Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eh. S`kam pare akoma asnje qe te doje virtytin me teper se sa bukurine e trupit.
--- Confucius

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Kulture :: Shteti duhet te investoje per kulturen
Postuar nga: Albo

Kulture
Si duhet tė funksionojė Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve, pse shteti shqiptar ėshtė kaq kurnac me investimin nė fushėn e kulturės. Pas Dritėro Agollit prononcohet Fadil Paērami


Shteti duhet tė investojė pėr kulturėn

Tė bindemi, se shtimi i financimeve e mjeteve materiale tė tjera pėr kulturėn, janė invesitme me rėndėsi e tė domosdoshme, tejet rezultative nė tė gjitha fushat e jetės. Tė bindemi, se sa mė tė kulturuar tė jenė njerėzit, aq mė i madh e mė rezultativ do tė jetė angazhimi e kontributi i tyre nė zhvillimet e gjithanshme tė vendit


Nga Fadil PAĒRAMI

I nxitur nga mendimet e shprehura nė artikullin e Dritėro Agollit "Kėshtu duhet tė jetė Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve", botuar disa ditė mė parė nė "Gazeta Shqiptare", mė lejoni ju drejtues e redaktorė, ju lexues tė saj dhe ju kolegė shkrimtarė e artistė, tė shpreh me kėtė rast edhe unė disa mendime pėr sa bėhet fjalė atje, edhe pak mė gjerė- kulturėn nė tėrėsi. Qė nė fillim them se ēmoj dhe pajtohem me idetė e mendimet e paraqitura prej tij, do shtoj edhe tė tjera nė plotėsim tė tyre.


Jam i njė mendje dhe me vlerėsimet pėr punėn e bėrė, ato nė proces dhe projektet pėr tė ardhmen tė ndėrmarra nga drejtuesi i saj Limoz Dizdari kohėve tė fundit.

Pėr vetė Lidhjen

Mė sė pari, jam pėr vazhdimėsinė dhe shpreh bindjen se ajo - Lidhja e sotme, e krijuar tashmė prej njė gjysmė shekulli mė parė, mundet e duhet tė luaj njė rol edhe mė tė madh pėr zhvillimet e krijimtarisė letraro-artistike dhe kutlurėn kombėtare nė tėrėsi. Duhen mėnjanuar kėtu disa prirje tė kohėve tė fundit tė shfaqura pėr ndarje e krijim organizmash (lidhjesh ose shoqatash tė veēanta e paralele) sipas kahjeve partiake ose disidentėve dhe atyre tė realsocializmit. Madje theksoj se, partitė nuk duhet tė ndėrhyjnė nė kėto ēėshtje, duke shtuar edhe kėtė: se krijuesit nė letrat e artet ėshtė mirė tė qėndrojnė jashtė partive, tė jenė tė lirė nė idetė, mendimet e veprimtaritė e tyre, pra tė pavarur, jo ushtarė tė komanduar. E them nga eksperiencat botėrore, edhe si njė i "zhgėnjyer tragjik" qė hėngra mbi 15 vjet burg, veē internimit dhe kthimit nė punėtor miniere. Mundet, edhe kjo ėshtė tė jenė me ide e prirje tė majta, tė djathta ose tė qendrės, si edhe t'i ndryshojnė ato nė proces gjatė jetės sė tyre, por kjo ėshtė tjetėr. Tė mos e kapė edhe Lidhjen ajo sėmundje e kohės qė shpėrthen konflikte, krijon sherre dhe provokon kriza si ato ndėrpartiake e nė shkallė vendi, tė cilave po ua shohim tė keqen nė tė gjitha sferat e jetės, nga ato politike, ekonomike, sociale, morale etj., e qė kanė gjetur shprehje e nxitje edhe nė shtypin e mediat pamore tė kohės.
Njėheri tė bėjmė qė tė bien muret ndarėse "tė vjetėr e tė rinj" nė gjirin e radhėt e Lidhjes dhe nė masėn e krijuesve tė letrave e arteve. Ndodh shumė herė qė nė mbledhjet e ndryshme me raste seminaresh, pėrvjetorėsh dhe diskutimin e botimeve, ekspozitave e koncerteve, shfaqjeve skenike etj., tė bien nė sy kryesisht, pėr tė mos thėnė tėrėsisht, krijues tė moshave tė kaluara dhe pak ose aspak tė reja. Pse kėshtu? Teori e brezave kjo? Dallime prirjesh e rrymash? Egoizmash e mosbesim ndaj njėri-tjetrit? Tė gjitha nga pak mbase. Por qė kjo duhet tė ndreqet dhe tė marrė fund, as qė diskutohet. Pėr kėtė fajet dhe detyrat them se kryesisht bien mbi vetė Lidhjen, ata qė drejtojnė, i administrojnė dhe organizojnė aktivitetet e rastit ngase nuk njoftohen e ftohem edhe ato. Po edhe tė rinjtė fillestarė nė krijimtari, ndodh qė tregohen indiferent e mospėrfillės dhe kjo s'ėshtė e mirė. Shpesh ėshtė folur e ngritur ky problem, por vazhdon po njėlloj. Kėtu del edhe ēėshtja e anėtarėsimit nė Lidhje qė nė kėto vitet e fundit nuk ka ecur si duhet, ka edhe nga ata qė janė larguar nga krijimtaria e merren me punė partiake, biznesi etj. Janė edhe simpatitė, anėsitė e ndarjet partiake qė ndikojnė. Sidoqoftė them se kjo mund e duhet tė ndreqet sa mė parė medoemos si diēka jo normale dhe e pakuptimtė qė vazhdon pa tė drejtė.

