Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nga te gjitha veset, miresia eshte ajo qe falet me pak.
--- L.P.Marguerite

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: INSIG: politikanet shqiptare ne sherbim te Greqise
Postuar nga: Albo

Lajme INSIG thellon konfliktin mes qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare donatore. Lajmi eshte konfirmuar dje edhe nga nje leter drejtuar institucioneve financiare shqiptare nga drejtori rajonal i Bankes Boterore per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore ne Banken Boterore. Akuzat i drejtohen nje lobi deputetesh te parlamentit shqiptar, brenda Partise Socialiste, te cilet vazhdojne te ndjekin poliiken lobiste ne favor te lobit grek.

Anila Basha

Kundershtimi i bere ne komisionin parlamentar te ligjeve per projekt-ligjin per privatizimin e INSIG eshte sipas specialisteve nje veprim i qellimshem, i cili i sherben vetem interesave greke. Debati eshte zgjeruar mjaft ne rradhet e politikes, duke e bere kete nje nga ceshtjet me te mprehta. Ne varesi te miratimit ose jo te ketij projekt-ligji do te varet edhe bashkepunimi i metejshem i shtetit dhe qeverise shqiptare me Banken Boterore.

Nje formule e tille e privatizmit te INSIG-ut, ashtu sikurse u paraqit ne komisionet parlamentare, eshte diskutuar shume kohe me pare, qe gjate qeverise Meta. Nje nder kundershtaret me te forte te projektit, Mustafa Muci ka qene minister gjate kohes qe eshte diskutuar nje gje e tille, dhe nuk e ka kundershtuar asnjehere kete procedure. Lobet qe influencojne per marrjen e INSIG-ut nga kompania INTERAMERIKAN, nje kompani sigurimesh greke, kane ndikuar edhe ne parlament tek parlamentaret. Madje, sipas eksperteve, dihet se nese do te behet nje tender i hapur nderkombetar, kjo eshte kompania e vetme qe do te ofrohet per blerjen e INSIG-ut ne nje vlere qesharake, gati 2 milione dollare, nga rreth 35 milione dollare qe duhet te shitet ne te vertete INSIG.

projekti do t'u kthehet edhe nje here per shqyrtim komisioneve parlamentare qe nuk e kaluan ate, sidomos ne ate te ligjeve. E ndersa komisioni parlamentar i ekonomi-finances e ka dhene OK per nje projekt-ligj te tille, komisioni i ligjeve tha jo, vetem nen ndikimin e nje vote. Tashme kjo procedure, do te kerkoje vetem vullnetin politik te klases politike shqiptare per ta kaluar, si nje obligim i institicioneve nderkombetare donatore. E nese nuk do te kete vullnet politik, atehere rrezikohet nje nga proceset me te rendesishme te privatizmit ne vend.


Pa ligj per INSIG, nuk keni para

"Banka Boterore mbeshtet plotesisht projekt-ligjin e paraqitur nga Qeveria Shqiptare ne Kuvend, per formulen e privatizimit te kompanise se sigurimeve INSIG" - thuhet ne letren qe zoti Poortman i ka drejtuar autoriteteve shqiptare keto dite. Projekt-ligji i paraqitur ne Kuvend eshte nje permiresim i varianteve te diskutuara me pare ne strukturat perkatese dhe eshte ne perputhje te plote me strategjine e privatizimit qe ka hartuar Qeveria Shqiptare ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e instittucioneve financiare nderkombetare.

"Formula e propozuar ka dy avantazhe: se pari ajo do te sjelle je permiresim te shpejte ne menazhimin e INSIG-ut dhe do te siguroje qe veprimtaria financiare e kesaj kompanie te udhehiqet nga arsye tregtare dhe se dyti, kjo formule do te lejoje qe ristrukturimi i procesit te para-privatizimit te perfundoje ne nje kohe te atille qe te rrise vlerat e INSIG-ut, per kohen kur do te zhvillohet tenderi publik per shitjen investitorit strategjik" - thekson z. Poortman ne letren e tij. "Ne shpresojme - thuhet ne leter - se miratimi i ketij projekt-ligji ne Kuvend perpara dates 22 maj, do te siguroje prezantimin ne kohe te marreveshjes FSAC ( mbeshtetja per sektorin financiar ) ne Bordin Ekzekutiv te IDA-s gjate ketij viti financiar" - perfundon letra e Drejtorit per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore z. Christiaan Poortman, drejtuar autoriteteve shqiptare.

Kjo leter eshte nje nga mesazhet me te qarta dhene autoriteteve shteterore dhe parlamentare shqiptare mbi vazhdimin e ndihmesnga organizmat nderkombetare financiare, dhe ne vecanti Bankes Boterore, per problemin e marreveshjeve dhe investimeve ne Shqiperi. Drejtori rajonal i Bankes Boterore Kristian Portman e ben te qarte faktin se nese nuk do te kete nje miratim te shpejte te projekt-ligjit ne parlament brenda dates 22 maj, atehere do te vihen ne dyshim marreveshjet financiare mes qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare financiare.

a.basha




© Koha Jone 2001 All Rights reserved


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.