Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Bashkimi ben fuqine"
--- Gjergj Kastrioti

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Aktiviteti politik i Sejfulla Malshoves
Postuar nga: Albo

Elita Gazeta bėn publike dy letra tė panjohura tė ish-Ministrit tė Kulturės, Sejfulla Malėshovės i cili i ka shkruar ato nga Leningradi, ku vazhdonte studimet me bursėn e KONARE-es

Ana e panjohur e grupit tė Sejfulla Malėshovės nė Leningrad


Dashnor Kaloēi

Ju atje duhet tė jini qėndra e degės tė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s'onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mi punėn e sekretarit, d.m.th, se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njėherė e mirė e tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komisionit tė Pėrgjithshėm tė degės, jemi antarė dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajėshme etj, do t'i dėrgojmė atje.

Dega tė ardhurat e saj do t'i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do ta nisė nė qėndrėn e pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju atje tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare dhe tė bisedoni nė punrat e Grupit". Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė njėrėn nga dy letrat e gjetura kohėt e fundit nė Arkivin Qėndror tė Shtetit, ku ish-Ministri i Kulturės nė qeverinė e parė komuniste tė Enver Hoxhės, Sejfulla Malėshova, ua dėrgonte ato shokėve tė tij tė grupit komunist nė vitin 1928 kur ai ndodhej me studime nė Bashkimin Sovjetik, pas bursės sė dhėnė nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE) qė kryesohej nga Fan Noli. Po ēfarė ishte Komiteti Nacional-Revolucionar, kur ishte formuar ai, kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Kush ishte Sejfulla Malėshova dhe ēfarė shkruhet nė dy letrat qė ai ua dėrgon shokėve tė tij tė grupit komunist qė studjonin nė Bashkimin Sovjetik?

Ēfarė ishte KONARE-ja

Pas rikthimit tė Ahmet Zogut nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1924, pothuajse pjesa mė e madhe e kundėrshtarėve tė tij politik qė ishin implikur nė Kundėrevolucionin e e Qershorit i cili rrėzoi me anėn e forcės sė armėve qeverinė e ligjėshme tė Shefqet Vėrlacit, u detyruan dhe u larguan nga Shqipėria. Pjesa mė e madhe e tyre u vendosėn kryesisht nė Bari tė Italisė, ku pėrfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe nė Francė e Austri. Grupi kryesor i kundėrshtarėve mė tė betuar tė Zogut, u vendosėn nė Vienė dhe qė nga kryeqyteti austriak, ata vendosėn qė ta vazhdonin luftėn pėr pėrmbysjen e Qeverisė sė Ahmet Zogut, e cila kishte dalė nga zgjedhjet e lira tė janarit tė vitit 1925. Nė kėtė kontekst ata u pėrpoqėn tė gjenin aleatėt e mundshėm ku do tė mbėshteteshin pėr vazhdimin e luftės sė tyre kundėr Ahmet Zogut. Kėshtu njė pjesė e mėrgatės politike antizogiste e Vjenės qė kishte si lider kryesor tė saj Fan Nolin, vendosėn qė tė mbėshteteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili nė atė kohė luante dhe rolin kryesor tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė Botėn. Pas kėsaj ky grup i dėrgoi njė letėr Qeverisė Sovjetike, ku me anėn e saj ata i kėrkonin pėrkrahje morale dhe politike nė luftėn kundėr regjimit tė Zogut, tė cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kėsaj ky grup vendosi lidhjet me Federatėn Komuniste Ballkanike dhe nėpėrmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kėsaj duke u mbėshtetur nė ndihmėn e Federatės Ballkanike, ky grupim politik qė kryesohej nga Fan Noli, mė 25 nėntor tė vitit 1925 organizuan nė Vjenė njė konferencė, ku u pėrfaqėsuan edhe rryma tė ndryshme tė mėrgatės politike shqiptare qė ishte vendosur nė shtetet e ndryshme tė Europės. Nė kėtė mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE) i cili kryesohej nga Fan Noli. Nė kėtė Komitet, pėrveē Kryetarit tė saj Fan Nolit, morėn pjesė dhe Halim Xhelo Tėrbaēi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Ēami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik pas kėsaj mbledhje e intesifikoi akoma edhe mė tepėr luftėn kundėr Ahmet Zogut, sidomos me anė tė gazetės sė saj "Liria Kombėtare", tė drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, tė cilėn ata e nxirrnin nė Gjenevė. Nė atė kohė nė saj tė lidhjeve qė "KONARE" krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bė e mundur qė 14 shqiptarė tė shkonin mė studime nė Moskė dhe Leningrad. Kėta studentė ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Ēela, Fetah Ekmekēiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Kėlliēi, Reshit Daēi, Sejfulla Malėshova, Selim Shpuza dhe Haki Stėrmilli. Mė pas aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur "KONARE", e ndėrroi emrin e tij dhe filloi tė quhej Komiteti i Ēlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve '30-tė, njė pjesė e krerėve kryesorė tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj, u kthyen nė Shqipėri, por pa mundur qė tė organizoheshin dot dhe nė atė periusdhė nuk patėn ndonjė veprimtari tė spikatur komuniste. Gjatė viteve tė regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u fallsifikua dhe nė librin "Historia e Shqipėrisė", nuk u pasqyrua e vėrteta e saj. Kėshtu u hoqėn fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerėve kryesor tė saj si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Ēami etj, tė cilėt gjatė viteve qė pasuan, nuk e ndoqėn mė lėvizjen komuniste qė kishin nisur nė rininė e tyre. Pėrveē kėsaj, nė librin e "Historia e Shqipėrisė", (botimi i vitit 1984) u fallsifikua pothuaj krejtėsisht dhe deklarata e KONARE-s e cila i nėnshkrua nė mbledhjen e 24 prillit tė vitit 1927.