Ēėshtje tė organizimit

E dyta, vij tani te disa ēėshtje tė organizimit mė tė mirė, nė kushtet e reja, tė strukturave dhe ndryshimeve statutore tė vetė Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve. Mendohet, kėshtu edhe tė ndodh, qė nė vitet e ardhshme nga favoret e krijuara me demokratizimin e vendit - lirisė, tė drejtave e barazisė, tė kemi njė zgjerim tė veprimtarive letraro-artistike, njė shtim edhe nė numėr tė krijuesve nė tė gjitha sferat, si dhe njė profilizim mė tė dukshėm tė tyre sipas gjinive. Pra, pėrveē problemeve e shqetėsimeve tė pėrbashkėta, rriten edhe ato specifike: shkrimtarėt kanė tė tyren, piktorėt tė vetat, tė muzikės gjithashtu, kritikėt nga ana tjetėr, ato tė skenės, tė filmit e ekraneve televizive, arkitekturės e tė tjerė. Prandaj mė duket e drejtė qė anėtarėt e secilit nga kėto grupime tė mblidhen e organizohen, edhe tė diskotojnė mė vete pėr problemet e veēanta qė u dalin. Kėshtu tė ngrihen e funksionojnė veēmas si Minishoqata qė aderojnė nė Lidhjen e pėrbashkėt tė tyre si krijues. Kurse pėrsa i pėrket stafit (komitetit) drejtues tė Lidhjes mund tė gjendet forma, bie fjala, duke njohur si anėtarė permanentė kryetarėt e secilės nga minishoqatat krahas tė tjerėve tė zgjedhur nė kongreset periodike tė pėrbashkėta tė shkrimtarėve e artistėve ose ndonjė formė tjetėr, mbase edhe me rotacion.

