Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Gjuha :: Shaban DEMIRAJ mbi Kongresin e Drejtshkrimit
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha Disa rrethana, edhe ndonjė faktor jashtėgjuhėsor, bėnė tė pėrhapej varianti jugor

Pėr sa u takon shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, ata qysh nė Konsultėn e Prishtinės tė vitit 1968 vendosėn tė pranonin dhe tė zbatonin atė gjuhė letrare qė kishte gjetur njė pėrhapje tė gjerė brenda kufijve shtetėror tė Shqipėrisė. Prandaj, kur flitet sot pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, kjo, de fakto, u vendos nė Konsultėn e Prishtinės, katėr vjet para Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe

Mimoza CIKA (DW)

Sa herė qė bėhet fjalė pėr shqipen e sotme letrare, nė pėrgjithėsi, pėrmendet edhe Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe i viti 1972. Kjo ėshtė e kuptueshme po tė mbahet parasysh fakti qė nė atė kongres, ku kishte pėrfaqėsues jo vetėm nga Republika e Shqipėrisė, por dhe nga viset shqiptare tė ish - federatės jugosllave si dhe nga arbėreshėt e Italisė, u vendos qė tė gjithė shqiptarėt ta pėrdorin njė gjuhė letrare tė vetme dhe pikėrisht atė qė kemi sot nė pėrdorim.
Nė radhė tė parė, duhet mbajtur parasysh se vendimi i njė kongresi pėr njė ēėshtje aq tė rėndėsishme, siē ėshtė ajo e Gjuhės Letrare Shqipe, nuk mund tė ishte i zbatueshėm, e aq mė pak i detyrueshėm, pėr shqiptarėt jashtė kufijve shtetėror tė Shqipėrisė - nė rast se ata nuk do tė ishin tė gatshėm pėr ta pranuar atė me vullnetin e tyre.

Pėr sa u takon shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, ata qysh nė Konsultėn e Prishtinės tė vitit 1968 vendosėn tė pranonin dhe tė zbatonin atė gjuhė letrare qė kishte gjetur njė pėrhapje tė gjerė brenda kufijve shtetėror tė Shqipėrisė. Prandaj, kur flitet sot pėr njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, kjo, de fakto, u vendos nė Konsultėn e Prishtinės, katėr vjet para Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Pa vendimin e Konsultės sė Prishtinės nuk do tė kishim sot njė shqipe letrare tė pėrbashkėt.

Sė dyti, duhet mbajtur parasysh, gjithashtu, se shqipja e sotme letare nuk u krijua as nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe as nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė Shqipėri u vendos sistemi shtetėror monist. Ėshtė e vėrtet se nė atė periudhė u bė njė punė e madhe pėr kodifikimin e mėtejshėm tė normave drejtshkrimore tė gjuhės shqipe. Pėr kėtė kanė dhėnė ndihmesė tė ēmuar sidomos gjuhėtarėt tanė tė shquar si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė.
Dihet se pėrpunimi dhe kodifikimi i shqipes letrare ka nisur shumė mė heret dhe nuk ėshtė punė e njė a disa personave, por rezultat i punės sė kryer nga disa breza intelektualėsh, duke nisur me rilindasit tanė tė shquar, Kristoforidhin, Naimin, Samiun dhe duke vazhduar me Konicėn, Nolin e tė tjerė. Dhe, njė meritė tė veēantė pėr kėtė e kanė sidomos shkrimtarėt tė cilėt me veprat e tyre ndihmuan pėr zhvillimin dhe pėrhapjen e shqipes letrare nė pėrgjithėsi.

Sė treti, duhet mbajtur parasysh, gjithashtu, se asnjė vendim pėr njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, siē ėshtė gjuha letrare e njė kombi, nuk mund tė qėndrojė nė rast se nuk i plotėson mirė tė gjitha kėrkesat e njė gjuhe letrare tė njė populli nė zhvillim. Vėshtruar nga kjo pikpamje mund tė pohohet se shqipja e sotme letrare e ka kaluar tashmė periudhėn e provės mė tė vėshtirė. Ajo i ka plotėsuar pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe kėrkesat e letėrsisė artisitike, shkencore, kulturore si dhe tė kumtimit gojor nė tė gjitha rrafshet. Ajo ėshtė lėvruar edhe nga shkrimtarė qė nė familje kanė pėrdorur dialektin verior. Pėr mė tepėr, ajo ėshtė pėrvetėsuar mirė edhe nga nxėnėsit e shkollave tė ndryshme tė viseve tė banuara nga shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve shtetėror tė Shqipėrisė.

Sė katėrti, dėshiroj tė theksoj se edhe dialekti verior mund tė kishte shėrbyer si bazė pėr shqipen letrare tė pėrbashkėt, natyrisht duke iu nėnshtruar njė procesi standartizimi qė me siguri do tė kėrkonte mė shumė punė pėr shkak tė dallimeve midis tė folmeve tė ndryshme tė atij dialekti, sidomos nė rrafshin fonetik. Nga kjo pikpamje dialekti jugor paraqitej me dallime mė tė pakta ndėrmjet tė folmeve tė tij. Historia e gjuhės shqipe dėshmon se tė paktėn qysh nga shekulli i Buzukut dhe i Matrėngės, tė folmet e dialektit verior janė diferencuar gjithnjė e mė shumė njėra nga tjetra, ndėrsa tė folmet e dialektit jugor gjatė kėtyre shekujve kanė pasur njė zhvillim mė konvergjent. Natyrisht, me kėtė nuk duhet kuptuar se dialekti verior nuk mund tė ngrihej nė njė gjuhė letrare tė pėrbashkėt, por disa rrethana, pėrfshirė kėtu edhe ndonjė faktor jashėgjuhėsor, bėnė qė tė pėrhapej mė shumė varianti letrar jugor, i cili me pėrpunimin dhe zhvillimin e tij tė mėtejshėm tashmė ėshtė pėrhapur gjithandej si gjuhė letrare e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve.

Nė kėtė mėnyrė, dėshira e disa brezave atdhetarėsh pėr njė gjuhė letrare dhe tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt mė nė fund u bė realitet dhe ėshtė me tė vėrtėt njė gjė e gėzueshme qė kjo gjuhė letrare po pėrdoret gjithandej, si nė botimet letrare, shkencore, kulturore dhe politike, ashtu edhe nėpėr kumtimet gojore, nė radio e televizon. Nė kėto rrethana mendimi i shprehur nga disa intelektualė pėr t'u kthyer prapa tek gjendja e dikurshme e dy varianteve letrare tė gjuhės shqipe ėshtė i papėrligjur dhe pėr mė tepėr do tė ngjallte frymėn e pėrēarjes nė njė kohė kur kombi shqiptar ka nevojė mė shumė se kurrė pėr bashkim.
Sė fundi, dėshiroj tė theksoj se kjo gjuhė letrare e pėrbashkėt nuk duhet marrė si diēka e bėrė njė herė e pėrgjithmonė, domethėnė qė nuk ka mė nevojė pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. Natyrisht, tė gjithė intelektualėt shqiptarė e kanė pėr detyrė qė tė japin ndihmesėn e tyre nė kėtė drejtim. Besoj se kėtij qėllimi do t'i shėrbejė konferenca mbarėshqiptare qė mendohet tė organizohet vitin e ardhshėm nė Tiranė, me rastin e 30 vjetorit tė Kongresit tė Gjuhės Shqipe.

Artikulli eshte botuar ne gazeten javore "Java" nga Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.