Konica kundėr KONARE

Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik tė inkuadruar nė Komitetin Nacional-Revolucionar qė udhėhiqej nga Fan Noli, pėrveē reaksionit qė ngjalli nė qeverinė e Ahmet Zogut, pati dhe kritika tė shumta nga personalitete tė disaporės. Njė nga kėta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqėrinė atdhetare "Vatra", qė pėrbėhej nga emigrantė shqiptarė tė vendosur nė SHBA. Nė gazetėn "Dielli" (Boston, e shtunė 15 maj 1926) qė nxirrte Shoqėria "Vatra", lidhur me veprimtarinė e grupimit politik tė Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis tė tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojė tė mara nė kohrat e fundit, pėrmbledhim kėto mi propagandėn bolshevike nė mes tė shqiptarėve. Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė shqiptari tė ritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duke i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish vetėm njė fytyrė e sėrės sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup i vogėl i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer nė Rusinė Bolshevike, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit nė Shqipėri dhe me t'ė ikur tė Fan Nolit jashtė, qėndra e propagandės bolshevike u transferua natyrshit jashtė. T'ė ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedime me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė u dhanė, e u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolsheivkėt u kanė lidhur rroga dhe disa tė ikurve, tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrė nė sy zhvillimet revolucionare qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna bolshevike u kėrkojė armiqėve tė Shtetit t'onė nj'a dhjetė djem shqiptarė, qė tė venė nė shkollėn e veēantė tė Moskės, ku formohen axhentat e Bolshevizmės. Kėta studentė tė ēuditshėm, u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revoluscjes qė tė venė nesėr t'i vėnė zjarrin vendit tė tyre ose tė bien nė duart e policisė dhe tė humbasin jetėn e tyure pėr dhjamė qeni",