Njė problem tjetėr: Lidhja ka nevojė edhe pėr njė bashkėpunim e bashkėveprim efektiv me organizma tė tjera tė kulturės si janė ato shtetėrore: Ministria e Kulturės, Akademia e Shkencave dhe Akademia e Arteve, me organizmat qė ato kanė nė varėsi. Tė katėr kėto institucione janė tė pavarura njėra nga tjetra, por objekt i punės sė tyre ėshtė kultura nė tėrėsinė e saj, pra: krijimtaria letraro-artistike, studimet shkencore, qendrat kulturore si Shtėpitė e Kulturės, bibliotekat e me radhė, edhe pėrgatitja e aftėsimi i specialistėve nė fusha tė ndryshme. Kėshtu qė njė koordinim e mirėkuptim nė mes tė tyre pėr njė strategji tė pėrbashkėt mbarėkombėtare do tė qe me dobi dhe me efektivitet pėr kulturėn nė tėrėsi dhe tė gjithė vendin. Prandaj, duke ruajtur gjithmonė profilet e funksionet e veta dhe pa zėvendėsuar e penguar njėra-tjetrėn, bashkėkėshillimi e bashkėpunimi me ndėrtimin e realizimin e projekteve afatgjata e atyre afatmesme, nė mes tyre del si njė kėrkesė e nevojė e kohės dhe do tė qe rezultative. Si mund tė arrihet kjo duhet studiuar e diskutuar, por dikush, mbase ndonjė ndėrhyrje e legjislativit ose ekzekutivit nė kėtė rast do tė qe e domosdoshme dhe do luante rolin e duhur pėrmes ndonjė mbledhje vjetore pėr diskutimin e ēėshtjeve qė u dalin, ashtu edhe pėr ngritjen nė nivele mė tė larta tė problemeve e detyrave qė kanė secila prej tyre dhe tė gjitha sė bashku. Ky ėshtė thjesht njė mendim qė e hedh me kėtė rast, prandaj tė shqyrtohet e ēmohet pėr aq sa mund tė vlejė.

Kultura si investim

Sė treti, them se duhen bėrė disa ndreqje nė mendėsitė e trashėguara nga e shkuara pėr funksionet, rolin e zhvillimet e kulturės nė tėrėsinė e saj. Dhe kjo fillon qė nga kuptimi i vlerave qė ka ajo pėr identitetin si komb, ruajtjen e trashėgimive historive gjatė shekujve, si dhe zhvillimet politike, shoqėrore, morale, ekonomike etj. Mjetet financiare e ato materiale qė derdhen e pėrdoren pėr kulturėn janė investime kapitalesh qė i rikthehen vendit tė shumėfishuara me zhvillimet qė marrin tė gjithė sektorėt e jetės, ato joprodhuese dhe prodhuese njėheri. Tė gjithė flasim: jemi njė vend i prapambetur nga ana sociale dhe ekonomike, na mungon edhe kultura pėr demokracinė, lirinė, tė drejtat, barazinė qė i siguron ajo, shtetin ligjor, respektimin e normave morale dhe atyre etike njerėzore. Po si arrihen tė gjitha kėto? Me fjalė nė erė, duke u qarė e ankuar, me sherre e grindje konfliktuale ndėrpartiake e atyre klanore apo personale? Jo! Na duhet njė angazhim i gjithanshėm me ligje, tregues buxhetor dhe pėrkujdesje pėr zhvillimet kulturore nė tė gjithė spektrin e tyre nga letėrsia e artet, shkenca, veprimtaritė intensive tė institucioneve dhe organizmave qė merren me to.

Duhet ta pranojmė se, me gjithė ndryshimet demokratike tė filluara pas pėrmbysjes sė diktaturės dhe objektivave qė i kemi vėnė vetes pėr t'u integruar dhe bėrė si Evropa, ruajmė pikėpamje tė vjetra e tė ngushta duke mbetur nė ato nivele ku kemi qenė para kthesės qė kemi ndėrmarrė pas viteve '90 - tė lidhur me investimet e fondet buxhetore pėr zhvillimet e kulturės nė tėrėsi, pra edhe rezultatet e deritanishme janė tė ngadalshme. Tė bindemi, se shtimi i financimeve e mjeteve materiale tė tjera pėr kulturėn, janė invesitme me rėndėsi e tė domosdoshme, tejet rezultative nė tė gjitha fushat e jetės. Tė bindemi, se sa mė tė kulturuar tė jenė njerėzit, aq mė i madh e mė rezultativ do tė jetė angazhimi e kontributi i tyre nė zhvillimet e gjithanshme tė vendit. Ngarkesat nė fondet buxhetore pėr kulturėn nuk janė pra, barrė qė e rėndojnė shtetin dhe jetėn e vendit, pėrkundrazi janė mjete e faktorė zhvillimi nė tė gjitha drejtimet, sado qė rezultatet janė disi tė vonuara.

