Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Triumfi i demagogjise eshte kalimtar, por germadhat e saj jane te perjetshme.
--- Peguy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Fan Noli bėhet kryeministėr me short
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Eqrem Bej Vlora: Kujtime (9)


Qė mė 19 maj 1924, komandanti i grupit verior tė rebelėve, toger Shala, kishte dėrguar njė repart ushtarėsh pėr tė marrė Lezhėn. Por ata u zmbrapsėn nga populli dhe xhandarmėria dhe mundėn tė vendosen vetėm nė rrėnojat e kalasė sė vjetėr. Tri a katėr ditė mė vonė filloi marshimi I kryengritėsve nga Vlora nė Tiranė. Nė Vlorė xhandarmėria dhe ushtria kishin dėshtuar: major Taip Shkodra, njėkohėsisht edhe komandant i shkollės sė xhandarmėrisė nė Ujėt e Ftohtė, si edhe major Qazim Radovicka, i vunė trupat e tyre nėn komandėn e toger Qafėzezit (250 xhandarė dhe 270 ushtarė) dhe u urdhėruan tė formojnė pararojėn e marshimit mbi Tiranė. Grupi kryesor pėrbėhej nga disa qindra ushtarė dhe po aq civilė tė armatosur. Edhe njė herė qeveria pati mundėsi qė me anė tė njė veprimi energjik t’i jepte fund kėsaj komedie, kur mė 28 maj 1924, trupat besnike tė qeverisė, nėn komandėn e kapiten Demės, rrethuan nė Ardenicė major Taip Shkodrėn me forcat e tij. Por kryeministri i ri Iljaz bej Vrioni i qėndroi besnik parimit tė mosveprimit dhe dha urdhėr tė shmanget ēdo gjakderdhje. Kėshtu ndodhi qė rebelėt i shpėtuan ndėshkimit tė merituar dhe mė 2 qershor morėn Beratin dhe Lezhėn, mė 8 qershor Lushnjėn dhe Peshkopinė, nė 9 qershor Kavajėn dhe mė 10 qershor Tiranėn. Dy ditė mė parė anėtarėt e qeverisė dhe deputetėt kishin ikur nė brendėsi tė vendit, ose nėpėrmjet Durrėsit jashtė vendit, ndėrsa Zogu vetėm atė ditė, bashkė me njerėzit e tij, ishte larguar pėr nė Homesh. Kishte mbaruar kėshtu edhe akti i dytė I komedisė. Njė turmė e mbledhur dosido, pa lidhje tė brendshme, pa njė ideal tė pėrbashkėt, pa asnjė organizim, e shtyrė dhe e njėjėsuar vetėm nga ambicia dhe lakmia, e panjohur dhe pa pėrvojė, kishte fituar dhe kishte marrė nė dorė fatet e vendit, vetėm e vetėm ngaqė ish-klasa e lartė nuk kishte arritur ta luante rolin e saj pėr arsye shkujdesjeje, paaftėsie, dembelie, zemėrvogėlsie dhe mungese uniteti! Tė gjitha kėto tė pakuptueshme dhe tė pamotivuara! Nė udhėkryqin e zhvillimit shoqėror tė Shqipėrisė, fati mori anėn e zhvillimit demokratik dhe me orientim tė majtė. Kėtu nuk mund tė ndryshohej mė asgjė, dhe kėtė rrethanė mė vonė e mori parasysh edhe Zogu, kur gjatė regjimit tė tij diktatorial, nuk favorizoi bejlerėt qė e ndihmuan tė ngjitej, por borgjezinė e re nė ngjitje. Nė themel, revolucioni demokratik urrehej jo vetėm nga ish-klasa e lartė, e dėmtuar dhe e kėrcėnuar rėndė, por edhe nga vetė populli i thjeshtė. Ai ishte i huaj dhe pak I pėrshtatur ndaj mendėsisė sė tij, kishte shumė zhurmė dhe shumė fjalė tė bujshme. Pėr shekuj me radhė populli kishte jetuar nėn njė regjim tė topitur dhe kishte gjetur qetėsinė e mbase, edhe lumturinė e tij. Ndaj tani atij nuk i pėlqente qė ky shtet tė prishej me risi teorike dhe tė pakuptueshme. Njė pjesė e rebelėve kėrkonte ta shkatėrronte rendin e vjetėr, tė fuste ide dhe mėnyra jetese tė reja, tė cilat u binin ndesh traditave dhe tė gjitha shprehive tė popullit, kjo shkonte larg! Bėhej fjalė pėr nocionet mė tė shenjta dhe mė thelbėsore tė mėnyrės shqiptare tė jetesės! Idetė e barazisė, tė lirisė dhe tė vėllazėrimit qė kėta njerėz predikonin, sipas shembullit tė Revolucionit Francez, te populli shqiptar kishin pasur prej kohėsh njė kuptim tjetėr nga ai i vendeve tė Evropės demokratike. Ēdo shqiptari, kur ishte puna pėr nderin dhe tė drejtėn e tij, i dukej vetja e barabartė (nė mos mė e mirė) me tjetrin, secili ishte I lirė nė rrethin e tij tė bėnte dhe tė lejonte ē’tė donte dhe askush nuk kėrkonte tė ishte me doemos vėllai i tjetrit, nėse ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet tė lirė pėr vėlla. Fakti qė beu, agai dhe afendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malėsorėve, kjo nuk ishte tjetėr veēse e drejta e tyre e natyrshme pėr tė vepruar me vullnet tė lirė. Miku im personal dhe kundėrshtari politik,
metropoliti shumė i kulturuar, Fan Noli tha njė ditė: “Ky vend i ēuditshėm nuk ka shok nė botė. Kėtu shpesh bej mund tė jetė njė fshatar, fshatari njė patric; tė gjithėve, nėn ato gunat e lypėsit iu duket vetja kalorės I barabartė dhe madhėshtor sa edhe tjetri. Kėtu ndryshimi midis tė pasurit dhe tė varfrit, midis tė madhit dhe tė voglit, midis tė fortit dhe tė dobėtit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit tė barabartė, apo edhe e pėrshtatjes. Kėtu ėshtė sinori midis mėnyrės evropiane dhe asaj aziatike tė jetesės, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikės sė krishterė dhe asaj myslimane, kėtu ėshtė paleta ku ngėrthehen tė gjitha ngjyrat dhe dritėhijet, tė gjitha reflekset e sė kaluarės dhe e sė tashmes”. Ky burrė i menēur u bė shtytėsi dhe simboli i kėtij revolucioni, gjoja shoqėror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli atė nė karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924). Zgjedhja u bė me short, si nė lojėrat e fatit. Mėtues pėr kėtė post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqtė dhe kundėrshtarėt e vet. Njė votim I rregullt parlamentar nuk mund tė bėhej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur tė kishte, deputetėt demokratė nuk pėrbėnin shumicėn. Atėherė u pėrdor njė sistem special. U hodhėn nė njė shportė tri pusulla me emrat e tė tre kandidatėve dhe pastaj u mor njė “fėmijė i popullit” (mbase ndonjė arixhofkė e vogėl) tė nxirrte njėrėn nga kėto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u bė kryeministėr.

(vijon)

Ne vazhdimin tjeter do tė mund tė lexoni:
- Kush ishte Fan Noli?
- Ēfarė bėhej nė emėr tė kryeministrit Noli?
- Si u varros edhe ai pak respekt qė gėzonin “revolucionarėt”?



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.