Letra e parė e Malėshovės

(Leningrad 28.1 1928)
I dashur shok. Bashkė me kėtė po nisim dhe pėrkthimet, ose mė mirė parathėniet vetėm, pse siē e di, ata duan tė dinė se ē'kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me tė nga ana e grupit dhe pyete ē'bėn me statutin dhe instruksionet qė po pėrgatisin. Pyete pastaj pėr Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave qė kemi marrė ay se ka kuptuar mirė fare ēėshtjen dhe se ne duhet tė jemi me tė nė kontakt, ndryshe s'kemi se si tė jemi nė kurs tė punėve tė Shqipėrisė. I thuaj ē'qe arsyeja qė nuk ja dėrguan letrėn qė i shkruam Fundos dhe pėrpiqeni tė marē vesh kur do tė mbarohet apokrosimativisht punė e statutit. Nė qoftė se kjo do tė vejė gjatė, atėhere u thuaj tė tė tė thonė ē'mendojnė pėr grupin dhe pas letrės qė kemi kuptuar mirė qėllimet e K J (Komunistėve Jugosllavė) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do tė ketė ardhur tashti aty dhe ti me ēdo mėnyrė pėrpiqu t'a gjesh. Dhe me punėn e pėrkthimeve pyeti si kanė ndėr mėnt dhe kur t'i botojnė. I thuaj Hoxhės tė na bėjė nė formė dekllarat e njė shkresė, nė tė cilėn tė tregojė arsyet e abstenimit tė tij, kur u votua rezollucioni dhe dėnimi i Shpuzės edhe bashkė me kėtė version e tij tė bisedimeve …tė nxehta qė kini pasur ti me atė dhe Rexhepi me atė. Kėtė e kėrkojmė pse dy shokė tė grupit Godeli dhe Filati qahen pėr tė dhe njeri prej tyre, Godeli, thotė se Hoxha e motivon abstenimin e tij kėshtu: Malėshova me Zavalanin kurdisin njė intrigė kundėr tė pafajshmit, tė papėrlyerit Shpuzė dhe shokėt e tjerė i hoqėn pas hundės dhe se vetėm Hoxha, i patundur posi shkėmbi, nuk ra nė kėtė intrigė. Ne duam tė dimė ē' thotė Hoxha pėr kėtė akuzė qė po i bėhet. Pun' e Ramos ē'u bė Ju a u futėt nė parti? Kur tė na shkruash duhet qė tė kesh letrėn tonė parasysh dhe pikė pėr pikė tė na pėrgjigjesh. Dhe te Borisi shko dėndur, e gjete librėn mbi ēėshtjen e atyre nė Shqipėri? Pėr punė tė gazetave i shkruani Qerimit qė tė interesohet tė na i dėrgojnė.

Shokėve tė fala. Yti me mall Sejfulla Malėshova.

Letra e dytė e Sejfulla Malėshovės

(Leningrad, 25. IX. 928)
Tė dashur shokė, ne kėtu i jemi vėnė punės dhe besojmė qė nė njė muaj e sipėr si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithė shėnime do tė jenė gati. Veē kėsaj Zavalani bėri nė maqinė disa kopje tė Statutit, tė cilėn e pėrktheu dhe rusisht pėr Kominternin. Juve po ju dėrgojmė njė kopje. Zavalani pėrktheu instruksionet rusisht pėr KJ. Njė kopje shqip tė instruksioneve po jua dėrgojmė. Ju si vini me pėrkthimet? Duhet qė jo vetėm tė vazhdoni, po edhe t'a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dėgjohet kakrima i duket se ka rėnė butė atje nė jugė. Kur tė vijė mos harroni t'i thoni se duhet tė vijė kėtu me domosdo. Kajnon se arrimė dot nė stacion atė mbrėmje qė u nis. Rexhepi ē'bėri. E kapėrxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet tė jeni qėndra e degės sė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s'onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mi punėn e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njė herė e mirė dhe tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komis, tė Pėrgj. jemi antarė tė degės dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajshme etj do t'i dėrgojmė aty. Dega tė ardhurat e saj do t'i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do t'ia nisė nė qėndėr tė pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju aty tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare, tė bisedoni nė punrat e Grupit. Duhet qė tė pėrpiqemi qė secili tė marrė pjesė aktive nė ēėshtjen e pėrgjithshme dhe tė ndjejė se nuk ėshtė njė njeri i izoluar, por njė njeri i organizuar, antar i njė organizate luftarake. Ne vendosmė si cilido prej jush muaj pėr muaj dhe rregullisht t'u dėrgojnė nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se kėto asnjė prej jush nuk ka pse ua dėrgon pse ju tek, po pse ėshtė i detyruar nga organizata. Dhe ju kini tė drejtė tė pretendoni qė tė ju dėrgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t'i marrė prej Reshat Kėlliēit, Salih Hoxha, prej Selim Shpuzės, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malėshovės. Shuaipit po i dėrgojmė proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le tė na japė mendimin e tij. Presim pėrgjigjie. Pėr Komisionin e Pėrgjithshėm S. Malėshova".

G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.