Por e rėndėsishme ėshtė qė invesitmet pėr kulturėn tė bėhen me vend dhe jo pėr shou, llustėr, reklama e punė kote, plot zhurma vetlavdėruese, si dhe ka ndodhur e bien nė sy sot nė mjaft raste me festivalet brenda e jashtė vendit, sjelljen e ndonjė kėngėtari ose figurave allasoj dhe bredhjet nėpėr botė qė tėrheqin fonde tė mėdha, ku veē shtetit janė angazhuar me derdhje fondesh jo tė vogla edhe firma biznesesh, tė cilat mund tė pėrdoreshin me efektivitet pėr kulturėn kombėtare. Shikoni ē'ndodh edhe me botimet: janė mbushur vitrinat e librarive me tekste jo radhė tė pavlera tė huaja, kurse autorėt vendas heqin qametin pėr njė libėr me poezi, romane, tregime e drama tė tyre. Po kėshtu edhe ēfarė ndodh me skenat teatrore, koncertet e ekranet televizive, ku vendet parėsore i zėnė pjesėt e huaja ose veprat kopiace nga forma e dukuritė e tjera, duke mėnjanuar e lėnė nė hije ato kombėtare.

Duhen gjetur e tė funksionojnė edhe forma e mjete mė rezultative pėr tė nxitur krijimtarinė letrare e artistike vendase dhe ndihmuar autorėt tanė tė gjitha sferave e gjinive, tė cilėt ndodhen nė vėshtirėsira pėr tė vazhduar punėn e tyre krijuese qė nga ato pėr botimet letrare, mungesa e studiove e mjetet e pnės pėr piktorėt e skulptorėt etj. dhe kur shumė nga krijuesit janė edhe nė gjendje tė vėshtira, jo tė pėrshtatshme e jo normale jetese.

Shkurt fjala, fondet buxhetore tė caktuara nga shteti pėr kulturėn sot janė tė pakta. Kėshtu ishte mė parė nė kohėn e diktaturės, kėshtu edhe vazhdohet. Njė rast sa pėr ilustrim. Nė njė mbledhje tė Pleniumit tė K.Q: tė Partisė nė vitet '60-tė kur po diskutohej pėr direktivat e njėrit nga pesėvjeēaret e kohės, duke trajtuar kėtė ēėshtje lidhur me moskujdesjet pėr zhvillimet e kulturės, bėra kėtė vėrejtje: nėse pėr moshat nga 7 deri nė 23 vjeē qė pėrfshin ato tė arsimimit parashikohen kaq investime, pėr tre brezat mbi ta deri nė 75 vjeē pėr kulturėn e tyre, janė shumė herė mė tė vogla. Nė mėnyrė figurative mund tė thuhet qė nėse ato pėr tė parėt ecin nė bulevard (jo se jam kundėr pėr kėtė), pėr kulturėn zvarriten nė njė trotuar tė ngushtė (pėr kėtė po jam kundėr). Mirėpo u ndodha para kritikave tė ashpra me emėrtime anti-kėshtu dhe anti-ashtu. Ja qė kjo gjendje ėshtė e vazhdon akoma edhe sot. Pra, kėtė kisha parasysh edhe kjo ėshtė njė nga ato mendėsira jo tė drejta tė mbetura nga e shkuara pėr kulturėn qė fola mė lart.

Kėtu po e mbyll kėtė ndėrhyrje pėr problemet qė trajtova mė lart duke shtuar se, ndėrkohė qė Partitė politike me krerėt e tyre na lodhen me ato tam-tamet e dum-dumet pa bukė apo sherret e grindjet qė u hapin rrugė krizave tė njėpasnjėshme, pėr kulturėn nuk dėgjojmė njė fjalė. I pata drejtė ose jo pėr kėtė le tė flasė koha. Kėmbanat bien pėr tė dėgjuar, kush ka veshė e don tė dėgjojė le t'i hapė ato dhe...


G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.