kuzhine, ngriti syte dhe me pyeti:
-Ke harruar gje?
Nuk u pergjigja. Ne vend te kesja, terhoqa nje stol nga krahu tjeter I oxhakut dhe u ula. Po rrinim si dikur. Para se te vendosesha ne Londer, uleshim shpesh te dyja atu dhe benim muhabet deri ndaj te gdhire. Drita luhatej mbi enet prej bakri, ndersa pjesa tjeter e dhomes, me traret e ulet dhe qoshet e thella, ishte tere hije.
-Nen, ke menduar ndonjehere te shprengulesh prej ketej? - Ishte nje pyetje qe e pata veshtire t’ia beja.
-Nuk besoj te jete dicka fort zbavitese per ty ketu, fillikat vetem.
------------------------------------------------------------
F 34


-C'eshte kjo fjale, moj zemerza ime? E ku te shkoj?
-Nuk e di. Ndoshta me mua ne Londer.
Ajo qeshi.
-Atehere ti do te shkosh diku gjetke, dhe keshtu do te mbetem serish vetem. Jo, ketu I kam rrenjet te thella. Askund gjetke nuk do te isha e lumtur, vecse pot e kthehesha ne…- E preu fjalen, e largoi me ngut nga mendja ate qe deshi te thoshte dhe shtoi: - Do te rri ketu.
-Gezohem shume, - ia prita une.
Syte e saj t ezgjuar u picerruan.
-Kejt, keni thuajse dhjete muaj fejuar dhe ende nuk po beni plane konkrete per martese…Pse?
-Ralfi prêt emerim me ngritje. Gjithcka varet nga provimet qe do te jape pas disa muajsh. Po te dale mire, ndermarrja ku punon mund ta transferoje ne zyrat e saj ne Bruksel, keshtu qe e ardhmja nuk eshte e sigurt. Eshte me mire te presim.
Ajo tundi koken ne shenje miratimi.
-Kjo eshte e arsyeshme, por ma ha mendja se per ty do te jete e veshtire.
-Per te dy ne do te jete e veshtire, - e korrigjova une, sepse m'u kujtua qe, sa here kishim dale me Ralfin, ky e kishte gdhire per te fituar kohen e humbur. Pa ndonje shkak te vecante, m'u kujtua edhe ajo mbremje dimri kur pata ndenjur deri vone ne pune dhe, teksa po kthehesha ne shtepi, kasha degjuar hapa qe me ndiqnin pas neper rrugen e erret.
Methju Simpsoni…
Kureshtja e mposhti ndergjegjen. C'te keqe kishte te pyesja Nenin? Eshte e vertete qe Methju me qe lutur…
------------------------------------------------------------
35

te mos I thosha askujt, por qysh atehere kishin kaluar goxha muaj dhe as e kasha pare e as kasha degjuar ndonje te re per te. Sigurisht qe premtimi im ishte shlyer me kalimin e kohes.
Befas pieta:
-Nen, a te kujtohet ndokush qe quhet Methju Simpson?
-Jo.
-E takova para ca muajsh. Rrethanat ishin shume te cuditshme. Te njihte ty dhe…- E preva fjalen. Neni e kishte lene menjane punen e dores dhe po rregullonte dhomen, sic bente zakonisht para se te shtrihej. – Njihte edhe nenen.
Me fort e nuhata sesa e degjova frymemarrjen e saj te thelle e te menjehershme. Papritur, duart e saj sikur u ngrine. Kur u kthye nga une, fytyra I kishte marre ngjyren e bardhe te flokeve.
-Simpson? – pyeti sakaq. – Nuk me kujtohet nje emer I tille.
-E cuditeshme. Nga menyra si fliste, m'u duk se duhej ta njihte mire nenen.
-Ndoshta. – Shtypi nje nenkrese dhe, me nje force jot e zakonshme, e verviti ne njeren qoshte te kanapese. – Nuk I njoh te gjithe miqte e nenes sate. Pastaj, nga e dinte ai qe je vajza e Silvias?
-Kjo eshte cudia. Ne fillim nuk ishte I sigurt, mirepo, kur hyri ne apartamentin tim dhe pa portretin, ate skicen qe ishte ne baulen tende te vjeter, Methju e kuptoi qe…
Ajo me nderpreu menjehere:
-Methju?
------------------------------------------------------------
36

-Po ta thashe, Methju Simpson quhet. Kete emer me tha. – E veshtrova me dyshim. – Domethene, te kujtohet?
Befas m'u duk shume e plakur, teper e lodhur. Edhe mjaft e shqetesuar. Ferkoi fytyren me doren qe I dridhej.
-Si…si ishte ai njeri?
-M'u duk rreth te gjashtedhjetave. Simpatik, shume I qete, nje cike si miuc. Midis njerezve as qe bie ne sy fare. Kishte mustaqe dhe mbante size. Jo dhe aq I gjate. Te kujtohet tani?
-Jo.
Nuk e besova. Mbiemri Simpson ndoshta nuk I kujtonte asgje, por emir Methju dicka I kujtoi. Pastaj, ndersa me pare nuk ishte shume e sigurt, patjeter qe pershkrimi im dic I kishte zgjuar ne kujtese. Kete e kptova nga zeri I saj, nga tere qendrimi I saj. Asnjehere s'e kasha pare ne ate gjendje. Me buzet te shtrenguara, hermetike, capitej neper dhome duke rregulluar karriget dhe mbulesat. Terhoqi me vrull llozin e deres se pasme dhe pastaj shoi njeren prej dritave.
Ngadale I thashe:
- Te njihte, Nen.
-Nuk e kuptoj si eshte e mundur te me njohe!-Pastaj shtoi me ngut: - Zbrite te merrje nje liber? Urdhero!
E mora librin nga dora e saj. Per te paren here me shikoi drejt ne sy. Fytyra I qe bere si nje maske qe fshihte cdo shprehje mallengjimi, vetem syte ia tregonin ate qe ndiente net e vertete.
Nder ta pashe shprehjen e frikes.
------------------------------------------------------------
37


Nuk kasha te drejte te pyesja. Nese pati ndodhur dica net e kaluaren, dicka qe kishte te bente me nenen time dhe me ate te huajin qe kasha hasur rastesisht, kjo kishte kaluar prej kohesh. Duhej te respektoja deshiren e Nenit qe te mos thoshte asgje.
Dhe keshtu javet u bene muaj. Shkoi pranvera dhe erdhi ver, pemet u gjelberuan, dhe gjithcka u harrua, pervec gjerave qe kishin te benin ngushtesisht me mua – e ardhmja ime dhe e ardhmja e Ralfit. Per kete flisnim shpesh. Pavaresisht nga c'I kasha thene Nenit, e urreja ate fejese te zgjatur.
- Dakord, ne keto kushte do te ishte mendjelehtesi nga ana jone te shkojme e te blejme shtepi, - pranova une. – Por pse ta shtyjme martesen? Mund te merrnim me qira nje apartament te mobiluar. Edhe cifte te tjera e nisin keshtu.
Ralfi ishte I paepur.
- Ime shoqe nuk duhet te arnohet me mbeturinat e dikujt tjeter. Dua t'I jap asaj gjene me te mire qe ekziston. Ate dhe vetem ate.
- Po ti pse nuk vjen te banosh ketu? Odrej ka shume shoqe. Me siguri do te gjeje ndonje tjeter per te banuar bashke…
- Jo, do te ishte dicka e padrejte ndaj saj. Pastaj keshilla jote lidhur me kte apartament eshte per nje periudhe fare te shkurter. E dashur, te shumten Brenda tetembedhjete muajsh do te marr vesh nese do te trasferohem ne zyren e Brukselit.
------------------------------------------------------------
38

Po ta ze ate vend…, - zeri I tij u ngrit tere passion, - atehere nuk do te jete me nevoja te numerojme edhe qindarkat. Do te bejme nje dasme qe te tundet bota, dhe shampanja do te derdhet lume! Ku deshiron te shkojme per muajin e mjaltit? Ne ishujt Bahama?
Ishujt Bahama…Nje jete e rehatshme, pa asnje shqetesim ekonomik…Ishte realitet ky, apo vetem nje enderr? Gjithcka varej nga rezultatet e konkursit te Ralfit ne vjeshte. Per kete punonte aq shume, studionte deri naten vone. Por, para se te jepte provimet, do te bente nje nderprerje te vogel. Do te shkonim per pushime. Mezi I prisja ato pak dite kr ai nuk do te mendonte pareshtur per punen.
Ne Skoci…
Gjithcka e kishim planifikuar aq bukur! Pak dite ne Edinburg, dhe pastaj nje shetitje ne Hajlends. Ky ishte plani. Vecse nuk u realizua, sepse nje mbremje, nje makine e kuqe hyri ne rrugicen time, dhe nje burre, pasi zbriti prej saj, po shikonte nje cope leter qe mbante ne duar dhe pastaj deren e jashtme te shtepise sone.
I ra ziles.
Odrej, qe po merrej ne dhomen e gjumit me pergatitjen e nje valixheje – do te shkonte me njerezit e saj per te kaluar fundjaven - , mendoi se mos ishte I ati dhe, para se te arrija t'I thosha dicka, u nis te zbriste poshte duke I paercer shkallet dy e nga dy.
-Po shkoj une! – thirri ajo. – Here e pare qe babai nuk vonohet.
Mirepo nuk ishte babai I Odrejt. U ndodha ne dhomen e ndenjjes dhe ashtu kot pata hedhur nje sy jashte kur makina po hynte ne rrugice.
-----------------------------------------------------------
39

Vazhdon...

© Shtepia Botuese Konica 2000, Tirane.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.